-
Pėr: Pushimet e veres
Shtatori mė i lirė, Ksamili i mbushur me turistė tė huaj: Plazhi si nė Maldive
Turistė tė ndryshėm kanė zgjedhur tė shijojnė qetėsinė dhe freskinė e Shtatorit pranė detit dhe natyrės sė bukur qė jugu i Shqipėrisė ofron.
Pushuesit e huaj, tė ardhur nga Zvicra dhe Italia thonė se e kanė zgjedhur Ksamilin pasi kanė konsideruar pėrshtypjet e marra nė internet apo nga miqtė e tyre qė kane vizituar mė herėt.
Kemi ardhur nga Zvicra, para tre ditėsh. Deti ėshtė shumė i bukur, uji i freskėt Ishim nė Durrės edhe Tiranė. Na thanė qė Ksamili dhe Saranda janė vende mahnitėse, Maldivet e Shqipėrisė, dhe erdhėm ti shohim. Nė kėtė periudhe te vitit koha ėshtė mė e freskėt dhe ēmimet mė tė ulėta. Do tė rrimė kėtu 14 ditė.
Jemi surprizuar nga klima dhe sjellja e mirė e njerėzve, kėtu hahet shumė mirė, prisja plazhe me te mėdha, por shumė mirė ėshtė edhe kėshtu gjithēka ėshtė perfekt.
Rritjen e numrit tė turistėve, operatori turistik Albert Sula e lidh edhe me uljen e ēmimeve.
Pritshmėritė pėr Shtatorin sipas Sulės janė pozitive pasi ėshtė rritur numri i prenotimeve.
/Abcnews.al/ Tema
https://www.gazetatema.net/sociale/s...ne-mal-i355057
-
-
Pėr: Pushimet e veres
Disa nga ushqimet qė nuk duhet ti konsumoni nė plazh
Para sė gjithash ėshtė e rėndėsishme tė dini se nė plazh nuk duhet tė konsumoni shumė ushqim, nė mėnyrė qė tė qėndroni tė lehtė dhe jo tė rėnduar.
Pėr tė konsumuar njė drekė mjaftojnė pjata tė lehta si njė sallatė mikse me pak bukė dhe njė akullore me madhėsi normale.
Nė plazh nuk duhet tu mungojnė frutat, ushqimi i shėndetshėm e qė pėrmban shumė ujė.
Cilat janė ushqimet qė nuk duhen konsumuar nė plazh?
Nuk kėshillohen nė plazh: djathi, patatet e skuqura, veza, sallami, salsiēet e tė gjitha llojeve, ushqimet me bazė produktet e qumėshtit, brioshi, biskotat me krem, majonezė dhe tė gjitha ushqimet e pėrpunuara.
Shefat e kuzhinės kėshillojnė qė tė konsumoni njė drekė tė thjeshtė dhe tė shėndetshme, me pėrbėrės natyralė pėr tė mos provokuar aciditetin dhe djegiet nė stomak.
Pra edhe nė plazh dreka mund tė jetė e shijshme dhe e shėndetshme, mjafton tė zgjidhni njė sallatė tė freskėt mikse, ose thjesht njė akullore.
Sidomos pėr fėmijėt ėshtė e kėshillueshme tė mos u jepni pėr tė ngrėnė ushqime tė skuqura dhe biskota, por ndonjė tas me drithėra.
Ndėrkohė, nėse keni ndėrmend tė freskoheni gjatė vapės nė restorantet afėr detit duke pirė pijet klasike tė gazuara, mos e bėni mė! Ēfarėdolloj pije, qė nga klasikja Cola e deri tek uji i gazuar, janė produkte tėrėsisht tė ndaluara pėrpara se tė shkoni nė det, ose gjatė kohės qė jeni nė plazh. Me shmangien e tyre, do tė mund tė shmangni edhe fryrjen e barkut tuaj.
Po kėshtu, as ēamēakėzi nuk ėshtė i kėshillueshėm pasi mund tė duket nė fakt si produkti i fundit i cili ka lidhje me fryrjen e barkut tuaj, por ja qė edhe ai ka njė ndikim negativ. Gjatė kohės qė ju e pėrtypni atė, merrni edhe ajėr tė konsiderueshėm duke shkaktuar nė organizėm njė fryrje tė bezdisshme dhe sigurisht jo estetike.
TiranaPost.al
https://tiranapost.al/shendeti/disa-...-plazh-i526788
-
-
Pėr: Pushimet e veres
https://gazetasi.al/dilemat-e-prinde...n-nga-mesimet/
Dilemat e prindėrve nė Shqipėri - Zgjedhje mes kampeve te shtrenjtė verore dhe gjyshėrve !
-
-
Pėr: Pushimet e veres
Preferoni mė shumė detin apo malin? Zgjedhja e destinacionit mund tė thotė shumė pėr personalitetin tuaj
Gjatė muajve tė verės, ne duket se ndahemi nė dy lloje njerėzish: nė ata qė mezi presin tė shtrihen nė plazh dhe aventurat e detit, dhe nė ata qė preferojnė tė kėrkojnė kėnaqėsi apo qetėsi nė mal
Ajo qė ju pėlqen tė bėni tregon shumė pėr personalitetin tuaj.
Kontrolloni se ēfarė do tė thotė nėse preferoni detin dhe ēfarė ka rėndėsi pėr ju nėse preferoni malet, transmeton Telegrafi.
Dashamirėt e detit…
Ata janė socialė: Njerėzit qė preferojnė plazhin priren tė kenė njė grup tė madh miqsh. U pėlqen tė jenė nė kontakt me njerėz tė ndryshėm, u pėlqejnė bisedat dhe njohjet e reja nė ēdo hap.
Atyre u pėlqen muzika: Rezulton se edhe adhuruesit e detit dhe adhuruesit e plazhit e pėlqejnė shumė muzikėn. Ndoshta lozin nė ndonjė instrument apo kanė dėshirė ta mėsojnė.
Ata jetojnė momentin dhe e shfrytėzojnė ditėn nė maksimum: Dashamirėsit e detit jetojnė sipas parimit “kape ditėn”. Ata e kuptojnė se jeta ėshtė e ēmuar, ndaj duan tė pėrfitojnė nga ēdo moment. Tė shijosh tė tashmen do tė thotė pėr ta mė shumė sesa tė planifikosh pėr tė ardhmen.
Dashamirėt e malit…
Janė introvertė: Pėr ata qė preferojnė kodrat thuhet se janė pak mė introvertė. Ata preferojnė njė grup tė vogėl njerėzish dhe nuk janė mė tė mirėt nė ngjarje tė mėdha shoqėrore. Ata pėlqejnė tė jenė vetėm, madje shkojnė edhe nė kėmbė pa problem kur janė vetėm.
Janė kreativė: Shkrimi, piktura, kėndimi, fotografia… Tė gjitha kėto mund tė jenė hobi tė njė tė dashuruari tė maleve. Kėto tė fundit duket se janė mjaft kreative. Ndoshta kanė interesa krijuese ose nė kohėn e lirė kėrkojnė mėnyra pėr t’u shprehur nė mėnyrė krijuese.
Ata kėrkojnė thellėsi: Bisedat sipėrfaqėsore i ēmendin. Njerėz tė tillė preferojnė biseda mė tė thella, pėrmes tė cilave zbulojnė pjesė tė reja tė vetes, zgjerojnė horizontet e tyre dhe fitojnė njė kėndvėshtrim tė ri.
/ Telegrafi /
https://telegrafi.com/preferoni-shum...alitetin-tuaj/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt