Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Partia Demokratike zyrtarizon koalicionin me 24 parti

    Nevila Perndoj

    Partia Demokratike zyrtarizon koalicionin me 24 parti. Marrėveshja e pėrbashkėt do tė bazohet nė tri shtylla: Punėsim, download (11)mirėqenie dhe integrim. Berisha: Koalicioni do tė pėrsėrisė fitoren e ‘92-shit. PDIU-ja qėndron me PD-nė nė koalicion, Rama firmos me Lėvizjen Ēame, ndėrsa Partia e Pensionistėve, prej kohėsh nė negociata me PS-nė, mbrėmė firmosi me Berishėn. PD merr gjithashtu nė koalicion demokristianėt e Ndokės dhe Lesit, por humbet ata tė Bushatit

    TIRANĖ Pėrmes njė takimi formal, qė zgjati rreth 40 minuta, Partia Demokratike shpalli dje koalicionin “Aleanca pėr Punėsim, Mirėqenie dhe Integrim”, ku pėrfshihen 24 parti tė profileve tė ndryshme. Nė listėn e partive qė nėnshkruan marrėveshjen ėshtė edhe Partia Civile e Shqipėrisė, e cila nuk arriti tė regjistrohej nė KQZ. Ndėrkohė, nuk kanė munguar edhe lėvizjet e orėve tė fundit nga tė dy kampet. Gjatė bisedimeve tė djeshme nė selinė blu, u distancua Aleanca Demokristiane e drejtuar nga Zef Bushati. Ky i fundit firmosi mbrėmė vonė njė marrėveshje tė beftė zgjedhore me Partinė Socialiste. “Pas 23 viteve, hera e parė qė shkel nė PS, jo se kjo ėshtė seli tek e cila ne pjesa e qendrės sė djathtė nuk mund tė hymė, por vetė politika ka qenė e ndarė, na krijonte njė lloj ndjesie pėr tė mos e parė veten nė kėtė kamp, por kohėt kanė ndryshuar”, tha mbrėmė pas marrėveshjes Bushati. Por, nė anėn tjetėr PD-ja ka siguruar marrėveshjen me PDK-nė e Nard Ndokės dhe Lidhjen Demokristiane tė Nikollė Lesit. Nė rreshtin e parė tė partive aleate tė PD-sė dje ishte edhe kryetari i PDIU-sė, Shpėtim Idrizi, ndėrsa Rama si kundėrpėrgjigje firmosi marrėveshjen me Aleancėn Popullore, ku bėn pjesė edhe Lėvizja Ēame. Ndėrkohė Partia Bashkimi Popullor i Pensionistėve Shqiptarė, qė prej kohėsh ishte nė negociata me PS-nė, dje firmosi marrėveshjen elektorale me PD-nė.

    Marrėveshja

    Ajo qė u shpėrfaq dje nga koalicioni i mazhorancės nė ambientet e hotelit “Shetaron” ishte thjesht njė takim vizual, pa ndonjė entuziazėm tė madh e ku pėr herė tė parė pas kaq vitesh nuk u panė firma tė nėnshkruara. Secili prej drejtuesve tė partive aleate e kishte hedhur paraprakisht firmėn nė selinė blu, pėrmes marrėveshjeve bilaterale, ndėrsa mbrėmė rreth orės 18.30 aleatėt dėgjuan fjalėn e mbajtur nga sekretari i Pėrgjithshėm, Ridvan Bode, dhe kryeministri Sali Berisha. Bode lexoi publikisht pėrmbajtjen e marrėveshjes sė koalicionit, duke e vėnė theksin tek angazhimi pėr njė Shqipėri Europiane pėrmes tre shtyllave themelore: punėsim, mirėqenie dhe integrim. “Ne nėnshkruesit e kėsaj marrėveshjeje, biem dakord se njė Shqipėri e zhvilluar dhe europiane fillon me infrastrukturė tė re dhe tė modernizuar… Ne qėndrojmė tė bashkuar nė besimin tonė se mė shumė vende pune dhe pagat mė tė larta, janė thelbėsore pėr krijimin e njė Shqipėrie tė zhvilluar dhe europiane… Ne besojmė nė forcimin e klimės sė biznesit duke ulur taksat, duke e bėrė mė tė lehtė pėr tė hapur, drejtuar dhe zhvilluar njė biznes… Ne gjithashtu besojmė nė investimin e nė krijimin e vendeve tė punės tė sė ardhmes, nė teknologjitė e reja. Dhe ne qėndrojmė afėr me fermerin, punėtorin e fabrikave, me elektricistin, me kamerierin, sipėrmarrėsin, lavazhierin, kėpucarin dhe tė gjithė qytetarėt qė kėrkojnė njė jetė mė tė mirė”, – ishin disa nga pjesėt e marrėveshjes sė lexuar dje nga Bode. Partitė e koalicionit tė djathtė dhe tė qendrės angazhohen gjithashtu pėr mbrojtjen e pakicave kombėtare, sigurinė financiare tė pensionistėve, nderim pėr veteranėt, dėmshpėrblimin moral e ekonomik tė ish-tė pėrndjekurve, kompensimin e ish-pronarėve, votimin e tre ligjeve me qėllim integrimin e vendit dhe garantimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme.

    Berisha

    Ndėrsa kryeministri Berisha u shpreh gjatė prezantimit tė koalicionit se e djathta do tė pėrsėrisė fitoren e viti 1992. “Jam i sigurt qė 23 qershori do jetė pėrgjigjja mė e shkėlqyer e shqiptarėve pėr axhendėn e vet europiane. Nga 35 parti qė morėn pjesė mė 2009, 25 prej tyre janė tė pranishme nė kėtė podium, parti me histori tė qartė elektorale, kundrejt halave dhe ngjalave tė aleancės tjetėr. Aleancė e programit qė synon t’u japė shqiptarėve mundėsi pėr tė ndėrtuar jetėn e tyre, qė tė ecin si komb i lirė drejt tė ardhmes sė tyre mė tė mirė…”- tha dje Berisha, i cili mori njė reagim paralel nė Tėitter nga kryetari i opozitės, Edi Rama. “Ėshtė fenomenal nė konkurrencėn qė i bėn Portokallisė. Nga 35 parti mė 2009 sot jemi 25 dhe kjo ėshtė njė tjetėr arritje e madhe e jona” – shkruan Rama.

    Gazeta:Mapo
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: Partia Demokratike zyrtarizon koalicionin me 24 parti

    Domethėnia dhe pasojat dėmtuese tė vendimit tė Bamir Topit

    Henri ĒILI

    Dje kanė ndodhur dy lajme tė rėndėsishme pėr tė djathtėn: njėri me natyrė unifikuese e tjetri me natyrė pėrēarėse e Henri-Cili-41-1024x680prereedėmtuese. Aleanca e djathtė, njė grupim partish tė qendrės e tė djathta, ka hedhur firmėn nėn siglėn e pėrbashkėt Koalicioni pėr Punėsim, Mirėqenie dhe Integrim. Por njė tjetėr lajm, gjithashtu i rėndėsishėm, i emėtuar nė fakt pak orė para koalicionit, ka pushtuar eterin mediatik: Fryma e Re Demokratike e ish-presidentit Bamir Topi nuk do tė bėjė pjesė nė asnjė koalicion parazgjedhor, qė do tė thotė nė fakt nuk do tė jetė pjesė e paktit tė djathtė. Kėto dy lajme janė shumė tė lidhur me njėri-tjetrin dhe pėrbėjnė njė nga ditėt mė domethėnėse pėr tė djathtėn shqiptare dhe pėr Partinė Demokratike.

    Domethėnės ėshtė njė term i hapur, ėshtė njė term qė u drejtohet tė gjitha mundėsive dhe sidomos njė mundėsie tė cilėn nė radhė tė parė Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha duhet ta shfrytėzojnė nė funksion tė momentumit tė ri politik. Cili ėshtė ky momentum i ri politik? Duket qartė se kemi njė rreshtim tė plotė tė sė majtės nė krahun tjetėr tė spektrit, por nuk kemi njė rreshtim tė plotė tė sė djathtės nė krahun e vet, ku partia e Bamir Topit, fatkeqėsisht, pėr interesin e saj dhe pėr interesin publik, ėshtė duke kryer njėfarė funksioni prej kamikazi kundrejt tė djathtės, po tė kemi parasysh kontekstin dhe mėnyrėn e garimit nė sistemin elektoral shqiptar. Dhe, gjithashtu, mėnyrėn sesi e majta, nė tri javėt e fundit u rreshtua qartėsisht brenda ngjyrės.

    Kanė mbetur edhe 60 ditė deri nė zgjedhjet e ardhshme, tė cilat janė 60 ditėt e tė gjitha mundėsive, ose tė tė gjitha pamundėsive. Mirėpo, pėrderisa e dimė qė politika ėshtė arti i tė pamundurės, ēdo kufizim mund tė kthehet nė njė mundėsi dhe anasjelltas ēdo mundėsi ose oportunitet mund tė kthehet nė pamundėsi. E kam fjalėn te mundėsia qė kjo ditė sinjifikative pėr tė djathtėn shqiptare tė mund tė kthehej nė njė energji, nė njė potencial reforme, pėr tė qenė jo vetėm konkurruese dhe fituese nė kėto zgjedhje, por edhe e dobishme pėr interesin publik nė funksion tė ideve tė djathta, tė liberalizmit ekonomik dhe nė funksion tė njė Shqipėrie tė zhvilluar.

    Duke cituar komentet e disa kolegėve, si Bushati e Nano, them se veprimi i z. Topi ishte kamikaz, jo pėr atė se sa dėmtoi veten, por se sa dėmtoi rivalin e tij, nė kėtė rast PD-nė. Fatkeqėsisht, nė realitetin politik shqiptar, rivali luftohet sikur tė ishte armik. Ish-presidenti Topi ėshtė krejt legjitim nė tė drejtėn e vet qė me kėtė sistem politik tė ndihmojė partinė e vet politike, tė kėrkojė alternativėn e vet politike. Ai ėshtė gjithashtu krejtėsisht nė tė drejtėn e vet tė kėrkojė njė rol tė ri brenda tė djathtės, njė rikualifikim ose ripozicionim tė forcave brenda tė djathtės. Nga ana tjetėr, kėtė nuk mund ta bėjė nė mėnyrė dėmtuese, tė tipit ‘nuk ka rėndėsi se ēfarė mė ndodh mua dhe njerėzve qė mė pasojnė, e rėndėsishme ėshtė qė dėmtohet Partia Demokratike dhe Sali Berisha’.

    Sido qė ta emėrtojmė daljen nė vete tė FRD-sė, domethėnia e saj ėshtė dėmtuese pėr fatin e tė djathtės. Sesa do ta dėmtojė, ėshtė diēka tjetėr, qėllimi ėshtė dėmtues, domethėnia ėshtė dėmtuese. Sesa do ta dėmtojė realisht: a do ta amortizojė Partia Demokratike dhe koalicioni i saj i gjerė kėtė dėmtim, kjo ėshtė pėr t’u parė nė 60 ditėt e ardhshme. Kemi tė bėjmė pak a shumė me rastin LSI, nė vitin 2005, kundrejt Partisė Socialiste, por me njė ndryshim. Nėqoftėse nė vitin 2005, nė rivalitetin Nano-Meta, Nano as qė e ēonte nėpėr mend tė bėnte njė ftesė pėr Metėn, Partia Demokratike reflektoi qartėsisht dhe i bėri qartėsisht ftesė tė hapur tė gjitha partive qė e konsiderojnė veten tė djathta. Pėr kėtė veprimi shmangės i FRD-sė ėshtė me frymė puro dėmtuese.

    Me kėtė akt FRD ka dėmtuar nė radhė tė parė interesin e tė djathtės, por ka realizuar njė ambicion mes liderėve, qė fatkeqėsisht shpeshherė sundon vendimet e strukturave tona politike. E ka bėrė kėtė Berisha kundėr interesit tė Partisė Demokratike, po e bėn Bamir Topi kundėr interesit tė partisė sė vet nė radhė tė parė, dhe tė sė djathtės nė tėrėsi. Megjithatė, duke parashikuar mundėsitė e njė riformatimi, duke pranuar se ėshtė njė moment i vėshtirė pėr PD nė pushtet dhe Sali Berishėn, ėshtė gjithashtu njė moment pėr tė reflektuar, ėshtė njė moment pėr tė reaguar. Sigurisht edhe pėr tė kuptuar moralin e fabulės. Cila ėshtė fabula? Duke pėrdorur njė simbolikė nga Roma antike, atė tė Cezarit, mund tė thuhet se Berisha ėshtė pak a shumė Jul Cezari. Tė themi, i madh, i shndritshėm, ambicioz dhe pėrkundėr tij, tė gjithė u pėrgatitėn nė kėtė komplot, pėr t’i ngulur njė thikė. E fundit ishte ajo e djeshmja nga njė Brut i radhės, qė ishte Bamir Topi. Simbolika ėshtė sigurisht e ekzagjeruar, jemi nė kushtet e politikės moderne dhe kthesa nė politikėn moderne ėshtė e ēdo-ditshme, ėshtė e ēdo-minutshme. Jashtė kėsaj nuk mund tė kuptohet refuzimi absurd i Frymės sė Re Demokratike. Nė ēdo rast, pėr interesin e vet e tė sė djathtės, FRD mund tė rreshtohej me koalicionin e djathtė e pas zgjedhjeve tė krijonte pozicionin e rivalitetit
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #3
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Pėr: Partia Demokratike zyrtarizon koalicionin me 24 parti

    sala ma ka hoger ket rradhe me duket.

    imagjino gramoz rucin ,tahirin ,ballen etj ministra.

    mjere ai popull

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550

    Pėr: Partia Demokratike zyrtarizon koalicionin me 24 parti

    ...ca tallin l*sht me popullin keta!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Partia Demokratike zyrtarizon koalicionin me 24 parti

    Partia Demokratike zyrtarizon koalicionin me 24 parti
    Keto nuk duhet te quhen parti, por klane...
    Jo vetem shume nga keto ne koalicion me PD, por edhe shume nga "partite" ne koalcion me PS.
    Koalicionet e tilla paraelektorale, sic praktikohen ne Shqiperi, do te duhej ose te ndaloheshin me ligj ose te rregulloheshin ndryshe, ne menyre qe te zvogelohen manipulimet, mashtrimet, keqperdorimet, perfitimet dhe abuzime te tjera me votat dhe dhe te ardhmen e qytatareve.

    Nje emertim me i pershtatshem per keto "parti" te shumta do te ishte "parti te oborrit" apo "kamarillas".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 24-04-2013 mė 10:26

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Partia Demokratike zyrtarizon koalicionin me 24 parti

    PD dhe PS po i kushtojne kaq shume vemendje koalicioneve, sikur keto te diktonin rezultatin e zgjedhjeve. Koalicionet kane per te ndikuar pak mbi rezultatin e zgjedhjeve. Shqiptaret do t'i drejtohen kutive te votimit ne qershor me dy pyetje ne mendjen e tyre:

    - A ka bere nje pune te mire qeveria e Berishes ne keto 8 vjet qe te meritoje nje mandat te trete?

    - A kam besim qe ti besoj qeverine kreut te opozites Edi Rama dhe koalicionit te tij ne zgjedhje?

    Me pak fjale, zgjedhjet e qershorit do te jene nje referendum mbi punen dhe politikat e qeverise ne keto 8 vjet dhe mbi besimin qe shqiptaret kane per kreun e opozites Rama.

    Sipas parashikimeve te mia, shanset jane 60% - 40% qe e djathta do te marri nje mandat te trete dhe rezultati nuk do te jete i ngushte si ne 2009. Dy jane arsyet per kete: politikat sociale te qeverise Berisha jane te prekshme dhe te dukshme per qytetaret ne keto 8 vjet. Arsyeja tjeter po aq e rendesishme eshte se Edi Rama nuk eshte nje figure karizmatike dhe ka zhgenjyer ne menyre te perseritur elektoratin e majte socialist ne keto 8 vjet. Socialistet e thjeshte ne rrethe e kane te veshtire te identifikohen me kryetarin e tyre dhe per ta Edi Rama nuk eshte nje lider tradicional por nje lider i cuditshem. Dhe ne diten e zgjedhjeve, teksa demokratet dhe te djathtet do te dalin te motivuar per te dale ne zgjedhje qe te ruajne pushtetin, elektorati i majte do te jete me pak i prirur per te dale te votoje, ose do te votojne kunder Edi Rames.

    Nuk eshte nje ceshtje koalicionesh partish, eshte nje ceshtje besimi: Berisha nje figure te cilen shqiptaret e njohin e besojne prej 20 vjetesh dhe perballe tij Edi Rama, ish-kreu i Bashkise Tirane dhe nje kryetar i PS i paprovuar, qe mundohet per here te trete ti sjelli nje fitore elektorale PS.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-04-2013 mė 20:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •