Arrestohet bosi i krimit nė Ballkan, Naser Kelmendi
PRISHTINĖ- Arrestohet bosi i krimit nė Ballkan, Naser Kelmendi. Lajmi konfirmohet pėr Gazeta Exprres, nga Baki Kelani zėdhėnės i Policisė sė Kosovės. Sipas Kelanit, arrestimi ka ndodhur orėt e vona tė natės sė mbrėmshme, pas marrėveshjes mes Policisė sė Kosovės dhe asaj tė Malit tė Zi.
Ai ėshtė arrestuar nė orėt e vona tė mbrėmjes dhe i njėjti ėshtė dėrguar nė qendrėn e mbajtjes, ka thėnė Kelani.
Naser Kelmendi ėshtė bėrė pjesė e listės sė zezė tė SHBA-sė pėr trafikim droge. Shtėpia e Bardhė e ka sanksionuar shqiptarin nga Kosova pėr trafikim droge.
Kelmendi, dyshohet se ka udhėhequr njėrėn nga familjet mė tė forta kriminale shqiptare nė Ballkan. Ka kohė qė ai ėshtė i dyshuar pėr drejtimin e njė organizate tė madhe qė merret me trafikimin e heroinės, kokainės dhe anhidridit acetik, njė lėndė e parė qė pėrdoret nė prodhimin e heroinės dhe nė Evropė transportohet nėpėrmjet Ballkanit.
(e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt