KJ
........
SHTETI NIS KONTROLLIN NDAJ FESE
Artur Qorraj
Tirane - Shteti vendos pas me teper se nje dekade te kontrolloje aktivitetin e komuniteteve fetare, fondacioneve dhe shoqatave qe jane te lidhura, ose jo me keto komunitete. Nen kontroll do te kaloje me ane te nje ligji te vecante, qe pritet te miratohet shume shpejt nga qeveria, edhe aktiviteti i tyre financiar. Por, me pare, do te nenshkruhet nje marreveshje midis komuniteteve fetare dhe shtetit.
Vendimi eshte marre pak dite me pare, gjate zhvillimit te mbledhjes se Keshillit Kombetar te Sigurimit ne Presidence.
Vete Presidenti, Alfred Moisiu, ka kerkuar hartimin e nje amendamenti, apo relacioni, i cili me pas do te shqyrtohej nga perfaqesite fetare dhe, ne baze te nenit 10 te Kushtetutes, te nenshkruhej marreveshja dypaleshe. Nje tjeter institucion qe ka kerkuar krijimin sa me shpejt te nje ligji plotesues per komunitetet fetare ka qene edhe Avokati i Popullit.
Te kontrollohen shoqatat
Lidhur me kete ceshtje, kryetari i Komitetit Shteteror te Kulteve, Fatri Sinani, u shpreh se institucioni qe ai drejton, prej tre vjetesh eshte pa kompetenca te plota, qe i japin njefare te drejte te vezhgoje, te pakten veprimtarine e komuniteteve fetare, shoqatave, organizatave, e objekteve te tjera arsimore fetare.
"Kemi ngritur shpesh problemin e nje amendamenti per kontrollin e shkollave fetare dhe regjistrimin ne gjykate e, me pas, ne nje institucion te ekzekutivit te shoqatave, apo organizatave", tha Sinani.
Ai eshte vene ne dijeni per kerkesen e fundit te qeverise dhe te Avokatit te Popullit, qe ka bere nje rekomandim. "Pas disa ankesave qe kemi pasur, kemi kerkuar ndaj shtetit dhe strukturave te tij perkatese te miratoje sa me shpejt nje ligj te vecante te bazuar ne Kushtetute dhe qe lipset te respektohet nga komunitetet, sepse eshte i nevojshem kur kane kaluar 12 vjet", u shpreh Artur Lazebeu, shefi i Kabinetit te Avokatit te Popullit.
Faktin e nje ligji te vecante, deri diku, e kane mirepritur dhe komunitetet fetare, perfaqesues te te cilave u shprehen se gjithcka qe ata do te pranojne te diskutojne do te behet mbi bazen e Kushtetutes.
Kerkesa
Administrata e Komitetit Shteteror te Kulteve e ka ndjere veten me teper se kurre jashte loje qe prej krijimit te saj.
Me nje vendim qeverie te shtatorit te vitit 1999, ngrihej pas nente vjetesh nje institucion i vecante prane ekzekutivit, qe do te administronte e kontrollonte komunitetet fetare, shoqatat dhe organizatat ne Shqiperi. Gjate periudhes 1991 - 1999, sektet fetare, organizatat dhe shoqatat kishin marre nje hov si "kerpudhat pas shiut". Gjate kesaj kohe, kishte funksionuar nje sekretariat ne Kryeministri krejt formal dhe qe nuk kishte asnje kompetence.
Ligji i ri i qeverise per krijimin e Komitetit Shteteror te Kulteve u duk se do ta vinte ne "brazde" lukunine e shoqatave te huaja e te vendit, te lidhura me komunitetet. "Por prej tre vjetesh ne vetem funksionojme si komitet, japim ato pak vertetime, kur kerkohen nga individet apo komunitetet, sipas nevojave, ndersa nuk kemi kompetenca ligjore per te bere njefare disiplinimi.
Nje shoqate mund te regjistrohet ne gjykate dhe nuk eshte e detyruar te beje te njejten gje tek ne", shpjegoi Bashkim Haxhiu, perfaqesues i Komitetit Shteteror te Kulteve. Por, tashme duket se gjithcka eshte konturuar me se miri. Lufta ne Irak, ankesat e shumta dhe problemet e herepashershme te lindura, i kane detyruar kreret e shtetit te mendohen se "nuk mund te shihet ne leme" sipas qejfit.
Ky urdher, prej ditesh, u eshte komunikuar zyrtareve te Komitetit te Kulteve, qe mezi e kane pritur dhe me urgjence kerkohet nga qeveria per miratim relacioni. Me pas, projekti do t'u kaloje komuniteteve fetare per ta shqyrtuar dhe nenshkruar aktmarreveshjen dypaleshe, sipas pelqimit.
Pikat e rendesishme
Kjo eshte dhe molla e sherrit qe nuk ka mundur askush ta zgjidhe si ceshtje. Sipas kreut te Komitetit Shteteror te Kulteve, Fatri Sinani, problemet kryesore qe shqetesojne ate si perfaqesues ligjor jane dy.
Arsimi fetar e kontrolli mbi te dhe shoqatat e ligjeruara nga gjykata, numri i sakte i te cilave nuk dihet, sepse mungojne marreveshjet me komunitetet dhe kompetencat. Vendimi i qeverise se vitit 1999 e ngrinte komitetin si organ qe kontrollon dhe ruan ekuilibret mes shtetit dhe komuniteteve, mes komuniteteve vete, problemet qe kane dhe disiplinimin e tyre, deri tek shoqatat dhe organizatat. Por, kur numri i shoqatave, fondacioneve e organizatave e kalon shifren 200 dhe mund te jete me i madh, Komiteti i Kulteve nuk ka asgje ne dore.
Po keshtu, mungon interesimi per mirembajtjen e objekteve te kultit e monumenteve fetare, per shkak te kopetencave te pakta. Amendamenti qe ka kerkuar dhe pritet te miratohet nga qeveria shqiptare, parashikon zgjidhjen e ketyre problemeve dhe venien ne dare te shoqatave qe ushtrojne veprimtari ne territorin e Shqiperise dhe jane te lidhura me komunitetet. Po keshtu, parashikohet venia nen kontroll e tyre nga komunitetet, si dhe e ketyre te fundit nga Komiteti i Kulteve, ose vete qeveria. Gjithashtu, parashikohet edhe venia e institucioneve arsimore-kulturore fetare nen kontrollin e shtetit, lidhur me dokumentacionet qe disponojne dhe rregullsite.
Nenkryetari i Komunitetit Mysliman, Ermir Gjinishi, u shpreh se "ne e kemi mirepritur nje gje te tille dhe eshte me interes. Sepse keshtu shoqatat dhe organizatat me karakter fetar do te jene te regjistruara edhe tek ne. Por, e rendesishme eshte qe gjithcka te kryhet ne baze te Kushtetutes dhe, sipas saj, nuk mund te pranohet varesia nga shteti".
I te njejtit mendi, duke u mbeshtetur ne Kushtetute, ka qene dhe perfaqesuesi i Kishes Ortodokse Autoqefale, Thoma Dhima, i cili u shpreh se nuk ka shoqata e organizata, por fondacione qe administrohen nga kjo kishe dhe jane te rregullta. Nje nga pikat me te nxehta, mbetet ajo qe kerkon patjeter miratimin e shtetit per kreret e komuniteteve, sic e kane te sanksionuar edhe disa vende evropiane, dhe qe eshte nje hipoteze e momentit. Por kjo, sipas perfaqesuesve te feve, nuk mund te realizohet, sepse feja eshte e pavarur nga shteti me Kushtetute, dhe as ne marrveshje nuk mund te realizohet, sepse duhet ndryshuar Kushtetuta.
---------
nga Koha jone
...
Krijoni Kontakt