Revista prestigjioze amerikane, The New Yorker, ne nje shkrim te gjate, ne plot 9 faqe, mbi akuzat e Dik Martit për trafikim të organeve në Kosovë e Shqiperi gjate luftes se Kosoves, e quan deshmitarin kryesor te prokurorise serbe si nje genjeshtar patologjik.
Sipas gazetarit, artikulli i te cilit eshte botuar ne nje version te shkurtuar ne gazeten Ekspres ne Kosove, ky dëshmitar, qe flet ne në detaje se si i është hequr zemra një serbi ti ri në një fshat të Shqipërisë, përpara se të rekrutohej nga prokuroria serbe si njeri i tyre i besueshëm ka qenë i akuzuar nga shteti serb për vjedhje.
Ai thote se ka qene ushtar i UCK –se, por gazetari qe e ka intervistuar plot 4 here, shkruan se nuk ka gjetur asnje fakt mbi deshmine e tij.
Nje kardiokirurg i spitalit te Harvardit, citohet te kete thene se "Rrëfimi i këtij dëshmitari se si i është hequr zemra një të riut dhe se si është bartur ajo deri në Turqi është krejtësisht e pabesueshme". Dëshmitari, ka treguar se kur e kishin sjelle një të ri serb për t'i marrë zemrën në një shtëpi në afërsi të Kukësit, e kishin shtrirë të gjallë dhe e kishin lidhur këmbësh e duarsh. E kishin pastruar me alkool trupin e tij, e kishin hapur ashtu te gjalle dhe ia kishin futur zemren ne nje qese plastike.
Por kardiologu i Harvardit thote se "Gjëja e parë që duhet bere per nje transplant zemre është që trupi të mos laget me asgjë. Ai thekson se "Ajo çfarë thotë dëshmitari mund të përshkruhet si torturë, por jo si operacion".
Ish –prokurori Dik Marti, ne nje raport per Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes ngriti nje sere akuzash per trafik organesh te kryera ne Shqiperi me serbet e kapur ne Kosove. Ne raportin e tij thuhej se organet merreshin ne te ashtuquajturen Shtepi e Verdhe, ne fshatin Gurre te Burelit, te permendur nga ish –kryeprokurorja e Hages Karla Del Ponte. Qeveria shqiptare u tregua e hapur per hetime. Por prova mbi keto akuza nuk jane gjetur asnjehere.
http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=29721
Krijoni Kontakt