Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 42
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: Orėt e fundit tė misterit AK – parti opozitare apo vegėl e Berishės?

    kuptohet qarte sulmi i PS ndaj Spahiut, pasi AK doli me nje kauz te forte anti-berishiane, madje shkuan deri ne propozimin per arrestimin e Berishes.
    dhe kjo politike beri qe AK te krijoje menjehere fansa anti-berishiane qe vijne nga shporta e majte por edhe votues te nivelit te ulet nga te dyja krahet, qe genjehen me sllogane nacionaliste.
    Keshtuqe PS duke goditur AK-ne kerkon ti japi mesazh atyre te majteve qe u genjyhen nga Spahiu.
    Besoj se gjate fushates edhe PD do ta godasi si AK-ne ashtu edhe FRD-ne per eliminuar rrjedhjet e votave ne keto parti.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Orėt e fundit tė misterit AK – parti opozitare apo vegėl e Berishės?

    Citim Postuar mė parė nga Akili-A Lexo Postimin
    kuptohet qarte sulmi i PS ndaj Spahiut, pasi AK doli me nje kauz te forte anti-berishiane, madje shkuan deri ne propozimin per arrestimin e Berishes.
    dhe kjo politike beri qe AK te krijoje menjehere fansa anti-berishiane qe vijne nga shporta e majte por edhe votues te nivelit te ulet nga te dyja krahet, qe genjehen me sllogane nacionaliste.
    Keshtuqe PS duke goditur AK-ne kerkon ti japi mesazh atyre te majteve qe u genjyhen nga Spahiu.
    Besoj se gjate fushates edhe PD do ta godasi si AK-ne ashtu edhe FRD-ne per eliminuar rrjedhjet e votave ne keto parti.
    PD nuk do ta godasi as AK dhe as FRD gjate fushates, do t'i injoroje te dyja sikur nuk ekzistojne fare. Fushata e PD do te fokusohet totalisht ne politikat e suksesshme te saj ne pushtet ne keto 8 vjet, dhe do ta vere theksin tek "punesimi" dhe "integrimi" i vendit. Me pak fjale, do t'iu japi shqiptareve mesazhin: "Ne jemi Partia qe ju mund ti besoni pushtetin, pasi ne jemi ata qe ndertojme rruge, rrisim rrogat e pensionet, e kemi integruar vendin ne Evrope duke siguruar liberalizimin e vizave." Grupet e votuesve qe PD do te vere ne shenjester jane te rinjte, grate dhe voten e fshatit. Dhe ne rang vendi, qarku i Tiranes dhe Durresit jane te me te rendesishmit se kane me shume vota e mandate.

    Votuesit e AK do te jene te pakenaqurit nga pushteti ne rradhet e te djathtes, dhe te zhgenjyerit nga lidershipi i Rames ne PS. Nese i peshon dhe i krahason keto dy grupe, do te kete shume te pakenaqur ne rradhet e elektoratit te majte, qe nuk duan te votojne per Ramen, nuk duan te votojne per Saliun, por do te hedhin nje vote absternimi per AK apo FRD. Hidhu nje sy sondazheve te mbajtura ne forumin shqiptar, te shikosh se sa anetare te forumit me bindje te majta, jane kthyer ne simpatizante te AK.

    Albo

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Orėt e fundit tė misterit AK – parti opozitare apo vegėl e Berishės?

    Pėrse (s)’duhet tė refuzonte Kreshnik Spahiu!

    Nga Mero Baze

    Aleanca Kuqezi do tė dalė e vetme nė zgjedhje, duke lėnė tė paqartė kauzėn e saj anti- Berishė dhe duke forcuar papritur njė kauzė, e cila nuk ka qenė deri mė sot betejė e saj. Shpjegimet publike tė Kreshnik Spahiut pėr njė refuzim tė koalicionit tė majtė pėr shkak tė pranisė sė Vangjel Dules, janė tė pasinqerta dhe tė dėmshme nėse qoftė dhe njė minutė do t’i marrim si tė vėrteta.

    Arsyeja pėrse Aleanca Kuqezi duhet tė dalė e vetme nė zgjedhje ishte e plotė dhe e qėndrueshme nėse ajo do tė vendoste tė dilte e vetme si njė aleancė e vlerave opozitare dhe qė do tė tentonte njė pol tė ri nė politikėn shqiptare. Kjo do tė ishte njė arsye e fortė, qė socialistėt e zhgėnjyer nga aleanca Rama- Meta, apo tė tjerė tė dėshpėruar nga gjuha e moderuar e tyre kundėr regjimit, t’i bashkoheshin Aleancės Kuqezi. Unė hyj tek ata opozitarė kritikė tė qeverisė, qė realisht janė zhgėnjyer nga performanca e re e opozitės dhe shpresoja qė dikush tė gjente diēka tė re pėr tė dhėnė shpresė. Por kjo nuk ndodhi.

    Arsyeja publike qė shpjegoi Kreshnik Spahiu, nuk ka tė bėjė as me frymėn e tij opozitare dhe as me patriotizmin mbi tė cilin tha se do tė mbėshtesė betejėn e tij politike kur u formua. Ai vetė ka kritikuar Vangjel Dulen pėr kushtėzimet qė i bėnte koalicionit tė majtė lidhur me Aleancėn Kuqezi dhe pikėrisht kur Dule e pranoi ta gėlltisė kėtė sfidė, e ringjalli pa asnjė besueshmėri Kreshnik Spahiu.

    Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut ėshtė njė parti e qytetarėve shqiptare, shumica e tė cilėve nuk kanė origjinė etnike shqiptare. Tė kushtėzosh hyrjen nė njė koalicion apo nė njė betejė politike me qėndrimin ndaj kėsaj partie, do tė thotė jo vetėm tė mos bazosh parimet e partisė tėnde mbi patriotizmin qė ke trumbetuar, por tė hedhėsh bazat e njė partie raciste dhe tė nxisėsh urrejtjen etnike, ēka Spahiu ėshtė betuar se nuk do ta bėnte kurrė. Ka disa intervista nė gazetėn Tema qė mund t’ia ribotojmė pėr kėtė. Unė besoj se dhe kur e tha para gazetarėve, nuk e kishte tė qartė se ēfarė po thoshte, pasi nė kokėn e tij vlojnė arsye tė tjera nga ato qė thotė. Njė njeriu kur duhet tė gėnjejė pėr diēka publikisht, duhet tė mbajė mend shumė gjėra qė tė duket i besueshėm. Spahiu duket se nuk e ka kėtė aftėsi.

    Duke dashur tė besoj, ashtu dhe siē jam i bindur se Spahiu nuk ėshtė ēmendur akoma tė na flasė pėr njė parti me bazė urrejtjen etnike dhe fetare dhe tė mbėshtetur mbi luftėn ndaj njė partie pakicash nė Shqipėri, m’u krijua pėrshtypja se ky njeri nuk ėshtė i lirė tė thotė arsyen reale pėrse do tė duhet tė dalė i vetėm nė zgjedhje.

    Personalisht mė duken broēkulla thashethemet e disa socialistėve se ai ka marrė pare nga Berisha pėr tė dalė i vetėm. Bile mė tė zellshmit tė vizatojnė dhe Shkėlzenin me ēantė nė dorė duke i ēuar lekėt, herė duke zbritur nga njė BMW e herė duke hipur nė njė Benz. As tek vazhdimi i filmi halucinant se njė ambasadė e botės myslimane ka paguar lekėt. Mė ngjajnė si paranoja tė njė shoqėrie tė sėmurė nga ėndrra pėr para.

    Nuk besoj as tek fakti qė Spahiu kishte njė pakt me 6 pika dhe nuk ia pėrfillėn. Njė parti e paprovuar nė elektorat, sado e fryrė tė jetė, nuk mund t’i imponojė njė koalicioni programin e saj. Ajo mund tė bashkojė disa angazhime nė koalicion, dhe pėr pikat e identitetit tė saj, ajo duhet tė luftojė tė fitojė votat e shqiptarėve pėr t’i fituar.

    Nuk besoj po ashtu qė Spahiu ėshtė nė kėrkim tė njė kazusi politik pėr arrestimin e Berishės, pasi nėse do tė ketė njė deklaratė politike paraprake qė “do arrestojmė Berishėn kur tė vijmė nė pushtet”, i bie ta shpallim Berishėn tė burgosur politik, ende pa e ēuar nė gjykatė. Dhe kjo thėnė nga njė ish- drejtues i KLD-sė ngjan karagjozllėk.

    Nuk besoj po ashtu se Spahiu beson se meqė ka Myslym Pashain nė parti, ka mbrojtur dhe kufirin detar me Greqinė. Ai thjesht e ka parė atė njė herė me dylbi. Ajo ishte njė betejė e kolonel Myslym Pashait, njė figurė e nderuar dhe fisnike, qė ia doli i vetėm tė bėnte atė qė s’bėri dot shteti, dhe tė mbėshtetej nga Partia Socialiste nė Gjykatė Kushtetuese pėr ta fituar kauzėn e tij. Aleanca Kuqezi nuk ishte krijuar ende kur kjo kauzė u fitua nga Myslym Pashaj dhe Partia Socialiste.

    Nuk besoj ashtu siē prisja qė ky tė dilte i vetėm i dėshpėruar nga koalicioni i sė majtės sė bashkuar, ku LSI mund tė pėrbėnte njė arsye pėr njė opozitarizėm mė tė pastėr. Por nė fakt ai ishte negociatori i orėve tė fundit tė AK dhe ndarja nuk kish tė bėnte me tė.

    Ajo qė besoj ėshtė se Kreshnik Spahiu nuk ishte i lirė dhe nuk ishte transparent gjatė gjithė periudhės kur tentoi tė bėnte koalicion me opozitėn. Qė nuk ishte i lirė e shikoja tek pėrpjekja e tij e stėrmundimshme tė shpikte ēdo orė nga njė shkak dhe qė nuk ishte transparent e shikoja qė nuk i thoshte kurrė dy vetėve tė njėjtėn arsye.

    Ndjehem i pėrdorur qė kam besuar se ky mund t’ia dalė tė jetė ose njė opozitar i mirėfilltė, ose njė patriot modern. Kėtė e them si njė mik i tij dhe si dikush qė di mė shumė se publiku se ēfarė ka kėrkuar, ēfarė nuk ka marrė dhe ēfarė ka thėnė publikisht. Pėr lirinė e tij le tė luftojė vetė se nuk e ndihmoj dot mė, por pėr transparencėn e arsyeve qė thotė publikisht mund ta ndihmoj nėse ka nevojė.

    TEMA

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Orėt e fundit tė misterit AK – parti opozitare apo vegėl e Berishės?

    Shėnim: Pse u zhgėnjeva nga Kreshnik Spahiu

    Ėshtė e vėrtetė se Aleanca Kuqezi ka patur kuota tė larta nė sondazhe, si publike edhe private. Ėshtė e vėrtetė se fushata e saj nacionaliste, paēka se folklorike, ndikoi nė tė gjithė politikėn shqiptare, pėr t'i trajtuar mė shpesh ēėshtjet kombėtare. Ėshtė e vėrtetė se teza e saj e kufizimit tė mandateve ekzekutive e legjislative solli njė risi nė debatin politik shqiptar.

    Pėr kėto arsye, kam qėnė njė nga pėrkrahėsit e Aleancės Kuqezi nė media. Por Kreshnik Spahiu i pėrdori tė gjitha kėto, si gjithė demagogėt e tjerė tė kėsaj bote, pėr tė bėrė presion qė tė fuste shoqet dhe shoket e tij nė listėn e deputeteve te PS, e jo Myslym Pashajn apo Lisien Bashkurtin. Dhe kėto mandate i donte nė tavolinė, perveē mandateve ekstra qė mund tė pėrfitonte duke u futur ne koalicionin opozitar. Dhe kjo s'ėshtė hamendja ime - kėtė gjė e di dhe pikė.

    E.Zaloshnja


    Pula dhe sorra

    Kur s’ke pulėn, ha sorrėn, thotė njė proverb ballkanas. Po kur ke pulėn, a duhet tė mėrzitesh pėr sorrėn, ėshtė pyetja qė lind natyrshėm, tek dėgjon reagimet e opozitarėve ndaj largimit nga koalicioni opozitar tė “sorrės” Kreshnik Spahiu, siē e quajne ata.

    Nė zgjedhjet e fundit parlamentare, partitė qė sot janė nė koalicionin opozitar tė majtė kanė marrė plot 52% tė votės popullore, ndėrkohė qė koalicioni mazhoritar ėshtė ndarė nė dy pjesė – nė pjesėn e madhe, por tė vjetėr, tė udhėhequr nga kryeministri i lodhur 69 vjeēar Berisha, dhe nė pjesėn e vogėl, por tė re, tė udhėhequr nga ish-presidenti 55-vjeēar Topi, i cili ka qenė edhe nr.2 i tė djathtės pėr 16 vjet.

    A duhet, nė kėto kushte, tė shqetėsohen opozitarėt nga largimi i “sorrės” Spahiu drejt Berishės? Nė qoftė se kuotat e sondazheve tė publikuara deri dje, kur “sorra” ishte brenda kampit opozitar, nuk ndryshojnė edhe pas fluturimit tė saj drejt Berishės, opozitarėt do tė duhej tė shqetėsoheshin. Por sondazhet nuk janė statuja tė gdhendura nė gur. Rezultatet e tyre ndryshojnė me javė, pėr tė mos thėnė me ditė…

    Pra, pyetja ėshtė nėse do tė ketė ende votues opozitarė qė mund tė votojnė per njė “sorrė berishiane” jashtė kampit opozitar, kur kanė pulėn e tyre brenda kampit opozitar. Nė qoftė se vetem votues jo-opozitarė, pra jo opozitarė, votojnė per “sorrėn berishiane” Spahiu, kjo nuk e prek “pulėn” 52-pėrqindshe opozitare…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 25-04-2013 mė 10:30

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Orėt e fundit tė misterit AK – parti opozitare apo vegėl e Berishės?

    Komentatorėt zhbirilojnė nė vendimin e AK-sė pėr tė dalė mė vete nė zgjedhjet e 23 qershorit

    Janė disa vetė qė kanė dhėnė shpjegimet e tyre lidhur me vendimin e djeshėm tė Spahiut. Vladimir Karaj qė shkruan pėr Mapon, nė tentativėn pėr tė shpjeguar kandidimin mė vete tė Kreshnik Spahiut, thotė se “ai gjeti njė pretekst pėr tė refuzuar Ramėn, por {arsyet janė tė tjera]”, dhe teksa duket se nuk pėrjashton asnjė variant, ai i mbahet mė shumti tezės sė protagonizmit tė Spahiut, qė nuk do tė gjente hapėsirė pėr t’u shpalosur nė njė koalicion me 40 parti.

    Ky ėshtė shpjegimi “mė dashamirės” qė i ėshtė bėrė deri mė tani kėtij gjesti politiko-elektoral tė AK-sė. Nuk ėshtė se kanė qenė tė shumtė ata qė kanė shkruar (nuk kanė kaluar, veēse disa orė nga momenti qė ėshtė bėrė publik lajmi), por ata qė kanė shkruar, kanė dhėnė shpjegime tė tjera. Andi Bushati, njė ditė para se Spahiu tė deklaronte refuzimin e koalicionit tė opozitės, bėnte aluzion nė shkrimin e tij me titull “Tė gjithė kundėr Berishės”, se “[Spahiu] po joshet me tė gjitha mėnyrat nga familjarėt dhe nga kontrabandistėt e pushtetit pėr tė dalė i vetėm nė zgjedhje duke gėrryer kėshtu votat e opozitės, me shpresėn se do tė krijojė njė alterego politike tė Topit nė tė majtė”.

    Mero Baze nuk e ka vonuar shumė komentin e vet lidhur me kėtė argument. Kėtė koment ai e pati gati dy orė pasi Spahiu doli nė konferencėn pėr shtypin. Baze i eviton, madje nuk i beson skenarėt, qė flasin pėr Spahiun si vegėl tė Berishės, por nuk ka gjetur ende njė shpjegim tė vetin. Ai mjaftohet tė thotė, se “Kreshnik Spahiu nuk ishte i lirė dhe nuk ishte transparent gjatė gjithė periudhės kur tentoi tė bėnte koalicion me opozitėn. Qė nuk ishte i lirė e shikoja tek pėrpjekja e tij e stėrmundimshme tė shpikte ēdo orė nga njė shkak, dhe qė nuk ishte transparent e shikoja qė nuk u thoshte kurrė dy vetėve tė njėjtėn arsye.” Dhe lė plot gjėra tė kuptohen kur thotė se “pėr transparencėn e [motiveve pse ka refuzuar koalicionin me PS-sė] mund ta ndihmojė [Kreshnikun] nėse ka nevojė”.

    Mė i qartė e konkret ėshtė Eduard Zaloshnja, i cili flet “jo me hamendje, por pėr gjėra qė i di mire”: “[Spahiu ka] bėrė presion qė tė fuste shoqet dhe shokėt e tij nė listėn e deputetėve tė PS-sė, e jo Myslym Pashajn apo Lisen Bashkurtin; dhe kėto mandate i donte nė tavolinė, pėrveē mandateve ekstra qė mund tė pėrfitonte duke u futur ne koalicionin opozitar”

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Orėt e fundit tė misterit AK – parti opozitare apo vegėl e Berishės?

    Mos lodhni shqipen kot, por lexoni e mesoni nga Albo qe ua ka thene muaj me pare:

    Misioni i Kreshnik Spahiut qe i ka dhene Erdogani qe eshte punedhenesi dhe sponsorizuesi i tij ne Tirane, nuk eshte "te rrezoje Berishen". Misioni i tij eshte qe te krijoje partine e minoritetit turk ne Shqiperi, si turqit i kane krijuar edhe ne Kosove edhe ne Maqedoni. Dhe arsyeja e tij qe "nuk hyra ne koalicion me PS pasi PS pranoi Dulen ne koalicion" eshte e sinqerte. Sulmet e tij ndaj minoritetit grek ne Shqiperi kane per qellim qe te zgjojne minoritetin turk mes shqiptareve nga gjumi, ne menyre qe keta te votojne ne bllok jo per PD, jo per PS, por per partine e Erdoganit ne Tirane, AK-ne.

    Dhe kjo eshte arsyeja perse Spahiu nuk hyri ne koalicion me PS dhe u prish edhe me njerezit e partise se tij. Sa i vlen mbeshtetja e Turqise dhe leket qe dalin nga njerezit e ambasades turke ne Tirane, nuk i vlen as Rama e as Berisha, e as Shqiperia.

    Albo

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Orėt e fundit tė misterit AK – parti opozitare apo vegėl e Berishės?

    Fatkeqėsisht dyshimi im se AK ishte njė sorrė e pushtetit pėr tė ēoroditur popullin opozitar e jo njė shqiponjė e opozitarizmit, ka marrė formė gjatė procesit qesharak e tė shėmtuar qė imponoi ajo parti pėr tė (mos)negociuar me PS dhe ėshtė provuar sot, kur Kreshniku i nacionalizmės ėshtė shfaqur si xhuxhmaxhuxhi i radhės nė pėrpjekjen e kotė pėr ta shitur njė produkt tė diktaturės sė korrupsionit si njė forcė vetmitare opozitare qė aleat tė vetėm paskej popullin! Ēfarė turpi ky i shpėrdorimit tė simbolit kuqezi pėr tė fryrė njė komerdare shpėtimi pėr pushtetin e korrupsionit qė medemek po lufton, duke tėrhequr prej hunde njerėz tė ndershėm e te lodhur nga politika e nga partitė aktuale! Ēfarė pėshtirosje prej atyre kėrkesave tė shtruara skuthėrisht mes tekstesh provokative, ku mbėrrihej deri nė marrėzinė e njė lufte tė ftohtė ballkanike, dhe kėmbėnguljes pėr tė desantuar 5 diversantė deputetė nė listat e PS apo pėr tė pėrcaktuar se pėr ēdo 10 mijė vota AK duhet tė merrte njė portofol ministror! Ēfarė talljeje me idealet e me aspiratat e Myslym Pashait e tė Pėllumb Xhufit qė e kanė mbėshtetur me zemėr kėtė farsė tė Saliut, i gjithė ky sharlatanizėm spektakolar! Shkurt fjala, Aleanca Kuqezi tė dashur miq s’qenkej gjė tjetėr pėrveēse grahma e fundit e Saliut dora vetė. Ndėrsa vetė Kreshniku xhuxhmaxhuxh i oborrit tė Saliut na dha me ketė rast, ilustrimin mė tė freskėt tė proverbit tė famshėm qė thotė se nacionalizmi ėshtė streha e fundit e maskarallėkut.

    (edi rama)

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Orėt e fundit tė misterit AK – parti opozitare apo vegėl e Berishės?

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Mos lodhni shqipen kot, por lexoni e mesoni nga Albo qe ua ka thene muaj me pare:

    Misioni i Kreshnik Spahiut qe i ka dhene Erdogani qe eshte punedhenesi dhe sponsorizuesi i tij ne Tirane, nuk eshte "te rrezoje Berishen". Misioni i tij eshte qe te krijoje partine e minoritetit turk ne Shqiperi, si turqit i kane krijuar edhe ne Kosove edhe ne Maqedoni. Dhe arsyeja e tij qe "nuk hyra ne koalicion me PS pasi PS pranoi Dulen ne koalicion" eshte e sinqerte. Sulmet e tij ndaj minoritetit grek ne Shqiperi kane per qellim qe te zgjojne minoritetin turk mes shqiptareve nga gjumi, ne menyre qe keta te votojne ne bllok jo per PD, jo per PS, por per partine e Erdoganit ne Tirane, AK-ne.

    Dhe kjo eshte arsyeja perse Spahiu nuk hyri ne koalicion me PS dhe u prish edhe me njerezit e partise se tij. Sa i vlen mbeshtetja e Turqise dhe leket qe dalin nga njerezit e ambasades turke ne Tirane, nuk i vlen as Rama e as Berisha, e as Shqiperia.

    Albo
    Nqs AKZ sponsorizohet nga Erdogani sic thua ti,ajo nuk do kishte interes largimin e Berishes,sepse ai i pershtatet Erdoganit(mos harro para disa vitesh Berisha na beri nje gjak me turkun),por une mendoj se ai po luan rolin e terheqesit te votave te majta me ide nacionaliste sic e the edhe ti me lart dhe pas zgjedhjeve mund te nxjerre justifikim se po shkon me Berishen sepse nuk mund te futet ne nje koalicion me nje parti greke,pra me pak fjale do luaje rolin qe luajti edhe Hysni Milloshi ne zgjedhjet per kryetar te bashkise se Tiranes.

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Orėt e fundit tė misterit AK – parti opozitare apo vegėl e Berishės?

    Citim Postuar mė parė nga Korca 123 Lexo Postimin
    Nqs AKZ sponsorizohet nga Erdogani sic thua ti,ajo nuk do kishte interes largimin e Berishes,sepse ai i pershtatet Erdoganit(mos harro para disa vitesh Berisha na beri nje gjak me turkun),por une mendoj se ai po luan rolin e terheqesit te votave te majta me ide nacionaliste sic e the edhe ti me lart dhe pas zgjedhjeve mund te nxjerre justifikim se po shkon me Berishen sepse nuk mund te futet ne nje koalicion me nje parti greke,pra me pak fjale do luaje rolin qe luajti edhe Hysni Milloshi ne zgjedhjet per kryetar te bashkise se Tiranes.
    Sali Berisha eshte "armiku numer nje" i Turqise ne keto momente, pasi Sali Berisha eshte kryeministri i Shqiperise qe i ka vene objektiv vetes te anetaresoje Shqiperine ne BE, dhe eshte me prane se kurre per t'ia arritur ketij qellimi. Objektivi i Turqise eshte qe ta ndali me cdo kusht Berishen dhe Shqiperine, Kosoven e Maqedonine nga anetaresimi me te drejta te plota ne BE, pasi Turqia i konsideron keto vende "vasale e satelite" te saj ne Ballkan. Anetaresimi i tyre ne BE i largon njehere e pergjithmone keto vende nga ndikimi turk pasi nuk do t'i kene me nevojen Turqise per asgje, as per sigurine qe ua garanton NATO, e as per interesat ekonomike qe ua mundeson Brukseli.

    Lexo komentet e mia ne temen e vizites se Berishes ne Ankara e komentin e tij, qe ishte nje ofeze fine per Erdoganin dhe Turqine, packa se mediat ne Tirane nuk e kapen dot thumbin e Berishes. Turqit pretendojne se identiteti shqiptar nuk ekziston, por eshte nje identitet turk. Kjo eshte ajo qe ata nenkuptojne me "populli yne vella shqiptar", qe ju jeni turq si ne. Berisha me komentet e tij, i tha Erdoganit e turqve qe ne shqiptaret u dhame identitet ju turqve sot, e jo ne te marrim identitet nga ju. Se jemi me autoktone e me homogjene se ju si populll, e nuk jemi nje kazan etnish e popujsh te mbetur te Perandorise Otomane, sic jeni ju sot. Prandaj Berisha tha publikisht ne Ankara: "Pyetja e pare qe bej ne takimet me delegacionet turke eshte, cili prej jush eshte shqiptar?"

    Albo

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Orėt e fundit tė misterit AK – parti opozitare apo vegėl e Berishės?

    AK refuzon aleancėn e PS, Rama: Kreshniku xhuxhmaxhuxh kėrkoi 5 deputetė diversantė

    Spahiu refuzon PS, vetėm nė zgjedhje.

    “Aleanca Kuqezi” nuk do tė jetė pjesė aleancės me PS. Kreu i AK: S’ka kompromis pėr hetimin e Berishės.

    “Nuk tradhtojmė kauzėn e bashkimit kombėtar me parti greke”

    Kreu i PS u pėrgjigjet deklaratave tė Spahiut, Rama: Kreshniku xhuxhmaxhuxh, na kėrkoi 5 deputetė diversantė.

    Nė limitet kohore tė regjistrimit tė koalicioneve nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, Aleanca Kuq e Zi deklaroi se do tė dalė e vetme mė 23 qershor. Lideri i AK-sė, Kreshnik Spahiu, doli mbrėmė nė njė konferencė pėr shtyp ku bėri tė ditur vendimin pėr tė mos u bashkuar me koalicionin e drejtuar nga Partia Socialiste. “Kėto ditė nuk kemi reshtur nga negociatat pėr t’u bėrė pjesė e njė fronti tėrėsisht opozitar, jo mbi doktrina politike. Personalisht, larg ēdo paragjykimi, kam kontaktuar ēdo lider politik tė spektrit opozitar. Me bindje tė plotė kemi punuar me qėllimin e vetėm pėr domosdoshmėrinė e njė rrotacioni politik, ku tė gjithė kundėrshtarėt e kėtij regjimi tė mblidheshin, tė bashkoheshin nė njė kauzė, sjelljen e njė filozofie tė re qė do tė ndryshonte Shqipėrinė”, tha Spahiu. Sipas tij, njė ēėshtje shumė e rėndėsishme e Aleancės Kuq e Zi ėshtė bashkimi kombėtar dhe pėrfshirja nė njė koalicion me PS-nė ku ėshtė edhe PBDNJ, do tė ishte tradhti e kauzės. “Shqiptarėt kėrkojnė shpresė, jo ndryshim xhaketash nė pushtet. Me kėtė qėllim propozuam dje disa kėrkesa qė lidhen me njė ndryshim thelbėsor tė standardeve dhe tė ardhmes sė Shqipėrisė. Nė kauzėn e AK-sė ėshtė realizimi i aspiratės pėr bashkim kombėtar. Pėr hir tė prezencės sė njė partie greke ne nuk mund tė tradhtojmė kauzėn e bashkimit kombėtar, se ėshtė njė kauze e cila nuk mund tė tradhtohet”, deklaroi Spahiu. Kreu i Aleancės Kuq e Zi tha nė daljen para mediave se sot Shqipėria ka vetėm njė kundėrshtar, dhe ai ėshtė Kryeministri. Sipas tij, AK-ja nuk mund tė pranonte tė hiqte dorė nga kushti pėr tė hetuar dhe gjykuar Sali Berishėn. “Kėrkuam diēka tjetėr, ajo ēka ishte tashme kėrkesa e tė gjithė shqiptarėve qė shtetasi Berisha tė bėhet subjekt i hetimit, i gjykimit dhe i dorėzimit. Dikush mund tė thotė se nuk mund tė ndėrhyjė sistemi politik nė sistemin e drejtėsisė. Gaboheni! Ēdo njeri i drejtėsisė e ka ėndėrr ta hetojė e ta gjykojė atė njeri por ka ēekiēin e klasės politike nė kokė qė nuk lejon asnjė prokuror apo gjyqtar tė guxojė tė ēojė nė bangėn e tė akuzuarve kasapin e votės sė lirė, njeriun qė ka kryer krime pėr 23 vite dhe ne nuk mund tė binim nė kompromise pėr heqjen e emrit tė shtetasit Berisha nga kėrkesat e AK”, tha Spahiu. Sipas tij qėllimi i AK-sė ėshtė maksimalizimi i votave pėr tė rrėzuar Berishėn. “Nėse dikush pretendon se AK po hyn e vetme, jo! Kjo ėshtė njė aleancė kuqezi, etnike shqiptare dhe ne nuk mund tė lejojmė ta bėjmė pis edhe sikur mos fusim 50 deputetė dhe po t’i kemi 15 por ama 15 do tė jenė tė vendosur nė kauzėn e tyre”.

    Rama: Kreshniku xhuxhmaxhuxh, na kėrkoi 5 deputetė diversantė
    Kryetari i PS-sė, Edi Rama reagoi dje nė “Facebook” pas vendimit tė AK-sė pėr tė dalė e vetme nė zgjedhje. “Fatkeqėsisht dyshimi im se AK ishte njė sorrė e pushtetit pėr tė ēoroditur popullin opozitar e jo njė shqiponjė e opozitarizmit, ka marrė formė gjatė procesit qesharak e tė shėmtuar qė imponoi ajo parti pėr tė (mos)negociuar me PS dhe ėshtė provuar sot, kur Kreshniku i nacionalizmės ėshtė shfaqur si xhuxhmaxhuxhi i radhės nė pėrpjekjen e kotė pėr ta shitur njė produkt tė diktaturės sė korrupsionit si njė forcė vetmitare opozitare qė aleat tė vetėm paskej popullin! Ēfarė turpi ky i shpėrdorimit tė simbolit kuqezi pėr tė fryrė njė kamerdare shpėtimi pėr pushtetin e korrupsionit qė medemek po lufton, duke tėrhequr prej hunde njerėz tė ndershėm e te lodhur nga politika e nga partitė aktuale!”, shkruan Rama. Lideri i opozitės flet pėr herė tė parė edhe pėr kushtet qė i vendosi AK-ja gjatė negociatave tė ditėve tė fundit. Sipas tij Spahiu kėrkoi 5 deputetė nė listėn e PS-sė apo post ministror pėr ēdo 10 mijė vota tė fituara. “Ēfarė pėshtirosje prej atyre kėrkesave tė shtruara skuthėrisht mes tekstesh provokative, ku mbėrrihej deri nė marrėzinė e njė lufte tė ftohtė ballkanike, dhe kėmbėnguljes pėr tė desantuar 5 diversantė deputetė nė listat e PS apo pėr tė pėrcaktuar se pėr ēdo 10 mijė vota AK duhet tė merrte njė portofol ministror! Ndėrsa vetė Kreshniku xhuxhmaxhuxh i oborrit tė Saliut na dha me ketė rast, ilustrimin mė tė freskėt tė proverbit tė famshėm qė thotė se nacionalizmi ėshtė streha e fundit e maskarallėkut”, pėrfundoi Rama komentin e tij.

    ADI SHKEMBI

    Panorama

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •