Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    Studimi: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

    Një grup besimtarësh dhe një grup ateistësh iu nënshtruan një eksperimenti, gjë që zbuloi se emocionet ishin njësoj të larta kur bëhet fjalë për të sfiduar fuqinë mbinatyrore

    Studimi

    Mendjet dhe zemrat e ateistëve duket se nuk reagojnë njësoj. Ky është konkluzioni i një studimi të publikuar së fundi, i kryer në Finlandë. Zbulohet se ateistët bëhen shumë emocionalë, po aq emocional kur bëhet fjalë për të sharë Zotin sa edhe besimtarët.

    Emri:  images-31.jpg

Shikime: 1601

Madhësia:  71.1 KB

    “Rezultati nënkupton se sjelljet e ateistëve kundrejt Zotit janë ambivalente dhe se besimi i tyre i hapur është në konflikt me reagimin e tyre emocional”. Ky është konkluzioni i skuadrës kërkuese të Universitetit të Helsinkit, drejtuar nga psikologia Marjaana Lindeman. Studimi është publikuar në Gazetën Ndërkombëtare për Psikologjinë e Religjionit.

    Lindeman dhe kolegët e saj përshkruajnë dy eksperimente në shkallë të vogël. I pari analizoi 17 finlandezë të rekrutuar përmes internetit, të cilët shprehën nivel të lartë besimi ose mosbesimi te Zoti.

    Ata lexuan me zë të lartë një seri deklaratash, ndërsa reagimi i trupit të tyre mbahej nën kontroll përmes elektrodave që iu ishin vendosur në dy prej gishtave të tyre.

    Disa nga deklaratat qenë sfida të hapura ndaj hyjnisë të llojit “Nëse ekziston, Zoti le t’i bëjë prindërit e mi të mbyten”. Të tjerat qenë po kaq shqetësuese, por nuk përfshinin referencë për Zotin. “Është mirë të shkelmosh një kone në surrat”. Kishte edhe deklarata krejtësisht neutrale dhe joagresive të llojit “shpresoj që sot të mos bjerë shi”.

    Reagimi trupor i të dyja grupeve ndoqi të njëjtën rrugë. Si besimtarët, ashtu edhe jobesimtarët, reagonin shumë kur vinte puna për të sfiduar besimin te Zoti apo ndaj deklaratave të tjera të pakëndshme si dhe reagonin më pak për deklaratat joagresive.

    Në krahasim me ateistët, besimtarët thanë se ndiheshin më shumë të sikletosur kur recitonin sharjet ndaj Zotit. Por reagimi emocional i mbledhur përmes vibrimit të lëkurës zbuloi se në fakt ata qenë njësoj, në të njëjtin nivel. Kjo do të thotë se ateistët kishin më shumë emocione kur talleshin me Zotin se sa raportonin me fjalë.

    Natyrisht, ndoshta nuk ishte prania e Zotit, por më së shumti pjesa tjetër e deklaratës, si p.sh. vdekja e prindërve, që solli reagimin emocional të ateistëve.

    Eksperimenti i dytë u dizenjua për të testuar këtë hipotezë. Në këtë eksperiment morën pjesë 19 ateistë finlandezë, në një variant më të gjerë të eksperimentit të parë. Aty u përfshinë dhjetë deklarata shtesë variancë të talljes me Zotin, ku përjashtohej përmendja e çdo force mbinatyrore. Për shembull, ata deklaruan “nëse Zoti ekziston, atëherë ai le t’i kthejë të gjithë miqtë e mi kundër meje”, si dhe “uroj që të gjithë miqtë e mi të kthehen kundër meje”.

    Rezultati ishte që ateistët treguan nivel më të lartë të reagimit emocional kur lexonin deklarata në lidhje me Zotin se sa kur lexonin fjali pothuajse identike, por pa sfidë ndaj Zotit.

    Për kërkuesit, kjo tregon se “edhe ateistët kanë vështirësi kur vjen puna për t’u tallur me Zotin dhe fuqinë për t’i bërë keq të dashurve të tyre”.

    “Ka së paku katër shpjegime potenciale për këto gjetje”, shkruan Linderman dhe kolegët e saj. Më i thjeshti dhe më provokativi është se besimet eksplicite të ateistëve mund të ndryshojnë nga reagimet implicite që ekzistojnë jashtë së vetëdijshmes.

    Por edhe shpjegime të tjera janë po kaq të mundshme. Për shembull, ateistët mund të kenë reaguar për shkak se e ndiejnë se për të tjerët, miqtë apo familjarët e tyre, me Zotin nuk mund të tallesh. Në mënyrë alternative, ata mund ta kenë gjetur idenë e Zotit absurde, gjë që i ka shkaktuar një nivel emocional më të lartë.

    Në fund, kërkuesit vërejnë se “megjithëse ateistët nuk besojnë te Zoti, ata mund të jenë ndikuar nga besimet e tyre të mëparshme”. Ata e mbështesin këtë me një studim të vitit 2006, që zbuloi se tre të katërtat e ateistëve në SHBA kanë qenë më parë besimtarë.

    Në fund, konkluzioni më provokativ është që ndoshta, edhe për ateistët e bindur, sfida e hapur ndaj Zotit përbën një problem.

    SHQIP

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Për: Studimi: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

    Njëjte si te thuash isha i sëmur para disa viteve dhe ende me dhemb barku :A Gjera te kota...
    Lëreni këto përralla se ateistët nuk eksitojnë. Janë disa budallenj qe kur janë ne fund te pusit prape ka Zoti kthehen.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Studimi: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

    titulli i temes eshte bombastik.

    ker do rritesh ti mor djalke?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Studimi: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

    Lindeman dhe kolegët e saj përshkruajnë dy eksperimente në shkallë të vogël.
    I pari analizoi 17 finlandezë
    të rekrutuar përmes internetit, të cilët shprehën nivel të lartë besimi ose mosbesimi te Zoti.
    Test me vlera ky sidomos nga numri i ''kavieve''.Nuk behet testi me 20 persona,nuk ka vlere.


    Disa nga deklaratat qenë sfida të hapura ndaj hyjnisë të llojit “Nëse ekziston, Zoti le t’i bëjë prindërit e mi të mbyten”. Të tjerat qenë po kaq shqetësuese, por nuk përfshinin referencë për Zotin. “Është mirë të shkelmosh një kone në surrat”. Kishte edhe deklarata krejtësisht neutrale dhe joagresive të llojit “shpresoj që sot të mos bjerë shi”.
    Kontradiktore si deklarate,emocionet shkaktohen nga pjesa e dyte e saj dhe jo nga e para.


    Natyrisht, ndoshta nuk ishte prania e Zotit, por më së shumti pjesa tjetër e deklaratës, si p.sh. vdekja e prindërve, që solli reagimin emocional të ateistëve.
    Jo ndoshta,ajo fjale nuk duhet te perdoret ne konkluzion,perdorimi i saj do te thote''eshte keshtu si themi ne,por ka ndonje mundesi te jete e kunderta''.

    Eksperimenti i dytë u dizenjua për të testuar këtë hipotezë. Në këtë eksperiment morën pjesë 19 ateistë finlandezë, në një variant më të gjerë të eksperimentit të parë. Aty u përfshinë dhjetë deklarata shtesë variancë të talljes me Zotin, ku përjashtohej përmendja e çdo force mbinatyrore. Për shembull, ata deklaruan “nëse Zoti ekziston, atëherë ai le t’i kthejë të gjithë miqtë e mi kundër meje”, si dhe “uroj që të gjithë miqtë e mi të kthehen kundër meje”.
    Idem si me siper.

    Në fund, konkluzioni më provokativ është që ndoshta, edhe për ateistët e bindur, sfida e hapur ndaj Zotit përbën një problem.
    Ndoshta!

  5. #5
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Studimi: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

    Tani sipas mendimit tim ateistet nuk eshte se nuk besojne fare fare, por ata nuk besojne ne Krishtin si Zot apo ne Zotat e veçante te seciles fe. Njera thote Zoti im eshte me i miri dhe i verteti, feja tjeter thote eshte ky i imi me i vertet e me i mire.

    Ka patur personalitete me fame boterore qe nuk kane besuar Zotat e feve por kane deklaruar publikisht qe besojne tek nje fuqi e mbinatyrshme, qe eshte e barazvlefshme me Zotin mendoj une.

    Nje nga shkencetaret me te medhenj te historise, Isak Njuton, kur e kane pyetur se nga burojne forcat qe ai studion, ka thene se ai eshte i afte vetem te studioje forcen dhe si ndikon forca ne zhvendosjen apo punen qe kryejne trupat, sa per burimin, ka thene se FORCA BURON NGA NJE FUQI E MBINATYRSHME qe njerezit ende nuk jane te afte ta identifikojne apo ta njohin.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  6. #6
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    Për: Studimi: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

    Pse fetaret Shajne Zotin ?

    Hera e pare qe ndi nje gje te tille lol

  7. #7
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Studimi: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

    Citim Postuar më parë nga Milkway Lexo Postimin
    Pse fetaret Shajne Zotin ?

    Hera e pare qe ndi nje gje te tille lol
    ne teori PO. ke sa te duash. aq shume sa nuk ta merr mendja. sidomos ne itali ke njerez qe kane bere pagezim e kungim dhe e mbajne vehten per katolike te cilet cdo dite shajne Zotin dhe Jezu Krishtin.

    sdq me paradoksale eshte per nje ateist nje gje e tille. si mund te shajne dicka qe per to nuk ekziston???
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Studimi: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

    Studimi: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin
    Edhe ateistet ose "ateistet" jane njerez dhe individe si gjithe tjeret...

  9. #9
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    Për: Studimi: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    ne teori PO. ke sa te duash. aq shume sa nuk ta merr mendja. sidomos ne itali ke njerez qe kane bere pagezim e kungim dhe e mbajne vehten per katolike te cilet cdo dite shajne Zotin dhe Jezu Krishtin.

    sdq me paradoksale eshte per nje ateist nje gje e tille. si mund te shajne dicka qe per to nuk ekziston???
    Nese shan Zotin nuk je besimtar i Zotit , del jashta konditave qe te quhesh besimtar i tij/saj .

  10. #10
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Studimi: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

    Citim Postuar më parë nga Milkway Lexo Postimin
    Nese shan Zotin nuk je besimtar i Zotit , del jashta konditave qe te quhesh besimtar i tij/saj .
    po edhe nese shan Zotin nuk je ateist, sepse ateistet thone se Zoti nuk ekziston. del jashte konditave qe te quhesh ateist.
    si shahet dicka qe mendon se nuk ekziston? une nuk e shaj plakun e vitit te ri.
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •