Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Rama: Traktat miqësie me Kosovën

    Rama: Traktat miqësie me Kosovën
    7
    Politike e Hënë, 15 Prill, 2013 | 11:47 am

    Kreu socialist prezantoi dje në Prishtinë filozofinë e tij për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë pas zgjedhjeve të 23 qershorit nëse PS fiton zgjedhjet. Gjatë një konference të zhvilluar në Bibliotekën e Universitetit të Prishtinë me studentë dhe gazetarë, Rama tha se do të unifikojë me Kosovën shumë nga aktivitetet politiko-ekonomike mes dy vendeve. “Ne do të punojmë qysh në ditën e parë të qeverisjes sonë bashkë me autoritetet përfaqësuese të Kosovës për të nënshkruar një orë e më parë traktatin e miqësisë, të bashkëpunimit, të fqinjësisë së mirë dhe sigurisë. Sepse ne e çmojmë këtë traktat si të nevojshëm në rrafshin diplomatik, të detyrueshëm në rrafshin kombëtar dhe të domosdoshëm në rrafshin strategjik për shqiptarët në rajon”, tha Rama. Në këtë bashkëpunim, sipas Ramës, nuk do të mungojnë dhe mbledhjet e përbashkëta mes dy qeverive. “Mbledhja e përbashkët e dy qeverive si një trupë e vetme, dy herë në vit, do të bëjë që shqiptarët këtej dhe andej kufirit të kenë përmes përfaqësuesve të tyre të zgjedhur, një trupë, e cila do të mendojë, do të diskutojë dhe do të vendosë në rrafshin strategjik: Për sigurinë energjetike të hapësirës shqiptare në këto dy shtete, por dhe për sistemin e unifikuar arsimor”, tha Rama. Sipas tij, bashkimi mes dy vendeve ka ndodhur në esencë, pavarësisht se kemi dy qeveri në dy shtete. Rama risolli idenë e bashkimit doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës, por dhe të ofertës turistike në të gjitha viset shqiptare, që nga Brezovica e deri në Butrint. Për të bërë të mundur këtë projekt, Rama tha se “është koha maksimale që të konceptojmë një Komitet ndërshtetëror Shqipëri-Kosovë, për përfarimin e legjislacionit në dy kahe: legjislacionit tregtar mes njëri-tjetrit dhe legjislacionit me Bashkimit Europian”.
    Akuzat
    Në takimin e djeshëm nuk munguan dhe akuzat e kreut socialist ndaj Kryeministrit Sali Berisha në kryeqendrën e Kosovës ku ai gëzon popullaritet shumë të madh. Rama e akuzoi atë se ka sulmuar dhe nuk ka mbështetur UÇK-në, Marrëveshjen e Rambujesë dhe ka thyer embargon e Kombeve të Bashkuara ndaj Milosheviçit gjatë lutës në Bosnje. “Ka një paragjykim në Kosovë për Partinë Socialiste që lidhet me Sali Berishën, të cilin hera-herës në Kosovë, gati-gati e ngatërrojnë me Skënderbeun. Një ngatërresë që me thënë të drejtën do t’i provokonte Gjergj Kastriotit atë që Faik Konica e quan një ‘i papërmbajtur gaz’”, tha Rama. Sipas tij, kryetari i PD-së, ndryshe nga PS që e ka mbështetur, ka sulmuar UÇK-në duke i cilësuar “si narkotrafikantë, si kontrabandistë droge, si anëtarë të rrjeteve kriminale më të rrezikshme të të gjithë Europës”. Kreu socialist tha se ish- presidenti Berisha lejoi kontrabandën e naftës drejt Serbisë gjatë luftës në Bosnje, ndërsa foli dhe për Rrugën e Kombit. Edhe pse e përshëndeti përfundimin e kësaj rruge nga qeveria aktuale, si një vepër e nevojshme për shqiptarët, Rama tha se nuk ka munguar korrupsioni. “Është një rrugë e filluar konkretisht nga qeveria e Pandeli Majkos, të cilën e rimori qeveria e Sali Berishës më pas. Bëri shumë mirë që e rimori, bëri shumë mirë që e çoi përpara, bëri shumë mirë që e solli deri në kufi, por nuk bëri mirë dy gjëra: E para që rrugën e mbuloi me një njollë të rëndë korrupsion; dhe e dyta që nuk bëri mirë është diçka që mund të shihet fare mirë kur krahason rrugën andej dhe rrugën këtej kufirit. Kur sheh standardet andej dhe standardet këtej”, tha Rama.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Rama: Traktat miqësie me Kosovën

    Natyrisht qe te gjithe po tallen me Ramen, po e cilesojne si gafe, por Rama eshte kryetar i PES dhe permes kesaje ideje, kerkon ti tregoje Kosoves dhe kujdo nacionalisti se Shqiperia eshte nje shtet sovran si te gjithe te tjeret dhe nuk mund te vihet ne pazar dhe te neperkembet, nga grupime nacionaliste, politikane per ceshtje votash, politikaneve te deshtuar dhe qe kerkojne karrjere permes nacionalizmit,interferimeve dashakeqe te Turqise, por dhe te largimit nga mendja , shqiptareve te Maqedonise te cilet nen moton per bashkim me Shqiperine, po destabilizojne shtetin Maqedon.Pra pas kesaj shprehje , fshihet nje filozofi, nje qendrim i perendimoreve.
    Unee kam mbrojtur me pare kete teme duke vene ne pah identifikimin Albani dhe alban si kombesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 22-04-2013 më 18:36
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Rama: Traktat miqësie me Kosovën

    si thoshte shoku enver; vellezerit kineze, miqte kosovare.
    duhet nje avni rustemi per kete hajdutin e ikonave te vjedhura.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Rama: Traktat miqësie me Kosovën

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    si thoshte shoku enver; vellezerit kineze, miqte kosovare.
    duhet nje avni rustemi per kete hajdutin e ikonave te vjedhura.
    Nese ndonjeri ketu mund te merrte persiper te bente Avni Rustemin per kete njeri , do te isha kandidatura e pare une, por ne kete rast, pranoje filozofine , qe u fut ne loje per te shuar nacionalizmin.Nuk eshte mendim i Rames te jeni te sigurte.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Rama: Traktat miqësie me Kosovën

    a bove maiori discit arare minor - nga hijenat e vjetra te rejat mesohen te kafshojne (cezari lufta civile rromake )
    VENI,VIDI,VICI

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Rama: Traktat miqësie me Kosovën

    ky Rama eshte nje kokra e koqes qe nuk e ka shokun ne planet

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Rama: Traktat miqësie me Kosovën

    Citim Postuar më parë nga fehmikaciu Lexo Postimin
    a bove maiori discit arare minor - nga hijenat e vjetra te rejat mesohen te kafshojne (cezari lufta civile rromake )
    brari eshte shum i menqur,te lumte brari me te vertet paskam gabuar rende,pra fjala e rromakve te vjeter qenka nga praktika,populli shqipetar eshte nje dhe nje nene e ka e ajo ashte shqiperia.
    VENI,VIDI,VICI

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Rama: Traktat miqësie me Kosovën

    Epo me keto dekllarata qe ka bere Edvin palla i bie qe Tropoja te nenskruaj akt miqesie me Saranden

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Për: Rama: Traktat miqësie me Kosovën

    jam dakord me Edi Raman, Kosova dhe Shqipnia duhet me pas marrdhenje t'mira mes veti, ne mos kto dyja, kush tjeter n'Ballkan...gjithsesi, m'vjen gjynah per Edin, me t'vertet, kur e shoh koheve t'fundit qysh munohet me fitu simpatin e kosovarve se dikush i ka than se kta t'fundit e dojn Salihun ma shum (deri dje s'ka dit as kah i bijen Kosova)...o politikant e mjer, votat i merrni nga ata qe kan drejt vote n'Shqipni, e nuk jan kosovart.. atyne rrini gati...
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Traktat miqësie me Kosovën

    Mos ia vini re gafat Rames. Ky eshte permiresim i ndjeshem nga disa vjet me pare ku i quante gjithe verioret "cecene" ne Tirane.

    Mua me pelqeu ajo batuta tjeter e Rames: "Verejtja e Akademik Qoses me vlejti, me tha mos t'i fut duart ne xhepa kur dal ne publik."

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •