Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Deutsche Welle: Vjedhja e artit kishtar ka varfëruar kulturën shqiptare

    Transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle, në versionin e saj në anglisht ka përgatitur në rubrikën e saj ‘Krim’, një speciale për vjedhjen e kishave në Shqipëri.

    Në titull thuhet se vjedhja e artit kishtar po varfëron kulturën shqiptare.

    Aty theksohet se që prej rënies së komunizmit, shumë punime të paçmuara janë vjedhur nga kishat ortodokse.
    “Për 20 vite, ikonat dhe të tjera vlera historike janë vjedhur nga kishat ortodokse në jug të Shqipërisë.
    Në vitin 1990 ka pasur mbi 12000 ikona të inventarizuara. Tani askush nuk e di sa kanë mbetur,” ankohet për DW, profesori i arkeologjisë dhe restauratori Gjergj Frashëri.
    Kurse Gentian Stratoberdha, drejtor i departamentit të trashëgimisë kulturore në Kishën Ortodokse të Shqipërisë thotë se në vitet e fundit edhe koleksionistë të njohur privatë kanë organizuar ekspozita në Shqipëri, në të cilat janë ekspozuar gjëra të vjedhura në kisha.
    Në shkrim thuhet se nuk ka pasur deri më tani një reagim publik ndaj lajmeve për vjedhjen e kishave. Por gjërat ndryshuan pas vjedhjes së afreskeve të Onufrit.

    Pas reagimeve, Ministria e Kulturës tha se do vendosë kamera në 51 kisha. Por Stratoberdha thotë se edhe ato mund të vidhen dhe mund të dëmtohen.
    Ai thotë se këto monumente duhen mbrojtur me forca sigurie të armatosura.
    Paradoksalisht, vëren DW, këto vepra fetare kanë qenë më të mbrojtura gjatë periudhës së komunizmit.
    Restauratori Hasan Nallbani thotë se sot nuk e çan kush kokën për vlerat kulturore dhe për artin.
    “Sot shumë studentë shqiptarë kanë dëgjuar për Onufrin vetëm pas kësaj vjedhje,” thotë ai.
    Strateberdha thotë se njerëzit janë indiferentë, pasi mendojnë se nuk kanë lidhje me kulturën ortodokse. Por ai shton se kjo është një humbje për mbarë Shqipërinë, pasi po humbet testamenti i një kulture qindra vjeçare
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Deutsche Welle: Vjedhja e artit kishtar ka varfëruar kulturën shqiptare

    kur u nevrikosen edvini dhe fatos nano me njeri jatrin.. i tha edvini nanos.. me je bere si robert camcakizi.. i filmit..

    kurse nanua i tha.. ti je vjedhes e kontrabandist ikonash..

    pra edvin piktori eshte njeri nga kryesoret e kontrabandes.. dmth te atij rrjeti qe vodhi ikonat nga kishat e muzeumet e shqiperise e i shiti tek mafia..

    ai ja dinte vleren atyre..
    mbas ca javesh ai nuk do jet vetem minister i kultures ( e cila i kish ne ruajtje vlerat kulturore ne muze e arkiva) por kryeministri i vendit..

    pra do i ket ai ne dor gjith celsat..
    dhe ka me ja lujt trullin mire..

    i lumte..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Deutsche Welle: Vjedhja e artit kishtar ka varfëruar kulturën shqiptare

    ka qene nje shkrimtar fancez me origjine nga veriu i shqiperise(cize zyke) te cicin berisha e arrestoi per vjedhje ikonash ne 95-en. me pas ky shkrimtari nga brigjet e barit shkrujti nje liber per shqiperine dhe komplet kunder berishes.

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Deutsche Welle: Vjedhja e artit kishtar ka varfëruar kulturën shqiptare

    Ministria e kultures duhet te beje plan
    per mbrojtje me disa shtresa elektronike te
    objekteve dhe veprave qe kane ngel
    Duhet te inventarizohen kisha muzeume
    identifikohet se cfare mungon dmth eshte
    vjedhur dhe te ndertohet nje liste e komplet
    veprave te vjedhura.
    Lista se bashku me nje pamje se si duket
    objekti i vjedhur ti. dergohet Interpolit
    Interpoli ka instrumentet dhe agjentet e vet
    ne gjithe Europen dhe mund te kontrollohen
    veprat e artit qe posedojne koleksionistet
    e artit qe blejne vepra arti si dhe muzeumet
    e. artit Keto objekte arti do jene ne listen e gjurm
    hetim nga gjithe policite e qyteteve te Europes
    qe mund te kene dijeni se kush blen vepra arti
    dhe behet kontroll ne studio dhe shtepia.
    duhet kontrolluar ne Greqi,Itali,Zvicer,Angli
    dhe Hollande ku shancet jane qe te jete
    bere shitja e ikonave te vjedhura.
    Nqs shteti don me te vertete ti gjeje i hyn
    kesaj pune seriozisht me themel dhe i gjen
    ku jane dhe kush i ka blere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 22-04-2013 më 21:52
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •