Historia Islame ndėrmjet realitetit dhe paragjykimeve
Nexhat Ibrahimi
Kush ėshtė Thomas W. Arnoldi?
Thomas W. Arnoldi (1864 1930), ėshtė orientalist, historian, fi*lozof dhe hulumtues i njohur nga Anglia, profesor nė Universitetin Islamik tė Aligarhut nė Indi gjatė viteve 1888-1898, pastaj profesor i filozofisė nė Universitetin e Londrės (1898 1904), profesori i parė i gjuhės arabe nė Shkollėn pėr gjuhėt orientale nė Londėr (1904 - 1930), dhe dekan i saj prej vitit 1921 - 1930.
Jeta e tij nė mesin e muslimanėve i ndihmoi kėtij evropiani ta njohė Islamin jo vetėm nga jashtė, por edhe nga brenda, duke depėr*tuar nė thellėsitė dhe zjarrin fetar tė njerėzve tė devotshėm, botė kjo nė tė cilėn shumė pak evropianė depėrtuan. Arnoldi kishte kolegė e miq tė shumtė nga mesi i muslimanėve dhe ishte profesor i njė numri intelektualėsh muslimanė me renome, njėkohėsisht kishte miqėsi edhe me njė numėr orientalistėsh e shkencėtarėsh evropianė.
Vepra e Th. W. Arnoldit
Ndonėse vepra e Thomas W. Arnoldit Historia e pėrhapjes sė Islamit pėr herė tė parė e botuar nė gjuhėn angleze nė Aligarh nė Indi mė 1896, edhe kėto kohė ajo ėshtė tejet aktuale, si nga aspekti i ēėshtjeve qė trajton, ashtu edhe nga aspekti i metodės qė pėrdor gjatė shtruarjes sė materies.
Ka disa faktorė pse vepra jetoi kaq gjatė pa humbur nė cilėsi e vlerė, por, sipas bindjes sonė, mbi tė gjitha, pėr faktin se vepra trajton dhe pėrpunon procesin e pėrhapjes sė Islamit, siē e quajnė disa, religjionit mė tė ri nė skenėn botėrore, duke mos lėnė anash konceptin fetar, filozofik, shoqėror, politik dhe kulturor, tė pranishėm tashmė pesėmbėdhjetė shekuj nė mbarė rruzullin tokėsor.
Kemi punime dhe studime tė shumta tė muslimanėve dhe jomus*limanėve qė nė tė kaluarėn kanė trajtuar aspektin politiko-shoqėroro-ekonomik, kulturor, shkencor e filozofik tė Islamit, kanė trajtuar ngri*tjen dhe rėnien e Islamit e ēėshtje tė tjera, por aspekti fetar i veprimit tė muslimanėve ėshtė lėnė nė margjina tė preokupimeve shkencore, asnjėherė nuk ėshtė studiuar nė mėnyrė analitike dhe tė gjithanshme. Qasja e Thomas W. Arnoldit, edhe pse fare pak e mbėshtetur shkenc*ėrisht e politikisht nga tė tjerėt, mbase, ėshtė impresionuese, kurajuese dhe, mbi tė gjitha, konstruktive e shkencore edhe nė kohėn tonė.
Disa ēėshtje thelbėsore tė veprės Misioni
Thomas W. Arnoldi pėrveē qė shtroi historinė e pėrhapjes sė Isla*mit nė botė, shtroi edhe depėrtimin e Islamit nė Ballkan e edhe tek shqiptarėt.
Ndonėse niveli i studimeve dhe hulumtimeve nė kohėn e tij ishte nė shkallė tė ulėt, ndonėse disa fakte tė zbuluara mė vonė nuk kanė qenė tė njohura nė kohėn e tij, Arnoldi ofron njė qasje origjinale, tė pangarkuar, pa paragjykime e fanatizėm dhe tė dhėna mjaft interesa*nte qė veprėn e bėjnė pėrmendore tė historisė. Ai iu shmang historisė tė shtruar nė mėnyrė kronologjike dhe hulumtoi zjarrin e muslima*nėve nė pėrhapjen e besimit islam, aspektin introspektiv, sakral tė tij. Misioni (dava) nuk ėshtė i panjohur pėr Islamin, pėrkundrazi, ėshtė detyrė e shenjtė e tė gjithė muslimanėve qė ta prezantojnė atė (Udu ila sebili rabbike Kuran). Nė dallim prej shumė shkencėtarėve tė tjerė, fenomenin e frymės misionariste nė Islam Arnoldi nuk e kėrkon nė dhunėn dhe padurimėsinė e fanatikėve muslimanė, nė ekspeditat ushtarake: me shpatė nė njė dorė dhe me Kuran nė dorėn tjetėr, por nė proceset normale tė transformimit, nė veprimin modest tė predikuesve dhe tregtarėve muslimanė, tė cilėt pėrpiqeshin ta pėrhapnin fenė nėpėr tėrė botėn, sipas shumė udhėzimeve kuranore.
Nėpėr faqet e kėsaj vepre do tė shohim praktikimin historik tė ajeteve kuranore tė kėsaj natyre, do tė shohim historinė e predikimit islam, e jo tė konvertimit detyrues, i cili kohė pas kohe mund tė haset nėpėr tė gjitha periudhat e historisė sė Islamit, duke abstenuar nga Urdhėresa hyjnore. Mirėpo, nė vepėr haset mungesa e klasės priftė*rore, e klerit, organizatės sė veēantė pėr propagandimin e fesė, qė e cek edhe Sami Frashėri nė librin e tij Pėrhapja e Islamit. Nė islam nuk ekzistonte ekuivalenti kristian, por ekziston ndjenja e pėrgjegjė*sisė qė zė fill nė personalitetin e besimtarit muslimanit. Me kėtė, secili ėshtė njėherėsh edhe misionar.
Dhuna, pėrjashtim e jo rregull
Arnoldi shumė herė thekson se faktorėt kryesorė tė pėrhapjes sė Islamit nuk duhen kėrkuar nė fanatizėm, nė dhunė, por nė simplifici*tetin, jokomplikueshmėrinė e thjeshtėsinė e mėsimit islam: Nuk ka zot tjetėr pos Allahut Njė dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguar i Tij ėshtė e tėra qė kėrkon Islami pėr hyrje nė Islam. Mėsimi islam nuk ėshtė i ngarkuar me sisteme teologjike, ndaj mund ta shpjegojė ēdo besimtar. Ai ėshtė i karakterit jodogmatik, racional, i qartė dhe vetėm pas pėrqafimit tė tij tė Islamit nga bindja, kėrkon qė individi i tillė tė aftėsohet dhe ti zbatojė detyrat praktike tė fesė: Shehadetin, namazin, zekatin, agjėrimin dhe haxhin. Nė kėtė unitet tė racionaliz*mit dhe ritualeve mund tė gjendet sekreti i fuqisė me tė cilėn Islami dominoi nė mendjet dhe zemrat njerėzore.
Xhizja, haraxhi shenjė respektimi e jo diskriminimi
Po ashtu, Arnoldi shqyrton edhe tolerancėn islame dhe lirinė e jetės fetare pėr tė gjithė ata qė paguajnė xhizjen, kompensim pėr sigurinė fetare e fizike brenda shtetit islam. Ekzistimi me disa shekuj i qindra sekteve e lėvizjeve ideore kristiane brenda Perandorisė Islame dėshmon mė sė miri pėr tolerancėn qė ka ekzistuar gjatė kėtyre kohėve, kurse rastet e dhunės kanė qenė fryt i fanatikėve dhe entuzia*stėve e jo parim i Islamit, i ajeteve kuranore.
All-llahu nė Kuran pohon: Nė fe nuk ka detyrim . (II, 256); Sikur tė kishte dashur Zoti yt, do tė kishte besuar gjithkush qė ėshtė nė tokė, pa pėrjashtim. A do ti detyrosh ti njerėzit tė bėhen besimta*rė? Asnjė njeri nuk ėshtė besimtar pa vullnetin e All-llahut dhe Ai i dėnon ata qė nuk mendojnė. (X, 99-100).
Raportet e Osmanlinjve ndaj qytetarėve kristianė ishin nė shenjė tė mirėkuptimit dhe tė tolerancės
Me pushtimin e Konstantinopolit mė 1453, Mehmeti II, sė pari doli nė mbrojtje tė kishės kristiane ortodokse dhe kishės kristiane pėrgjithėsisht. Me kėtė veprim ai e njohu Kristianizmin qė paraqet njė shkallė mė tej tė tolerancės. Me Fermanin qė shpalli, e privilegjoi kishėn dhe patrikun ortodoks Genadij II, administrimin intern tė saj pa pėrzierje nga shteti, qė ishte njė kualitet nė krahasim me shtetin bi*zantin. Disa burime bizantine gjendjen e popujve tė ndryshėm nėn Bi*zantin e pėrshkruajnė si tė tmerrshme si nė aspektin shpirtėror, ash*tu edhe nė atė biologjik. Janė joserioze ata individė dhe ato qarqe qė nė bazė tė disa rasteve ekstreme dėshirojnė ti zhvlerėsojnė gjithė ato vlera.
Axhemi oglani / devshirma - pėrjashtim nga tolerance
Sipas Th. Arnoldit pėrjashtim nga mirėkuptimi dhe toleranca ėshtė marrja peng e fėmijėve meshkuj nga familjet kristiane, pėr ti edukuar nė frymėn e ushtrisė perandorake. Ndonėse njė veprim i tillė nuk ishte i justifikuar me burimet islame, ky veprim kishte rrėnjė nė sundimin e mėhershėm bizantin dhe nuk paraqiste risi dhe, nė anėn tjetėr, popujt e varfėruar nga luftėrat e shumta ishin nė gjendje tė mjerueshme, ndaj marrjen e djelmoshave nė ushtrinė mbretėrore edhe nuk e shihnin aq tė tmerrshme, siē e pėrshkruajnė kėtė disa relatorė kristianė, por si njė mundėsi tė prosperimit politik dhe ekonomik tė individit, familjes dhe rrethit ku jetonte.
Edhe Arnoldi, por edhe evropianėt e tjerė, vėrejnė dy faza tė sund*imit tė Perandorisė Osmane: dy shekujt e parė janė nė shenjė tė drejtėsisė e prosperimit tė pėrgjithshėm, kurse shekujt e mėvonshėm karakterizohen nga rėnie nė tė gjitha fushat e jetės.
Megjithė kėto, mund tė thuhet se jomuslimanėt nė Perandorinė Osmane ishin nė gjendje mė tė favorshme sesa jomuslimanėt nėpėr vendet e tyre kristiane tė asaj kohe, dhe se tė gjitha problemet brenda Perandorisė Osmane nuk ishin vetėm pėr jomuslimanėt, por edhe pėr vetė muslimanėt.
Islami dhe shqiptarėt
Kaptinė e veēantė ėshtė pėrqafimi i Islamit nga ana e shqiptarėve. Nėse kemi parasysh shkrimet e shumicės sė autorėve shqiptarė dhe ato qė ata shkruajnė, gjithsesi tė ndikuar nga koncepcionet historike sllavoserbe, mė pak perėndimore e fare pak shkencore,- atėherė nė veprėn e Th. Arnoldit na del njė tjetėr gjendje nga ajo qė jemi mėsuar ta dėgjojmė e ta lexojmė.
Dhuna, shpata, persekutimi, ngecja e shqiptarėve nė zhvillim, si pasojė e pėrqafimit tė Islamit e ēėshtje tė tjera, janė pohime tė pavėrt*etuara e tė pavėrtetueshme, tė paargumentuara e tė paargumentuesh*me. Paragjykimet qė datojnė nga tradita judeo-kristiane e greko-roma*ke, nga kryqėzatat e inkuizicioni, kolonializmi e kongresi i Berlinit, Versaja, Londra, Shėn Stefani, Jalta kanė lėnė gjurmė nė kėto shkrime, ndaj mbetet si obligim pėr institucionet dhe individėt kompetentė qė ti pėrvishen njė pune serio*ze pėr shkrimin e njė historie shqiptare e edhe botėrore, ēfarė ka qenė e jo ēfarė dėshirojmė ne sot tė ketė qenė, aq mė pak, ēfarė dėshirojnė disa grupe fundamentaliste sllavo-bolshevike dhe funda*mentaliste katoliko-centriste, tė influencuara nga jashtė, tė ketė qenė historia.
Pėrfundim
Pajtohemi apo nuk pajtohemi nė tėrėsi me Th. Arnoldin, vepra e tij ėshtė njė pėrmendore pėr historinė e daves (misionarizmit) nė Islam, njė vepėr e pakalueshme dhe njė shembull se si duhet tė shkru*het historia dhe si duhet tė trajtohet e kaluara. Kjo vepėr e pėrkthyer tash disa vite por ende e pabotuar nė gjuhėn shqipe, do tė kontribu*onte edhe nė kapėrcimin e tendosjeve shekullore ndėrmjet botės anglosaksone e perėndimore pėrgjithėsisht e popujve muslima*nė dhe nė lidhjen e miqėsisė dhe kėmbimin e vlerave ndėrmjet popujve dhe kulturave. Atė qė kanė bėrė mė herėt Arnoldi e B. Shoi dhe qė sot e bėjnė Rozhe Garodi e Princi Ēarls, nesėr duhet ta bėjnė brezat e ardhshėm. Shembulli i Arnoldit duhet tė ndiqet nga tė gjitha palėt se si duhet tė shkruhet pėr njėri-tjetrin.
Neve shqiptarėve kėto pėrpjekje duhet tė na shėrbejnė shembull se si duhet tė kultivohet shkenca, kultura, bashkėjetesa e mirėkuptimi. Islami si cilėsi kėtė rol e ka luajtur nė tė kaluarėn, kėtė ėshtė nė gjendje ta bėjė edhe sot, po edhe nė tė ardhmen. Prandaj, apeli pėr publikimin sa mė tė shpejtė tė kėsaj vepre nė gjuhėn shqipe, mendoj se ėshtė i arsyeshėm. Ēdo vonesė do tė ishte nė dėm tė kulturės dhe qytetėrimit shqiptar.
(P.S.: Libri ėshtė botuar nė fund tė vitit 2004 nga Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės)
E Dielė, 23 Gusht 2009; 07:03
zeriIslam/com
Krijoni Kontakt