Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Konkurrencë për funeralet, përplasje me thika në QSUT

    TIRANE - Një i vdekur është kthyer në mollë sherri mes pronarëve të dy agjencive funerale në Tiranë, të cilët janë përleshur me grushte e thika brenda Urgjencës së sëmundje të brendshme te spitali “Nënë Tereza” në Tiranë.

    Konkurrenca se kush do merrte përsipër ceremoninë mortore, ka shkaktuar një të plagosur me thikë dhe dy të tjerë me dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Ndërsa pronari i agjencisë funerale është ndaluar dhe hetohet në gjendje të lirë si autor i plagosjes së “rivalit” e dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Incidenti i rrallë ndodhi mbrëmjen e dy ditëve më parë, në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, kur një person i sëmurë rëndë ndodhej ende në sallën e operacionit dhe kirurgët nuk kishin dhënë garanci për jetën e tij.

    Në kohën kur në sallë vazhdonte të kryhej ndërhyrja kirurgjikale e një të moshuari, dy pronarët e dy agjencive të ndryshme funerale, shtetasit Aldont Rrahmani, 45 vjeç dhe Daniel Qemalit, 28 vjeç, kanë nisur konfliktin se kush do ta merrte kufomën. Në sherrin e dhunshëm janë përfshirë edhe 4 persona të tjerë, dy miq të autorit dhe dy të tjerë të të dëmtuarit.

    Burime nga Policia e Tiranës thanë se Rrahmani, i dënuar më parë për vjedhje, ka plagosur me thikë në parakrah konkurrentin e tij, Daniel Qemali, edhe ky i dënuar më parë për shitje lëndësh narkotike. Po kështu, dy persona të tjerë të paidentifikuar që kanë qenë me autorin, kanë goditur me sende të forta edhe shtetasit Dëfrim Sula, 21 vjeç dhe Ledi Heri, 25 vjeç.

    Balkanweb


  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Konkurrencë për funeralet, përplasje me thika në QSUT

    Ca tmeri!

    Ky eshte shteti jone demokratiko-ligjor i ndertuar nga Sali Ram Berisha. Eshte interesant fakti se cdo qelize jete ne Shqiperi eshte KANCEROZE. Tjetri akoma gjalle ndersa kta perleshen gati keta per vete me u be per funeral.

    Kur te dy pasakan qene te denuar pse u jep leje biznesi? Dhe pse QSUT paska te drejt te zgjedh funeralin kush e be?

    O zot ndihmoje kete popull fukara qe eshte shume i vogel ne numer por ska zot qe e drejton.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Konkurrencë për funeralet, përplasje me thika në QSUT

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Ca tmeri!

    Ky eshte shteti jone demokratiko-ligjor i ndertuar nga Sali Ram Berisha. Eshte interesant fakti se cdo qelize jete ne Shqiperi eshte KANCEROZE. Tjetri akoma gjalle ndersa kta perleshen gati keta per vete me u be per funeral.

    Kur te dy pasakan qene te denuar pse u jep leje biznesi? Dhe pse QSUT paska te drejt te zgjedh funeralin kush e be?

    O zot ndihmoje kete popull fukara qe eshte shume i vogel ne numer por ska zot qe e drejton.
    ku ka shqiptar qe mos te jete denuar te pakten 1 here?
    te gjithe hajna, karagjoza, sherrxhinj

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Konkurrencë për funeralet, përplasje me thika në QSUT

    sa derra paska ky pylli yne


    me duket sikur nuk eshte me pyll por ferme derrash ku rastesisht gjenden disa peme
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Konkurrencë për funeralet, përplasje me thika në QSUT

    A nuk e zgjedh vet familja agjencine e funeralit ? C'pune kane ata qe vene ne spital kur personi akoma eshte ne dhomen e operimit, njehere?! Eshte vet familja qe lajmeron agjencine per te terhequr trupin apo jo?
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Konkurrencë për funeralet, përplasje me thika në QSUT

    para 2 vjetesh nje shoku im i apasionuar pas bmw-se, beri aksident dhe e cuan ne spitalin ushtarak ne koma.
    pas 2 ditesh ne reanimacion ai del nga koma dhe e futen ne nje dhome me tre paciente te tjere.
    ate dite jashte ne korridor po degjoheshin dy burra qe po ziheshin me njeri-tjetrin.
    une ndodhesha ne dhome te shoku, dhe dal jashte ne korridor per ti thene te ulnin zerin se ka te semure, pasi ulen tonet filluan ti tregonin njeri-tjetrit se doktor filani e kishte lajmeruar me perpara
    te vinte te merrte djalin e aksidentit.
    u bera kurreshtar dhe i pyeta per ke djale e kishin fjalen, me thane per njerin qe ka bere aksident me bmw, e kishin per kete shokun tim.
    po ju kush jeni i thashe une? jemi nga axhensite e funeralit. kishin ardhur dy axhensi ne te njejten kohe. me pas i futa te dhoma e i tregoj kete shokun qe ishte gjalle.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Konkurrencë për funeralet, përplasje me thika në QSUT

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    A nuk e zgjedh vet familja agjencine e funeralit ? C'pune kane ata qe vene ne spital kur personi akoma eshte ne dhomen e operimit, njehere?! Eshte vet familja qe lajmeron agjencine per te terhequr trupin apo jo?
    As une se di nga vijne keto lloj organizimesh e as kam degjuar ta therrase doktori apo komshiu agjensine funerale.

    Ne te tilla raste eshte familja ajo qe e zgjedh,e per organizimin e ceremonise mortore.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Konkurrencë për funeralet, përplasje me thika në QSUT

    Zot na ruajt! Ne Shqiperi te vdesin para kohe. Ketu mesa di une, kur te ndodh nje vdekje familja vendos vet se ciles agjensi do i besoje ceremonine e varrimit, dhe keto nuk vendosen ne spital, por ne zyrat e agjensive. Spitali e shumta mund te japi nje list me emrat e adresat e agjensive nese familja nuk ka vendosur ose kerkon ndihme se ku te drejtohet. Nuk vene agjensite e varrimit ne spital, por familjaret ne agjensine e varrimit. Gjithcka se prapthi behet ne Shqiperi!
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Për: Konkurrencë për funeralet, përplasje me thika në QSUT

    ca te presesh, kur agjensive funerale i bejne reklame ne TV.. katastrofe
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  10. #10
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Konkurrencë për funeralet, përplasje me thika në QSUT

    this is so funny.

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    TIRANE - Një i vdekur është kthyer në mollë sherri mes pronarëve të dy agjencive funerale në Tiranë, të cilët janë përleshur me grushte e thika brenda Urgjencës së sëmundje të brendshme te spitali “Nënë Tereza” në Tiranë.

    Konkurrenca se kush do merrte përsipër ceremoninë mortore, ka shkaktuar një të plagosur me thikë dhe dy të tjerë me dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Ndërsa pronari i agjencisë funerale është ndaluar dhe hetohet në gjendje të lirë si autor i plagosjes së “rivalit” e dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Incidenti i rrallë ndodhi mbrëmjen e dy ditëve më parë, në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, kur një person i sëmurë rëndë ndodhej ende në sallën e operacionit dhe kirurgët nuk kishin dhënë garanci për jetën e tij.

    Në kohën kur në sallë vazhdonte të kryhej ndërhyrja kirurgjikale e një të moshuari, dy pronarët e dy agjencive të ndryshme funerale, shtetasit Aldont Rrahmani, 45 vjeç dhe Daniel Qemalit, 28 vjeç, kanë nisur konfliktin se kush do ta merrte kufomën. Në sherrin e dhunshëm janë përfshirë edhe 4 persona të tjerë, dy miq të autorit dhe dy të tjerë të të dëmtuarit.

    Burime nga Policia e Tiranës thanë se Rrahmani, i dënuar më parë për vjedhje, ka plagosur me thikë në parakrah konkurrentin e tij, Daniel Qemali, edhe ky i dënuar më parë për shitje lëndësh narkotike. Po kështu, dy persona të tjerë të paidentifikuar që kanë qenë me autorin, kanë goditur me sende të forta edhe shtetasit Dëfrim Sula, 21 vjeç dhe Ledi Heri, 25 vjeç.

    Balkanweb

    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •