Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ndërron jetë Linda Ihsani, Topalli ngushëllime e Mirenjohje.

    Dy shkrime sot per Linden




    Linda Ihsani, bashkepunetorja me e ngushte e Jozefina Topallit u nda nga jeta.
    Duke i shprehur ngushellimet familjes, me beri shume pershtypje kendveshtrimi per personalitetin e saj nga dy persona “te kundert”, Jozefina Topalli, kryetares se Kuvendit dhe Mero Baze.

    Jozefina Çoba Topalli: Faleminderit Linda Ihsani!

    Sot, u nda nga jeta Linda Ihsani. Linda ishte mikja ime e çmuar. Sot kam humbur bashkëpunëtoren më të ngushtë, më të besuar, njeriun e drejtë, me integritet e dinjitet njerëzor që rrallë mund t’i takosh në jetë. Linda ishte vetë thelbi i dhembshurisë, i detyrës, i altruizmit. Për ato që e njihnin nga afër, ajo ishte dedikimi për të tjerët. Kishte një fisnikëri njerëzore që nuk i lejonte vetes të mendonte për veten e saj. Linda jepte shpirtin për atë që besonte. Ishte atdhetare, e drejtpërdrejtë, guximtare, e prerë e sakrificës. Ajo ishte një intelektuale me shpirt të madh. Kurrë nuk kërkoi gjë, kurrë nuk pranoi të shfaqej në publik. Fliste pak e punonte shumë. Në kohë të mira e të këqija, ajo kurrë nuk humbi aftësinë për tu përballur. Në çdo moment të vështirë, unë e dija se Linda ishte aty, gati për të të mbështetur. E admiroja dhe e respektoja për energjinë e saj dhe përkushtimin për të tjerët, për devotshmërinë e saj ndaj asaj që besonte se është e drejtë. Faleminderit Linda për miqësinë ndaj meje e familjes sime, faleminderit për punën e madhe, për kontributin e çmuar që ke dhënë me pastërti e përkushtim njerëzor në punën tonë të përbashkët. Linda, ti ishe përherë e vërtetë me veten e me të tjerët.

    Mero Baze: Për Lindën!

    Ka vdekur Linda Ihsani dhe jam i tronditur se sa pa kuptim ikën ndonjëherë jeta e një njeriu. Kam njohur pak vetë në jetë të kenë një këmbëngulje dhe disiplinë si ajo për të punuar dhe për të mësuar gjithë jetën. Pesë vite më parë, edhe pse në fund të dyzetave të saj, përfundoi një master në Uashington, ndërkohë që jeta e saj e mëparshme ishte e mbushur me axhendë të pangjashme me askënd pranë qendrës më të fortë të pushtetit në Shqipëri.
    Prej vitit 1993 ajo ishte këshilltare e shtypit pranë ish- presidentit Sali Berisha, dhe i mbijetoi punës me të më pas si shefe kabineti kur ai ishte në opozitë. Nuk kam njohur ndokënd më të përkushtuar, duke pasur në krah njerëz ikacakë, nuk kam njohur dikë më të ditur duke u rrethuar nga injorantë, dhe as më të sinqertë duke u rrethuar nga servilë hipokritë. Shumëkush mund të shkruajë për Sali Berishën, mund të shpikë dhe të thotë të vërteta, por njeriu që i dinte gjithë të vërtetat e tij dhe ato më përvëlueset, prej të cilave ajo pati vetëm probleme, sot nuk është më.
    Nuk është kjo gjëja që më trishton më shumë se sa zhgënjimi që ajo përjetoi nga përkushtimi, kultura dhe sinqeriteti i saj sa ishte gjallë.
    Në pranverën e vitit 2005, kur PD ende nuk kish ardhur në pushtet, ajo braktisi një ditë thuajse pa paralajmërim zyrën e kryetarit të opozitës ku ishte bërë shumë ngushtë nga përkthyesit dhe sekretarët e UNMIK-ut që po mbërrinin nga Kosova me letër- porosi për shefin e saj. U përpoqa ta ndalja zhgënjimin e saj, duke iu lutur të qëndronte, por duket se thyerja kishte qenë e fortë. Nuk kish ndodhur asgjë konkrete, asnjë konflikt fizik apo verbal, por një rebelim i heshtur i një njeriu që po shikonte se përkushtimi dhe sinqeriteti i saj ishin një mall pa vlerë. Iku në një kompani private për gati një vit si përkthyese.
    Më pas Jozefina Topalli e riktheu në zyrat e saj si këshilltare për marrëdhëniet me jashtë, një punë që natyrisht Linda dinte ta bënte më mirë se kushdo, por jo më me zemër. Raportet e saj të ngrira me Sali Berishën, njeriut të cilit i ishte përkushtuar për gati 13 vjet, në kohën e tij më të vështirë, nuk i riparuan kurrë.
    Më pas erdhi mundja e saj dhe sot më njoftuan se nuk është më. Ajo po varroset sot si një njeri i panjohur, bile ndonjëherë dhe me epitete fyese nga partizanë politikë, të cilët e identifikojnë me zyrat ku ka punuar. Ju siguroj se është një njeri që po të kish përulur personalitetin shumë herë më pak se këto fytyra që sot shikojmë ministra e parlamentarë, ajo do të varrosej sot si ministre, si deputete apo kryeparlamentare. Por zgjodhi të ishte ajo që ishte dhe të shuhej në heshtje, duke na dëshmuar duke ikur, se jo gjithmonë ia del duke qenë krenar, i ditur dhe i sinqertë. Ikja e saj e heshtur është një shuplakë për idealistët, për njerëzit e ditur dhe të lexuar, për qytetarët e devotshëm dhe ata që qoftë dhe gabimisht besojnë në një ideal.
    Mijëra lexuesve nuk u vë faj se nuk e njohin dhe s’kanë për ta njohur më. Ju ndaloj të paragjykoni dikë për shkak të idealizmit të saj. Nuk keni faj se në vend të saj njohët Mesilën, Albanën, Çiljetën, Gretën dhe plot burra që ngjajnë si gra dhe plot gra të tjera që ngjajnë si burra. Sillini në mendje të gjitha këto dhe mendoni se ka ikur e kundërta e tyre. Ka ikur një grua për të cilën duhet të luftojmë të jetë në politikë dhe të në përfaqësojë të gjithëve, dhe jo nën tokë, ku ajo po përcillet sot, duke përfaqësuar dështimin tonë.

    http://www.fjalaelire.com/personazh/18495.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Ndërron jetë Linda Ihsani, Topalli ngushëllime e Mirenjohje.

    OPINION


    Ndahet nga jeta Linda Ihsani, një nga anëtaret e vjetra dhe drejtuese e forumeve të PD-së
    19-04-2013 / Gazeta 55

    Kryeministri Sali Berisha dhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ngushëllojnë familjarët

    Pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta Linda Ihsani, një nga anëtaret e vjetra të PD-së, drejtuese e forumeve dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, si dhe këshilltare e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë. Për këtë ngjarje të rëndë, Kryeministri Sali Berisha, zonja e tij Liri Berisha dhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, nëpërmjet mesazheve të tyre, i kanë shprehur dje ngushëllimet e tyre, familjarëve të të ndjerës Linda Ihsani, për ndarjen e saj të parakohshme nga jeta.
    Në mesazhin e tij, Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar kontributin e bashkëpunëtores së tij Linda Ihsanit, ndërsa e ka cilësuar atë si simboli i përkushtimit të madh dhe aftësive intelektuale të veçanta, integritetit të lartë njerëzor, eficensës së spikatur në punë, dashurisë dhe respektit për miqtë, për kolegët e saj.
    “Familjarëve të të ndjerës Linda Ihsani. Të dashur prindër dhe familjarë të të ndjerës Linda Ihsani,
    Lajmi tejet i hidhur i ndarjes para kohe nga jeta të njeriut tuaj të dashur dhe të mrekullueshëm, bashkëpunëtores sime të çmuar, më ka pikëlluar thellë mua, familjen, bashkëpunëtorët e mi dhe Partinë Demokratike.
    Linda Ihsani ishte simboli i përkushtimit të madh dhe aftësive intelektuale të veçanta, integritetit të lartë njerëzor, eficencës së spikatur në punë, dashurisë dhe respektit për miqtë, për kolegët e saj.
    Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar dhe një mbështetje të madhe në të gjitha detyrat e rëndësishme që ka kryer, për shume vite, si një nga bashkëpunëtoret e mia më të afërta. Sot në zi, së bashku me ju, jemi të gjithë ne që patëm fatin e mirë ta njohim nga afër dhe të bashkëpunojmë shumë vite me Lindën, janë miqtë e saj të shumtë që humbën miken e tyre fisnike, janë të gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohin Lindën dhe mbarë demokratët shqiptarë që kishin tek Linda një përfaqësuese të tyre, fjalë pakë e punë shumë, një qëndrestare të vendosur”.
    Për Kryeministrin Sali Berisha, Linda do të mbetet e gjallë në memorie, ndërsa lutet që shpirti i saj të gjejë paqen e merituar.
    “Linda humbi sot betejën heroike që ajo bëri me sëmundjen e egër, por do të mbetet e gjallë gjithnjë në memorien tonë. Duke ju shprehur ngushëllimet tona më të thella për këtë humbje të madhe, unë dhe Lili lutemi së bashku me ju që shpirti i Lindës tuaj të dashur të gjejë paqen e merituar”, përfundon mesazhin e tij, Kryeministri Sali Berisha.
    Me një mesazh ka reaguar dje edhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Duke e falënderuar “miken dhe bashkëpunëtoren e palodhur”, Kryeparlamentarja ka uruar më tej që “Paqja e përjetshme qoftë me ty!”.
    Sot, Zoti thirri pranë vetes miken e bashkëpunëtoren time të palodhur, simbolin e përkushtimit e sakrificës në emër të bindjeve të saj, Linda Ihsanin. Një shpirt i lirë u ngjit në qiell. Sot, të gjithë ne që patëm fatin ta njohim në këtë jetë, ndjehemi të varfëruar nga mungesa e saj. Na varfëron mungesa e buzëqeshjes së saj, sensit të drejtësisë, besimit në të nesërmen, përkushtimit pa kushte ndaj kujtdo që ishte në nevojë. Linda jone, ishte aty për secilin prej nesh që patëm privilegjin të ndajmë me të, çaste të bukura e të trishtuara, momente pune e përpjekjeje të palodhur edhe kur gjithçka dukej e kotë. Zoti, që na bekoi me miqësinë e saj të gjithë ne që e njohëm, sot e deshi pranë vetes. Lamtumirë Linda jonë. Paqja e përjetshme qoftë me ty!”, përfundon mesazhi i Kryeparlamentares Jozefina Topalli.

    ...

    55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •