Close
Faqja 17 prej 31 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 304
  1. #161
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Prishtina dhe Beogradi shkëmbejnë “ambasadorët”
    Prishtinë, (Kosovapress) 17 Qershor 2013 08:13


    Prishtina dhe Beogradi shkëmbejnë sot oficerët ndërlidhës. Lulzim Peci do të bëhet zyrtari i parë i shtetit të Kosovës që do të fillojë punën në kryeqytetin serb. Homolog i tij në Prishtinë do të jetë, Dejan Paviqeviq.

    Hapja e misioneve të posaçme diplomatike të Kosovës dhe Serbisë në vendet gjegjëse është vlerësuar si hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve të pavarura.

    Ajo është pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

    Shefi i diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur ngjarje të madhe për të gjithë rajonin shkëmbimin e zyrtarëve ndë rlidhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

    Ai ka thënë se ky akt është rezultat konkret i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Hoxhajt, ky veprim është dëshmia më e madhe se Serbia po e pranon realitetin e shtetit të pavarur të Kosovës, shkruan Epoka e re.

    Hoxhaj ka vlerësuar se vendosja e misioneve diplomatike në Prishtinë dhe në Beograd është një element kyq në drejtim t në normalizimit ndërmjet dy vendeve. /RTK/
    Vv - Palaço+LISBA :D

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    Prishtina dhe Beogradi shkëmbejnë “ambasadorët”
    Prishtinë, (Kosovapress) 17 Qershor 2013 08:13


    ...

    "ambasakakat"...

  3. #163
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    "ambasakakat"...
    - po te sheh shefi juaj dacici qe ke ofendu keshtu e te perze prej serbis , + buken ta ndal.!
    Vv - Palaço+LISBA :D

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Mirëdita” në serbisht, shqip e anglisht e Pecit në Beograd





    Beograd, Prishtinë, 17 qershor - Beograd dhe Prishtina sot në mesditë u këmbyen oficerët ndërlidhës kur Dejan Paviçeviq mori detyrën e vet në Zyrën e misionit të BE-së në Prishtinë dhe Lulzim Peci në Zyrën e BE-së në në Beograd

    Medie serbe njoftojnë se Lulzim Peci me të arritur në selinë e misionit të BE në Serbi gazetaraëve iu drejtua me “mirëdita” në serbisht, shqip dhe në anglisht e pastaj foli në gjuhën serbe

    "Kjo është një ditë e rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Pres bashkëpunim të mirë e të hapur të institucioneve shtetërore serbe dhe unë jam këtu të jap ndihmesën time në normalzimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve", ka thënë Peci.

    Pas kësaj deklarate nuk u lejuan pyetje të gazetarëve.

    http://www.koha.net/?page=1,13,149340

    Ambasak...a i "shtetit" banditisk te Thacit.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Marrezirat Kosove-Serbi:

    Kosova –prapë krahinë në Kushtetutën e Serbisë!

    Beograd, 17 qershor - Marko Gjuriq, këshilltar i kryetari serb Tomislav Nikoliq thotë se “Serbia do të miratojë ligjin kushtetues me të cilin do të rregullohet pozita e krahinës autonome në kuadër të Serbisë dhe do të legalizojë kompetencat që krahina aktualisht i kryen” .

    "Në mënyrë që t’i zbatojmë të gjitha marrëveshjet në fushën e gjyqësisë e të policisë, e edhe komptencat politike që Prishtina akualisht dhe pa pëlqimin tonë i kryen, ne duhet të miratojmë ligjin kushtetues me të cilin do të rregullojmë lidhjen e Beogradit e të Prishtinës në mënyrën si është paraparë në preambulë", ka thënë këshilltari i kryetarit serb, njofton RTS.

    Marko Gjuriq thosë se Serbia do të vazhdojë së financuari institucionet serbe në Kosovë derisa të vendoset institucioni i bashkësisë së komunave serbe. Ai ka shtuar se bashkësia serbe që nga sot fillon funksionimin formal në fazën përgatitore dhe tash, sipas tj, ato nuk mund të quhen më ilegale
    http://www.koha.net/?page=1,15,149317

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Thaçi: Kosova e Serbia po lënë pas të kaluarën

    Publikuar: 18.06.2013 - 13:25

    Vjenë, 18 qershor - Nuk do të ketë këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, e nuk do të ketë as Shqipëri të madhe. Kështu ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën vjeneze Die Presse, ndërsa ka theksuar se Serbia po shfaq një tendencë për të zvarritur procesin, mirëpo zbatimi i Marrëveshjes nuk ka alternativë. Ndryshe, sipas kryeministrit Thaçi, “as për Kosovën, as për Serbinë nuk do të ketë alternativë”, citon rtk deklaratën e kryeministrit kosovar dhënë kësaj gazete.

    Fillimisht kryeministri Thaçi ka vlerësuar se takimet e zhvilluara mes tij dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, kanë qenë në funksion të stabilitetit, paqes dhe krijimit të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve.

    Marrëveshja e arritur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi është bërë pas një konflikti 100- vjeçar, ka vlerësuar kryeministri Thaçi për gazetën vjeneze Die Presse. Kosova dhe Serbia, ka thënë ai, kanë lënë prapa të kaluarën dhe tani kanë bërë një agjendë që i shërben të ardhmes jo vetëm për të dy vendet, por edhe për gjithë rajonin. Marrëveshja gjithashtu është në shërbim të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, të cilët tani kanë filluar t’i kthehen normalitetit.

    Duke folur për fatin e mëtutjeshëm të Marrëveshjes, kryeministri Thaçi ka theksuar se “nga Serbia po shfaqet një tendencë për të zvarritur procesin, mirëpo implementimi i Marrëveshjes nuk ka alternativë, sepse ndryshe as për Kosovën as për Serbinë nuk do të ketë të ardhme evropiane”.

    Marrëveshja e 19 prillit nuk është fundi, por fillimi i një procesi të gjatë, ka theksuar kryeministri Thaçi, që, sipas tij, në radhë janë zgjidhjet e kontesteve tjera , kurse në tetor, ka thënë ai, do të jetë gjithçka gati për zgjedhjet e lira lokale në veri.

    Duke folur për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kryeministri Thaçi, ka deklaruar se Kosova po punon për hapjen e kufijve dhe jo mbylljen e tyre.

    I pyetur për tendencat për një “Shqipëri të madhe” kryeministri Thaçi ka vlerësoi se kryeministri i Shqipërisë Berisha është keqkuptuar, sepse bëhet fjalë për krijimin e kushteve në rajon ku njerëzit të mund të jetojnë pa kufizime por ku do të respektohen kufijtë shtetëror. Vetëm si shtete ne mund të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, ka deklaruar kryeministri Thaçi.

  7. #167
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anëtarësuar
    18-10-2010
    Postime
    353

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Qeveria jonë, në dialog me Serbinë, asnjëherë nuk e pa të udhës që ta kushtëzojë Serbinë për asgjë. Serbia, tani, duke e parë joseriozitetin e institucioneve tona dhe vizionin jo të qartë për të dialoguar tani qet kushte, duke e ngadalësuar zbatimin e marrëveshjes. Tani, Qeveria e Serbisë hapur e ka kushtëzuar zbatimin e marrëveshjes në veri me Ligjin e Amnistisë. Dhe, hapur deklaron se nuk do të ketë shpërbërje të strukturave ilegale në veri, derisa Kosova nuk i fal të gjithë serbët që kanë punuar për Serbinë që 14 vjet.
    High Voltage , Power Supply

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    LDK mbështet ratifikimin e marrëveshjes, Vetëvendosje kundërshton

    Publikuar: 18.06.2013 - 16:14

    Prishtinë, 17 qershor - Ratifikimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë pritet të dalë për shqyrtim në seancën e të enjtes në Kuvendin e Kosovës. Idetë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për ditën e mërkurë, të lansuara nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk kanë gjetur mbështetjen dhe konsensusin politik të forcave tjera parlamentare.Mirëpo, koalicioni qeverisës të enjten pritet të ketë mbështetjen edhe të partisë më të madhe opozitare në Kuvend, Lidhjes Demokartike të Kosovës.
    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka konfirmuar se partia e tij e mbështet ratifikimin e marrëveshjes duke e cilësuar atë si një hap të mirë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve midis dyja vendeve.
    “Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përkrahur marrëveshjen e cila është trajtuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, LDK do ta ratifikojë këtë marrëveshje në Kuvend sepse e konsiderojmë si një hap të rëndësishëm i stabilizimit të gjendjes në Kosovë dhe përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë”, ka thënë Mustafa.
    Tutje, lideri opozitar, ka sqaruar se procedura e ratifikimit nuk ka pse t’i nënshtrohet ndonjë seance të jashtëzakonshme, siç kishte rrjedhë si ide nga Partia Demokratike e Kosovës.
    “Ne do ta ratifikojmë marrëveshjen por e konsiderojmë se çështja është e zakonshme dhe nuk është e jashtëzakonshme, kështu që ne do të kërkojmë që ratifikimi të bëhet të enjten në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.
    Për ratifikimin e Marrëveshjes, qeveria dhe partitë e koalicionit do të kenë mbështetjen edhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e cila është pjesë e procesit përmes nënkryetarit Blerim Shala, si koordinator i negociatave.
    Gjithashtu, marrëveshja përkrahet edhe nga partitë e pakicave, çka e bën më të lehtë realizimin e synimeve të qeverisë për ratifikimin, pasi që kjo procedurë kërkon dy të tretat e votave të deputetëve, gjegjësisht 80 vota për.
    Seanca e jashtëzakonshme nga PDK-ja ishte kërkuar që të thirret para takimit të radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq që do të mbahet më 20 qershor në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton.
    Deputeti i Partisë Demokratike, Behar Selimi ka thënë se seanca e jashtëzakonshme do të thirrej po të ekzistonte konsensusi i nevojshëm.
    Ndërkaq në rrethanat aktuale, ai nuk e sheh si problem edhe seancën e rregullt dhe ratifkimin e marrëveshjes në ditën kur në Bruksel do të zhvillohet takimi Thaçi – Daçiq.
    “Ka pasur ide që ta mbajmë një seancë të jashtëzakonshme. Mirëpo seanca e jashtëzakonshme kërkon një konsensus politik prandaj ne nuk jemi këmbëngulës në këtë ide”, ka thënë Selimi.
    Nga të gjitha forcat parlamentare, Marrëveshja me Serbinë kundërshtohet ashpër vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje.



    Ky subjekt politik ka paralajmëruar aksione kundërshtuese gjatë ditës së mbajtjes së seancës, përfshi edhe demonstratat para ndërtesës së Kuvendit. Organizimet pritet të nisin në shumicën e qyteteve të Kosovës.
    Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ndërmarrjen e disa aksioneve, por edhe organizimin e demonstratave për të kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në Kuvendin e Kosovës.
    Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të rëndë dhe të keqe që nga shpallja e pavarësisë. Këto komente ai i ka bërë gjatë një konference për gazetar. Aty zyrtarët e kësaj lëvizje kanë bërë të ditur se sonte në sheshet kryesore të 28 qyteteve do të organizohen aksione simbolike në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes.
    Ndërkohë të enjten në ora 9 kur është planifikuar të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës, para ndërtesës së legjislativit, Vetëvendosje ka paralajmëruar të mbajë edhe një protestë, të thirrur si gjithëpopullore.
    Albin Kurti ka deklaruar se kryeministri Thaçi po e dërgon marrëveshjen për ratifikim në Kuvend vetëm për ta shpërndarë fajin me LDK-në dhe AAK-në.
    “Arsyeja pse po e bjen për ratifikim këtë marrëveshje është për ta shpërnda fajin me LDK-në dhe AAK-në. Kurse është problem tjetër që ka gatishmëri për ta pranuar këtë shpërndarje faji. Por e vetmja arsye pse kjo marrëveshje po vjen në Kuvendin e Kosovës është për ta shpërnda fajin”, ka thënë Kurti.
    Vetëvendosje e ka kundërshtuar dialogun me Serbinë që nga fillimi i procesit. Kurse marrëevshjet e arritura në këtë dialog i ka cilësuar si të dëmshme për shtetin e Kosovës dhe funksionimin e tij.

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    VV i vë flakën marrëveshjes me Serbinë







    Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në orët e vona të natës duke organizuar një aksion simbolik me të cilin shprehin mospajtimin e tyre për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë.

    Aktivistët para se të mbahet një fjalim kishin vënë disa shkronja në të cilat shkruante “Marrëveshje me Serbinë” të cilat i lyen me lëngë djegëse dhe ua vënë flakën më të përfunduar aksioni.

    Kem organizuar një aksion simbolik për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së arritur. Marrëveshja legalizon strukturat ilegale të Beogradit ju ofron amnisti dhe dorasit që organizuan krime dhe spastrimin e etnik të Kosovës tashmë do të ecin të lirë dhe kjo marrëveshje shkel sovranitetin e Kosovës”, ka thënë aktivisti i VV-së Berat Lahu.

    Sipas Lahut, asnjë shqiptar nuk mund të jetë mësues në veri dhe se kjo është shkelje kushtetuese dhe se “e kemi organizuar këtë aksion për t’i bërë thirrje njerëzve që të dalin në këtë protestë që legalizon kriminelët në Veri”.

    Qeveritarët e shitur po i tremben edhe më shumë këtyre protestave dhe ne në mënyrë simbolike sot jemi mbledhur për të bërë thirrje që të dalim edhe më shumë në protestat e 20 qershorit për të kundërshtuar këtë marrëveshje”, tha Lahu.

    Në fund protestuesti janë shpërndarë të qetë dhe protesta ka përfunduar pa incidente. /express/

    ***

    Kurti: Aksione e demonstrata kundër ratifikimit

    Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ndërmarrjen e disa aksioneve, por edhe organizimin e demonstratave për të kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në Kuvendin e Kosovës.

    Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të rëndë dhe të keqe që nga shpallja e pavarësisë.

    Këto komente ai i ka bërë gjatë një konference për gazetar.

    Aty zyrtarët e kësaj lëvizje kanë bërë të ditur se sonte në sheshet kryesore të 28 qyteteve do të organizohen aksione simbolike në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes.

    Ndërkohë të enjten në ora 9 kur është planifikuar të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës, para ndërtesës së legjislativit, Vetëvendosje ka paralajmëruar të mbajë edhe një protestë, të thirrur si gjithëpopullore.

    Albin Kurti ka deklaruar se kryeministri Thaçi po e dërgon marrëveshjen për ratifikim në Kuvend vetëm për ta shpërndarë fajin me LDK-në dhe AAK-në.

    “Arsyeja pse po e bjen për ratifikim këtë marrëveshje është për ta shpërnda fajin me LDK-në dhe AAK-në. Kurse është problem tjetër që ka gatishmëri për ta pranuar këtë shpërndarje faji. Por e vetmja arsye pse kjo marrëveshje po vjen në Kuvendin e Kosovës është për ta shpërnda fajin”, ka thënë Kurti.

    Vetëvendosje e ka kundërshtuar dialogun me Serbinë që nga fillimi i procesit. Kurse marrëevshjet e arritura në këtë dialog i ka cilësuar si të dëmshme për shtetin e Kosovës dhe funksionimin e tij. /REL/



    http://www.zeri.info/artikulli/8083/...e-ne-27-komuna
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 19-06-2013 më 01:37

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin
    Thaçi: Kosova e Serbia po lënë pas të kaluarën

    Publikuar: 18.06.2013 - 13:25

    ...




    Ja vertetimi...


    Nikolic: Ose unë, ose Jahjaga në festën e Kroacisë

    Publikuar: 18.06.2013

    Hyrjen e shtetit në Bashkimin Evropian, kroatët kanë vendosur ta festojnë duke pasur të pranishëm të gjithë presidentët e shteteve të Ballkanit. Por, sërish është Serbia ajo që u vë kushte fqinjëve duke thënë se nuk marrin pjesë po qe se ftohet edhe presidentja e Kosovës.

    Udhëheqësi i shtetit kroat, Ivo Josipovic ka deklaruar se “të gjithë fqinjët, kryetarët e shteteve përfshirë edhe ai serb Tomislav Nikolic janë të mirëseardhur” për të marrë pjesë në gëzimin e kroatëve.

    Por, presidenti serb ia ka bërë të qartë homologut kroat se pjesëmarrja e tij varet tërësisht nga mënyra se si do ftohet presidentja e Kosovës.

    Shkuarja ime në Kroaci mund të evitohet vetëm nëse Kroacia vendos ta ofendojë Serbinë duke e ftuar Kosovën si shtet të pavarur”, ka deklaruar Nikolic, transmeton Koha.net.

    Mbetet të shihet nëse Kroacia do t’ia plotësojë dëshirën Serbisë, apo do të veprojë ashtu siç bëri ditë më parë kur e bojktoi samitin e Ohrit për shkak të mos ftesës së presidentes Jahjaga.

    Kroacia nga data 1 korrik e këtij viti do bëhet shteti i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/lajme/nikol...e-2-33256.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 19-06-2013 më 01:35

Faqja 17 prej 31 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •