Close
Faqja 13 prej 31 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 304
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Xhandarmëria “ndihmon” zbatimin e marrëveshjes ?!?!?



    Sipas të njëjtave burime, pjesëtarët kanë nisur patrullimet e tyre një javë para se në Bruksel kryeministri Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Iivica Daçiq ta përafrojnë marrëveshjen për veriun.

    “Është fakt se ata janë vendosur nga qeveria e Serbisë nga frika se mos po dështon marrëveshja dhe pala kosovare po ndërmarrë hapa të njëanshëm në veri, por tash në konsultim mes palëve do të kujdesen që marrëveshja të zbatohet”, kanë bërë të ditur burime të gazetës./ORAinfo


    http://gazetaditore.com/2013/05/03/x...-marreveshjes/


    Kjo eshte pjese e Serbise...

    Dhe si e tille do te duhej te tajtohej, ne menyre qe te mos humbasim shume kohe per asgje dhe te mos ju lejojme hajnave dha banditeve hapesire ideale te kamuflojne krimet e tyre ndaj qytetareve, shoqerise, shtetit dhe kombit duke u paraqitur si politikane dhe patriota, qe ne te vertete nuk jane dhe udheqes te shteti, qe gjithashtu nuk jane, te cilet po takohen me politikane te rangut nderkombetar, ne te fakt kryesisht ambasadore te krahasueshem me ata te vitit 1913.

    Cdo parti, perfshi edhe VV, e cila e ka prioritet veriun e Kosoves, pavaresisht qellimeve, ben mekat ne kurriz te shumices absolute te qytetareve te Kosoves dhe punon, me ose pa dashje per interesa te huaja dhe armiqesore ne kurriz te nje te ardhme me te mire per shumicen dhe kombin ne pergjithesi. Ne vend te kesaj, te gjithe do te duhej te fokusoheshin ne Luginen e Presheves dhe mundesine per ndryshimin aftmesem dhe afatgjate te kufirit me Serbine, si dhe ne permiresimin e jetese ne pjesen tjeter (100 here me te rendesishme) te Kosoves, ku edhe jetojne mbi 95% te qytetareve ose 99% te qytetareve lojal. Gjithashtu bashkepunimi sa me i ngushte me Shqiperine dhe trojet shqipetare ne maqedoni do te duhej te futeshin ne listen e prioriteteve per vitet ne vijim.

    Vete fakti se qe disa vite, pothujase tere kohen e pasluftes, veriu i Kosoves eshte permanent ne fokus te Serbise, Nderkombetareve dhe Qeverise se Kosoves, ne kete menyre pashmangshem edhe te publikut te brendshem dhe te jashtem, por edhe te fushatave manipulative per pushtet ne Serbi dhe ne Kosove, eshte tregues i mire per rolin afatgjate dhe ne mase te madhe destruktiv e te disfavorshem (per Kosoven) qe ka ky konflikt i planifikuar, i organizuar dhe i mbajtur ne jete nga Bashkesia nderkombetar ne bashkepunim me Serbine dhe qeverite e deritanishme te Kosoves.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 03-05-2013 më 06:49

  2. #122

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Kjo eshte pjese e Serbise...

    Dhe si e tille do te duhej te tajtohej, ne menyre qe te mos humbasim shume kohe dhe te mos ju lejojme hajnave dha banditeve hapesire ideale te kamuflojne krimet e tyre ndaj qytetareve, shoqerise, shtetit dhe kombit duke u paraqitur si politikane dhe patriota, qe ne te vertete nuk jane dhe udheqes te shteti, qe gjithashtu nuk jane, te cilet po takohen me politikane te rangut nderkombetar, ne te fakt kryesisht ambasadore te krahasueshem me ata te vitit 1913.

    Cdo parti, perfshi edhe VV, e cila e ka prioritet veriun e Kosoves, pavaresisht qellimeve, ben mekat ne kurriz te shumices absolute te qytetareve te Kosoves dhe punon, me ose pa dashje per interesa te huaja dhe armiqesore ne kurriz te nje te ardhme me te mire per shumicen dhe kombin ne pergjithesi. Ne vend te kesaj, te gjithe do te duhej te fokusoheshin ne Luginen e Presheves dhe mundesine per ndryshimin aftmesem dhe afatgjate te kufirit me Serbine, si dhe ne permiresimin e jetese ne pjesen tjeter (100 here me te rendesishme) te Kosoves, ku edhe jetojne mbi 95% te qytetareve. Gjithashtu bashkepunimi sa me i ngushte me Shqiperine dhe trojet shqipetare ne maqedoni do te duhej te futeshin ne listen e prioriteteve per vitet ne vijim.

    Vete fakti se qe disa vite, pothujase tere kohen e pasluftes, veriu i Kosoves eshte permanent ne fokus te Serbise, Nderkombetareve dhe Qeverise se Kosoves, ne kete menyre pashmangshem edhe te publikut te brendshem dhe te jashtem, por edhe te fushatave manipulative per pushtet ne Serbi dhe ne Kosove, eshte tregues i mire per rolin afatgjate dhe ne mase te madhe destruktiv e te disfavorshem (per Kosoven) qe ka ky konflikt i planifikuar, i organizuar dhe i mbajtur ne jete nga Bashkesia nderkombetar ne bashkepunim me Serbine dhe qeverite e deritanishme te Kosoves.
    I nderuari Anti Pro Anti, ti thua qe Shqiptaret e Kosoves definitivisht duhet hequr dore nga ajo pjese e teritorit te Kosoves (Veriut dhe Mitrovices se ndare), si dhe duhet hequr dore nga pasurite atje Ujmani dhe Trepca ?!?!?

    Kam nje pyetje ???

    Nese me te vertete duhet hequr dore nga ajo pjese e teritorit dhe pasurise se Kosoves! Pse ateherash ne rradhe te pare u be tere ajo lufte 1997 - 1999 ku u vrane mbi 10 mije vete, ku u dhunuan afro 20 mije gra, ku u larguan nga shtepite e tyre afro 1 milion Shqiptar etj etj? Faljen apo heqjen dore nga veriu i Kosoves dhe Mitrovices, kemi mundur ta bejme edhe pa te gjitha keto viktima?!?!?

    Mendoj eshte me se gabim shum i madh nese ne Shqiptaret si KOMB mendojme e duhet menduar qe Veriu, pjesa Veriore e Mitrovices, Ujmani dhe Trepca i takojne shtetit SERB!!!!

    Dhe, e dyta?

    Edhe Veriu/Mitrovica Veriore jane pjese te Kosoves dhe Shqiptareve. Edhe Lugina e Presheves (Presheva, Medvegja e Bujanoci) jane teritor te Shqiptareve!

    Mirepo siq boterisht dihet Veriun e Kosoves dhe Mitrovices veriore e kontrollon Serbia me strukturat e saja ilegale, kriminele e okupuese ku tani me ane te kesaj marrveshje te TURPSHME te arritur ndermjet Thacit e Dacicit, keto struktura do te legalizohen. E gjithashtu Luginen e Presheves (Presheve, Medvegje e Bujanoc) perseri shteti serb ka kontroll me ane te strukturave te saja Institucionale?

    Prandaj pyetje do ishte?

    Si mundemi te bejme pazar me tokat tona Veriun e Kosoves dhe Luginen e Presheves, dhe ku per fat te keq aq veriun e Kosoves, e as Luginen e Presheves nuk e kontrollojme?

    Si mund te bejme ndryshime teritoresh me teritore tona ku asnjeren e astjetren nuk e kemi nen kontroll tonin???
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    I nderuari Anti Pro Anti, ti thua qe Shqiptaret e Kosoves definitivisht duhet hequr dore nga ajo pjese e teritorit te Kosoves (Veriut dhe Mitrovices se ndare), si dhe duhet hequr dore nga pasurite atje Ujmani dhe Trepca ?!?!?

    Kam nje pyetje ???

    Nese me te vertete duhet hequr dore nga ajo pjese e teritorit dhe pasurise se Kosoves! Pse ateherash ne rradhe te pare u be tere ajo lufte 1997 - 1999 ku u vrane mbi 10 mije vete, ku u dhunuan afro 20 mije gra, ku u larguan nga shtepite e tyre afro 1 milion Shqiptar etj etj? Faljen apo heqjen dore nga veriu i Kosoves dhe Mitrovices, kemi mundur ta bejme edhe pa te gjitha keto viktima?!?!?

    Mendoj eshte me se gabim shum i madh nese ne Shqiptaret si KOMB mendojme e duhet menduar qe Veriu, pjesa Veriore e Mitrovices, Ujmani dhe Trepca i takojne shtetit SERB!!!!

    Dhe, e dyta?

    Edhe Veriu/Mitrovica Veriore jane pjese te Kosoves dhe Shqiptareve. Edhe Lugina e Presheves (Presheva, Medvegja e Bujanoci) jane teritor te Shqiptareve!

    Mirepo siq boterisht dihet Veriun e Kosoves dhe Mitrovices veriore e kontrollon Serbia me strukturat e saja ilegale, kriminele e okupuese ku tani me ane te kesaj marrveshje te TURPSHME te arritur ndermjet Thacit e Dacicit, keto struktura do te legalizohen. E gjithashtu Luginen e Presheves (Presheve, Medvegje e Bujanoc) perseri shteti serb ka kontroll me ane te strukturave te saja Institucionale?

    Prandaj pyetje do ishte?

    Si mundemi te bejme pazar me tokat tona Veriun e Kosoves dhe Luginen e Presheves, dhe ku per fat te keq aq veriun e Kosoves, e as Luginen e Presheves nuk e kontrollojme?

    Si mund te bejme ndryshime teritoresh me teritore tona ku asnjeren e astjetren nuk e kemi nen kontroll tonin???
    Nuk eshte e gjithe Trepca ne anen e serbeve dhe ato ceshtje mund te rregullohen edhe me nje marreveshje te vertete gjate procesit te ndryshimit te kufirit (ndarjes)... Ujmani gjithashtu zuk i takon i teri Kosoves, por edhe ne kushte normale do te ishte i ndare me Serbine.

    Edhe keshtu qe me shume se 24 vjet Kosova pothuajse asgje s'ka perfituar nga Trepca.
    99% te kosovareve nuk mund te behen peng shekullor i potencialisht 2, 3 apo 5 miliard EUR.

    Dhe, cka eshte me e rendesishme, sikur Serbia qe nuk ka mundesi ta mbaj gjithe Kosoven dhe ta kthej nen pushteitin dhe brenda kornizes kushtetuese dhe institucionale te saj, ashtu edhe Kosova nuk eshte e afte ta mbaj dhe ta kthej veriun brenda kornizes se ligjeve, pushtetit dhe shtetit te Kosoves. Kjo gje do te mund te ndodhte vetem me lufte ose me ndihmen e NATO-s.
    Prandaj, u pajtuam ne apo jo, ajo pjese sipas gjitha gjasave dhe parashikimeve do te shkoje cdo dite e me teper drejt integrimit te plote ne Serbi.
    Cdo veprim i deritanishem dhe aktual i Bashkesise nderkombetare (edhe i miqve) nuk tregon se jane te interesuar qe ajo pjese vertet te integrohet dhe te behet pjese e pandashme e Kosoves. Perderisa te jete keshtu, atehere shansat nuk jane as minimale qe te realizohen qellimet dhe deshirat tona "maksimale".

    Keshtu sic eshte dhe sic po tentohet te rregullohet, konflikti i atjeshem edhe per shume vite dhe dekada do te behet pengese e perparimit sado moderat te pjeses tjeter te Kosoves, dhe para se gjithash, rast ideal per tu keqperdorur nga "politikane" te papergjegjshem dhe bandite te ndryshem qe futen ne politike. Per keqperdorimin nga ana e Serbise, e cila do ta shfrytezonte si dere hap e krah per tu futur edhe ne cdo sfere te jetes politike dhe institucionale te Kosoves, ku de facto edhe sot eshte permes perfaqesuesve te vete ne qeverine aktuale te Kosoves dhe ne Parlament (me te drejte te vetos), te mos flasim fare.

    Une jo pa qellim e permenda se do te duhej te fokusoheshim ne perafrim sa me te madh me Shqiperine dhe me trojet shqipetare ne Maqedon, por edhe me Luginen e Presheves. Ne kete kontekst duhet te provojme ti zgjidhim disa probleme dhe nevoja tonat prioritare, jo ne shtyrje per dekada ose shekuj me Serbine per Trepcen.
    Dhe, po te ishte ber lufta per Trepcen, atehere ajo moti (qe ne ditet e para te pasluftes) do te ishte duke punuar qysh duhet. Te huajt, ata qe e kane krijuar, mbrojtur dhe mbajtur te gjalle konfliktin e veriut, ne fakt qe e kane mbeshtetur ndarjen faktike te Kosoves keshtu sic eshte, po te kishin qene aq te interesuar per Trepcen, me pare do ta kishin futur nen protektorat dhe ne pushtetin e Kosoves, pasi qe vetem kjo do t'ju kishte mundesuar profit shume me te lehte dhe me te larte.

    Me pak fjale: N'kofshin met ne Trepcen 2 mio njerez, ma mire t'dalin te gjithe te kerkojne azil neper bote.

    Per te mos u keqkuptuar:
    Nuk kam asgje kunder atyre qe kane plane te realizushme per integrimin e vertete te asaj pjese brenda Kosoves. Por jo plane ne ajer, te cilat mund te realizohen vetem me parakushte praktikisht te pakrijueshme. Sepse edhe ne Serbi mund te thone, nese nuk do te ishte NATO do te ishim ne ne Kosove etj. Nuk mund te behen plane dhe projekte, realizimi i te cilave varet gati absolutisht nga vullneti i nje superfuqie te paperballueshme apo rrethanave tjera me efekte te ngjashme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 03-05-2013 më 08:19

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    ...

    E treta:
    Shume nga pikat ne "faqet A4" te komplotit atishqipetar te kusilingeve hajdut te Kosoves dhe armiqeve nderkombetar jane ne kundershtim te plote me kushtetuten dhe ligjet ekzistuese te Kosoves, nese nuk behen ndryshime perkatese. D.m.th. Duhet te behen ndryshime te thella kushtetuese ne menyre qe shume nga pikat e permendura ne rast te zbatimit te behen te ligjshme.

    E katerta:
    Nese ndryshohet kushtetuta per ta perligjur atonomine e veriut dhe apartheidin etnik te serbeve ne Kosove, atehere parimisht cdo rajon i Kosoves do te mund te krijonte bashkesi me struktura te ngjashme ose te njejta autonome, te cilat do ta shkaterronin shtetin e Kosoves. Vijat ndarese vetem ekzistojne. Nevojiten vetem alibi te volitshme.

    ...
    Të gatshëm të merren me ligjet që bien ndesh me marrëveshjen

    Qeverisë i duhet të rishikojë një numër jo të vogël të ligjeve në fuqi, pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë e cila në praktikë prek rreth 40 ligje.

    Por, deri më tani ekzekutivi i vendit që pret që materien e kësaj marrëveshje ta dërgoj në Parlament për ratifikim, nuk e ka bërë bilancin ligjeve që prek kjo marrëveshje. Ndërkohë që jo zyrtarisht thuhet se një analizë preliminare ka treguar se janë rreth 40 ligje në fuqi që bien ndesh me këtë marrëveshje. Besim Kajtazi shef i zyrës ligjore të kryeministrit i ka thënë Radio Kosovës se ligjet e vendit do të harmonizohen me marrëveshjen.

    “Në pajtim me nenin 19 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara janë normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës. Duke u nisur nga ky fakt, do te analizohen të gjitha ligjet që mund të bien ndesh me këtë marrëveshje dhe do të harmonizohen me marrëveshjen”, ka thënë Kajtazi.

    Kajtazi ka thënë se pa përfunduar procesi i nënshkrimit të marrëveshjes dhe Planin e zbatimit të saj nuk mund të ketë një listë të saktë të ligjeve në të cilat do të ketë ndikim marrëveshja.

    Nëse kjo marrëveshje ratifikohet nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, atëherë pas ratifikimit, implementimi i marrëveshjes bëhet i obligueshëm”, ka thënë Kajtazi.

    Krejt të shkyçur nga çështja e ligjeve që prek marrëveshja është aktualisht Komisioni për Legjislacion i Parlamentit që sipas kryetarit të tij Arben Gashi, nuk e di se sa ligje duhet të harmonizohen.

    Marrëveshjen po e presim për ratifikim. Nuk ka ndonjë analizë se sa ligje duhet të ndryshohen. Po presim qeverinë”, ka thënë Gashi.

    Bazuar në nenin 19 të Kushtetutës së Kosovës, marrëveshjet pas ratifikimit zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur nuk janë të vetëzbatueshme dhe zbatimi i tyre kërkon nxjerrjen e një ligji.

    RTK

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Diplomat në veri me mbishkrimin “Bashkësia e Komunave Serbe”!
    ...
    Duke reaguar në spekulimet se kryetarët e katër komunave do të ndërrohen nëse nuk e pranojnë Marrëveshjen, Drecun shembujt konkretë për diplomat e shtetësinë i interpreton si përparësi të marrëveshjes me Prishtinën, njofton RTS.

    "Sa u përket diplomave, në to do të jetë mbishkrimi Bashkësia e Komunave Serbe, por as Republika e Serbisë askush nuk e ndalon dhe kjo do të bëhet, pra do të jepen diploma në të cilat do të jetë stema e Serbisë dhe do të shkruhet Republika Serbisë” ka thënë Drecun.

    Sipas fjalëve të tij, kështu arrihet një zgjidhje praktike që diplomat të përdoren edhe në Kosovë, në veçanti në pjesët që i kontrollon Prishtina, dhe të jenë të përdorshme kudo jashtë, edhe në Serbi.

    Sa i përket shtetësisë, të gjithë ata që jetojnë në Kosovë janë shetas të Serbisë dhe të gjithë kanë të drejtë në dokumente udhëtimi, thotë Drecun dhe shton se Serbia do të marrë pjesë në zgjedhjet për deputetë të Kuvendit të Serbisë, sikur deri më tash.
    http://www.koha.net/?page=1,15,144732


  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hydajet Hyseni, tregon arsyet se përse ai abstenoi në seancën e jashtëzakonshme kur u votua marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovës – Serbisë. ...

    ...

    Ai thotë se vërejtjet e tij ndaj marrëveshjes kishin të bënin me natyrën e dilemave që përmbante, duke qenë se nuk kishte titull se çka është, a është marrëveshje apo çka është, që kishte parime që nuk i dilnin se janë parime, që nuk përcaktohej mes kujt bëhet marrëveshja mes dy shteteve apo si, që nuk kishte as cilësia e nënshkruesve, e palëve nënshkruese qartë, që kishte formula të paqarta që nuk e bëjnë të lehtë të përcaktohesh.


    Ta zëmë kishte formulime që do të formohet një bashkësi e komunave, tjera thoshte se jo bashkësi, por Zajednica që nuk është komunitet siç është përkthyer, por është union (Zajednica) bashkësi që merr një karakter institucional dhe territorial që është më shumë se sa asociacioni që kemi, sepse ajo është shoqatë dhe nuk është e njëjta gjë. Në raste të tilla si të përcaktohem, për cilën do të votosh dhe nëse mi përzien, me shaka, siç thotë një shaka, baba dhe zhaba, nuk mund të votosh për të dyja, prandaj ose do t’i veçosh ose do të abstenosh”, ka thënë Hyseni.
    ...
    http://www.telegrafi.com/lajme/jazaj...n-2-31786.html

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    S’arrihet marrëveshje për planin e zbatimit


    As dita e dytë e takimit në mes të ekipeve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel nuk ka sjellë planin e zbatimit. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka konfirmuar një gjë të tillë.

    Më vjen keq ta them se nuk kemi arritur që të kemi një plan të implementimit. Natyrisht që janë ofruar drafte edhe më datën 26 prill nga zoti Gentilini edhe ditën e sotme. Ne më 26 prill kemi dhënë pajtueshmërinë tonë. Sot kemi pasur vërejtje në qasjen e integrimit të strukturave ilegale të sigurisë. Ne mendojmë se ato duhet të shkojnë përmes një procesi të konkursit, ndërsa pala serbe ka qasje tjetër”, iu ka thënë Kuçi gazetarëve.

    Ai ka thënë se pala serbe dëshiron që nga “kjo marrëveshje të arrijë një marrëveshje tjetër, apo ndryshe ta them të flasin për çështjet që nuk janë fare në marrëveshje”.

    Zëvendësshefi i Qeverisë së Kosovës ka komentuar këtë si një humbje kohe dhe dhënie e përshtypjes se po diskutohet për gjëra të tilla para partnerëve ndërkombëtarë.

    Andaj, ai ka propozuar që takimi i radhës të jetë në nivel kryeministrash.

    Jemi të interesuar që të diskutojmë për çështje konkrete, për zbatim të asaj që është arritur më 19 prill dhe besoj se një veprim i tillë tani duhet të kalojë në nivel të kryeministrave dhe zonjës Ashton”, u shpreh Kuçi duke sqaruar se takimi i tillë mbase do mbahet më date 21. /rel/
    http://www.zeri.info/artikulli/5431/...nin-e-zbatimit

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Jahjaga: Për Marrëveshjen do të ndryshojmë edhe ligjet
    ...
    Marrëveshjes, përfshirë edhe ndryshimin e ligjeve dhe të dispozitave, i ka thënë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gazetës serbe, “Novi magazin”.

    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,145115

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Daçiq nuk heq dorë nga ideja për këmbim territoresh

    Cyrih, 8 maj - Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq vazhdon të angazhohet për këmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë si një zgjidhje e përhershme mes shqiptarëve dhe serbëve, njofton KTV.

    Personalisht besoj se kjo është zgjidhja më e mirë, më e shpejtë dhe më e qëndrueshme. Mendoj se kjo zgjidhje do të pranohej si nga shqiptarët ashtu edhe nga serbët, sepse nuk ndërlidhet me ndonjë palë të tretë”, tha ai.

    Në një intervistë për gazetën zvicerane Neue Zuricher Zeitung, ai ka deklaruar gjithashtu se Serbia është e përkushtuar në procesin e integrimeve evropiane dhe se janë të vetëdijshëm se do të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, vetëm kur të startojë zbatimi i marrëveshjes se arritur me Kosovën.
    http://www.koha.net/?page=1,15,145129

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Marrëveshja shkelet pa filluar zbatimi!



    Marrëveshja e arritur në mes të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, “për normalizimin e marrëdhënieve” Kosovë- Serbi është shkelur nga palët nënshkruese ende pa filluar të implementohet.

    Vetëm pak kohë pas marrëveshjes, është përcaktuar që dokumenti prej pesëmbëdhjetë pikave të fillojë të implementohet më 26 prill, por kanë kaluar më shumë se dy javë prej kur dy kryeministrat e kanë nënshkruar atë, ndërsa implementimi as që ka filluar.

    Në fakt, takimi i ekipeve të dy shteteve për të rënë në ujdi rreth mekanizmave për implementimin e marrëveshjes është mbajtur më 26 prill, por ata kanë dështuar në arritjen e planit zbatues.

    Pas këtij takimi, delegacioni kosovar i prirë nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ai serb, që drejtohet nga Marko Gjuriq, që është këshilltar i presidentit serb, Tomisllav Nikoliq, janë takuar përsëri, por as në takimin e dytë nuk janë pajtuar për mënyrën se si duhet të zbatohet në terren marrëveshja Thaçi-Daçiq.
    Analisti politik, Ardian Arifaj, thotë se në momentin që marrëveshja nuk ka filluar të implementohet, ashtu siç është paraparë, përkatësisht plani implementues i dakorduar nga të dyja palët nuk ka qenë i gatshëm me këtë datë, kjo nënkupton se është shkelur ajo.

    Pas marrëveshjes patën dalë në konferencë për gazetarë edhe patën thënë që pas një jave do të takohen edhe do të arrihet marrëveshja për implementim. Pak a shumë unë e kuptoj si shkelje të marrëveshjes. Është paralajmëruar si pjesë e marrëveshjes që brenda një jave të arrihet marrëveshja për planin e implementimit”, thotë ai.

    Sipas tij, fakti që Serbia po e zvarrit këtë proces është tregues se ekziston rreziku që marrëveshja Thaçi-Daçiq të dështojë tërësisht.

    Kjo është pasojë e asaj që e kemi thënë përherë. Bisedimet kanë qenë proces i imponuar nga bashkësia ndërkombëtare, dhe jo i nisur për shkak se palët janë të vetëdijshme për nevojën e normalizimit të marrëdhënieve. Po shihet se palët nuk janë të gatshme për normalizim e bashkëpunim të sinqertë”, thotë ai....(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

Faqja 13 prej 31 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •