Vullin: Kryetarët e Listës Serbe do të betohen me ligjet e Kosovës
Publikuar: 08.12.2013 - 16:15
http://www.zeri.info/artikulli/22514...gjet-e-kosoves
Vullin: Kryetarët e Listës Serbe do të betohen me ligjet e Kosovës
Publikuar: 08.12.2013 - 16:15
http://www.zeri.info/artikulli/22514...gjet-e-kosoves
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Daçiq dëshiron që çdo serb të jetë një herë në bisedimet për Kosovën
Beograd, 14 dhjetor – Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ak deklaruar se interesi ekonomik i Serbisë është të jetë në BE dhe se do të dëshironte që çdo qytetar i Serbisë të mundej të paktë një herë të marrë pjesë në negociata. Ai përkujtuar se është kthyer nga Brukseli nga bisedimet me përfaqësues të Kosovës, njofton B92.
"Jemi kthyer në mesnatë nga Brukseli dhe do të dëshiroja shumë që çdo qytetar i Serbisë të shkojë një herë atje. Nuk besoj se do të bënte ndonjëherë vërejtje pasi të shohë se ç’presione kemi e duhet marrë vendimin për populli dhe shtetin tënd, për popullin në Kosovë dhe me këtë rast të keni para sysh se këto probleme zgjasin disa shekuj e që Kosova ka marrë shumë para nga jashtë
Ai ka thënë se është vështirë të thuhet se "Prishtina do t’i kthehet Beogradit".
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë bisedimet me Kosovën, me gjithë faktin se rrethi i djeshëm i bisedimeve nuk ka sjellë marrëveshje për gjykatat në veri.
Sipas tij, problem është se Prishtina nuk e pranon specifikën e veriut të Kosovës dhe përpiqet të injorojë çdo gjë për të cilën ka rënë dakord.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Analistët amerikanë: Kosova ruajti sovranitetin dhe tërësinë territoriale
Publikuar: 10:04 / 15.12.2013
Analistë dhe politikanë amerikanë kanë deklaruar se me Marrëveshjen e 19 prillit në Bruksel, Kosova ka arritur ta ruajë tërësinë territoriale dhe sovranitetin brenda kufijve të saj. Dhe përkundër deklaratave që s’pushojnë të udhëheqjes serbe, megjithatë nuk pati ndarje dhe as këmbime territoriale.
“Kjo vërtetë është arritje historike”, ka thënë kohë më parë analisti amerikan, ish zyrtar i Departamentit të Shtetit, James Hooper. Marrëveshja është quajtur historike edhe për stabilitetin afatgjatë të Ballkanit si një rajon i trazuar gjatë gjithë shekullit dhe sidomos gjatë viteve të nëntëdhjeta.
Mirëpo në SHBA, varësisht nga të menduarit apo pozicionimi politik, ka pasur edhe vlerësime ndryshe të marrëveshjes, siç është ai i kongresistit republikan, Dana Rohrabacher, sipas të cilit ‘marrëveshja nuk ka sjell paqe afatgjate në rajon’ dhe se ‘një marrëveshje shumë më e mirë të ishte rregullimi ose korrigjimi i kufijve.’
Washingtoni zyrtar, por edhe të tjerë analistë nuk pajtohen me kongresistin Rohrabacher dhe mendojnë se shkëmbimi i territoreve do të sillte jostabilitet në Bosnjë, Maqedoni dhe në Serbi.
“Marrëveshje ka kërkuar kompromis dhe guxim politik nga të dyja palët,” pati deklaruar Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.
Analistë të tjerë mendojnë se marrëveshja do të jetë vërtet historike nëse ajo rezulton më në fund me ‘normalizimin e plotë të marrëdhënieve, përfshirë edhe njohjen eventuale midis Kosovës dhe Serbisë’ dhe afirmimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. /RTK/
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Dolli në Bruksel – eshtrat në Rashkë!
Arbana Xharra
Eshtrat e shqiptarëve në varrin masiv, jo vetëm të fshehur, por të betonuar me asfalt, mbi të cilët në mënyrën më çnjerëzore u ngritën edhe objekte, kanë zbuluar krimin 14 vjet pas mizorisë që shkaktuan paraardhësit e politikës së sotme të Beogradit.
Nxënësit e urdhëruesve të kësaj masakre, në të njëjtën ditë në Bruksel shtrëngonin duart me kryeministrin e Kosovës, të ulur përballë njëri-tjetrit në tryezën ku shtohen në vazhdimësi privilegjet dhe fuqia e shkaktuesve të tragjedisë.
Teksa shikoja Thaçin duke ia rrahur krahun Daçiqit, me bie ndërmend mllefi që shprehu aktivistja serbe e të drejtave të njeriut, Natasha Kandiq, me aq shumë guxim ndaj pushtetit serb në një intervistë për gazetën “Zëri” ditë më parë.
Edhe pse jeton në mes të Beogradit, pa frikë, kritikon shtetin e Daçiqit që po lë të lirë kriminelët, të cilët vranë e masakruan mijëra shqiptarë. Ajo bëri të qartë se homologu i Thaçit nuk ka interesim që të kërkojë dënimin për mijëra policë e ushtarakë, që edhe sot e kësaj dite sorollaten të lirë nëpër Serbi.
Bile Kandiq e tha troç: se ky shtet është duke i mbrojtur kriminelët e luftës. E po këtij shteti, Thaçi jo vetëm që nuk pati guxim për më shumë se dy vjet bisedime në Bruksel, t’i kërkojë llogari për 1700 personat e zhdukur, por vazhdon t’i çaraveshet Daçiqit sa herë që takohet me të në Bruksel.
Ndikimi i Daçiqit, i mundësuar kryekëput nga Thaçi, nuk përfundon vetëm më 9 kryetarët e tij nëpër komunat që fitoi Lista “Srpska”, e cila deklaroi haptazi se nuk e njeh shtetin e Kosovës, por shtrirja e politikës së tij po kthehet edhe në Kuvendin e Kosovës përmes vendeve, që ua ka rezervuar Thaçi.
Shtegu të cilin ua çeli pikërisht kreu i Qeverisë së Kosovës, ngase numrat e tyre janë ata që e mbajnë në pushtet Thaçin, pritet që në zgjedhjet nacionale të futet me entuziazëm.
“Srpska” sidomos pas ngritjes së madhe që pat në zgjedhjet lokale të nëntorit, duke marrë në numër po aq komuna sa edhe dy partitë më të mëdha në vend, pa dyshim se ka pritshmëri të lartë.
Ndërkohë duke e ditur disponimin e Thaçit për të luajtur me kartat e pakicave atëherë kur i rrezikohet pushteti, kërkesat e serbëve për vazhdimin edhe të dy mandateve për vendet e tyre të rezervuara në Kuvend, ka shumë mundësi që të ndodhë me përfaqësim edhe më të madh, pa kthim prapa.
Është e sigurt se përfaqësimi joproporcional i tyre do të prodhojë kriza të vazhdueshme në parlament. Nëse reflektohet ngritja e madhe që pati në zgjedhjet lokale “Srpska”, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ka shumë mundësi që të bëhen forca e tretë politike në vend. Në rast se kjo listë fiton edhe disa ulëse të tjera në Kuvend, në të njëjtën kohë do të marrë edhe disa ministri.
Kështu fryma e Daçiqit përmes listës “Srpska”, e dirigjuar direkt nga Beogradi, produkt i bisedimeve Daçiq - Thaçi ka shumë mundësi që tash e tutje të ushtrojë sovranitetin e vet legjitim, jo vetëm në veri, por edhe në qendër të politikës aty ku do të përcaktohen vendime të mëdha.
Ndërkohë që shtytje të madhe pakicave u jep në vazhdimësi edhe ndikimi ndërkombëtar, i cili është i gatshëm kurdoherë që të jetë nën shërbim të tyre.
Shembull i fundit janë edhe veprimet e EULEX-it, me ç’rast një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër njëmbëdhjetë pjesëtarëve të Njësisë për Operacione Speciale të Policisë së Kosovës (më parë e njohur si “ROSU”), me arsyetimin se të pandehurit akuzohen për keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimit publik.
Ndërkohë që në veri po vazhdon zyrtarisht integrimi i ish-pjesëtarëve të MUP-it në Policinë e Kosovës, fillimisht me 16 policë e që pritet të shkojë deri në 300. Sinjal ky i qartë për brishtësinë e sovranitetit të shtetit të Kosovës, e cila po përgatitet për të bashkëqeverisur me Daçiqin.
http://www.zeri.info/artikulli/23118...trat-ne-rashke
Surroi: Fitorja e Listës “Srpska” mund të krijojë Republikë brenda Kosovës
“Lista Srpska” po krijon entitet, i cili në të ardhmen mund të kërkojë pavarësi nga Kosova, vlerëson publicisti Veton Surroi. Ai thotë se kjo situatë është krijuar ngase Kosova ka hyrë e papërgatitur në bisedimet me Serbinë.
Publicisti Surroi ka komentuar edhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale në vend.
Fitorja e “Listës Srpska” në shumë komuna të komunitetit serb mund të krijojë një Republikë brenda territorit të Kosovës.
Kështu ka vlerësuar publicisti Veton Surroi, gjatë një interviste dhënë në “Rubikon”, i cili shprehet se ky Asociacion i Komunave serbe do të krijojë entitet më vete dhe do të kërkojë një sistem tjetër të drejtësisë, e jo si atë të shtetit kosovar, transmeton Koha.net.
Surroi thotë se "kjo gjendje e krijuar nuk mund të ndryshohet, ngase njerëz të papërgatitur, të cilët kanë hyrë në negociata me Serbinë, na sollën këtu ku jemi".
"Ajo çfarë mund të presin, përkatësisht atje ku ka fituar lista 'Srpska' dhe atje ku s’ka fituar ajo, ekzistojnë një shumicë serbe ku do të krijohet dhe integrohet brenda një i Asociacioni... dhe me këtë të krijojnë një entitet politik. E, ai do t’u shërbejë interesave të tyre dhe në masë të madhe nuk do të jenë interesat e Kosovës. Institucionet e Kosovës e kanë krijuar këtë gjendje kur kanë hyrë në një dialog, i cili na ka sjell këtë situatë dhe këta njerëz nuk mund ta ndryshojnë ngase nuk janë të aftë për këtë", tha ai.
Surroi ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale, duke thënë se pamundësia e vjedhjes së votës ka ndikuar në rezultat. “Mobilizimi për ta penguar vjedhjen e votave ka ndikuar në këtë rezultat”.
Ish-politikani Surroi ka komentuar edhe për rrymat fetare në vendin tonë.
"Në Mitrovicë është shënuar rritje e islamit politik. Do të ketë presion gjithnjë e më të madh që format tradicionale të islamit në Kosovës të zëvendësohen me forma të tjera radikale, ose jo tradicionale . Ekziston presion mbi klerikët tradicionalë, madje ka pasur rrahje po e shohim atë evoluim, së fundi kem parë edhe djemtë tanë që çohen në Siri në një luftë, e cila nuk e ka karakterin e çlirimit, por ka marrë një konfrontim brendafetar"
Surroi ka folur dhe ka komentuar edhe për shumë zhvillime të tjera që kanë karakterizuar vendin tonë gjatë këtij viti. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/surro...s-2-39188.html
Kongresisti Engel lobon që Ashton, Thaçi e Daçiq të marrin Nobelin
Publikuar: 18.12.2013 - 11:10
Washington, 18 dhjetor – Udhëheqësi i lobit shqiptar në Kongresin Amerikan, Eliot Engel ka nisur lotimin në Kongres për nominimin e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të BE, Catherine Ashton, dhe kryeministrat përkatës të Kosovës e Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq për Çmimin Nobel për Paqe në vitin që vjen. Engel që nga mesi i viteve të ’90-ta ishte ndër luftëtarët e vendosur për pavarësinë e Kosovës. Një rrugë në Pejë ka marrë emrin e tij.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Komunat e veriut sfidojnë kushtetutshmërinë
Ministria e Pushtetit Lokal ka njoftuar se të zgjedhurit në komunat veriore po sfidojnë kushtetutshmërinë e Kosovës dhe marrëveshjen e arritur në Bruksel. Në ftesat për inaugurimin e kuvendeve komunale janë përdorur referenca të Rezolutës 1244, logo të paligjshme dhe emërtime të gabuara.
Besnik Osmani, sekretari i përhershëm i kësaj Ministrie ka thënë se kjo paraqet cenim të Kushtetutës dhe marrëveshjes së Brukselit dhe nuk do të tolerohet. Pas kësaj, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka informuar Bashkimin Evropian. ()
Zgjedhjet janë mbajtur sipas ligjeve të vendit, por rezultatet e këtyre zgjedhjeve në katër komunat veriore nuk po implementohen sipas ligjeve dhe kushtetutshmërisë së Kosovës. Caktimi i datave të inaugurimeve të Kuvendeve komunale në veri ka treguar se të zgjedhurit në këtë pjesë refuzojnë t’i përgjigjen rregullimeve dhe Kushtetues të Kosovës, raporton RTK.
Ftesat për inaugurimet e Kuvendeve komunale jo vetëm që kanë shpërfillur qeverinë e vendit, përkatësisht Ministrinë e Pushtetit Lokal, por janë shfaqur me elemente tërësisht të kundërligjshme.
Besnik Osmani, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Pushtetit Lokal ka thënë se veprimet e të zgjedhurve në veri përbëjnë tërësisht cenim të rendit kushtetues të vendit.
“Përdorimi qëllimisht në mënyrë të gabuar i emrit të Mitrovicës së veriut si Mitrovica e Kosovës, referencat me Rezolutën 12 44 dhe përdorimi i një logoje e paautorizuar me elemente të paligjshme ka bërë që MAPL ta shqyrtoj në mënyrë të veçantë këtë rast dhe të bëjë qartë qëndrimin se kjo prezanton cenim të ligjit dhe si e tillë është e papranueshme”, i ka thënë Osmani, Radio Kosovës.
E njëjta situatë sipas MAPL, është vërejtur edhe me tri komunat e tjera të veriut të cilat kanë tentuar të bëjnë të njëjtat veprime të kundërligjshme. Por, deri më tani kjo ministri nuk ka sqaruar se si do të veprohet nëse të zgjedhurit në komunat e veriut do të vazhdojnë të shpërfillin ligjet e Kosovës.
“Para se të shkohet tek masa e sanksionimit ne po provojmë të eliminojmë këto probleme, sidomos në rastet e tilla kur organet komunale dështojnë të respektojnë ligjet e vendit. Varësisht nga lloji i shkeljeve, nga pesha e shkeljeve MAPL do të ndërmarr veprimet ligjore”, ka thënë Osmani.
Nga zyra e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian nuk është dhënë ndonjë koment, pas letrës që i ka dërguar mbrëmë udhëheqësja e grupeve punuese në bisedimet në Bruksel, zëvendëskryeministrja e Edita Tahiri, në adresë të baroneshës Cathrine Ashton. Ajo që tashmë është konfirmuar është se edhe çështja e konstituimeve të kuvendeve komunale do të jetë temë e bisedimeve në Bruksel. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/komun...e-2-39250.html
![]()
Rruga e Serbisë për në BE kaloi mbi trupat e shqiptarëve
Deputeti Rexhep Selimi në deklarimin jashtë rendit të ditës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës tha se lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se këto bisedime janë një proces që e afrojnë Kosovën me afër Serbisë dhe Serbinë më afër Evropës.
Selimi tha se si rezultat i negociatave dhe i marrëveshjeve Thaçi-Dacic Serbia mori datën e fillimit te negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa MUP-i dhe institucionet e Serbisë po legalizohen në Kosovë.
“Ju deputetet, nga cilido grup parlamentar që i keni mbështetur këto negociata me votën tuaj, të vetëdijshëm apo jo, jeni ata që falë mbështetjes suaj kryeministri negocioi me Dacicin dhe falë këtyre negociatave Serbia mori shpërblimin. Bashkimi Evropian ka mbivlerësuar përparimet që Serbia ka bërë në dialogun me Kosovën, duke i ofruar si shpërblim nisjen e negociatave për anëtarësim. Kështu ju, ia dhatë amnistinë Serbisë, asaj që mbi kurriz mban barrën e krimeve më të rënda kundër njerëzimit, e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë”, u shpreh Selimi.
Ai tha se në negociata u propagandua shumë se negociatorët e Kosovës do të bisedonin patjetër edhe për të pagjeturit shqiptarë qe u vranë dhe u zhdukën nga forcat e Serbisë në luftë.
“Por siç jemi dëshmitarë askush s’i përmendi kurrë në asnjë tryezë në Bruksel. Ditëve të fundit, zbulimin e varrezave të pretenduara në varrezat masive diku në Serbi, familjaret e të humburve e priten me ankth dhe me shpresë se do të mund t’i gjejnë së paku eshtrat e më të dashurve të tyre. Por, ata nuk e dinin se edhe kësaj radhe trupat e të vrarëve nuk e gjeten rrugën e kthimit në atdhe. Familjaret shpresuan por nuk e ditën se me trupat e shqiptarëve Serbia po bënte një pazar. Pesë trupa të shqiptarëve të vrarë Serbia i dha si kapar për diçka që edhe në të vërtetë e mori paraprakisht”, tha ai.
Sipas tij, rastësisht apo jo, asfalti dhe objekti mbi trupat e shqiptarëve në Serbi i përkiste një ndërmarrje që quhej “Kosmet-Put” që në shqip do të thotë “Rruga e Kosmet”, apo “Rruga Kosova”.
“E pra, e di apo nuk e di BE-ja se nëpër çfarë rruge po i afrohet Serbia asaj, Kosmet-Put quhet rruga e Serbisë drejt Evropës, rrugë e cila kalon mbi eshtrat e shqiptarëve të vrarë e të fshehur. Kryeministri i Kosovës bisedon me Kryeministrin e Serbisë, jo për kthimin e trupave të të vrarëve e të zhdukur por për kthimin e atyre që vranë. Ai nuk flet me Dacicin për t’i kthyer trupat dhe eshtrat e shqiptareve por për kthimin e policëve serbe të MUP-it ne Policinë e Kosovës. Në vend që ta kërkonte nga Brukseli hapjen e Kosovës e cila është kthyer në një vend të izoluar në mes të Evropës, ai me marrëveshjet me Dacicin ia hapi dyert Serbisë drejt integrimit. Në vend që të kërkonte drejtësi për të gjitha krimet, vrasjet dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve edhe pas luftës në pjesën veriore të Kosovës, pikërisht këtë drejtësi ia la në dorë atyre që i shkaktuan këto krime”, tha ndër të tjera, deputeti Selimi. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/rruga...e-2-39246.html
Kosova eshte ka i leshon mundesite me te medhaja te historise per te bere pazarlleqe ne favor te vetin......e perdore diamantin qe e ka ne dore sikur eshte nje gurre qe ka gjet ne lloc, e jo qe eshte lare me gjakun e shqiptareve. Ne anen tjeter, serbia nga nje situate tejet e jofavorshme eshte ka e nxjere maksimumin per shtetin e vet !, ketu e sheh qarte eksperiencen e politikaneve. Per kosovaret bejne politik te huajt, te cilet e konsiderojne kosoven natyrisht si "vlere" jo te tyren, dhe kur doremiresh me para te huaja, nuk te dhemb edhe nese i humb ato, ose i tregeton nen vleren qe e kane.....nuk e kuptoj pse kosovaret bejne gjithe keto koncesione, per t'u fut serbia ne binaret e europes, kurse per veteveten nuk nxjerin asnje cfare kapitali !!!
Gjithecka ne kete ekzistence eshte nje biznes.....kosova shitet ne pazare pa asnjecfare kundervlere !!!, as liberalizimi i vizave, as anetaresim ne okb, as bile edhe njohje nga 5 sakatet ekonomik te BE-se qe akoma se kane njohe....kosova e humbi nje gjenerate te terre me luften, tash eshte ka e humb edhe nje nga inkompetenca e politikaneve qe i ka....dhe me ne fund do te duhet EDHE NJE GJENERATE per tu bashkuar, ngase ki eshte opcioni i fundit, po qe se ceshtja shqiptare nuk zgjidhet ne rrugen politike (qe do te ish anetaresimi ne bashkimin europjan)....
tung
albanish by nature
Me fajin e saj, Qeveria zhgënjehet në BE-në
Analistët kosovarë, zhgënjimin e Qeverisë së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe vlerësimet e larta për Serbinë nga ana e këtij mekanizmi, i shohin si të “paarsyeshme”. Sipas tyre, pala kosovare në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk i ka përcaktuar vijat e kuqe, duke ka bërë lëshime në vazhdimësi, gjë e cila e ka suspenduar Kosovën nga vlerësimet pozitive të BE-së.
Ardian Arifaj, nga Instituti KIPRED, theksoi se rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane, në këtë rast Kosovës dhe Serbisë, nuk varet nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas tij, Serbia, përveç arritjes së marrëveshjeve me Kosovën, ka pasur edhe kushte tjera të vendosura në rrugëtimin e saj drejt BE-së, për të cilat Brukseli ka deklaruar se janë kryer me sukses.
Në rrugëtimin evropian fjala kryesore është përkushtimi, që e kanë shtetet ndaj obligimeve të caktuara nga BE-ja. Kjo, sipas Arifajt, nuk do të thotë domosdoshmërisht edhe zbatim i tyre deri në fund. Kështu, Beogradi zyrtar ka arritur që ta bind Brukselin se është i përkushtuar në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Nëse Kosova nuk i ka përcaktuar vijat e kuqe para se të dialogojë me Serbinë, atëherë nuk mund të presim që Brukseli do të ndiej dhembshuri të madhe për humbjet që do t’i shkaktoheshin Kosovës. Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës, vitin e kaluar, e cila e ngarkon palën kosovare në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, thotë qartë se dialogu me Serbinë duhet të bëhet vetëm për çështje teknike dhe assesi për çështje politike”, ka thënë Arifaj për Telegrafin.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke iu referuar konkluzioneve të Këshillit të BE-së, ka thënë se Kosova nuk është shpërblyer për angazhimin konstruktiv në dialog dhe reformat e ndërmarra. ()
Analisti Bexhet Shala, thekson për Telegrafin se zhgënjimi nga Bashkimi Evropian është shtirje e Qeverisë së Kosovës, sepse, sipas tij, Qeveria ka qenë pjesëmarrëse në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Prishtinë dhe Beogradit.
Ai ka theksuar se Qeveria kokë në vete ka marrë vendime për të gjitha proceset të cilat kanë qenë jetike për Kosovën.
“Ekzekutivi i vendit, gjatë dialogut me Republikën e Serbisë, asnjëherë nuk i ka pasur parasysh kritikat dhe sugjerimet e shoqërisë civile, të analistëve dhe të qytetarëve. Ata kanë menduar se bota sillet rreth tyre, duke rënë kështu në gabime të shumta dhe të njëpasnjëshme. Diplomacia serbe, prej një pozicioni humbës, ka arritur që ta konsolidojë pozicionin e shtetit serb përballë BE-së, duke e lënë Kosovën në një pozitë të paqartë dhe me shumë probleme të brendshme, të cilat është shumë vështirë të zgjidhen”, ka thënë Shala. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/me-fa...e-2-39326.html
![]()
Krijoni Kontakt