Close
Faqja 15 prej 31 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 304
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Beogradi do mbetjen e vulave dhe të shtetësisë së Serbisë në veri

    Beograd, 26 maj – Nënkryetari i parë i Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se së pari duhet përpjekur që për serbët në Kosovë të fitohen edhe disa garanci për çështjet kryesore siç janë dokumentet personale, shtetësia dhe vulat në diploma.

    "Për ne çështjet kryesore janë çështje e dokumenteve personale e shtetësia dhe vula në diplomat universitare”, ka thënë ai dhe ka shtuar se vërejtjet në implementimin e planit kanë të bëjnë me ndryshimin ligjeve nga ana e Prishtinës, çështjet rreth përmendjes së nenit 9 dhe jo vetëm ato të neneve 4 e 6 lidhur me kompetencat e bashkësisë së komunave serbe”.

    Ai ka shtuar se vërejtjet kryesore kanë të bëjnë me pjesën statusore që garantojnë ekzistimin dhe qëndrimin e dokumenteve serbe e të shtetësisë.

    "I kërkojmë këto garanci. Madje edhe në formë verbale dhe presim që ky pajtim të arrihet”, ka thënë Vuçiq.
    http://www.koha.net/?page=1,15,146921

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Express ligje” për marrëveshjen!

    Kërkesa e Brukselit ndaj Kosovës që të bëjë ndryshime legjislative në vend, në mënyrë që të mundësohet zbatimi i marrëveshjes Prishtinë-Beograd, konsiderohet kërkesë e tepruar, nga ana e deputetëve të Kosovës.

    Me arritjen e pajtueshmërisë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel, mbi planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur më 19 prill, e cila ka të bëjë me veriun, një prej kërkesave kyçe ndaj Kosovës është që të bëjë ndryshime dhe amendamentime të rreth 30 ligjeve.

    Bëhet fjalë për ligjin për amnistinë, policinë, gjyqësinë, qeverisjen lokale e të tjera, në mënyrë që t’i përshtaten zbatimit në terren të marrëveshjes, e cila ka të bëjë me krijimin e asociacionit të komunave serbe në veri, inkuadrimin e strukturave paralele në institucionet kosovare...

    Madje, Brukseli zyrtar u ka dhënë afat institucioneve kosovare që shumë prej këtyre ligjeve duhet të ndryshohen dhe amendamentohen gjatë muajit qershor të këtij viti. Kjo gjë është shumë shqetësuese për deputetët kosovarë dhe për analistët politikë, njëjtë siç kanë sjellë ligjet e miratuara me nguti nga pakoja e Ahtisaarit. ...
    http://www.zeri.info/artikulli/6511/...r-marreveshjen

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Zbatimi i marrëveshjes do të jetë i vështirë
    ...

    Nuk pati hollësira mbi marrëveshjen, por një kopje e skanuar e planit u botua në media më 24 maj.

    "Të dyja palët do të vazhdojnë dialogun politik”, shkruan në fund të planit.


    Betim Musliu, nga Instituti i Drejtës së Kosovës, tha se ka interpretime të ndryshme të marrëveshjes pasi hollësitë nuk janë përcaktuar e kjo do ta bëjë zbatimin të vështirë.

    "Ndryshimet e ligjit, futja e ligjeve të reja si dhe ndryshimi i kushtetutës do të përcaktohen pasi Serbia e Kosova të bien dakord se si do t’a interpretojnë këtë marrëveshje", tha Musliu për SETimes.

    Kryeminsitri serb Dacic tha se një grup i përbashkët pune do të formohet dhe të dy palët do të bëjnë propozime për ligjet që duhet të ndryshojnë, me afate përfundimtare përkatëse për t’i ndryshuar ato.

    "Eshtë e pamundur të bëhet kjo në qoftë se ligjet nuk ndryshohen", tha Dacic, sipas B92.


    Por, Dren Doli, studiues në Grupin e Kosovës për Studime Ligjore e Politike në Prishtinë, tha se nuk është e nevojshme për Kosovën të ndryshojë ndonjë ligj.

    "Dispozitat e marrëveshjes mund të zbatohen nga institucionet e përfshira pa ndryshime të nevojshme ndaj ligjeve që rregullojnë këto fusha", tha Doli për SETimes.

    Thaçi tha se skena politike e Kosovës mbështet miratimin e kësaj marrëveshje e ka njohur gjithashtu rolin lehtësues të Serbisë po ashtu, mbështetur në përgjegjësitë që vijnë nga marrëveshja.

    Duke u përpjekur të dërgojë sinjale tek serbët në veri, Thaçi tha se "E di se nuk do të jetë e lehtë e kjo nuk mund të arrihet shumë shpejt, por zbatimi do të ndodhë në një mënyrë graduale, paqësisht dhe me vullnet".

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj trajtoi shqetësimet për zbatimin të planit.

    "Plani ... është në përputhje me marrëveshjen e 19 prillit. Nuk është një devijim i marrëveshjes. Eshtë në përputhje me kushtetutën e ligjet e Kosovës dhe shpresojmë të nisim zbatimin e saj sa më parë që të jetë e mundur", u tha Hoxhaj gazetarëve.

    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic tha, megjithatë, se ka pasiguri.

    Vuçcic njoftoi se do të diskutojë mbi ndryshimet në planin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit me disa zyrtarë ndërkombëtarë. Ai tha se ka gjithashtu ndryshime në zbatimin e planit që nuk u përkasin institucioneve paralele në Kosovë.

    "Ndryshimet u referohen mungesës së detyrimeve të ndryshimit të ligjeve të Prishtinës, hollësive teknike lidhur me Bashkësinë e Komunave Serbe dhe pjesës së statusit që do të garantojë mbijetesën e dokumenteve serbe", tha Vucici.

    Ai shtoi se Serbia këmbëngul për çështjet e sigurimit të dokumenteve personale e shtetësisë për serbët si dhe për vulën e universitetit.

    Kryetari i Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Slavko Stevanovic tha se serbët e Kosovës nuk janë të njoftuar me planin e zbatimit të marrëveshjes.

    "Mbrojmë zbatimin e ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Serbisë, që është se pse mendojmë se nuk kemi të drejtë të marrim pjesë në zgjedhjet që do të thirren nga autoritetet e Kosovës", tha Stevanovici për SETimes.

    Ai shtoi se serbët nga veriu nuk dëshirojnë të pengojnë Serbinë në rrugën për në BE.

    "Nuk dëshirojmë të jemi faktor përçarës e jemi në dijeni se qeveria serbe mund të zbatojë marrëveshjen e Brukselit pa ne, por i vetmi qëllim i yni është të mbetemi pjesë e ... Serbisë", tha Stevanovici. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/zbati...e-2-32586.html

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Për Marrëveshjen Kosova ndryshon 65 ligje?

    Beograd, 31 maj - Pas miratimit të planit për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit nevojitet të përcaktohet korniza ligjore, ka deklaruar për Televizionin e Vojvodinës kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën Millovan Drecun. Ai ka shtuar se Prishtina duhet t’i ndryshojë ose “korrigjojë” 65 ligje, e ndoshta, ka thënë ai, duhet ta ndryshojë edhe “të ashtuquajturën Kushtetuta e Kosovës”.

    Sa i përket Beogradit, ka thënë Drecun, situata dukshëm është më e mirë dhe duhet parë nëse do të shkohet në nxjerrjen e ligjit kushtetues ose do të ndryshohen disa ligje tjera.
    http://www.koha.net/?page=1,15,147485

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Për kodin telefonik, një zgjidhje “kreative”!

    Për t’i bërë Kosovën dhe Serbinë që të pajtohen për t\'i vënë firmat e tyre në një dokumentacion të përbashkët, në vazhdimësi janë gjetur zgjidhje kreative. Madje, deri me tash, më shumë rëndësi i është kushtuar kreativitetit se sa përmbajtjes.

    Mirëpo, siç mëson Express, zgjidhja e negociuar, që është afër pranimit, për nga kreativiteti do t’i lë në hije të gjitha marrëveshjet e deritashme.

    Kështu, sipas burimeve të gazetës, palët janë afër pajtimit që Unioni Ndërkombëtar për Telekomunikimi, i njohur si ITU, do t’ia ndajë shtetit serb, krahas atij +381 që e ka aktualisht, edhe një kod të ri telefonik, që sipas të gjitha gjasave do të jetë +383 ose +384. Serbia, në momentin që do ta pranojë atë kod, e të njëjtin do t’ia “falë” Kosovës për përdorim.

    Kështu, të gjitha palëve do t\'u ruhet fytyra. Serbisë, e cila ka arritur që kodin e saj të dyte t’ia jep si dhuratë Kosovës. Kurse pala kosovare do të thotë se i është ndarë një kod shtetëror dhe jo një nënkod siç ishte spekuluar më herët.


    Përveç kësaj, Express ka mësuar se palët janë afër marrëveshjes që Autoriteti Rregullativ për Telekomunikim në formë të një MVNO-je ti pajisë me një licencë komunitetin serb në Kosovë. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/per-k...a-2-32625.html


  6. #146

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Emri:  294196_145906518929263_61107704_n.jpg

Shikime: 336

Madhësia:  187.5 KB

    Poshte Marveshja Kriminele THACIC - DACIC!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Kushtetuta drejt ndryshimit



    Institucionet e Kosovës pranojnë se do të ketë ndryshime në ligjet dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës.
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, njëherit edhe kryetar i komisionit për ndryshime kushtetuese, ka deklaruar se, do të formohen grupe punuese nga të dy anët, pala serbe dhe ajo shqiptare, që të shihet se çfarë mund të ndryshohet në ligje pas marrëveshjes së arritur në Bruksel.
    Bajrami personalisht mendon se nuk është mirë që të preken ligjet dhe kushtetuta, pasi që Kosova ka bërë shumë kompromise me pakon e Ahtissarit. "Besoj se nuk do të ketë nevojë për ndryshime, por grupet punuese nga të dy anët do të formohën".
    http://www.botasot.info/kosova/22552...jt-ndryshimit/

  8. #148

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Kushtetuta drejt ndryshimit



    Institucionet e Kosovës pranojnë se do të ketë ndryshime në ligjet dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës.
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, njëherit edhe kryetar i komisionit për ndryshime kushtetuese, ka deklaruar se, do të formohen grupe punuese nga të dy anët, pala serbe dhe ajo shqiptare, që të shihet se çfarë mund të ndryshohet në ligje pas marrëveshjes së arritur në Bruksel.
    Bajrami personalisht mendon se nuk është mirë që të preken ligjet dhe kushtetuta, pasi që Kosova ka bërë shumë kompromise me pakon e Ahtissarit. "Besoj se nuk do të ketë nevojë për ndryshime, por grupet punuese nga të dy anët do të formohën".
    http://www.botasot.info/kosova/22552...jt-ndryshimit/


    Me keto bisedime (negociata) PA kushte per Serbine, te vazhdueshme pafundesisht, me keto marreveshje te arritura per Veriun e vendit, per Kodin Telefonik etj etj, Ne nje menyre apo tjetren, Kosova po shkon ne drejtim te asaj qe perseri te behet pjese perberese dhe Autonome e Serbise. Ndonese se kesaj radhe (ne kete periudhe kohore) Serbia nuk do jete me Ushtrine, Policine dhe Administraten e saj ne gjithe teritorin e Kosoves, natyrisht perpos ne Veri te vendit ku me ane te kesaj marreveshje te arritur ndermjet Thacit e Dacicit, se pari do te amnestohen qe te gjithe kriminelet serb te cilet ne vitin 2000 vrane dhe debuan Shqiptaret nga ajo pjese, si dhe do amnetsohen edhe ata te cilet vrane Enver Zymberin dhe Selever Haradinaj. Qe te gjithe keta do jen Autonom perbrenda Kosoves, kurse pjesa tjeter e Kosoves do jete Autonome perbrenda Serbise, sepse Kosova eshte ajo qe do te detyrohet te ndryshoj Kushtetuten e saj ne mase te madhe. Personalisht mendoj se Kosova dhe Shqiptaret e Kosoves, kane dy alternativa (rruge) te vetme drejt BEse, drejt NATOs, drjet Integrimeve te tjera Nderkombetare. E ato dy alternativa jane: Rruga permes TIRANES, ose rruga permes Beogradit. Dhe, per fat te keq te Kosoves dhe Shqiptareve, me kete keq politikberje te Qeverise se Kosoves, kjo rruge e Kosoves dhe Shqiptareve drejte ketyre Integrimeve Nderkombetare po behet permes Beogradit, dhe JO permes Tiranes. Sa me shpejte te kuptojme kete gje Shqiptaret, aq me mire do behet ne te ardhmen!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Nikoliq: Serbët me kontroll të veriut dhe me ingerenca në jug!

    Moskë, 31 maj - Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar se udhëheqja serbe e ka për detyrë që serbëve në Kosovë t’iu dëshmojë se Marrëveshja e Brukselit sot është e vetmja mundësi zgjidhjeje dhe ka shtuar se Rusia është e gatshme të përkrahë çdo zgjidhje për të cilën përcaktohet Serbia. "Me Marrëveshjen e Brukselit do të legalizojmë statusin e bashkësisë serbe ashtu që serbët të kontrollojnë jo vetëm veriun e Kosovës, por të kenë ingerenca edhe në katër komuna në jug”, ka thënë ai për "Russia today” gjatë qëndrimit të tij javën e shkuar në Rusi.

    Nikoliq ka thënë se Serbia është e detyruar të bashkëpunojë me NATO-n në garantimin e sigurisë së serbëve e të jo shqipatrëve në Kosovo dhe se me Marrëveshjen e Brukselit ekziston pika e cila thotë se NATO gjatë 10 vjetëve të ardhshëm nuk do të lejojë që Ushtria e Kosovës të lëvizë në territorin ku jetojnë serbët.I pyetur nëse mund të thotë se Serbia e ka humbur përgjithmonë territorin e Kosovës ashtu si e kishte pasur para bombadrimeve në vitin 1999, Nikoliq ka theksuar se pyetje është shumë komplekse.

    "Serbia kurrë nuk do ta humbasë Kosovën, por unë nuk jam kryetar i Prishtinës. Kjo dhemb dhe për fat të keq, është vështirë të ndryshohet”, ka thënë ai.

    http://www.koha.net/?page=1,15,147559

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Beogradi emëroi shefat e rinj në 12 komunat paralele

    Në 12 komunat “paralele serbe” në Kosovë, më 30 maj Serbia ka emëruar kryetarët e rinj dhe këshillat e përkohshme komunale, të cilët vijnë nga partia SNS e Tomislav Nikolicit, president i Serbisë.

    Pak para zgjedhjeve komunale të vjeshtës pritet që Hashim Thaçi do t’u siguroj këtyre serbëve karrige në komunat e Kosovës, të cilët do angazhohen në procesin e shuarjes së strukturave komunale paralele. Kryeministri Thaçi pritet t’u hap derën edhe këtyre shefave serb, të cilët që nga 1999 luftuan kundër Kosovës, shkruan “Bota Sot”.

    Më 30 maj Qeveria e Beogradit i shkarkoi 12 kryetarët e komunave paralele dhe asambleistët, të cilët nuk i përkisnin partisë SNS së Tomislav Nikolicit.

    Ky vendim ka për qëllim eliminimin e atyre përfaqësuesve serb që nuk e mbështesin marrëveshjen e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë, sikurse eliminimin e mbështetësve të idesë për formimin e së ashtuquajturës “Kuvendi i Krahinës Autonome të Kosovës”, që është paralajmëruar se serbët do ta shpallin më 6 qershor në veri të Kosovës. /Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/lajme/beogr...e-2-32689.html

Faqja 15 prej 31 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •