Beogradi për referendum për Marrëveshjen, por e do respektimin e tij nga veriu
Beograd, 25 prill - Aleksandar Vuçiq ka porositur se qeveria është e gatshme të për referendum për Marrëveshjen me Kosovën me kushtin që pas tij të gjithë të obligohen për pranimin e përgjigjes së shumicës. "Në rast se serbët në Kosovë të martën thonë se kjo është kërkesë e tyre, referendumi do të organizohet brenda 15 ditësh”, ka thënë ai, njofton B92.
Ai ka përsëritur se shpallja e referendumit nuk varet më nga qeveria, por nga ata që japin përgjigje në këtë kusht. Kjo do të thotë, ka thënë ai, që serbët e Kosovës, nëse referendumi pranohet, edhe duhet të marrin pjesë në implementimin e tij, ka thënë ai.
"Besoj se 80 për qind e njerëzve nuk janë të kënaqur me marrëveshjen, por ata duhet të kuptojnë e qeveri ka bërë të mundshmen. Besoj se edhe shumica në referendum do t’i thotë po marrëveshje, ka thënë Vuçiq duke premtuar se vetë në veri për sqaruar.
Vuçiq ka thënë se është i pakënaqur me qëndrimin e Sinodit të kishë serbe për Marrëveshjen.
Vuçiq i tha këto fjalë pas takimit me serbë të veriut në Beograd.
http://www.koha.net/?page=1,15,143776
Krijoni Kontakt