Close
Faqja 29 prej 31 FillimFillim ... 192728293031 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 304
  1. #281
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Pa Rusinë e Serbinë, statusi i padefinuar




    Statusi i Kosovës është ende i padefinuar, jo nëse e sheh nga pozicioni gjerman, sepse ky shtet tashmë e ka njohur Kosovën, por ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer, bën me dije se nuk duhet mohuar realitetin se pavarësia e Kosovës ende nuk është njohur nga Serbia dhe as nga Rusia. Madje Serbisë në këtë kohë as që do t’i kërkohet që ta bëjë njohjen e Kosovës.

    Kështu ka deklaruar Blomeyer në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Zëri”, i cili bëri të ditur qartë se jo gjithçka është përfundimtare për statusin e shtetit më të ri në Evropë.

    Sipas tij, këto probleme ende kanë nevojë që të zgjidhen dhe se në një kohë të mëvonshme do të shohim se çfarë do të ndodhë. /Zëri/
    http://www.telegrafi.com/lajme/pa-ru...r-2-40427.html

  2. #282
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Rama: Ju lutem, njiheni Kosovën! Fico: Nuk ndryshojmë qëndrim



    Kryeministri Edi Rama priti ditën e djeshme në një takim, homologun e tij sllovak, Robert Fico-n. Kreu i qeverisë shqiptare shfrytëzoi vizitën dyditore të Fico-s në Tiranë për t’i kërkuar Sllovakisë njohjen e shtetit të Kosovës. Mirëpo, kryeministri Fico tha se Sllovakia nuk sheh arsye që të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Fico tha më tej se qëndrimi i Sllovakisë do të jetë në përputhje me rezultatet e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

    Më tej, kreu i qeverisë sllovake shprehu mbështetjen e plotë të vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Fico ishte optimist se Shqipëria do të mund ta marrë statusin e vendit kandidat në muajin qershor.

    Për momentin, Sllovakia nuk sheh arsye që të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Qëndrimi mund të ndryshojë në varësi të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Be di të respektojmë çdo rezultat që del nga ky dialog. Po ndjekim me mjaft interes zhvillimet e këtyre bisedimeve dhe do të ishim të kënaqur me finalizimin e ndonjë marrëveshjeje”, tha Fico në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama.

    Nga ana e tij, kryeministri Rama tha se në kuadër të integrimit të vendit, do të ngrihet një grup i përbashkët në nivel ekspertësh, për të identifikuar fushat ku mund të merret shembull dhe të zbatohet eksperienca e Sllovakisë në rrugën e integrimit. Rama shtoi se është rënë dakord për krijimin e urave të bashkëpunimit ekonomik me Sllovakinë.

    http://www.botasot.info/shqiperia/26...hojme-qendrim/

  3. #283
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia



    Blomeyer: Për këtë kohë ne jemi koncentruar në zgjidhjen e çështjeve që janë shumë me rëndësi për qytetarët. Kur e them këtë, shtyrja e çështjes së statusit nuk mund të abuzohet për shkak të mungesës së përparimit. Unë mendoj që Serbia duhet të mësohet me faktin se konstituimi i komunave dhe asociacioni i komunave serbe duhet të bëhet sipas ligjit kosovar, ashtu siç thuhet në Marrëveshjen për normalizim. Kjo ishte shumë e vështirë për t’u pranuar nga zotëri Pantiç dhe për këtë ai nuk e bëri betimin si kryetar komune. Tani duhet të mbahen zgjedhje të reja. Por ne tashmë kemi suksese të shumta. Për shembull pranimi nga Serbia se Kosova është e pandashme. Dyshimet se veriu mund të ndahet dhe t’i bashkohet Serbisë tashmë janë hequr si opsione. Kufijtë e Kosovës nuk mund të preken. Gjithashtu ligji kosovar do të jetë i aplikueshëm në të gjithë Kosovën. Ky është një sukses i dialogut, i cili nganjëherë nuk nderohet sa duhet nga njerëzit në këtë shtet.

    pjes nga intervista
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #284
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia



    Kryetari i Graçanicës: Nuk duam “Republika Srpska” në Kosovë
    09:00 / E shtunë, 25 Janar 2014


    Kryetari i ri i Graçanicës, Branimir Syojanoviq, i cili njëherit është zyrtar i iniciativës qytetare “Srpska” që përkrahet nga Beogradi, mohon se serbët po angazhohen në formimin e një “Republika Srpska” në Kosovë.

    Gjatë një interviste për gazetën zëri ai pohon se akuzat e tilla, përpos që janë shpifje, janë edhe qëllimkëqija.

    Ai thotë se me ta marrë postin e të parit të komunës e ka angazhuar një këshilltar shqiptar, përderisa ka bërë kërkesë në Ministrinë e Pushtetit Lokal që ta ketë edhe një nënkryetar shqiptar, ashtu siç e ka emëruar edhe një nënkryetar nga radhët e komunitetit rom.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #285
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Nje efekt tjeter (negativ) i "marreveshjeve" antashqiptare Thaci-Dacic...


    Gjyqësori heq dorë nga Stema e Republikës



    Prishtinë, 15 shkurt - Gjyqësori ka hequr dorë nga përdorimi i Stemës së Republikës së Kosovës. Ka urdhëruar të gjitha gjykatat që në komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm të përdorin vetëm stemën e vet.

    Vendimin për heqje e ka marrë më 30 dhjetor 2013 pas ndryshimit të stemës së vjetër. Nga 3 janari ka hyrë në fuqi ky vendim. Ka njoftuar gjykatat se prej 3 janarit nuk përdoret më stema e vjetër dhe ajo e Republikës së Kosovës.

    Heqjen e stemës KGJK-ja e ka bërë dy muaj pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte hequr elementet e shtetit, duke përfshirë stemën nga fletëvotimet. Këtë e kishte kërkuar pala serbe në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel. Kishte kërkuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe gjyqësori, çka ishte kundërshtuar.

    (Më gjerësisht lexoni sot shkrimin e Vehbi Kajtazit në Koha Ditore)

    (Në foto, stema e re - majtas, kurse e vjetra - djathtas)

  6. #286
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Kadare lidhur me marredhenjet me Serbine...


    Kadare: Kombi dhe kombëtarizmi janë motivet më të parapëlqyera sot për spekulantët e çdo ngjyre




    ...
    Ju kritikojnë nganjëherë për nacionalizëm, gjë që vjen në kundërshtim me mendimet që shprehët më lart. Si e shpjegoni këtë?

    Kombi dhe kombëtarizmi janë motivet më të parapëlqyera sot për spekulantët e çdo ngjyre, për ngrehalucët provincialë, që kërkojnë të hiqen modernë, së fundi, për budallenjtë. S’është vendi këtu për trajtimin e kësaj dukurie. Ajo është e njohur edhe për përftime të tjera, të quajtura të shenjta si, për shembull, liria. Shumë herë me flamurin e saj është luftuar për të kundërtën: robërinë e tjetrit ose të vetes.

    Mjegullimi i kufijve midis patriotizmit të vetëvetishëm, të shëndetshëm, që njihet qysh në kohërat antike, me nacionalizmin vulgar, madje racizmin, është bërë diçka që përsëritet, sidomos shekullin e fundit. Me dhjetëra mendje të ndritura janë përpjekur të shpjegojnë se dashuria për vendin tënd, për njerëzit e tu, nuk ka në vetvete asgjë të keqe, përkundrazi është një përkryerje e njeriut, e aftësisë së tij që ta dojë të mirën edhe përtej vetes, drejt popujve të tjerë.

    Për të shmangur formulat dhe keqkuptimet e vjetra, janë kërkuar të reja, si « patriotizmi kushtetues », ku fjala “kushtetutë” zëvendëson fjalën e rrezikshme “komb”. Megjithatë spekulimet nuk rreshtin.

    Javët e fundit, me rastin e një provokimi antisemit, një pjesë e Francës u përfshi në një polemikë të ngjashme për kombin.

    ...

    Është një opinion i përhapur se Europa Atlantike, pasi e ka ndëshkuar Serbinë, ka një farë pendimi për këtë. Nga ana tjetër, një zhgënjim që punët në Kosovë e në Shqipëri nuk shkojnë mirë. Mendoni se kjo ka ndihmuar që u preferua Serbia përpara shqiptarëve?

    Për pendimin, e besoj. Kontinentet nuk e kanë të lehtë pendimin, por Europa mëton të jetë kontinenti i parë i shndërruar në “familje kombesh”.

    A ishte e drejtë të preferohej Serbia përpara nesh? Nuk do ta pranoja këtë formulim alla ballkanas, ku ndjenja e smirës ndihet qartë. Kam qenë gjithmonë kundër përçmimit të ballkanasve e ballkanizmit në përgjithësi. Nga një ide e mirë për ballkanasit, fitojmë të gjithë. Ashtu si nga e keqja humbim të gjithë.

    Unë jam një europianist i pakthyeshëm. E pranoj Europën me gjithçka, të mira e të këqija bashkë, me butësinë dhe ashpërsinë e saj. Është thënë kaq herë se ky është trualli ynë i madh i përbashkët dhe në këtë planet s’kemi tjetër vend. Ndërkaq në qoftë se do të duhej t’i përgjigjesha pyetjes lidhur me qartësinë e Europës mbi konfliktin shqiptaro-serb në Ballkan, do të thoshja se kjo qartësi, për fat të keq, disa herë mungon.


    A mund të shtjelloni pak më tepër se ç’kuptoni konkretisht me këtë?

    Natyrisht. S’është fjala aspak për atë që u quajt “parapëlqim” i Serbisë për hyrjen në BE. As për ato kritere që Serbia mund t’i ketë më të arrira se Shqipëria. Ka diçka në thelbin e çështjes që kërkon rishikim.

    Po përpiqem ta trajtoj shkurt: janë dy kombe me një armiqësi të gjatë në mes. Ka patur acarime, urrejtje, përleshje me armë. Ndërkohë njeri nga kombet ka një doktrinë, që për nga tmerri i saj, është tepër e rrallë në botë: zhdukjen e kombit tjetër.

    Kjo doktrinë më shumë se njëshekullore, e quajtur në versionin e fundit të vitit 1938 të saj: drafti Cubrilloviç ende mbahet në këmbë.
    Thelbi i saj ishte i qartë:
    për kombin serb nuk mund të ketë zhvillim dhe jetë normale përderi sa përbri tij ndodhet kombi pengues shqiptar. Ndaj strategjia serbe duhet të kërkojë zhdukjen e kombit fqinj, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës: me shpërngulje, terror dhe luftë.

    Dikush mund të shtrojë pyetjen: a është e nevojshme të përmenden gjëra kaq të pikëllueshme pikërisht tani, në kohën e dialogut shqiptaro-serb aq shumë të përshëndetur?

    Mendoj se afrimi shqiptaro-serb është një lajm i mirë për të gjithë. Ndërkaq do të vazhdoja, se pikërisht tani, për hir të këtij afrimi, është koha të përmendet kjo doktrinë.

    Ajo duhet përmendur sepse ka një arsye të madhe, themelore, të pakapërcyeshme: doktrina ka mbetur gjer më sot e padënuar. As në Serbi, as në Europë. Një tmerr i tillë nuk mund të mbulohet nga asnjë ritual festiv.

    I padënueshëm, ai kthehet në kërcënim të dyfishtë për çdo të ardhme të kësaj pjese të Europës, të vetë Serbisë. Mjafton të kujtojmë një nga gjëmat që ka frymëzuar kjo doktrinë: përdhunimin masiv të vajzave dhe grave shqiptare prej ushtrisë serbe gjatë konfliktit të fundit në Kosovë.

    Ky përdhunim, i kthyer si rrallë herë në histori, në një mjet lufte, i shoqëruar nga një duf psikotik, nga talljet, fyerjet dhe maksimat e llojit: “femra shqiptare s’është veç një kondom që përdoret vetëm një herë”, do të kërkonte një tribunal të veçantë në Europën e sotme, asaj që me të drejtë ka marrë flamurin për mbrojtjen e grave.

    I përmend këto aspak për të përjetësuar mërinë, por për të kundërtën: për të prerë burimet e saj. Do t’i përmendja, pa më të voglën mëdyshje, në rast se kjo dhunë e ky përdhunim do t’u bëhej vajzave dhe grave serbe nga kushdo qoftë, e sidomos nga shqiptarët, popullit që i përkas.

    ..
    http://www.zeri.info/artikulli/26958...t-e-cdo-ngjyre

  7. #287
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia



    Kerry ia përmend Serbisë Marrëveshjen e Prillit

    13:50 / E shtunë, 15 Shkurt 2014


    Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka përcjellë “urimet më të mira” për popullin e Serbisë, me rastin e Ditës Kombëtare të këtij vendi.

    Në emër të presidentit Barack Obama, Kerry ka uruar Serbinë “për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian” dhe për “hapat e rëndësishëm” që ka bërë drejt këtij qëllimi, gjatë vitit të kaluar.

    Kerry po ashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara “mirëpresin marrëveshjen e prillit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

    Kryediplomati amerikan ka theksuar se Uashingtoni është i angazhuar që të mbështesë përpjekjet e Serbisë drejt integrimit të plotë në komunitetin euro-atlantik.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #288
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia



    Garanton Kryeministri Thaçi: Gjykatat e Veriut do të funksionojnë me Kushtetutën e Kosovës
    Nga Express | 15 Shkurt 2014 06:41

    Gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka filluar një kapitull të ri, atë të normalizimit të marrëdhënieve e shtetin fqinj Serbinë. Kështu deklaroi kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.

    Ai e njoftoi kabinetin qeveritar me zhvillimet e fundit në Bruksel, respektivisht për takimin

    që ka zhvilluar me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, shkruan “Zëri”. Thaçi ka vlerësuar se marrëveshja për funksionalizimin e sistemit të drejtësisë e arritur gjatë kësaj jave në takimin e radhës në Bruksel, është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së

    Kosovës, si dhe Marrëveshjen e 19 prillit.

    Madje, ai ka theksuar se me funksionalizimin e sistemit të drejtësisë, do të ketë një fillim të funksionalizimit të tërësishëm edhe në pjesën veriore të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia



    Dialogu përfundon me traktatin e paqes
    15.02.2014 | 15:58
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se bisedimet me Serbinë do të përfundojnë me nënshkrimin e një traktati të miqësisë mes dy shteteve të pranuara reciprokisht.
    Kuçi ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është i lehtë, por me ndërmjetësimin e BE-së më 19 prill të vitit të kaluar u nënshkrua një marrëveshje që shumë pak e kanë pritur të ndodhte në mes Prishtinës dhe Beogradit.
    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se bisedimet edhe pse të vështira, janë të domosdoshme për të arritur te një paqe e qëndrueshme në këtë rajon dhe sipas tij, janë hap determinues drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
    Ai ka deklaruar se, Kosova nuk e ka të lehtë të bëhet anëtare e OKB-së, pasi për këtë gjë nuk ka pajtueshmëri nga Rusia. “Ne duhet të jemi real kur flasim për anëtarësim në OKB. Një shtet i vogël siç jemi ne nuk mund ta bindim një vend si Rusia, por këtë duhet bëjmë duke kërkuar ndihmën e miqve”, ka thënë Kuçi gjatë një ligjërate me studentet e kolegjit të UBT-së.
    Kuçi para studentëve ka shpalosur një detaj pak të njohur rreth 17 shkurtit dhe procesit të shpalljes së pavarësisë. Sipas, zëvendëskryeministrit Kuçi, në të gjitha proceset deri më sot Kosova ka qenë e koordinuar mirë me faktorin ndërkombëtar dhe ky fakt siç tha ai, ka rezultuar në të arriturat e deritanishme. “Procesi i shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran erdhi si pasoj e një dialogu të gjatë në Vjenë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pala serbe nuk pranoj që të arrihet një marrëveshje, prandaj ne, në koordinim të plotë me vendet mike të Kosovës, morëm vendim për ta shpallur shtetin e Kosovës. Për datën e përafërt të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ne, institucionet e vendit e kemi ditur qysh në dhjetor të vitit 2007. Kanë qenë dy data të propozuara, 17 shkurti pasdite dhe 18 shkurti paradite. Nuk ka qenë e lehtë të vendoset saktësisht pasi ka pasur rrezik të eskalimit të situatës së sigurisë, si për shembull reagimet në veri dhe një largim masiv i komunitetit serb nga Kosova. Këto kanë qenë dilemat tona, pasi nuk kemi dashur që problemet tjera ta minimizojnë shpalljen e pavarësisë në aspektin medial, siç do të ishte një eksod eventual i serbëve”, është shprehur Kuçi.
    Megjithëse sipas tij, për datën dhe gjithë organizimin e asaj dite historike ka ekzistuar një koordinim i përkryer me bashkësinë ndërkombëtare, në veçanti me miqtë e Kosovës.
    Ai ka thënë se, puna e madhe është kryer, ndërsa u mbetet gjeneratave të ardhshme, studentëve në veçanti, që ta krijojnë atë që ai e quajti “ADN”-ja e shtetit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #290
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia


    Hashim Thaçi


    Shpreh mirënjohjen time për shefin e delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, z. Eduard Kukan si dhe për raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, z. Jelko Kacin të cilët së fundmi kanë mbështetur propozimin e drejtuar ndaj Institutit Nobel për Çmimin e Paqes.

    Vlen të përmendet që ata theksojnë se janë:
    "absolutisht të sigurtë që pas shumë vitesh do mund t'u themi serbëve, kosovarëve dhe evropianëve se ky ishte momenti kur u hodhën themelet e një paqeje të qëndrueshme."

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •