
Postuar më parë nga
Antiproanti
Kjo eshte pjese e Serbise...
Dhe si e tille do te duhej te tajtohej, ne menyre qe te mos humbasim shume kohe dhe te mos ju lejojme hajnave dha banditeve hapesire ideale te kamuflojne krimet e tyre ndaj qytetareve, shoqerise, shtetit dhe kombit duke u paraqitur si politikane dhe patriota, qe ne te vertete nuk jane dhe udheqes te shteti, qe gjithashtu nuk jane, te cilet po takohen me politikane te rangut nderkombetar, ne te fakt kryesisht ambasadore te krahasueshem me ata te vitit 1913.
Cdo parti, perfshi edhe VV, e cila e ka prioritet veriun e Kosoves, pavaresisht qellimeve, ben mekat ne kurriz te shumices absolute te qytetareve te Kosoves dhe punon, me ose pa dashje per interesa te huaja dhe armiqesore ne kurriz te nje te ardhme me te mire per shumicen dhe kombin ne pergjithesi. Ne vend te kesaj, te gjithe do te duhej te fokusoheshin ne Luginen e Presheves dhe mundesine per ndryshimin aftmesem dhe afatgjate te kufirit me Serbine, si dhe ne permiresimin e jetese ne pjesen tjeter (100 here me te rendesishme) te Kosoves, ku edhe jetojne mbi 95% te qytetareve. Gjithashtu bashkepunimi sa me i ngushte me Shqiperine dhe trojet shqipetare ne maqedoni do te duhej te futeshin ne listen e prioriteteve per vitet ne vijim.
Vete fakti se qe disa vite, pothujase tere kohen e pasluftes, veriu i Kosoves eshte permanent ne fokus te Serbise, Nderkombetareve dhe Qeverise se Kosoves, ne kete menyre pashmangshem edhe te publikut te brendshem dhe te jashtem, por edhe te fushatave manipulative per pushtet ne Serbi dhe ne Kosove, eshte tregues i mire per rolin afatgjate dhe ne mase te madhe destruktiv e te disfavorshem (per Kosoven) qe ka ky konflikt i planifikuar, i organizuar dhe i mbajtur ne jete nga Bashkesia nderkombetar ne bashkepunim me Serbine dhe qeverite e deritanishme te Kosoves.
Krijoni Kontakt