Close
Faqja 12 prej 31 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 304
  1. #111
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Mospranimi i marrëveshjes, katastrofale për Serbinë
    29.04.2013
    Mospranimi i marrëveshjes do të kishte pasoja katastrofale për Serbinë. Kështu ka deklaruar kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq për mediet serbe. Ai ka ftuar serbët e Kosovës ta pranojnë marrëveshjen dhe të bëhen pjesë e zbatimit të saj, ndërsa ka shtuar se shumica e qytetarëve në Serbi është kundër mbajtjes së referendumit.

    Daçiq ka thënë se Serbia i ka provuar të gjitha në Kosovë: edhe me të mirë edhe me dhunë, por nuk ia ka dalë asnjëherë.
    Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se parimisht nuk është për referendum, por as kundër, ndërsa ka theksuar se në rast se populli me referendum deklarohet kundër marrëveshjes, atëherë për pasojë duhet të bie Qeveria.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    KE: Negociatat për MSA-në, nuk nënkuptojnë njohjen e Kosovës


    Komisioni Evropian, në një memorandum sqarues dërguar shteteve anëtare të BE-së, i ka siguruar ato se vendimi për hapjen e negociatave për MSA për Kosovën, “nuk duhet të interpretohet si njohje nga ana e shteteve anëtare individualistë në rastet kur ato nuk e kanë bërë një hap të tillë më parë”, raportoi KTV-ja.

    Dallimet brenda BE-së rreth pavarësisë së Kosovës, nuk kanë ndryshuar as me marrëveshjen e arritur dhe disa nga 5 shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën deri me tash kanë përsëritur këto ditë se nuk e ndërrojnë mendimin dhe nuk do ta njohin Kosovën. Por, sa i përket vendimit për MSA, ato shtete ende nuk kanë dhënë ndonjë sinjal se si do të veprojnë.

    Komisionari i Zgjerimit të BE-së, Shtefan Fule, është shprehur optimist se ato nuk do të paraqesin pengesa, pasi që, sipas fjalëve të tij, janë marrë parasysh edhe shqetësimet e tyre.
    Sipas diplomatëve të BE-së, të cilët thirren në mendimin e ekspertëve ligjorë të BE-së, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është e mundur si një lloj marrëveshjeje që BE-ja ka me “etnitete, të cilat nuk janë shtete sovrane”.

    Si shembuj kanë përmendur Hong Kongun, Makaon, Tajvanin dhe Autoritetet palestineze, me të cilat BE-ja ka disa lloj marrëveshjesh.

    “Duke marrë parasysh dallimet në qëndrimet e shteteve anëtare rreth statusit të Kosovës, vendimi për të hapur negociatat për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me atë vend, nuk duhet të interpretohet si njohje e Kosovës si shtet nga ana e Bashkimit Evropian”, thuhet në rekomandim. /koha/
    http://www.zeri.info/artikulli/4893/...hjen-e-kosoves

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Thaçi e ka hallin e “kokës së vet”



    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e di shumë mirë se çfarë është marrëveshje e mirë dhe çfarë e keqe. Ai e di në detaje se çfarë i sjellë Kosovës marrëveshja me Serbinë. Ai ka qenë partneri i katërt në këtë dialog, në mesin e SHBA-së, BE-së dhe Serbisë. Është pikërisht Thaçi i përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare të jetë në krye të këtij dialogu si partner nga Kosova, sepse ndërkombëtarët ia dinë “hallin” e “dertin”.

    Është lojtari më i përshtatshëm i realizimit të projekteve që dëmtojnë Kosovën. Kjo marrëveshje me Serbinë është e dëmshme për shumicën shqiptare në Kosovë, për shkak se e ka negociuar, pranuar dhe nënshkruar Thaçi. Kryeministri i Kosovës nuk e ka hallin e shtetit, as të territorit të saj, por e ka hallin e “kokës së vet”.

    Thaçi shkon në Bruksel për të arritur marrëveshje me Daçiçin, duke ditur se pak kilometra më tutje në po këtë qytet një prokuror ndërkombëtar është duke e hetuar atë pas akuzave të rënda për përzierje në tregti me organe të serbëve të kidnapuar gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Në një situatë të tillë është lehtë e kuptueshme se kryeministri i këtij vendi në Bruksel ishte pjesëmarrës i negociatave për dobësimin e Kosovës, me shpresën se ky “kooperim” do t’i shpaguhet duke e lënë të qetë drejtësia ndërkombëtare.

    Publikimi i dyshimeve të drejtpërdrejta ndaj tij, të cilat mbeten pezull derisa nuk përfundojnë hetimet, dhe frika se çfarë do të dalë nga këto hetime, e mbajnë peng Thaçin. Ai në vazhdimësi u ka bërë “amin” kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare. Për pasojë janë prodhuar plane e pika, të cilave Kosova ua ka parë sherrin përherë.

    Nisur nga kërkesa për “investime” në autostradë, plan ky ndërkombëtar i shtyrë pa e çarë fare kokën se kështu kosovarët po futen në krizë të madhe financiare e deri te dhënia e tenderëve qindra milionësh kompanive turke. E gjithë kjo duket si një pazar i fuqive të mëdha, që Turqisë t’i jepet mundësia të shtrijë ndikimin e saj ekonomik në Ballkan, si “shpërblim” për moslejimin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian.

    Thaçin e duartrokasin me dinakëri derisa kryen punët me porosi dhe në dëm të popullit të tij. Në të njëjtën kohë herë pas here “të huajt” i nxjerrin raporte për krim të organizuar, me të cilat e shantazhojnë kurdo që e shohin të nevojshme. Është bashkësia ndërkombëtare ajo e cila e vlerësoi marrëveshjen e fundit si arritjen më të mirë, për faktin që Thaçi e Daçiç u ulën pranë njëri-tjetrin, por në fakt kjo marrëveshje nuk premton as paqe e as qetësi.

    Thaçi me këtë marrëveshje, nuk i jep autoritet Kosovës për të ushtruar sovranitet në pjesën veriore, por mund t’i japë shans vetes për t’i shpëtuar denigrimit personal në nivel ndërkombëtar. Këtu gjithçka varet nga aksham pazari që ka arritur me faktorin ndërkombëtar. Gjithë matematika e tij sillet rreth vetes së tij. Po të ishte ndryshe, po t’i kishte Thaçi parasysh interesat afatgjata të Kosovës, ai do t’i kishte thënë jo një marrëveshjeje shtetdëmtuese, siç është kjo me Serbinë.

    Me këtë marrëveshje Kosova s’e qeveris veriun, por e dorëzon sovranitetin te serbët lokalë e këta këtë sovranitet pastaj e ndajnë me Beogradin. Brenda sistemit kushtetues të Kosovës është instaluar një bombë me sahat. Pasojat do të shihen jo vetëm gjatë implementimit, të cilin serbët do ta sabotojnë kudo që munden.

    Thaçi na ka treguar të gjithëve se për interesa personale është i gatshëm të bëjë çfarëdo negociatash që nuk i sjellin kurrë paqe vendit e që nuk i japin mundësi Kosovës të shtrijë sovranitetin në tërë territorin e saj. Kryeministri i Kosovës duke ditur se në një mënyrë po e dorëzon pjesën veriore të vendit, ku nuk mund të dërgojë as policinë e as gjyqësinë, po përpiqet që me një mobilizim të instrumenteve të tij propagandistike marrëveshjen shtetdëmtuese ta shesë si shtetndërtuese.

    Thaçi nuk mund ta harrojë faktin se dosjet për të gjithë familjarët, miqtë e shokët e tij, të cilët edhe nga mbarimi i luftës e kanë plaçkitur dhe terrorizuar Kosovën, janë në Bruksel, aty ku nënshkruhet fati i secilit në fund të ditës.
    http://www.zeri.info/artikulli/4878/...e-kokes-se-vet

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    me kete mareveshje serbia e njohi kosoven
    nuk ka kthim mbrapa

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Halbauer : Ëndërroj heqjen e barrikadës mbi urë të Ibrit

    Prishtinë, 30 prill - Pavarësisht marrëveshjes së arritur mes dy kryeministrave, KFOR-i do të vazhdojë ta ruajë paanshmërinë dhe mbetet një ndër forcat e sigurisë të pranueshme në mbarë territorin e Kosovës. Komandanti i KFOR-it Walker Halbauer, ëndërron që brenda mandatit të tij, deri në shtator të këtij viti, të gjitha palët e përfshira ta largojnë me paqe barrikadën mbi urën kryesore në Mitrovicë.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,144215

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Pas takimit me serbët e Kosovës, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi qartë se nuk do të ketë referendum për Marrëveshjen e arritur në Bruksel, më 19 prill.

    Ne nuk kemi kohë të merremi me muaj me këtë çështje, sepse kjo e fut Serbinë në situatë të rëndë të mos mund e zbatojë marrëveshjen që e kemi pranuar”, tha para gazetarëve në Beograd Daçiq, transmetojnë mediat lokale.

    Sipas tij referendumi nuk do të kishte kuptim, meqë serbët e Kosovës shihet qartë se nuk do ta pranonin rezultatin e shumicës.

    Daçiq ka thënë se të gjitha hulumtimet e opinionit publik tregojnë se marrëveshja mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës mbështetet nga shumica e qytetarëve të Serbisë.

    ...

    Daçiq ka shtuar se Qeveria e Serbisë i ka të gjitha mekanizmat për ta zbatuar Marrëveshjen, porse nuk dëshiron t’i aplikojë.

    Mekanizmi është i thjeshtë: heq pagat, mbyll vendet e punës dhe ja kështu zgjidhet problemi i institucioneve paralele”, citon Koha.net Daçiqin, i cili shton se këtë nuk dëshiron ta bëjë dhe prandaj vazhdon të bisedojë me serbët e pjesës veriore të Kosovës.

    Ai ka porositur serbët e Kosovës se duhet “të merren me Prishtinën dhe jo me Beogradin”.

    “A kujton vërtet ndokush se ne jemi të marrë, ata duhet të merren me Prishtinën dhe jo me Beogradin... Ngatërresa me tërë botën s’është zgjidhje, sikundër as ngatërresa me Beogradin”, ka thënë Daçiq.
    http://www.zeri.info/artikulli/4976/...-me-prishtinen

  7. #117

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Xhandarët serbë kontrollojnë veriun ?!?!?


    Nga droja e intervenimit të forcave speciale të policisë së Kosovës, serbët e veriut kanë ndërruar rojet në fshatin Zupç të komunës së Zubin Potokut, në Rudar afër Zveçanit, në qendër të Leposaviqit dhe në fshatin Soqanic afër Leposaviqit, pikërisht në ditën kur kryeministri serb Ivica Daçiq nënshkroi marrëveshjen me kryeministrin Hashim Thaçi.
    Kamionët dhe drutë në rrugë si dhe dhjetëra punëtorë të mbrojtjes civile që bëjnë roje ditë e natë duke përcjellë lëvizjet e KFOR-it dhe EULEX-it, janë tregues se serbët e asaj ane nuk do lejojnë zbatimin e asaj që kanë arritur dy kryeministrat më 19 prill. Burime të “Tribunës” nga katër komunat në veri të Ibrit bëjnë të ditur se gjatë ditëve të fundit në rrugët e Zubin Potokut, Mitrovicës, Leposaviqit dhe Zveçanit, janë vërejtur njerëz që deri më sot nuk janë parë në këtë territor.
    “I njoh të gjithë vendasit por këta nuk po i njoh. Gjatë ditës qëndrojnë në rrugë dhe bisedojnë me ne ndërsa natën nuk i shoh. Natën siç më kanë treguar komshinjtë, ata njerëz të armatosur shkojnë në kodra dhe në mëngjes sërish kthehen”, ka thënë një banor i Leposaviqit.
    I pyetur nëse bëhet fjalë për policët e ardhur nga Serbia, ai është përgjigjur pozitivisht, duke thënë shkurt: “Po, është xhandarmeria serbe”. /FISHMEDIA/

    http://fishmedia.info/lajme/xhandare...llojne-veriun/

    Ja pra fillet e para nga marreveshja "HISTORIKE" Thacic - Dacic!!!!!

    Mu pikerisht tani po zbatohet marreveshja e Kumanoves, ku sipas asaj marreveshje ne disa pjese te Kosoves do kthehen nje numer i caktuar i ca forcave policore e ushtarake te Serbise!

    Ju Lumte per kete ore PyDyKy-ca, se lufta e beteja e juaj e vetme eshte kundrejt Levizjes Shqiptare LVV dhe liderit te saj Albin Kurti!


    Emri:  XHANNA.jpg

Shikime: 211

Madhësia:  108.5 KB


    Emri:  600942_133178553539777_801813176_n.jpg

Shikime: 162

Madhësia:  18.8 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #118
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Xhandarët serbë kontrollojnë veriun ?!?!?


    Nga droja e intervenimit të forcave speciale të policisë së Kosovës, serbët e veriut kanë ndërruar rojet në fshatin Zupç të komunës së Zubin Potokut, në Rudar afër Zveçanit, në qendër të Leposaviqit dhe në fshatin Soqanic afër Leposaviqit, pikërisht në ditën kur kryeministri serb Ivica Daçiq nënshkroi marrëveshjen me kryeministrin Hashim Thaçi.
    Kamionët dhe drutë në rrugë si dhe dhjetëra punëtorë të mbrojtjes civile që bëjnë roje ditë e natë duke përcjellë lëvizjet e KFOR-it dhe EULEX-it, janë tregues se serbët e asaj ane nuk do lejojnë zbatimin e asaj që kanë arritur dy kryeministrat më 19 prill. Burime të “Tribunës” nga katër komunat në veri të Ibrit bëjnë të ditur se gjatë ditëve të fundit në rrugët e Zubin Potokut, Mitrovicës, Leposaviqit dhe Zveçanit, janë vërejtur njerëz që deri më sot nuk janë parë në këtë territor.
    “I njoh të gjithë vendasit por këta nuk po i njoh. Gjatë ditës qëndrojnë në rrugë dhe bisedojnë me ne ndërsa natën nuk i shoh. Natën siç më kanë treguar komshinjtë, ata njerëz të armatosur shkojnë në kodra dhe në mëngjes sërish kthehen”, ka thënë një banor i Leposaviqit.
    I pyetur nëse bëhet fjalë për policët e ardhur nga Serbia, ai është përgjigjur pozitivisht, duke thënë shkurt: “Po, është xhandarmeria serbe”. /FISHMEDIA/

    http://fishmedia.info/lajme/xhandare...llojne-veriun/

    Ja pra fillet e para nga marreveshja "HISTORIKE" Thacic - Dacic!!!!!

    Mu pikerisht tani po zbatohet marreveshja e Kumanoves, ku sipas asaj marreveshje ne disa pjese te Kosoves do kthehen nje numer i caktuar i ca forcave policore e ushtarake te Serbise!

    Ju Lumte per kete ore PyDyKy-ca, se lufta e beteja e juaj e vetme eshte kundrejt Levizjes Shqiptare LVV dhe liderit te saj Albin Kurti!


    Emri:  XHANNA.jpg

Shikime: 211

Madhësia:  108.5 KB


    Emri:  600942_133178553539777_801813176_n.jpg

Shikime: 162

Madhësia:  18.8 KB
    - do te thot se keta me maska qe ke sjell fotot edhe Levizja VetFundosje jan kunder marrveshjes , pra ju vetfundosja dhe keta me maska serbet jeni kunder marrveshjes , pra jeni prodhim nga nje brum.
    kot e keni o gjaki i shkines kot.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  9. #119

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Për veriun nuk vlen Kushtetuta e Kosovës
    02.05.2013 | 09:14
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka zgjedhur ta përdorë një simbol londinez për ta përshkruar marrëveshjen e Brukselit.
    Teksa ka folur për të drejtat që kanë fituar serbët e veriut por edhe për faktin se në atë pjesë të Kosovës do të zbatohet ligji i aplikueshëm në Kosovë, ai ka thënë se serbët do të jetojnë nën dy ombrella: atë të përgjithshmen që është e Kosovës dhe nën një më të vogël që është e Serbisë.


    Në një intervistë për "Tribunën", ambasadori Cliff ka thënë se dualizmi ligjor që do të ketë asociacioni i komunave serbe të Kosovës nuk është i keq. Sipas pikës dy të marrëveshjes, ai do të ketë garanci nga ligji i aplikueshëm i Kosovës dhe nga ligji kushtetues. Meqë Kosova nuk ka ligj kushtetues, referenca është tek një i tillë i Serbisë.

    “Po flisni për dualizmin ligjor si diçka e keqe. Të gjitha strukturat duhet të kenë këtë dualitet, sepse për t`u siguruar që serbët e Kosovës do të jenë pjesë e këtij aranzhimi, duhet të kenë një lidhje me Beogradin. Ka qenë plani i Ahtisarit që ka garantuar lidhjet e serbëve të Kosovës me Beogradin në shëndetësi, arsim dhe shërbime publike me Beogradin. Kjo u garantohet edhe komuniteteve tjera”, ka thënë ambasadori Cliff./standardi.info

    http://standardi.info/index.aspx?SID...pe=1&ACatID=13


    Emri:  403x30267285Ian-Cliff.jpg

Shikime: 186

Madhësia:  69.8 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #120

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Xhandarmëria “ndihmon” zbatimin e marrëveshjes ?!?!?


    Burime të gazetës “Tribuna” kanë shpjeguar se pjesëtarët e njësisë speciale të policisë serbe që po patrullojnë në veri, janë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq dhe zëvendësit të tij Aleksandër Vuçiq.

    Pas pajtimit të palëve për zbatimin e marrëveshjes që do të ndodhë javën e ardhshme, këta pjesëtarë kanë për mision të ndihmojnë në menaxhimin e “individëve të fuqishëm në veri që nuk i binden marrëveshjes”.

    Sipas të njëjtave burime, pjesëtarët kanë nisur patrullimet e tyre një javë para se në Bruksel kryeministri Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Iivica Daçiq ta përafrojnë marrëveshjen për veriun.

    “Është fakt se ata janë vendosur nga qeveria e Serbisë nga frika se mos po dështon marrëveshja dhe pala kosovare po ndërmarrë hapa të njëanshëm në veri, por tash në konsultim mes palëve do të kujdesen që marrëveshja të zbatohet”, kanë bërë të ditur burime të gazetës./ORAinfo


    http://gazetaditore.com/2013/05/03/x...-marreveshjes/



    Emri:  Xhandarmëria-“ndihmon”-zbatimin-e-marrëveshjes.jpg

Shikime: 174

Madhësia:  152.7 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 12 prej 31 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •