Close
Faqja 11 prej 31 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 304
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Nikolic: Serbia nuk heq dorë nga Kosova

    Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, në një intervistë në Televizionin e Bosnjës e Hercegovinës (BHT1), duke folur për Kosovën dhe marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, ka thënë se Serbia nuk heq dorë nga Kosova.

    Jemi marrë vesh dhe jemi obliguar, neve këtë kushtetuta nuk na lejon dhe ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të lejojmë që ajo të bëhet shtet i njohur ndërkombëtar, anëtare e OKB-së. Sipas Marrëveshjes së Lisbonës, Kosova kurrë nuk mund të bëhet anëtare e BE-së dhe Kosova edhe më tutje patjetër duhet të bisedojë me ne”, është shprehur Nikolic.

    Presidenti serb ka thënë se shteti i tij e ka për detyrë të përzihet nëse dikush rrezikon serbët në veri të Kosovës.

    Prishtina, falë asaj që ka mbështetjen e Bashkimit Evropian, nuk dëshiron që të njohë komunitetin serb brenda asaj autonomie të Kosovës. Siç kërkojnë shqiptarët diçka për vete, kështu kërkojnë edhe serbët. Ata na kanë akuzuar (komuniteti ndërkombëtar) se ne po krijojmë një ‘Republika Srpska’. Andaj ne i kemi pyetur a është shpikje serbe ‘Republika Srpska’? Kjo është shpikje juaja. Ju atje në Dejton jeni përcaktuar se kjo është zgjidhja më e mirë kur njerëzit nuk mund të merren vesh lehtë, të bëni entitete. Por ne nuk kërkojmë RS në territorin e Kosovës, sepse atëherë kjo do të ishte se ne pranojmë se Kosova është shtet”, ka thënë Nikolic, transmeton QIK. /Telegrafi/

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Beograd, 26.04.2013





    no comment

  3. #103
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Beograd, 26.04.2013





    no comment
    trego edhe qka keni than ne protest:

    Disa qindra qytetarë serbe janë mbledhur para Kuvendit të Serbisë për të protestuar kundër marrëveshjes Kosove - Serbi.
    Ata kanë brohoritur “tradhti” dhe “ustashë”.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Beograd, 26.04.2013





    no comment
    Sa ironike eshte kur shiqojme simbolin ton kombetare ne kokat e ketyre ,keta nacionalista me te vertet jane neverites,,,
    VENI,VIDI,VICI

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    “Kishe” Serbia spo pajtohet

    Politka pincipiele ne rafshe te ndryshme te veprimit ,imponimet e veprimeve ne sferat diplomatike te Serbis tregohen qdo her “Kishe “te pafavoreshme per Serbin Kronologjia e veprimeve ne sferen e ineterseve kruciale te Serbis jan, kan qen ,dhe do jen imponimet qe I bejn per te krijuar favore te qarqeve te intereseve te BE.Ket Serbia e din si teritor I intereseve globale te investimeve te mundeshme te qarqeve me ndikim kan ber qe Serbia te imponoi gjerat e intereseve te veta shtetrore karshi Kosoves .Serbia ne njefar menyre tregon“kishe’’papajtushmerin e vet per ato zgjedhej te imponuara nga vet Serbia te tregohen “kishe “jo te favorshme pe Serbin .
    Qysh nga Koha e delegimit te Ahtisarit I cili ne draftin e par te popozuar si zgjedhje per statusin e Kosoves ne pajtim me qarqet me ndikim prunen nje draft projekt te perkohesme te implemetimit ne periudh tre vjeqare por pa pavaresin e Kosoves.Ne ate drefteprojekt te perkrahur nga Be dhe faktoret relevant te ndikimeve te qarqeve te inetersit u pegadit then shul shqip tereni per ndarjen e Kosoves te ashtuquajtur ne ate projekt si decentralzim .Serbeve ju dhan te drejta fundametale ne te gjitha fushat e veprimit ne Parlament ju ben e mundeshme imponimet e intereseve shterore te Serbis .Pala Kosovare pra shqipetaret e Kosoves nuk u pajtun me ket draft te cilit pas nje kohe ju impelemntu nje Anaks te cilin e konteston brendesia e pakos se Ahtisarit u parapa pavaresimi I Kosoves e ne vet ate pako vehen shum pikpytje per ate aneks pra pavaresia mohohet ne vet gjenezen e saj qe ka te bej me rezoluten 1244.U gjend nje modalitet ne shqyrtim te negociatave te pafundme te problemeve brenda ne Kosove.U be nje aneks e cila baz e ka rezoluten 1244 e cila prap eshte ajo leva e cila len Kosoven te perballet me realitetin e quajtur Diplomaci e intereseve te qarqeve relevante te vendosjes .Pra u be ne Aneks I cili parashihte pavaresimin e Kosoves ne periudh tranzitore tre (3) vjeqare .U be nje shqyrtim ne gjykaten e Hages dhe u mur vendim nga GJND-ja se shpallja e pavaresis eshte konform rezolutes 1244.
    Leva kyqe e lenjes se Kosoves ne meshir te deshirave ‘’kishe “jo te favoreshme te Serbis .Kjo pako ska pas tjeter qellim siq shihet tash ne kto bisedime siq e kan quajtur diplomatet ‘’moratoriumeve ‘’ I len pezul shum qeshtje qe prap silen ne nje cirkel imponimesh nga vet Serbia .Kto behen me paramendim dhe te ndikuara nga faktoret tjer relevant ne Be .Brendia organizative e Kosoves qellimisht eshte ven ne lajthitje duke imponu gjerat duke varferuar ekonomin dhe duke ber nje organizim te sfarave te brenshme te atilla qe prap bien ne gracken e po te njetes politik “kishe “te mospajtimve te Serbis .
    Pergaditja e terenit se “kishe “ serbia spo pajtohet me gjerat e imponuara nga vet ajo jan paravan I nje gracke politike per te treguar dy popujve edhe atyre ne Serbi por edhe ne Kosove qe se Serbia atje spo pajtohet Kosova spo pajtohet dhe “kishe “u gjend nje mes kompromisi I imponuar nga vet Serbia .
    Shiqoi tash ket far marveshje e cila eshte unitare te cilen e shtyn ne agjend BE .Dykuptimsia e krejt marveshjeve duke perfshir edhe Pakon e Ahtisarit jan detyrimisht ne favoret qe po I behen Serbis .Kto marveshje unitare smundet akush te refuzioj ato jan nderkombetare dhe si te tila prezntohen edhe ne Kosove por edhe ne Serbi .Serbia lun lojen e” Kukafshehtit “ duke dirigjuar strukturat e veta shtetrore qe I ka ne Kosove .Asnej shtet normal kur njeher spranon te shuj strukturat e veta legjitime shterore jo me vetedeshir .Jan faktoret tjer te ndikimeve te Serbis qe ne rafshet e ndryshme veproin .I ka njerezit e vet ne parlamentin e Kosoves ,I ka strukturat e veta shterore ne Kosove I ka njerezit qe vrapojn pas ktyre intereseve te Serbis .Ka nje vazhd gjerash qe tash jan evidente ne kto te ashtuquajtura marveshje te stabilizmit te mardhenjeve ku flitet per rriregullimin e ndikimeve implementimeve te ligjeve te serbis ne Kosove .Pra thjesht atje po pytet Serbia se si duhet te regulloi sistemin ose then shul shqip statusin e Kosoves .Pra serbia po pytet se qka po I lejon e qka jo Kosoves .Ska te bej fare se ajo spo pajtohet “kishe” spo pajtohet me gjerat e impnoara nga vet Serbia .Pse ndodh kjo jan shum shum faktor te cilet ne brendesi te sferave te imponuara te ndikimeve te personave qe servohen ne sferen vendore .Pra po sillemi ne reth e rethin e ka ber vet ndikimi I faktorit diplomatik te Serbis .
    Dykuptimsia ska asnje vler kur pikat dominante te veprimit jan ne favor te serbis te cilat paraqiten “kishe “spo pajtohet serbia me kto gjera .Krejt ka te bej me strukturat e serbis ato shterore ne Kosove .
    Tash te shohim se qka ka perfeshir ne marveshej cilat jan ato pika te cilat Serbis I bejn avansime te sferat e dikitimit te gjerave .Kemi se pari rezoluten 1244 ,vet pakon e Ahtsiarit ,denigrimin e nje populli duke e ber ate ne menyr artificiale si nje popull “Kosovare “ndikimet tjera te cilat te jepin me dije se sebia asnjeher sdo e lejoj Kosoven te zhvillohet .
    Pika kyqe e marveshjeve jan te atila qe len te nekuptoin se kto “moratoriume”do jen te pafundme do e len peng te qefeve te Sebis .Serbia tash me e ka aritur ket me marveshjet ne fuqi ajo ka fuqi ndikimesh te llojeve te ndryshme ne Kosove.
    Pikat kyqe te vendimarjes “kishe “jo te favoreshme per Sebin jan te tilla qe betonoin gjendjen tejet te mjerueshme te shqiptareve dhe avansimit te populli Serb ne Kosove .
    Pika dyt e marveshjes se fundit ku flitet per nje STATUS ,per nje KUSHTETUT te mendohesh e te pysesh .Cilit status dhe ciles Kushtetut .
    Pra shiqohen pikat kyqe te vendimeve jan aq te kqija per popullin e Kosoves e te favoreshme per serbin .Kosova mbetet peng tash I krejt ktyre marveshjeve te cilat popllin e Kosoves e len ne nje reth “vicioz ‘’ te kornizave kushtetuese te Hakerupit ,Pakos Se Ahtisarit ,dhe tash se fundmi te nje termi statusor mbi statusin me kushtetut e ku me dit kujt te len me nenkuptu te kushtetutes se Serbis apo te Kushtetutes se pakos se Ahtisarit prap bien ne ate rethin “vicioz “qe perfituesi me I madh I kejt ksaj eshte vet Serba e cila plason genjeshtrene me te madhe te lojes “kishe “spo pajtohet me kto qka vet serbia I imponon .
    Bulldozheri I quajtur Serbi shtyn proceset perpara duke ju garantuar popullit vet nje mirqenje ne dakadate ne vijim .Ndersa me te gjitha dokumentet tash me valide e te votuara nga parlamenti I Kosoves .Popolli shiptare tash me dokimente I ber si “Kosovar “na del te jet si “kukell’’ ose si nje struc te cilit per qef “prej zori “ e ka pru popullin e vet derjet nje gremine te varferis se skejshme ekonomike por edhe politike .
    Imponimet e tilla “kishe “jo te favoreshme per Serbin na kan pru ne ket gjenje te moratoniumeve te pafundeme te imponimeve diplomatike te treguara “kishe “jo te favoreshme per Serbin .
    Serbia definitivisht e din interesin qe ka Be ndaj saj dhe tash ato I imponon .Neser kur Serbia te hy ne Be do kerkoi respektimin e exteritorialitetit te vet ndaj Kosoves te cilen kurnjeher sdo heq dor nga kjo duhet then shul shqip qe bajlozet bashibuzuket e imponuar baloshet e “tu”Kosoves e kan porun ket imponim vetem per pushtet te cilin tash me se kan ase pushtetinqe po ja dirigjon tash me Serbia .
    Pra vety serbia ka imponu qe paerlamenti I kosoves tash te votoi per ineterset e Serbis por edhe interseve te BE ndersa bajlozet shperblehen me tendere te pronave shoqrore per te cilat neser serbia do kerkoi Hisen e vet dhe do e caktoi qmimin e vet pra do kerkoi mjetet e veta qe do I parashtroi ne ket moratoriumin e quajtur status te Kosoves .Serba ne Be do kerkoi te rspektoi kufijet e helsikit qka edhe parasheh kjo marveshje e fundit .Serbia a ka adutin e rezpektimit te teritorit te vet te Kushtetutes se vet qe do e kerkoi ne Be te shtrin tash me sovranin e parashtruar mne kto lloje “kishe “marveshje “jo “te favoreshme “kishe “per Serbin Kjo politik eshte efikase dhe po e shtyn Kosoven drejt integrimeve Europioane se bashku me Serbin si exteritor I saj ne Be .

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Kurti: E bekuan dorën e Serbisë në Kosovë

    Telegrafi: E keni cilësuar të dëmshme marrëveshjen me Serbinë në përmbajtjen e saj, ndërkohë që vlerësohet se problematik do të jetë edhe zbatimi i saj praktik. Cili është komenti juaj?

    Kurti: Marrëveshja me Serbinë është jashtëzakonisht e dëmshme për shtet-ndërtimin në Kosovë. Ajo i hedh bazat e autonomisë territoriale të veriut të vendit. Asociacioni i Komunave, apo Bashkësia, po themelohet nga negociatat me Serbinë. Kjo është përfshirje direkte e Serbisë në rregullimin e brendshëm territorial të Kosovës. Për më tepër, këtë Asociacion pas themelimit nuk do të mund ta shfuqizojë asnjë nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës.

    Kuvendin ka të drejtë ta shpërndajë presidenti, Qeverinë mund ta shuajë kryeministri, por asnjëri prej tyre nuk e shpërndan Asociacionin. Ky është instalim i të drejtës së vetos. Marrëveshja parasheh amnistimin dhe legalizimin e strukturale kriminale të Serbisë. Përmes Pikës 8 të saj, strukturave të MUP-it, BIA-s dhe Rojave të Urës, u mundësohet përfshirja në institucionet kosovare të sigurisë.


    Telegrafi: A është tejkaluar Plani i Ahtisaarit?

    Kurti: Asociacioni praktikisht do ta zgjedhë vetë komandantin rajonal të Policisë, duke qenë se lista me emrat e propozimeve që i shkojnë ministrit do të jetë e paracaktuar nga Asociacioni. Kjo procedurë është e ngjashme me çfarë ishte paraparë në Planin e Ahtisaarit. Por, dallimi është se aty bëhej fjalë për komandantët e stacioneve komunale, ndërkaq, tashmë bëhet fjalë për zgjidhjen e komandantit rajonal në baza etnike. E kjo është e rëndësishme për ata që thonë se nuk është tejkaluar Plani i Ahtisaarit.
    Në fakt, kjo nuk është asgjë më pak se themelimi i pushtetit të tretë, pra atij rajonal. E njëjta gjë ndodh edhe me gjykatat mbi baza etnike. Kjo ndarje tek gjykatat është e dyfishtë. Ajo nuk kufizohet vetëm me veriun. Gjykata e Apelit, përveç Mitrovicës së veriut do të jetë e vendosur edhe në Prishtinë, me ç’rast ndarja në baza etnike thellohet deri në nivel nacional.



    Telegrafi: Në këtë situatë, pse fokusohet çështja te zbatimi i marrëveshjes?

    Kurti: Arsyeja kryesore pse fokusi i opinionit po orientohet tek zbatimi i marrëveshjes dhe vështirësitë që mund të dalin gjatë këtij procesi, është shmangia e debatit për vetë përmbajtjen skandaloze të marrëveshjes, duke aluduar kështu se problemi është tek zbatimi dhe jo tek marrëveshja si e tillë. Por, kjo marrëveshje është kaq e dëmshme për arsyen e njëjtë pse edhe do të ketë pengesa për zbatimin e saj.

    Është fjala për strukturat ilegale të Serbisë të dirigjuara nga Serbia dhe servilizmin e Qeverisë së Kosovës të kapur nga krimi e korrupsioni që s’mund ta bëj as edhe një hap përpara drejt shtet-ndërtimit. Zhvillimi i kësaj logjike na i jep të gjitha arsyet të besojmë se marrëveshjet e ardhshme do të jenë edhe më të dëmshme.




    Telegrafi: Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar marrëveshjen edhe me shprehjen e pakënaqësisë gjatë seancës së Kuvendit, por edhe me anë të një proteste afër ndërtesës së Kuvendit. Cilat do të jenë hapat e mëtejshëm të kundërshtimit?

    Kurti: Lëvizja Vetëvendosje do t’i përdor të gjitha mundësitë dhe do t’i vë në funksion të gjitha kapacitetet e saj për ta ndaluar këtë marrëveshje të dëmshme për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Ne jemi të bindur se kushti për ta ndaluar këtë marrëveshje është ndalimi i kësaj Qeverie. Qenia e kësaj Qeverie është e lidhur për negociata e kompromise. Pushteti i Thaçit në Kosovë e nënkupton Serbinë brenda Kosovës.

    Përvetësimi e zhvatja e pasurisë publike sjell trashjen e dosjeve. Hijen e këtyre dosjeve në Kuvend, e shohim në formën e vendimeve që miratohen me diktat. Kështu, privatizimi i egër dhe grabitja e pasurisë publike, përveç shtypjes e varfërisë që shkakton tek qytetarët, sublimohet edhe në rritje të kontrollit të Serbisë brenda Kosovës.

    Andaj, kur Thaçi na thotë se kjo marrëveshje është më e mira për rrethanat aktuale, gjithmonë duhet kujtuar se rrethana kryesore është ai vet. Po ashtu, kur na thuhet se Marrëveshja është kompromis që reflekton raportin e forcave, s’duhet harruar se fajtorët kryesorë pse Serbia është përpara nesh në këtë drejtim, janë po ata që votuan Marrëveshjen aktuale që kishin nënshkruar Planin e Ahtisaarit me ç’rast ishin pajtuar që Kosova të mos ketë ushtrinë e saj.

    Raporti i forcave pas kësaj marrëveshjeje që i jep Serbisë pushtet territorial brenda Kosovës, do të vazhdojë të ndryshojë në dëmin tone. Rezultati i sotëm bëhet shkaku i nesërm. Ky qerthull fundosës duhet ndaluar, e ky ndalim i fundosjes do të ndodhë vetëm duke i dhënë fund kësaj Qeverie. Kjo Qeveri është shkaku i krejt këtij degradimi, rrëzimi i saj është kusht për përparimin.


    ...
    http://www.telegrafi.com/lajme/kurti...e-2-31537.html

  7. #107
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    eshte gabim tema (serbia nuk e ka njohur kosoven) cja fusni pordhes me nje mareveshje qe fiton vetem serbia qe legalizion kreminelet ne veri.....

    hashim jep doreheqjen se le nam malok i trashe
    vari leshte

  8. #108
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, në një intervistë në Televizionin e Bosnjës e Hercegovinës (BHT1), duke folur për Kosovën dhe marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, ka thënë se Serbia nuk heq dorë nga Kosova.
    “Jemi marrë vesh dhe jemi obliguar, neve këtë kushtetuta nuk na lejon dhe ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të lejojmë që ajo të bëhet shtet i njohur ndërkombëtar, anëtare e OKB-së. Sipas Marrëveshjes së Lisbonës, Kosova kurrë nuk mund të bëhet anëtare e BE-së dhe Kosova edhe më tutje patjetër duhet të bisedojë me ne”, është shprehur Nikolic.



    Presidenti serb ka thënë se shteti i tij e ka për detyrë të përzihet nëse dikush rrezikon serbët në veri të Kosovës.

    ”Prishtina, falë asaj që ka mbështetjen e Bashkimit Evropian, nuk dëshiron që të njohë komunitetin serb brenda asaj autonomie të Kosovës. Siç kërkojnë shqiptarët diçka për vete, kështu kërkojnë edhe serbët. Ata na kanë akuzuar (komuniteti ndërkombëtar) se ne po krijojmë një ‘Republika Srpska’. Andaj ne i kemi pyetur a është shpikje serbe ‘Republika Srpska’? Kjo është shpikje juaja. Ju atje në Dejton jeni përcaktuar se kjo është zgjidhja më e mirë kur njerëzit nuk mund të merren vesh lehtë, të bëni entitete. Por ne nuk kërkojmë RS në territorin e Kosovës, sepse atëherë kjo do të ishte se ne pranojmë se Kosova është shtet”, ka thënë Nikolic, transmeton QIK. /Telegrafi/



    Si skan turp qeveritaret tan te genjejn se na njohu Serbija!turp per tradhtin qe i ben Kosoves.Ka per ti mallkuar kta tradhtar Zoti ,dhe ata qe i dhan besimin ksaj qeveri krykput tradhtare.
    Vetem sa ia mundesuan Serbis hecjen perpara ,edhe pse Serbija ishte ajo qe mbetej e izoluar,pore ne fakte Kosova u be kurban i serbis.turp per ata qe e mendojn se me Serbin e kaluara mbeti mbrapa,kurse ne fakt lahperat tan na e sollen ktu Serbin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 27-04-2013 më 15:47

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Rohrabacher: Me marrëveshjen, Kosova hoqi dorë nga veriu


    Me marrëveshjen me Serbinë, Kosova ka hequr dorë nga pjesa veriore e saj, thotë kongresisti republikan, Dana Rohrabacher. Sipas tij, Marrëveshja nuk sjell paqe afatgjate në rajon. Në favor të kësaj do të ishte rregullimi i kufijve, thotë Rohrabacher.

    Ai i ka bërë këto komente në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

    Para së gjithash, dua të vlerësoj lart të gjithë ata që kanë marrë pjesë, administratën tonë, miqtë evropianë, ashtu si edhe Serbinë dhe Kosovën, për arritjen e një rezultati, të cilin e cilësojnë si më të mirin. Ky është hapi i parë. Po ashtu duhet të duartrokasim kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë që janë ulur pranë njëri-tjetrit, kanë folur me njëri-tjetrin për rrugët kah të shkojnë. Kjo është pozitive”, thotë Rohrabacher.

    Megjithatë, sipas tij kjo marrëveshje, përveç që tregon se njerëzit mund të flasin së bashku, nuk përmban ndonjë substancë që mund ta bëjë premtuese paqen. Në fakt, sipas të gjitha gjasave, shton Rohrabacher, do të minimizojë shanset për paqe dhe qetësi përgjatë kufirit.

    Të pranojmë se Kosova nuk ka marrë absolutisht asgjë për atë që ka dhënë. Ajo çfarë ka dhënë është e drejta për të qeverisur pjesën veriore të vendit dhe dy komunitetet brenda tij. Kosova nuk kanë fituar sovranitet, përkundrazi. Kjo marrëveshje minon kërkesën e Kosovës për sovranitet, sepse nuk i jep autoritetin për të ushtruar sovranitetin. Nëse arrini marrëveshje, e cila nuk ju mundëson që në praktikë të realizoni sovranitetin, atëherë nuk keni sovranitet. Andaj, Kosova, në esencë, ka dhënë veriun”.

    Por Rohrabacher megjithatë, shton se Kosova, nuk është dashur ta bëjë një gjë të tillë. “Mendoj se banorët e veriut të Kosovës, të cilët këtu janë në pyetje, duhet ta kishin të drejtën për vetëvendosje. Do të duhej të kishte votime dhe njerëzit në veri, me siguri 90 për qind e tyre, do të votonin për të qenë pjesë e Serbisë. Dhe, Kosova ka pasur shansin e vërtetë që të marrë diçka në këmbim të kësaj. Ka grupe të kosovarëve në Serbi që duan të jenë pjesë e Kosovës”.

    Rohrabacher flet edhe për ndryshimin e kufirit. “Po, ndoshta edhe në pjesë të tjera, por kryesisht në Luginën e Preshevës. Do të mund të bënin një shkëmbim të barabartë të territoreve dhe të popullsisë nëse do të pajtoheshin për rregullimin e kufijve. Por, në vend të kësaj, kanë marrë asgjë, zero. Tani, madje, nuk mund të dërgojnë as policinë në pjesën veriore të vendit, nuk mund të dërgojnë ushtrinë e tyre, nuk do të kenë gjyqtarë që do të zgjidhen nga qeveria e tyre; ata do të zgjidhen nga serbët në veri. Kjo është humbje e madhe e sovranitetit për Kosovën”. /Zëri/

    http://www.zeri.info/artikulli/4807/...dore-nga-veriu

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Vucic: Në veri, as Policia as Ushtria e Kosovës

    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksanadar Vucic ka thënë se ekziston një garanci, në formë të shkruar nga NATO-ja, për mospraninë e Policisë dhe Ushtrisë së Kosovës në veri të Kosovës.

    Garancitë janë në formë të shkruari. Thaçi ka dërguar një letër, por ekziston edhe letra e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në të cilën sqarohet se nuk mund të jenë të pranishme forcat policore të Kosovës apo ajo që do të del nga ato. Ato mund të jenë atje në rastet e fatkeqësive natyrore, me pëlqimin e NATO-s dhe pushtetit lokal”, ka thënë Vucic, duke potencuar se është i gatshëm vetë të shkojë në Kosovë, por vendimin nëse do të shkojë do të varet nga përgjigja që do të marrë nga serbët e veriut të martën, transmeton Vestionline.

    Konkretisht, do të varet nëse përmes referendumit do të vërtetohet përkrahja e qytetarëve të veriut për marrëveshjen e Brukselit dhe atëherë të pranojë marrëveshjen e shumicës dhe të marrë pjesë në zbatimin e saj.

    Nuk ik nga ajo që të bisedojë me njerëz, të dëgjoj fjalët më të rënda, sepse ata njerëz janë të brengosur për të ardhmen e tyre dhe kanë dëgjuar gjithçka”, tha Vucic, duke shtuar se nuk është e vërtetë se në Kosovë nuk do të ketë universitet dhe spital serb.

    Ai ka thënë se në marrëveshjen e Brukselit nuk shkruan se çfarë vulash do të kenë diplomat në veri të Kosovës, duke thënë se kjo çështje do të shqyrtohet më vonë.

    "Serbët më shumë po i frikësojnë simbolet sesa gjërat e vërteta. Por, në veri nuk do të shkelë çizmja shqiptare as përmes policisë e as përmes forcave të armatosura dhe ushtrisë ", ka thënë Vucic. /Telegrafi/

Faqja 11 prej 31 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •