Botohet nė italisht libri i Kryepiskopit Anastas Tė jetojmė sė bashku
Kryepiskopi Anastas dallohet pėr studimet dhe librat e shumtė tė botuar nė mjaft gjuhė tė botės. Mė i fundit, ėshtė njė botim i Manastirit tė Bozesė nė Itali,
qendėr takimesh ndėrfetare, ku dialogu me orthodhoksinė zė vend qendror.
Titulli i librit, qė zė njė vend tė konsiderueshėm nė faqen e internetit tė Manastirit, ėshtė Vivere insieme (Tė jetojmė sė bashku - Kontributi i religjioneve dhe njė etikė e bashkėjetesės).
Cili ėshtė kontributi i religjioneve nė drejtim tė humanizmit? Kryepiskopi Anastas ofron disa reflektime mbi kėtė temė e cila, nė koherencė me traditėn e Kishės,
kėrkon tė nxjerrė nė pah veprimet e fshehta tė Krishtit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė nė elementet pozitive tė gjitha kėrkimeve njerėzore.
Libri jep instrumente pėr tė akorduar sė bashku dialogun dhe dėshminė dhe na kujton se jemi tė thirrur nė ushtrimin e dėgjimit tė kujdesshėm tė hapave tė Perėndisė...,
qė tė quajmė gėzim dhe arritje pėrballjen vėllazėrore dhe sė fundi, ta bėjmė tė gjithė kėtė sipas mėnyrės sė Krishtit tė varfėr dhe plot mėshirė (Nga parathėnia e Athanasios N. Papathanasiu).
Nė libėr theksohet nevoja e njeriut pėr tė komunikuar, nevoja e tij jetėsore pėr tė pasur kontakte me tė tjerėt.
Por ama qeniet njerėzore duhet tė kėrkojnė njė bashkėjetesė harmonike, e cila nuk zhduk veēantinė kulturore tė popujve, duke sheshuar ēdo dallim mes tyre,
por qė di si ti japė vlerė nė mėnyrė krijuese anėve mė tė mira tė individėve e popujve. Padrejtėsitė,
korrupsioni dhe varfėria nuk kanė reshtur sė shkatėrruari bashkėjetesėn njerėzore dhe mbi kėto problem besimet e mėdha fetare, qė kanė ndikuar kulturat e popujve,
kanė kontribuuar pėr tu dhėne parimet dhe sugjeruar rrugėt qė duhet tė ndjekin.
Burimi: orthodoxalbania.org
Krijoni Kontakt