Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Militantët e PS para shtëpisë së Islamit, Bizhga: S’pendohem për debatin në Kuvend

    Militantët e PS para shtëpisë së Islamit, Bizhga: S’pendohem për debatin në Kuvend
    80
    3

    Argumente Mërkurë, 17 Prill, 2013 | 09:10 am


    Dje gjatë protestës së militantëve të PS para shtëpisë së Islamit

    Socialistët e Njësisë 5 dhe FRESSH i Tiranës hedhin parulla fyese ndaj deputetit të përjashtuar nga Rama.

    Militantët e PS në shtëpinë e Islamit.

    Deputeti: Protesta, presion psikologjik, Rama të jetë i kujdesshëm.

    Militantë të PS dhe Forumi Rinor Eurosocialist protestuan para pallatit ku banon deputeti i pavarur Kastriot Islami. Shkak për këtë protestë, sipas organizatorëve, ishte votimi pro i deputetit të pavarur (i cili një vit më parë u përjashtua nga Grupi Parlamentar socialist) në seancën e së hënës për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ. Duke përdorur mjetet e “Pranverës arabe” të lajmëruarit përmes rrjeteve sociale Facebook, të rinjtë e FRESSH të Njësisë Nr. 5 në Tiranë lajmëruan të gjithë mbështetësit e tyre që të merrnin pjesë në këtë tubim. “Përshëndetje të rinjtë e FRESSH Njësia Nr. 5! Ju njoftojmë se sot në orën 18:00 do të zhvillohet një protestë pranë shtëpisë të deputetit Kastriot Islami, te gjimnazi i përgjithshëm ‘Petro Nini Luarasi’, ku do jetë i pranishëm dhe kryetari i Partisë Socialiste Tiranë, Sajmir Tahiri! Pas zhvillimeve të djeshme në Parlament, besoj se e kuptoni rëndësinë e pranisë tuaj në këtë protestë. Lajmëroni dhe miqtë tuaj!”, thuhet në adresën në Facebook të FRESSH Njësia 5. E kontaktuar në telefon, kryetarja e FRESSH-it, Elisa Spiropali, mohoi që ky forum të ketë organizuar një tubim të tillë. “FRESSH nuk ka organizuar asnjë tubim para shtëpisë së zotit Islami. Ata janë qytetarë të indinjuar që janë vetorganizuar”, u shpreh Spiropali për “Panorama”.
    Protesta
    Rreth orës 18:00 para pallatit ku banon deputeti Islami dhe familja e tij, pranë digës së Liqenit, u mblodhën një grup të rinjsh, por dhe pjesë të strukturave të PS në Njësinë Nr. 5. Protesta ishte e organizuar, se në të nuk munguan banderolat me thirrje dhe fyerje ndaj deputetit. “Kaçi i zi”, “Kastriot tradhtar”, “Këtu banon tradhtari” ishin disa nga pankartat që të rinjtë kishin sjellë me vete në këtë tubim. Në kor pjesëmarrësit nisën të thërrisnin: “Kastriot faqezi, kujt ia hodhe votën ti”. Të shqetësuar nga këto thirrje banorë të pallatit dilnin në dritare për të parë me kureshtje pjesëmarrësit në këtë tubim. Të tjerë dilnin nga hyrjet e pallatit dhe largoheshin nga sheshi ku ishin mbledhur të rinjtë. Protesta ka zgjatur pak minuta sepse në vendngjarje kanë mbërritur disa makina të policisë që merren me ruajtjen e rendit. Në krye të tyre ka qenë zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili u ka komunikuar protestuesve se tubimi ishte i paligjshëm sepse nuk ka pasur leje. Mes protestuesve dhe zv.drejtorit të Policisë ka pasur një debat të gjatë, duke u harruar qëllimi i protestës. “Ti je i pezulluar, s’ke pse vjen i veshur si polic dhe të na kërkosh të largohemi”, i është drejtuar atij një nga drejtuesit e PS-së në Njësinë Bashkiake Nr. 5. Ndërkohë që Breçani është përgjigjur se vazhdon të jetë në detyrë dhe nuk është i pezulluar. Protestuesit janë shpërndarë pas disa minutash pa incidente. I pyetur nga “Panorama” rreth kësaj proteste, deputeti Islami e cilësoi atë si një presion psikologjik të organizuar nga kryetari socialist Rama. “Ftoj kryetarin Rama që të jetë i kujdesshëm. Ishte vetë ai që më ka përjashtuar dhe tashmë unë jam i lirë të ushtroj të drejtën time për të vendosur. Do të jetë publiku ai që do të vendosë se cili nga ne të dy ka të drejtë. Protesta e FRESSH ishte e karakterit të presionit psikologjik, e papranueshme kjo për një njeri që kërkon të bëhet Kryeministri i Shqipërisë. Konflikti në Kuvend mes deputeteve të PS dhe tre të larguarve nga ky Grup Parlamentar ishte i organizuar nga zoti Rama”, u shpreh Islami.


    Njoftimi i FRESSH në Facebook për protestën para shtëpisë së Islamit

    Bizhga: Debati me Islamin në Kuvend, nuk jam penduar

    Deputeti i PS: Na dënuan si në kohën e Koçi Xoxes.

    “Ai është tradhtar, dhe se si i vlerësojmë tradhtarët ne shqiptarët, s’ka nevojë për koment”


    Bizhga duke kërcënuar Islamin dje në Parlament

    Deputeti socialist i qarkut të Durrësit, Gazmir Bizhga, e cilëson reagim emotiv debatin e zhvilluar me Kastriot Islamin në sallën e Parlamentit ditën e hënë.
    Zoti Bizhga, si e vlerësoni seancën e së hënës, kur Kuvendi shkarkoi anëtarin e LSI-së në KQZ?
    Ka kohë që ky Parlament e ka humbur legjitimitetin për shkak të vendimeve të paligjshme që po merr dhe të miratimit të akteve nënligjore që përkojnë thjesht me interesat e Kryeministrit dhe njerëzve rreth e qark tij, qofshin ata pjesëtarë të familjes politike apo të afërm të tij. Ndryshimi i anëtarit të KQZ-së është një absurd i madh ligjor, kjo është konfirmuar dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë e kanë cilësuar si një veprim të kundërligjshëm. Në fund të fundit, institucioni i KQZ-së është një institucion kushtetues i pavarur. Vërtet anëtarët e tij propozohen nga partitë politike, por ata, pasi marrin mandatin, udhëhiqen vetëm nga ligji dhe asgjë tjetër. Përsa i përket kësaj filozofie që përdori kjo maxhorancë fiktive dje, është një arsyetim absurd sepse nesër, kur ne të jemi në maxhorancë, të ndryshojmë të gjithë drejtuesit e institucioneve të pavarura që zgjidhen nga Kuvendi, që nga Presidenti, prokurori i Përgjithshëm, Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë etj., vetëm për faktin se janë propozuar nga maxhoranca e sotme dhe pse ne sot nuk kemi President të pavarur, Prokurori të pavarur, gjykata të pavarura, të gjitha kontrollohen nga Sali Berisha. Reagimi i partnerëve tanë ndërkombëtarë ishte shumë domethënës, madje dhe prezenca e tyre në sallë. Pjesa tjetër e seancës ishte një teatralitet absurd i orkestruar nga kryetarja e Kuvendit dhe Kryeministri në hije.
    Grupi Parlamentar dhe ju më shumë personalisht patët një reagim të ashpër ndaj deputetit Kastriot Islami. Ka pasur një vendim Grupi për të bllokuar pjesëmarrjen e tyre në votim?
    Jo, ka qenë një reagim krejt i natyrshëm. Për hir të së vërtetës, unë jam përpjekur që të justifikoj me veten time veprimin e dëshpëruar të votimit të ministrave të qeverisë. Ndërsa rasti i djeshëm ishte një tradhti e pastër, jo kundrejt Edi Ramës apo Partisë Socialiste, por një tradhti e pastër ndaj atyre që na kanë votuar dhe na kanë dhënë një mandat përfaqësimi si popull opozitar dhe që janë shumica e shqiptarëve. Ne nuk e kemi marrë mandatin as nga kryetari i partisë, as nga KQZ, por nga qytetarët, dhe e kemi marrë për të qenë pjesë e së majtës dhe e opozitës. Nga momenti i djeshëm ajo ishte një tradhti, e cila nuk mund të tolerohej dhe nuk durohej, prandaj nuk kishte nevojë që të kishte organizim, por një reagim spontan në dalje e sipër kur pashë që ish-kolegë të PS po mbanin në këmbë një pushtet që kishte rënë dhe po pranonin të bëheshin pjesë e manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme. Ne nuk do ta lejonim këtë dhe ishte një reagim motiv, do ta quaja.
    Cili ishte dialogu juaj me zotin Islami?
    Përpara meje, kolegu Blushi – dhe dua ta vlerësoj për këtë – po i thoshte që do të ishte në nderin e tij që ai të largohej nga salla bashkë me ne, por Blushi nuk mund të qëndronte më gjatë për shkak të problemit me këmbën, dhe qëndrova unë më shumë duke përsëritur ato që i tha dhe Blushi. Përgjigjja e zotit Islami ishte se “ju po bëni thjesht një moral se keni hallin e kandidimit” dhe të tilla broçkulla të kësaj natyre, gjë që prodhoi fjalë pas fjale dhe ndodhën ato që ndodhën. Unë i thashë: “Mos u bëj tradhëtor, se pastaj do pendohesh” dhe nëse kjo thënie e Nolit konsiderohet si kërcënim, atëherë e ka fajin Noli, jo unë.
    Zoti Islami kishte më shumë se një vit që ishte përjashtuar nga Grupi Parlamentar dhe ai ishte i lirë të shprehej me votë jashtë çdo vullneti politik të çdo grupi…
    Jua thashë, nuk ishte qëllim në vetvete të shkëmbenim fjalë me zotin Islami, por ishte një veprim spontan edhe për shkak të përgjigjes që ai i dha kërkesës sonë miqësore për të mos u bërë pjesë e këtij votimi.

    (Intervisten e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama)

    ARISTIR LUMEZI


    80
    3



    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

    60 Komente per “Militantët e PS para shtëpisë së Islamit, Bizhga: S’pendohem për debatin në Kuvend”


    tini
    17 Prill, 2013 - 09:38



    Sa veprim i ulet, vetem ne kohen e diktatorit ndalohej fjala e lire, ndersa sot ne PS fjale e lire do te thote, perjashtim, dhune verbale, protesta te dhunshme, bllokime etj… Prandaj z Islami dhe figurat e tjera te PS-se duhet te qendrojne ne integritetin e tyre per ta pastruar partine nga keta habute qe ja kane marre frymen PS-se. Sa turp per ata qe per nje premtim vendi pune kryen kete akt dhe Edvinin qe organizon te tilla palacolleqesh.

    Përgjigjjuni


    Jimmy
    18 Prill, 2013 - 03:50



    Me duket se po ngateron Ps-ne me Pd-ne zoteri. Sa per veprimet e Rames dhe Metes vetem nje budalla nuk e kupton qe jane te urdheruar nga nderkombetaret per te rezuar ne rruge demokratike (per te mos pasur nevoje te perdoren metodat e Libise, Egjiptit ….) te new diktatorit SALI BERISHA.

    Përgjigjjuni




    al
    17 Prill, 2013 - 09:38



    Kesaj i thone me te “kafshu qeni jot”. Dhe fytyra e vertete e militantizmit te kuq…

    Përgjigjjuni



    sonil
    17 Prill, 2013 - 09:51



    U shkriva me kete protesten. Kacin e zi keta e kane perzene me kohe nga nga PS pse protestojne kot.

    po te dogjani e kadeli pse s’shkojne per proteste ? apo s’ia mban?

    Përgjigjjuni



    fredi
    17 Prill, 2013 - 10:30



    Une mendoj qe Kacit t’i vene edhe nje FLETERRUFE te madhe tek Pallati i Kultures dhe pastaj ta INTERNOJNE ne Saver te Lushnjes ( familjen t’ja cojne ne Maliq ).

    Përgjigjjuni



    lenci
    17 Prill, 2013 - 10:37



    puuu cfare turpi! kishim 20 vjet qe nuk degjonim per anti mitingje. po tani edhe e kane perjashtuar nga partia edhe i kerkojne llogari?! kjo eshte me keq se ne komunizem kur edhe e shpallnin armik edhe i kerkonin te thellohej ne autokritike. po me dogjanin dhe kadelin pse nuk ndihen? Ata e thane tulle qe rama eshte i pabese.

    Përgjigjjuni



    Bushi
    17 Prill, 2013 - 10:41



    E lejon ligji t’i protestosh nje anetari parlamenti perpara shtepise?

    S’behej dot para parlamentit kjo pune?

    Fleterrufene mu ne lagje, s’ka problem se terrorizojme familjen dhe komshinjte.

    Jane qytetare ne PS, s’ke ç’thua. Ua ka bere komandanti pashaportizimet.

    Përgjigjjuni



    iliri
    17 Prill, 2013 - 10:49



    metodat qe perdorte enver hoxha per te denigruar njerezit,ne ate kohe qelloheshin intelektualet me gure, ofendoheshin vetem se nuk i pelqenin rregjimit,e njejta praktike ndiqet edhe sot nga pinjollet e tyre turp mbas kaq vitesh ne liri te tolerohen sjellje te tilla.arena e debatit eshte parlamenti ata qe prekin familjen jane shume primitive.

    Përgjigjjuni



    zuli
    17 Prill, 2013 - 11:11



    KETA TE RAMES JAN CORODITUR SJELLJE SI NE KOHEN E ENVER

    Përgjigjjuni



    sammy
    17 Prill, 2013 - 11:21



    Tuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuurrrrpppppppppppppp!!
    A thua kështu ndërtohet demokracia?

    Përgjigjjuni


    Jimmy
    18 Prill, 2013 - 03:54



    Jo ke shume te drejte. Demokracia ndertohet me plumba ndaj qytetareve te pafajshem, me Gerdece, me uzurpim anti ligjor…….., tamam si ne kohen e diktatorit komunist.

    Përgjigjjuni




    ibro
    17 Prill, 2013 - 11:28



    O edvin kristaq rama nuk i imponohet mendimi tjetrit ne demokraci largohu nga kjo rruge se do te demtoje imazhin e ps qe ps nuk eshte ma po vetem emrin ka.

    Përgjigjjuni



    abc
    17 Prill, 2013 - 11:49



    po ju e hoqet nga PS nje njeri me mend dhe ne shpi se lini rehat tjeterin tani doni ta perzini dhe nga shpia? :P

    Përgjigjjuni



    Kid A
    17 Prill, 2013 - 11:54



    Sa toca jane keta te PS-se. Po mire mo vlla, kur e doni voten e Kacit kaq shume, pse e zbuat nga Shoqata?! Tani pijini lengun!

    Kaci je 1-sh! As mos e caj per keta mesjetaret e Piktorit! )))

    Përgjigjjuni



    para
    17 Prill, 2013 - 12:04



    Mos përzieni jet pune me jet shtepie.

    Përgjigjjuni



    uni
    17 Prill, 2013 - 12:14



    vete e keni perjashtu..cfare kerkoni me shum…jeni bere qesharake o socjaliste…dramam per ju vazhdon

    Përgjigjjuni



    iliri
    17 Prill, 2013 - 12:22



    do te ma vinte shum turp qe te isha pjes e kesaj demostrate,kjo tregon edhe njeher se sa popull i dobet qe jemi,enveri nuk kishte faj,se kete popull e manipulon kur te duash,skandaloze te protestosh kunder mendimit dhe llogjikes se nje intelektuali,ka shum e shum probleme dhe halle per te protestuar,por aty nuk ja u mban se jeni popull servila dhe lapanjoz

    Përgjigjjuni



    hasan
    17 Prill, 2013 - 12:34



    Me sa duket duan ta nxjerrin Kacin edhe nga shtepia!!! Si zot shtepie i paligjshem! Duan ta shkarkojne, te mos jete me kryefamiljare. Po cfare m….. duan te shtepia e tij?! Pse nuk u hodhi e shoqja nga dritarja ndonje legen me uje? Pune mikrokomunistesh.

    Përgjigjjuni



    victor
    17 Prill, 2013 - 12:40



    dhuna eshte ne programin ekesaj partie kjo eshte rilindja

    Përgjigjjuni



    boratahiri
    17 Prill, 2013 - 12:41



    kjo qe ben Fresh eshte nje shkelje flagrante e te drejtave e lirive te njeriut. Keta po dhunojne lirine e familiareve te zotit Islami, traumatizojne femijet e tij, gruan e tij, si dhe banoret e tjere. A e mendon kete lidershipi i PS? Sigurisht qe jo . Kjo me ben te dyshoj se nese kteta do te vijne ne pushtet do te cenojne lirite e qytetareve sepse i tille eshte mentaliteti i tyre. Njerezit qe votojne kunder Ps keta i quajne tradhetare dhe me parrulla shkojne e protestojne para shtepise se tyre. Mos valle keshtu do te bejne me te gjithe ata qe ne 23 qershor do te votojne kunder tyre???…

    Përgjigjjuni



    eri
    17 Prill, 2013 - 12:46



    Boooooooooooooooooooh TURP I MADH keta po litikane po e marrin popullin e gjore ne qaf e per vete mbushin millonat me EURO.
    SHUUUUUUUUUME TURP PER PSEUDOSOCIALISTET SI DIKTATORE KU SLEJOHET THENIA E MENDIMIT NE PARTI.

    Përgjigjjuni



    xho
    17 Prill, 2013 - 12:54



    Ne proteste ishin fidanishtja e PS me disa kokrra militantesh qe presin ndonje kocke ti helli shoku Edvin.
    Telenovela Paturpsia me skenar Edvin Rama vazhdon,te tjera do te shikojme ne te ardhmen,frika qe e ka kapur nga humbja e sigurte do te prodhoje akoma me shume te tilla skena skandaloze. A e imagjinoni dot Edvin Ramen ti kete te gjitha ne dore se cfare mund te beje.Large qofte.

    Përgjigjjuni



    egli
    17 Prill, 2013 - 12:57



    Njerez me kultur dhe intelektual e tregojn ne cdo moment,keta dhe shpirtin po ja shesin shejtanit per te mare pushtetin,nqs Islami eshte i zi, Rama eshte blozi.sa per protestuesit jane ata qe po presin me padurim qe Rama te fitoj dhe ti sistemoj ne vendet e premtuara te punes.

    Përgjigjjuni



    Balozibukur
    17 Prill, 2013 - 13:16



    Sa te neveritshem. Nuk mendojn se tjetri ka familje e komshinj e nje jete jashte parlamentit. Pastaj ke tradhetoi ta marrim vesh, partine qe e përjashtoi apo LSIne e bllokut. Këto jane turmat e majta.

    Zoti i madh jua shperblefté njesoj në shtëpitë e tyre.

    Përgjigjjuni



    billy no fingers
    17 Prill, 2013 - 13:26



    Rama po kthen edhe njehere gjygjet popullore. Sjellja e FRESHit si e te rinjeve Nacional socialiste ne Gjermani. Heil Rama, qe merr me te keqen e cdo ideologjie dhe e ben te veten.

    Përgjigjjuni



    SULA
    17 Prill, 2013 - 13:31



    ,Kastriot djali ,as mos ecaj fare Dihet kush je ti ,dhe kush eshte edvin rama

    Përgjigjjuni



    andi m
    17 Prill, 2013 - 13:36



    Une mendoj qe te denohet ne fillim me nje flete-rrufe tek kendi i emulacionit te lagjes.Dhe me pas me pune korrektonjese,te beje beton tek shtepia qe po nderton çifti Basha.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: I biri i xhambazit te Ilaceve organizon terror te Shpija e Deputetit.

    Përgjigjjuni



    Tirona
    17 Prill, 2013 - 14:06



    O Popull mos votoni te majten,se do fillojn internimet si atehere,dhe burgosjet per politik,me duket se do denohen dhe keta politikan si per festivalin e 11…se kto qe duan te vijn ne qeveri nipat e mbesat e tyre jon dhe ne ato gjurm do hecin…

    Përgjigjjuni



    ANA
    17 Prill, 2013 - 14:09



    Turp te keni, nuk trajtohet keshtunje njeri thjesht sepse thote mendimin e tij dhe vendos ne menyre te lire, PS partia enveriste…

    Përgjigjjuni



    era
    17 Prill, 2013 - 14:12



    oo Zot sa te ulet, nuk kishim pare kesi qe ne kohen e qoftelargut ,ne fund te fundit per cfare ,ke tradhetoi Kastrioti shkaktaret e 21 Janarit apo marreveshjen e Ngjalave ??? Imagjinoni kur ne opozite ky Rame prodhon gjithe ket dhune e stres cfare mund te beje ne pozite !!!

    Përgjigjjuni



    Vjollca
    17 Prill, 2013 - 14:20



    Prisni o njerez dhe do te shihni, nqs kesaj qe po kalojme i thone diktature do te duhet ti gjeni emrin asaj qe do te na sjelle “rilindja”

    Përgjigjjuni



    rezart
    17 Prill, 2013 - 14:53



    keto jane organizatat baze te partise! veprojne gjoja me propozim nga poshte dhe aprovim nga larte. Tani ju ngelet te dalin me shkopinj bejzbolli ne duar dhe thika dhe te thyejne xhamat e aktiviteteve private te atyre qe nuk jane socialiste dhe nuk e mendojne si ata. tamam si organizatat paramilitare fashiste apo naziste.

    Përgjigjjuni



    Vlora
    17 Prill, 2013 - 15:10



    Une mendoj qe nuk ishte thjesht proteste, por kercenim per te mos thene me mendimin e tij neper gazeta e televizione

    Përgjigjjuni



    tili
    17 Prill, 2013 - 15:47



    keta bejne si te ndershem .haruan qe ishin keta qe e perzune kacin se u tha rama.keta parimoret haruan qe po bejne krushqi me meten ..haruan 21 janarin qe moren ne qafe njerez,haruan videon e hajduterise.epo te rine urte tani

    Përgjigjjuni



    Perparim Hasa
    17 Prill, 2013 - 16:23



    Po ky Blushi kaq Metist dhe Ramist te jete sa ti bej presion Islamit te lere parlamentin. Keto jane specialista dhe jo komunista. Epo foli dhe Whithers. 1 million dollare nje interviste shoku ska faj.

    Përgjigjjuni



    refugjati
    17 Prill, 2013 - 16:25



    Nuk kam c’te te them. Ku qe nje turp i papare. U moren me Kastriotin nje p oerson i qete i zgjuar dhe me shpirt , Vefe e perzuan nga grupi i tyre dhe tani i thone pse del kunder nesh. Kesaj ne i themi edhe is dhe kuc ((, 9 eshte fjala per qenin : edhe e afrojume edhe e largojme. Por kjo eshte PS ja e Edi Rames qe do te ne udheheqe drejte fitoreve te lavdishme. Te vjetrit e mbajne mend shprehjen e atij rahmetliut kur thonte : dite me te lumtura na presin. A thua se ne po jetonim ne lumturi. Edi Rama do te na bej te lumtur ashtu sic jane amerikanet,gjermanet e tj. SOT.

    Përgjigjjuni



    Qytetari
    17 Prill, 2013 - 16:27



    Metoda si kjo do t’i kishin zili falangat naziste ne Gjermanine para-Hitleriane. Shume turp te shkosh te dhunosh shtepine, te afermit, familjaret e kujtdoqofte per cfaredoqofte ka bere jo me qe ne kete rast kemi te bejme thjesht me veprime politike ne Parlament. Keto forma i gjen edhe ne mesjeten e inkuizicionit fetar. Dikur internoheshin “heretiket” e familjaret e tyre, pak a shume keshtu niste dhunimi psikologjik e me pas ai fizik. Keshtu yshten vecse fanatiket, e prej tyre cfare nuk pret!

    Përgjigjjuni



    Tironsi
    17 Prill, 2013 - 16:28



    Nuk falet Kacit kjo jo. Per ate qe beri do ndeshkohet vet nga vetja e tij. Ka ngrene buke me kete Parti. E beri shum personale. Nejse zoti vonon po nuk harron..

    Përgjigjjuni



    Absurdi vs Absurditetit
    17 Prill, 2013 - 16:29



    Replike atyre qe u shkon per shtat

    Kjo proteste ka shume domethenie dhe nuk ja vlen te merremi me to,por me vleren e saj.Protesta e djeshme ishte terresisht negative,qe u sherbeu pacienteve te ” Universiteteve ” ( cmendines ) te Vlores dhe Elbasanit.Ajo sigurisht do te kete GRADA CMENDURIE per inisiatoret nga Opinioni Shqiptar dhe Grada ne detyre nga shoku Edvin Rama.Programi i PS-se kesaj here do te pasurohet edhe me TACIBAOT e MaoceDunit shqiptar.

    Përgjigjjuni



    labi
    17 Prill, 2013 - 16:50



    Votat e qershorit duhet ti tregojne vendin rames e metes per vjedhet me ze e figure e me bllok ne dore sic tha rama per ilirin.

    Përgjigjjuni



    Aleksander Durrsaku
    17 Prill, 2013 - 17:28



    Sapo i kam mbushur te 55 vjeçet dhe ajo qe pashe parmbreme ne sallen e parlamentit e edhe ajo qe po lexoj nga kjo interviste, me ngjethen mishte, sepse me derguan 35 vjet para, atehere kur shoket e organizates se partise se Portit Detar, pasiqe me kishin bere padrejtesisht qepaze ne syte e te gjithe punonjesve te portit per nje fjale te thene prej meje dhe qe sipas tyre konsiderohej si shkelje e unitetit te organizates se PP(S)SH-se, guxuan e me erdhen edhe ne shtepi me disa palo antare fronti, ku ne sy te sime shoqeje te porsamartuar me mua dhe te te gjithe familiareve te mi, me bene presione nga ogurzezat, nje pjese e te cilave me vone u bene edhe realitet.
    Ruana Perendi nga keta, sepse ashtu si te paret e tyre do te na telendisin me fleterrufera, kritika, demaskime, frikesime e ku ta di une se çfare tjeter, sa here qe do te guxojme te dalim nga rreshti pink.

    Përgjigjjuni



    petrit
    17 Prill, 2013 - 17:44



    kur pashe dje ne lajme pamjet para shtepise Kacit , me erdhi turp dhe njeherazi me frigoi ajo pamje . sot kur po lexoi keto rreshta -komente nga shume bashkeqytetar , bashkekombas te mite ndjem pak me mire qe reagohet ne kete menyre . Por Kujdes miqte e mi .Enveri ka vdekur fizikisht , por rrojne thelle ne zemrat e socilaisteve(=komunisteve ) idete dhe metodat e punes se tij.
    RUHUNI NGA MURTAJA SOCIALISTE-RAMISTE. ATIJ PO I FUNDOSET ANIJA DHE DO TE NA MARRE ME VETE.
    KUJDES O NJERES,
    MOS HARONI CKA BERE DHE CBEN.
    KUUUUUJDES !

    Përgjigjjuni


    Jimmy
    18 Prill, 2013 - 04:09



    I vetmi socialist i mbetur eshte Sali Berisha. Dhe ti ke shume te drejte qe thua se Enveri ron ne zemren e tij. Sa per Edi Rames ai ka qene nje kundershtar i Enverit qe para viteve 90 i shprehur publikisht, madje edhe i arestuar nga (babai ideologjik i Saliut) Ramiz Alia.

    Përgjigjjuni




    landi
    17 Prill, 2013 - 18:09



    jane ngritur kembet dhe i bien kokes turp per ps mjere populli

    Përgjigjjuni



    ana
    17 Prill, 2013 - 18:10



    Kaci volli voten e se majtes dhe ja dha saliut se eshte pa pike personaliteti..le te shohi si i pavarur dote marri ndonje vote?apo do e mbaj ne gjirin e nenes parti saliu…ha ha ha…

    Përgjigjjuni


    andi
    17 Prill, 2013 - 21:00



    moj ana, nuk po flitet a beri mire apo beri keq z.Islami. ketu po komentohet mtodat e. 46. keshtu erdhi ne fuqi Enveri duke terrorizuar popullin. prandaj ne asnjehere nuk duhet ta harrojme te kaluaren, se historia gjithmone perserit vetveten

    Përgjigjjuni




    victor
    17 Prill, 2013 - 18:11



    te internohet ne lushnje familja e islamit

    Përgjigjjuni



    kosovaro
    17 Prill, 2013 - 18:14



    e lexova rastsisht ket artikull te panorama vertet u befasova por shyqyr qe nuk e lexijn jo shqiptart vertet turp keni kultur mesjetare

    Përgjigjjuni



    Dhori Elini
    17 Prill, 2013 - 18:21



    ” Kaci i zi” neser do te kerkojme me qiri.Je intelektual trim , e thua pa frike ate qe mendon, nuk shet vehten per nje karige, i pa varur ne mendim e veprim. Je shembull i politikes Europiane. Dhori Elini.

    Përgjigjjuni



    ANG
    17 Prill, 2013 - 18:47



    Veprimet e ketyre mosntrave duhet te jene nje “SHENJE ALARMI dhe ZGJIMI” per shqiptaret. Ta dine se me ka kane te bejen ne se votojne keto shushunja. Keta e kerkojne gjithshka me force dhe me skenare sa me te ndyra. Asnje se ka te shkruar ne balle se jane te cmendur – po keta PS dhe LSI -stat me veprimet e tyre e tregojne ashiqare se e kane kaluar cakun e cmendurise dhe kane hyre ne ate te marrezise, ku u jane erresuar edhe syte edhe mendja

    Përgjigjjuni



    Kendrevica
    17 Prill, 2013 - 19:43



    Turp per socialistet. Na kujtuan vite te shkuara kur mblidhej organizata e frontit ne lagje per demaskimin e personave armiq, e me pas, arrestimin ose internimin e tyre. Kjo eshte PS, pasardhese e PP.

    Përgjigjjuni



    todi
    17 Prill, 2013 - 20:06



    O Bizhga pse nuk u konfliktove edhe me Dogjanin…?

    Përgjigjjuni



    shqiptar
    18 Prill, 2013 - 00:22



    o milet .mblidhni mendjen keta nuk kane asnje ndryshim me baballaret e tyre komuniste.22vjet nuk ka ndryshuar asgje,dhe pastaj themi duhet rrotacion!!!!!

    Përgjigjjuni



    aldo
    18 Prill, 2013 - 01:54



    Kjo qe bene Ramistat se nuk mund ti quaj socialista nuk eshte vetem turp por edhe krim jo vetem ndaj zotit Islami por edhe ndaj demokracise. Prokuroria duhet te arrestoje organizatoret dhe gjykata duhet ti denoje.Saimir Tahiri eshte bere si Osman Gazepi.

    Përgjigjjuni



    Luk korcari
    18 Prill, 2013 - 02:43



    Nga te gjitha pergjigjet qe lexova, pashe se te gjithe bijem dakort se nese vijne punistet ne pushtet, mejer shqiperia. Ah, po arova Anan, qe qeshte me kete fatkeqesi qe i kanoset shqitpareve dhe demokracise se brishte.

    Përgjigjjuni



    ViKej, Detroit
    18 Prill, 2013 - 06:43



    Ky deputeti I Durresit fajeson Nolin per kercenimet qe I beri Islamit. Po si eshte e mundur se deputetet e tjere bejne sehir dhe e lejojne nje gje te tille.

    Përgjigjjuni



    ARTISTI.ITALI
    18 Prill, 2013 - 10:16



    PARTI thjesht jashte realitetit me pikpamje bizantine,te ndjekur nga njerez eksentrike,ku shrytezohen nga kriminelet e kuq.

    Përgjigjjuni



    tana
    18 Prill, 2013 - 10:55



    Gjynaf ai popull qe ka keta politikan si socialist dhe demokrat duan te ikin ne pushtet qe te mbushin xhepat jo te ndihmojne fukaraun popull qe po vdesin per buk se ne kohen e enverit ishin te gjith njesoj kurse keta zihen per karike

    Përgjigjjuni



    Qytetari i Tiranes
    18 Prill, 2013 - 14:11



    Bravo Rama, dukesh qe po shnderrohesh ne 24 karat PS apo PK

    Përgjigjjuni



    ardian
    18 Prill, 2013 - 16:36



    Kishim kohe qe si kishim pare keto lloj tubimesh.Keshtu fillonin dikur me parulla ,me fletrrufe,mbledhje ne front dhe pastaj internim te familjes . Mos po shkojme prap atje kur ishim dikur.???????

    Përgjigjjuni


    --
    panorama

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: I biri i xhambazit te Ilaceve organizon terror te Shpija e Deputetit.

    e kane organizuar bashke me cunat e Vilajet Qyrkut.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: I biri i xhambazit te Ilaceve organizon terror te Shpija e Deputetit.

    Temen,shume i forte na doli ky jorgos soros qe po na financon Ps ,o zot shpetoje shqiperine!

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: I biri i xhambazit te Ilaceve organizon terror te Shpija e Deputetit.

    U mobilizuan vullnetaret e Enverit edhe nje here per situaten.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Militantët e PS para shtëpisë së Islamit, Bizhga: S’pendohem për debatin në Kuve

    Se pari, cfare budallenj prinder kane ata "te rinj freshiste" qe i lejojne qe te perdoren si qener rrugace nga kryesia e PS qe i nderson qe te protestojne e ofendojne shtepine private te nje deputeti te Shqiperise? Nje prind qe i le femijet e tij te perdoren ne kete menyre eshte nje cope gomar e jo prind e njeri me dinjitet.

    Se dyti, te njejten praktike perdorte edhe Enver Hoxha me kundershtaret e tij politike ne rrethin e ngushte te Byrose Politike. Sa here qe shikonte ndonje enderr te keqe sikur nje nga "shoket e Byrose" bente plane per ta vrare e rrezuar ate nga pushteti, ne fillim leshonte zagaret e vegjel ne baze qe ta denonconin publikisht, dhe pastaj leshonte zagaret e medhenj te Sigurimit te Shtetit qe ta hiqnin qafe duke e shkuar ne plumb dhe duke mos u mjaftuar vetem me kaq, por duke i internuar e persekutuar gjithe familjen e tij. E shikoj qe edhe pas 20 vjetesh, e bija e PPSH nuk ka hequr dore nga trashegimia e vete komuniste dhe e mban te gjalle "luften brenda llojit".

    Se treti, tragjedia e vertete e lajmeve te tilla, ajo qe vertete te deshperon kur e lexon apo dergjon, eshte se Shqiperia si shtet mund te kete 20 vjet qe eshte bere demokraci, por demokracia nuk ka mberritur akoma ne Partine Socialiste. Te mendosh ndryshe, te votosh ndryshe ne Kuvend, jo vetem qe te perjashton nga Partia, por te ben edhe "Armik te Popullit" ku njerezit e opozites ta bejne gjyqin ne publik. E kupton se me cfare njerez te trashe e kulture kriminale e komuniste gjen ne kupolen me te larte te Partise Socialiste.

    Sa per Prof. Dr. Kastriot Islamin, qe ishte mbase intelektuali i vetem i mbetur ne kupolen e Partine Socialiste, une do t'i thosha qe te mos deshperohet. Ne fakt, duhet te gezohet qe nuk eshte me pjese e PS pasi rrugacet e te pashkollet qe jane ne krye te PS nuk dine te vleresojne intelektin e mendimin e lire. Leri budallenjte te gjelojne ne injorancen e tyre.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-04-2013 më 20:41

  7. #7
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Militantët e PS para shtëpisë së Islamit, Bizhga: S’pendohem për debatin në Kuve

    Islami u kryqezua nga Arturo Ui. Besoj se do te jete ne listat e PD dhe e ka te sigurte mandatin. e detyruan te beje kete gje per mbijetese politike, dhe nuk ka pajdh none ta akuzoje per tradhti

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •