Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Deputetët e shitur socialistë dhe amoraliteti në politikën shqiptare

    Askujt në Shqipëri nuk i bëri përshtypje një maskarallëk të pashëmbullt i cili në cdo vend perëndimor nuk do të kishte ndodhur, thjesht për arësye të qytetarisë dhe të dinjitetit që duhet të ketë një individ në rangun e parlamentarit por edhe sepse kushtetutat e shteteve të zhvilluara perëndimore nuk lejojnë që deputetët të cvendosen si tu dojë qejfi në një kohë kur ata janë bërë deputetë me votat e elektoratit përkatës të majtë.
    Porn ë Shqiëri- amoraliteti politik dhe shitja e votës ashtu dhe shitja e deputetëve nuk përbën as cudi dhe as ndëshkohet- por c`është më e keqja, këto veprime quhen `zgjuarsi`…?!!!
    Nuk mund të ndodhë një absurditet I tillë që një deputet I majtë të votojë djathtas kur ai ka fituar nga votat e së majtës
    Nuk mund të ndodhë që për një debat më kryetarin e Partisë së tij, deputeti të ketë guximin të tradhëtojë elektoratin e vet,
    Nuk mund të ndodhë një fenomen I tillë parlamentar dhe të mos ketë hapësira ligjore të zëvëndësimit të menjëhershëm të tyre, në rast të një votbesimi të rëndësishëm si ai që ndodhi para disa ditësh kur u prish koalicioni i Maxhorncës.
    Dihet që Shqipëria dhe demokracia e saj e brishtë e ka të pamundur që të stabilizohet pikërisht sepse politika shqiptare dhe politikanët shqiptarë (sidomos ata të partive të mëdha) ka lënë me qëllim gjatë këtyre 22 viteve, hapësira të tilla ligjore në të cilat parlamentarët tanë të nderuar të zgjedhur me votën e elektoratit përkatës (në rastin tonë-ai socialist) të lëvzin sa andej këtej brënda cdo spekti politik parlamentar sidomos në dy raste:
    - Kur atyre u ofrohen para nga kundërshtarët (e ashtuquajtura `pay per view` mediatike)
    - Kur ata humbasin dinjitetin dhe moralin e tyre njerëzor dhe tradhëtojnë (me tërë kuptimin e fjalës) njerëzit që I kanë zgedhur dhe respektuar-duke u jusfikuar me argumentin tërësisht bajat dhe të pështirë se… veprimet e kryetarit të tyre nuk u pajtokërkan me idetë e tyre…
    Me pak fjalë, sot po marrim vesh se spiunët apo Juda-t në politikën shqiptare nuk qënkan zhdukur, meqënëse spiunllëku ishte karakteristikë e rregjimit komunist, por përkundrazi janë duke mbytur demokracinë parlamentare shqiptare të brishtë dhe duke i bërë shërbim të madh (pa dashje ndoshta) mugesës së stabilitetit politik në vend.
    Në rastin në fjalë , të tre deputetët (pseudo) socialistë votuan kundër grupit parlamentar socialist duke mbështetur dhe votëbesuar qeverinë aktuale të maxhorancës pikërisht kur ata vetë kishin kohë që ishin të përgatitur për një rast të tillë kur koalicioni qeverisës u ca dhe u shpërbë në fund të qeverisjes katër vjecare nga largimi i LSI.
    Cdo të thotë kjo? Kjo do të thotë se këta të tre deputetë paskan vepruar njëlloj si spiunët e luftës së ftohtë të supërfuqive në formën e `bug` dhe, në e duhur sipas `his master voice`, ata braktisën pozicionin fillestar dhe dalin hapur kundër.
    Kështu kanë vepruar që në fillim socialisti` Kastriot Islam , se në fakt është një rast i rrallë si Profesor, i cili të luajë rolin ë `bug`-ut vite me rradhë, aq sa dhe Fatos Nano e konstatoi këtë professor si `jo të tyrin`.
    Profesor Islami- prej vitesh luante rolin sipas tij `te moderator` apo të ideve të pavarura, por në momentin `X`, ky Profesor u largua menjëherë sapo vuri re që do të zbulohej tashmë (për shkak të ndryshimeve në PS), sepse në ishte në fakt vetëm një `bug` i partisë kundërshtare dhe ndryshoi pozicion kur mori urdhërin përkatës të `his master voice`.
    Një turp i vërtetë: të shesësh programin, shokët , idealet pë një klientelizëm të pastër.
    Dhe këtu e ka fajin jo vetëm boshllëku I qëllimshëm ligjor por dhe idetë nanoiste të lëvizjës `fluide` të parlamentarëve nga një krah në tjetrin duke e justifikuar këtë me idenë e lirisë dhe demoracisë por duke harruar qëllimisht se këta parlamentarë janë të zgjedhur me një votë të determinuar, votë e cila nuk mund të lëvizet sipas qejfit.
    Pak a shumë edhe dy deputetët e tjerë: Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli vepruan gjitashtu në mënyrë totalisht klienteliste duke harruar qëllimisht jo vetëm Partinë, programin e saj, dhe shokët, por dhe moralinsë bashku me dinjitetin që duhet të karakterizojë një politikan serioz.
    Trigeri që inicioi prishjen e koalicionit të maxhorancës-shkaktoi jithashtu edhe zbulimin e `tradhëtarëve socialistë`, të cilët automatikisht për ri-balancuar humbjet e maxhoranacës, u detyruan të dalin haptaz kundër partisë dhe elektoratit të tyre duke zbuluar prannë si të infiltruar në atë parti. Demaskimi nga ana e Kryetarit të Partisë Socialiste disa ditë përpara largimit të LSI nga koalicioni qeverisës, të dy deputetëveogjani dhe Kadelli, tregon edhe nuhatjen e PS e të Kryetarit të saj për `leaking` e mundshëm në një rast të rëndësishëm si ky, kur votbesimi I qeverisë me anë të numrit të votive do të ishte vendimtar në rast se këta dy Juda-t nuk do të ishin të tillë; për pasojë, qeverisja e maxhorancës do të binte dhe mundësia e krijimit të një qeverie teknike do të ishte reale.
    Kjo mundësi nuk ndodhi sepse maxhoranca qeverisëse paska patur përvec profesorit Islami , edhe dy `spiunë` tip `bug` të tjers, që në cdo rast do të stabilizonin situatën.
    Kjo tregon edhe karakterin e dobët të tyre.
    Kjo së fundmi tregon edhe njëherë se sa të rreme, kallpe, dhe hipokrite janë jo vetëm aleancat politike midis partive kryesore, por edhe se sa të papërgjegshëm dhe sesa klientlistë janë deputetët të cilët nuk e kanë për gjë të ndërrojnë `kostumin` politik, dinjitetin personal dhe moralin e tyre në raport me votuesit dhe elektoratin i cili priste dhe pret prej tyre një përgjegjshmëri dhe solidaritet politik në veprimet opozitare, të cilat, kur vjen momenti për të marrë rezultatet- na dalin profesorët-deputetë, na dalin deputetë të infiltruar të cilët duke përfituar nga boshllëqet e qëllimta ligjore , duke u justifikuar me sofizmat nanoiste të `votave fluide` apo `cvendosjve sipas interesit` të deputetëve në grupe parlamentare, apo me apologji bajate si ajo e professor Islamit- se… nuk pajtohem diktatin e Kryetarit të PS.
    Mendoj së fundmi se politika shqiptare ka nevojë të madhe për një reformë ligjore ku të vendosen pikat mbi `i` përsa i përket lëvizjeve të deputetëve brënda parlamentit, sa në një krah politik në tjetrin duke mohuar votën e elektoratit që i ka zgjedhur por dhe detyrimet morale, e dinjitetin si parlamentar.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Deputetët e shitur Socialistë- dhe amoraliteti në Politikën shqiptare

    pirro..

    po bamiri me biberin e oketen nuku te ben pershtypje tyjan fare?

    ose tako ngjeli me shok..

    ata jeshen deputet me vota te demokrateve..mirpo dardhat i shkundenin per edvinin..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Deputetët e shitur Socialistë- dhe amoraliteti në Politikën shqiptare

    a nuk ishin pucistat e 21 janarit keto mo bkar
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Deputetët e shitur Socialistë- dhe amoraliteti në Politikën shqiptare

    goldush..
    e di ate te filmi qe thote.. nuk e ha shaqo bregu ate..
    dhe une i ruhem juve sharsave.. sepse ju kini aftesine qe dhe te shani dhe shkoni po vet me vrap te zyra kshillit e ankoheni..
    dhe moderatoret mezi cpresin. ta heqin qafe brarin qe u a demaskon shefin generall..edvin ramen..

    prandaj shaj e ankohu..
    un do mundohem si shaqo bregu..
    lol

    po mir kaluat dje ne shkoder o goldush?
    u knaq ajo.. qe erdhen tere udheheqja e partis aty?
    do beni feste kur ta merrni dhe shkodren..
    athere gjithe shqiperia benet kala e kuqe..
    ahere sdo ma mbaje te vij me ne shqiperi se me fusni kokrren e plumbit qe ne murriqan..

    do beni qejf pastaj..

  5. #5

    Për: Deputetët e shitur Socialistë- dhe amoraliteti në Politikën shqiptare

    Nuk jane as te paret as te fundit qe jane "shitur". Te gjithe luftojne per veten dhe shkojne andej nga perfitojne me shume. Shembulli me i mire eshte LSI qe ben te njejten gje qe kur eshte krijuar si parti.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Deputetët e shitur Socialistë- dhe amoraliteti në Politikën shqiptare

    Kam nje pershtypje qe 99% e deputeteve dhe 100% e qeverise po tu behet nje hetim I DREJTE DHE I PAVARUR shkojne ne burg per korrupsion,mitmarrje apo shfrytzim posti.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Deputetët e shitur Socialistë- dhe amoraliteti në Politikën shqiptare

    keta tre deputetet dolen kunder te majtes sepse e majta po tradhton popullin shqiptar. bllokimi i tre ligjeve i nxori te gjitha te palarat e edvin kristaq rames

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetët e shitur socialistë dhe amoraliteti në politikën shqiptare

    Pirro10, nuk i ke fort te qarta detyrat e deputetit dhe ngaterron servilizmin partiak me te miren e vendit. Dhe kendveshtrimi yt nuk eshte nje kendveshtrim demokratik por kendveshtrimi i vjeter komunist, ku deputetet ishin vetem tranguj qe benin ashtu sic u mesonte Byroja e duartokrisnin e brohorisnin sa here qe ne Kuvend hynte shoku Enver. Shoku Enver e mesoi kete tradite nga shoku Stalin ne Rusi, i cili i mbante trangujt e tij ne parlament 30 minuta duke duartokritur dhe brohoritur kur hynte ne Dumen ruse.

    Se pari, duhet te mesosh qe nje deputet nuk perfaqeson partine, perfaqeson elektoratin e zones qe e zgjodhi. Dhe nuk eshte Partia ajo qe fiton mandate deputetesh (versioni komunist), eshte kandidati ai qe ben fushaten dhe fiton mandatin duke fituar besimin e shumices se qytetareve te zones. Ashtu sic eshte ne nderin e nje kandidati qe te kete mbeshtetjen e nje partie politike ne zgjedhje e te kandidoje nen emrin e saj, ashtu eshte edhe ne nderin e nje partie politike qe te perfaqesohet nga nje person i respektuar e nderuar ne ate zone elektorale. 60% e meritave te fitimit te nje mandati ne zgjedhje i takojne vete kandidatit, dhe 40% partise politike dhe makineresi se saj. Ka plot raste qe partite politike kane humbur mandate deputetesh ne zona bastione te elektoratit te saj pasi kane zgjedhur kandidate te papershtatshem.

    Se dyti, duhet te mesosh qe nje deputet nuk eshte kukull dhe asnjehere nuk voton qorrazi "per interesat e partise te tij". Deputeti perfaqeson interesin e banoreve te zones ku u zgjodh deputet dhe mbi kete interes nuk ve interesat partiake. Interesi i vetem qe mund te vihet mbi interesin e banoreve te zones se tij elektorale eshte interesi i vendit te tij, qe qendron mbi gjithe interesat e tjera. Cdo deputet qe eshte njeri intelektual me dinjitet dhe integritet nuk kompromenton integritetin dhe principet e tij personale, per hir te askujt, as te banoreve te zones se tij, as te partise se tij. Nese kryetari i partise se tij apo grupi parlamentar i kerkojne atij qe te mbaje nje qendrim qe eshte ne kundershtim me parimet e principet e tij, ai voton kunder. Vetem servilet dhe njerezit e ulet pa integritet votojne ashtu sic i mesojne te tjeret.

    Se treti, ti duhet t'i falenderosh ata deputetet socialiste qe votuan me mazhorancen ne parlament, pasi i bene nje sherbim te madh vendit. Ti nuk arrin ta kuptosh kete gje pasi aq thith nga politika dhe nuk te ve faj, por ajo vote ne kuvend kish per qellim qe te rrezonte qeverine e vendit 3 muaj para mbarimit te mandatit e para mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare. Dhe nese do te kish nje akt te ulet parlamentar qe duhet te denoncoje, ai eshte akti i opozites qe u mundua ta kthente ceshtjen ne nje mocion mosbesimi ndaj qeverise dhe ta linte Shqiperine pa qeveri dhe shqiptaret pa zgjedhje. Eshte detyra e qeverise dhe shtetit qe te garantojne zgjedhjet ne Shqiperi, zgjedhje qe jane 3 muaj larg. Dhe ky akt ishte akoma me i ulet kur sjell nder mend qe opozita sulmon qeverine e shtetin shqiptar ne te njejten kohe kur qeveria po mundohet te negocioje pranimin e Shqiperise ne BE me te drejta te plota.

    Se katerti, asnje deputet socialist as nuk u ble e as nuk u shit. Lexoi me vemendje deklarimet e tyre qe kane bere ne publik e ne media ne lidhje me PS dhe kryetarin e kesaj partie. Keta jane deputete socialiste qe Edi Rama ose i ka perjashtuar nga PS, sic ishte rasti i Kastriot Islamit, ose nuk i ka rikandiduar ne listat e deputeteve ne zgjedhjet e ardhshme, edhe pse keta kane fituar mandate, edhe pse keta kane mbeshtetje te madhe ne zonat e tyre, sic eshte rasti i Dogjanit e atij tjetrit. Nuk do te beje keq t'i lexoje deklaratat e deputeteve socialiste se perse votuan sic votuan pasi ke per te mesuar shume prej tyre.

    E turpshme eshte te kercenosh nje profesor e deputet te nderuar si Kastriot Islami ne sallen e Kuvendit dhe ti dergosh kalamaj freshista qe ti bejne presion si ne kohen e xhaxhit Enver para shtepise se tij. Ne demokraci mendimi e vota ndryshe nuk kercenohet, respektohet, pavaresisht nese na pelqen apo jo.

    Albo

  9. #9
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Deputetët e shitur socialistë dhe amoraliteti në politikën shqiptare

    Piro paske lexu shume Kastriot Myftarajn me duket?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •