Shefki Idrizi, pronar i njërës prej kompanive më të mëdha në rajon “Renova” ka dhuruar 2.000 euro për ndërtimin e manastirit “Shën Mërisë” e cila është e vendosur në fshatin Stubol i epërm në Probishtip, raporton “Nova Makedonija”.
Në pyetje janë material ndërtimin, gipspllaka dhe çdo gjë tjetër e nevojshme për të përfunduar këtë manastir. – Unë ndjehem i nderuar që kam marrë shansin për të dhënë kontributin tonë në ndërtimin e këtij manastiri. Kompania jonë gjendet në Maqedoni dhe do të bëjmë çfardo që të jetë e mundur për të kontribuar në avancimin e vendit dhe përmisimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe maqedonasve, tha Shefki Idrizi, pronar i kompanisë “Renova” për gazetën “Nova Makedonija”.
Donacioni i z.Idrizi është një shembull i rrallë i kapërcimit të dallimeve fetare, kombëtare dhe etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
- Pas konfliktit të vitit 2001 unë isha komandantë i kazermës në Tetovë dhe në atë periudhë kemi bashkëpunuar shumë me z.Idrizi dhe kemi punuar shumë në fushën e ndërtimit të bashkëjetesës. Tani kjo është vetëm një vazhdimësi e bashkëpunimit dhe miqësisë sonë, tha Jovica Kocevski. Donacioni për këtë manastir që është në ndërtim e sipër është donacioni i parë i kompanisë “Renova” që e bën në këtë pjesë të shtetit, por jo i vetmi donacion nga kompania. Deri tani kjo kompani dhe z.Idrizi kanë donuar dhe kanë dhuruar material ndërtimor për disa manastire tjera maqedonase. Përveç kësaj “Renova” njihet si stipendues për 150 student, ndërsa i vetmi kriter për bursat e tyre është cilësia, jo përkatësia kombëtare apo fetare./Shqipmedia
Krijoni Kontakt