Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Shuhet Margaret Thatcher, ‘Zonja e Hekurt’ e Britanisë



    LONDER- Është shuar në moshën 88 vjece ish-kryeministrja Britanike Margaret Thatcher. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i saj, i cili deklaroi se Thatcher vdiq në shtëpinë e saj si pasojë e një trompoze.

    E konsideruar si Zonja e Hekurt, Margaret Thatcher ishte kryeministre konservatore e Britanisë së Madhe nga viti 1979 deri në vitin 1990.

    Ajo ishte gruaja e parë që mbante postin e kryeminstres së Britanisë së Madhe.

    Ajo fitoi zgjedhjet e përgjithshme në vitin 1979, në vitin 1983 dhe 1987. Ajo ishte gjithashtu në drejtimin e vendit kur Britania e Madhe hyri në luftë me Argjentinën për ishujt Falkland në vitin 1982. Margaret Thatcher konsiderohet si kryeminsitrja më e fuqishme e Britanisë së Madhe që pas Luftës së Dytë Botërore.

    Ish-kryeministres Britanike i atribuohet gjithashtu transformimi i ekonomisë së Britanisë së Madhe duke e bërë atë një rivale të denjë në arenën ndërkombëtare.

    Shumë karakteristika të ekonomisë moderne të globalizuar të tilla si privatizimi, liberalizimi, qeveria e vogël, taksa të ulëta dhe tregtia e lirë u promovuan të gjitha si rezultat i politikave që ajo ndërmorri.

    Balkanweb

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Shuhet Margaret Thatcher, ‘Zonja e Hekurt’ e Britanisë

    Bashe u merzita,kete ZONJE kam pas respekte te madhe ,ZOTI E SHPERBLEFTE kurse POPULLIT ANGLEZ i shprehi ngushtllimet me te thella,ajo konsiderohet si MIKE E MADHE E POPULLIT SHQIPETARE sidomos ketu ne DARDANI ne ditet e veshtira....

  3. #3
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Për: Shuhet Margaret Thatcher, ‘Zonja e Hekurt’ e Britanisë

    R.I.P.

    Dominoi nje epoke te politikes britaneze,dhe si cdo njeri i madh krijoi shume armiq por edhe miq...Te prehesh e qete zonje !

    Ndryshuar për herë të fundit nga qeveriablu : 08-04-2013 më 08:56
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Shuhet Margaret Thatcher, ‘Zonja e Hekurt’ e Britanisë

    Humbje e madhe vertet!!!!dhe jo vetem per britaniket
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Shuhet Margaret Thatcher, ‘Zonja e Hekurt’ e Britanisë

    Aforizmat, ja trashëgimia politike e Margaret Thatcher

    Debati i ndezur mbi trashëgiminë politike të Margaret Thatcherit ka qenë rasti për të kujtuar numrin e madh të fjalëve të mira dhe aforizmave që zbulojnë vendosmërinë e përkryer të zonjës që nuk e kishte në natyrë të tërhiqej.

    - "Nuk ka asnjë alternativë'', lajtmotivi i saj në shumë rrethana, që i dha asaj pseudonimin TINA ("There Is No Alternative")

    - "Unë, një luftëtare e Luftës së Ftohtë? Ashtu qoftë, nëse kjo është mënyra sesi ata perceptojnë mbrojtjen time të vlerave dhe të të drejtave themelore që karakterizojnë mënyrën tonë të jetesës'': pasi ishte cilësuar në mënyrë qesharake nga Kremlini si ''zonja e hekurt'', që do ta ndiqte për gjithë jetën, në vitin 1976.

    - "Atje ku ka mosmarrëveshje, kthehet harmonia. Atje ku është gabimi, del e vërteta. Atje ku ka dyshim, kthehet besimi. Atje ku ka dëshpërim kthehet shpresa. (...) ka punë për të bërë'': Thatcher duke cituar shën Françeskun e Asizit, pas mbërritjes së saj në Downing Street, në vitin 1979.

    - "Çdo grua e aftë për të menaxhuar problemet e një familjeje do të ishte më e aftë për të kuptuar problemet e drejtimit të një vendi'': një slogan nga fushata e saj e lavdishme në vitin 1979.

    - "Dua të Rifitoj Paratë e Mia'': lajtmotivi i saj gjatë negociatave të lodhshme evropiane për të siguruar norma interesi më të ulëta për Britaninë e Madhe.

    - "Ju bëni hapa mbrapa, nëse doni. Zonja nuk e ka për natyrë të bëjë hapa prapa'': në konferencën e përvitshme të partisë së saj konservatore, e goditur nga ulja e popullaritetit, në muajin tetor 1980.

    - "Një krim është një krim dhe mbetet një krim'': për të shprehur refuzimin e të gjitha negociatave me IRA-n, tre militantë të së cilës humbën jetën në një grevë urie në vitin 1981.

    - "Dhe tani, është biznes si zakonisht": pasi i shpëtoi mrekullisht një atentati nga IRA (Ushtria republikane irlandeze) në një hotel në Brighton, në muajin tetor 1984.

    - "Në politikë, nëse dëshironi që diçka të thuhet, kërkojani një burri. Nëse dëshironi që diçka të bëhet, kërkojani një gruaje'': një prej deklaratave të rralla feministe që ajo ka shprehur në lëvizjen për lirinë e grave në vitin 1982.

    -"Më kanë portretizuar si një lloj diktatoreje, është qesharake. Marr çdo ditë mendime të ndryshme'', në një intervistë përsa i përket tendencave të saj autokratike në vitin 1983.

    - "Jo, jo, jo'': përgjigja e saj për projekt integrimin politik të presidentit të komisionit evropian, Jacques Delors.

    - "Përse duhet të bërë gjithçka në qeverinë time?'': në një replikë të ashpër me një prej ministrave, Kenneth Clarke

    - "Besoj se retrospektivisht, thaçerizmi do të perceptohej si një komplimet'': në vitin 1985 në një fjalim autokratik.
    - "Asnjë nuk do të kujtohej për Samaritanin e mirë nëse ai nuk do të kishte veçse qëllime të mira. Ai kishte gjithashtu para'': në përgjigje të pabarazive që rezultonin në revolucionin e saj liberal.

    - "Ne dalim nga Downing Street për herë të fundit pas 11 viteve e gjysmë të mrekullueshme dhe jemi shumë të lumtur të lëmë Britaninë e Madhe në një gjendje të mirë, më të mirë se kur erdhëm. Në shkallët e jashtme të ndërtesës duke komentuar rrëzimin e papritur nga një revolucion i pallatit konservator, në vitin 1990.

    - "Faraonia është rikthyer''. Kjo fjali për të shprehur vazhdimësinë e influencës së saj, gjatë një ndërhyrjeje në fushatën zgjedhore të vitit 2001.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Shuhet Margaret Thatcher, ‘Zonja e Hekurt’ e Britanisë

    Ka menduar qe nuk vdes kur,nje koh thojke duhet shqiptaret mi mbytur the te qetsohet Ballkani.................

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •