TIRANE- Aleanca KuqeZi njofton themelimin në ilegalitet në Greqi të degës së saj, “Aleanca KuqeZi Çamëria”. Strukturat e Aleancës KuqeZi në trevat e Camërisë, u krijuan në Igumenicë nga qindra të rinj patriotë.
Në një deklaratë për mediat, AK njofton se qëllimi i degës së saj në Greqi do të jetë mbrojtja e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve, ndërkohë që çështja çame, do jetë pjesë e pandashme e programit dhe platformës së partisë..
“Aleanca KuqeZi Çamëria” është themeluar për të mbrojtur të drejtat, interesat dhe dinjitetin e më shumë se 1 milion bashkëkombësve shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe shkollohen në shtetin fqinj të Greqisë. “Aleanca KuqeZi Çamëria” pas ngritjes së strukturave të para në Gumenicë, pritet t’i shtrijë ato në të gjithë Greqinë, kryesisht në zonën e Çamërisë, ku edhe do të përqëndrohet forca dhe aktiviteti I partisë. AK Çamëria ka sigurisht një program dhe platformë të qartë jo vetëm për shqiptarët etnikë të Çamërisë, por edhe për emigrantët shqiptarë që aktualisht jetojnë, punojnë dhe shkollohen në Greqi. Për herë të parë, një parti politike shqiptare krijon në Greqi degën e saj duke treguar vëmendje dhe kujdes parësor për emigrantët, jo vetëm me fjale por edhe me vepra konkrete. Shumë është folur në emër të emigrantëve këto 23 vjet demokraci nga politikanët shqiptarë por asgjë nuk është bërë për ta, madje as e drejta elementare për të votuar në shtetin e tyre amë", thuhet në njfotimn e AK.
“Aleanca KuqeZi Çamëria” përvec programit dhe platformës kombëtare ka si qëllim edhe marrjen pjesë në garat elektorale në Greqi./BalkanWeb
Krijoni Kontakt