KORCE-Pas ndryshimit tė emrit tė komunės nga liqenas nė Pustec, Kėshilli Komunal i kėsaj njėsie tė qeverisjes vendore, nuk ka humbur kohė, por ka ndryshuar edhe emrat e 8 fshatrave tė saj. Nė mbledhjen e rradhės, kėshilltarėt e djathtė dhe tė majtė, nė unanimitet ata kanė vendosur qė minoritarėve tu kthehen emrat e fshatrave sikurse i kanė pasur deri nė vitet 70. Me kėtė vendim kthehen toponimet e mėposhtme maqedonase tė fshatrave nė Komunėn e Pustecit:
Zaroshkė - Zrnosko
Lajthizė - Leska
Djellas - Shulin
Gollomboē - Glloboēeni
Kallamas - Tuminec
Goricė e Madhe - Gorna Gorica
Goricė e Vogėl - Dolna Gorica
Kryetari i komunės Pustec, Edmond Themelko, tha se nga tani e tutje tė gjitha fshatrat nė komunėn e Pustecit do tė quhen me emrat e vjetėr maqedonas dhe padrejtėsia e shkaktuar nga sistemi komunist ėshtė korrigjuar.
Pak muaj mė parė mazhoranca dhe opozita nė 18 mars 2013 kanė miratuar me konsensus, me plot 120 vota ndryshimin e emrit tė Komunės Liqenas, nė Pustec./BalkanWeb
Krijoni Kontakt