Pse Shqiperise i nevojitet qendrimi ne Konferencen Islamike?
Kane qene te shumta debatet nese Shqiperia duhet te qendroje ne konferencen Islamike apo jo? Me poshte do keni mundesine te lexoni disa nga ''kabllogramet e Ambasadės Amerikane'' ku del mjaft qarte arsyeja sepse Shqiperia qendron dhe do te qendroje perhere ne konferencen Islamike.
Z. Besnik Mustafaj ka kėrkuar nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė mendimin e ambasadores amerikane nėse Shqipėria duhej tė largohej nga kjo organizatė, gjė pėr tė cilėn ambasadorja u pėrgjigj se, ndonėse anėtarėsimi nė njė organizatė ndėrkombėtare ėshtė njė vendim kombėtar, SHBA-ja e vlerėson si pozitiv faktin qė OKI ka njė anėtar tė moderuar dhe tė pėrgjegjshėm (Kabllogram 06TIRANA602).
Nė kabllogramin e cituar mė sipėr, ambasadorja amerikane shton se: Ne kemi dėgjuar nga USUN se nė tė shkuarėn, ambasadori i Shqipėrisė ka dhėnė informacione tė vlefshme mbi aktivitetet e OKI. Ne duhet tė shpresojmė qė njė lloj bashkėpunimi i tillė tė vijojė.
Nė njė artikull tė paradokohshėm (Panorama 26.9.2010) z. Mustafaj ka treguar se prezenca e Shqipėrisė ėshtė parė si e vlefshme pėr perėndimin edhe nga ish-Presidenti francez, Miteran:
Unė vetė asokohe, nė njė takim me Presidentin Miteran, gjeta mundėsinė t'ia drejtoja atė pyetje qė shtrohej gjerėsisht nė Tiranė e ndaj tė cilės edhe unė vetė kisha sigurisht ndjeshmėrinė time. A do tė pėrbėnte anėtarėsimi nė Konferencėn Islamike, pengesė pėr integrimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Europian? Presidenti Miteran kėrkoi tė dinte vetėm se me ēfarė kushtesh kishim hyrė ne nė kėtė organizatė. Dhe kur unė i shpjegova se kushti i pakapėrcyeshėm ishte respektimi i Kushtetutės tonė, ku sanksionohet se shteti shqiptar ėshtė laik dhe nuk ka asnjė fe zyrtare, ai mu pėrgjigj fare thjesht. Mė tha se ishte mirėfilli nė interesin e Europės, qė sa mė shumė vende si yni tė kishin zė nė gjirin e kėsaj organizate, si njė mundėsi pėr t'u shprehur aty nga brenda jo vetėm filozofia europiane, por edhe vullneti i Europės pėr tė bashkėpunuar me vendet myslimane, nė emėr tė paqes e tė prosperitetit tė pėrbashkėt. "Kjo do tė jetė njė vlerė e shtuar pėr ju kur tė vini nė Bashkimin Europian, e tė bėheni pjesė e politikės sė jashtme tė pėrbashkėt europiane", mė tha Presidenti Miteran.
Marre nga respublica.al
Besnik Sinani
Krijoni Kontakt