
Postuar m par nga
Albo
Nese Shqiperia do te ishte Arberi, ajo nuk kish perse quhej Shqiperi, por Arberi/Epir e shqiptaret nuk do te quheshin shqiptare, por arber/epirote. Arberi dhe Epir jane fjale sinonime. Pyetja tende eshte e drejte dhe eshte ne vetvete thelbi i problemit:
- A jane shqiptaret e sotem pasardhes te epiroteve te djeshem, apo jane turq evropiane, sic ishin per 500 vjetet e pushtimit osman?
Rilindasit tane dolen ne perfundimin se rreziku me i madh i popullsise shqiptare ishte pikerisht, identiteti turk i tyre. Per aq kohe sa shqiptaret do te njihnin veten si turq dhe per aq kohe sa bota do ti njihte si "Turqi Evropiane", atehere fati i Perandorise Otomane do ti priste edhe shqiptaret qe jetonin nen ate perandori. Qe do te thote, renia, shkaterrimi dhe ndarja e Perandorise Otomane, do te sillte detyrimisht edhe ndarjen e popullit shqiptar. Dhe per te luftuar kete rrezik qe i kanosej shqiptareve, rilindasit tane, u munduan me mish e me shpirt qe te rizgjojne tek shqiptaret kujtesen e humbur historike te tyre mbi te paret e tyre. Per 500 vjet mbi Arberi nuk u zu me ne goje emri i Gjergj Kastriotit, por emrat e vezireve, pashallareve e Sulltaneve. Per 500 vjet nuk u valevit me flamuri i Arberit, u valevit flamuri i Kalifit ne Stamboll. Dhe me hir apo pa hir, per 500 vjet shqiptaret nuk ndryshuan vetem besimin nga te krishtere ne muslimane, por ata humben edhe kujtesen e tyre historike si popull. Humben trashegimin e brezave. Dhe te paret qe e rizbuluan kete trashegimi arberore te ketij populli, ishin rilindasit tane te cilet e zbuluan sa nga kontaktet me arbereshet ne Itali e arvanitasit ne Greqi, sa edhe nga studimi i historise se ketij populli ne ato pak shkolla qe ishin jashte kontrollit te propagandes osmane, sic ishte gjimnazi Zosimea ne Janine, prej bankave te cilit dolen gati gjithe rilindasit tane.
Rilindasit ishin ata qe rizgjuan kujtesen historike tek shqiptare ne lidhje me te paret e tyre, me te paret para pushtimit osman. Qellimi i tyre ishte jo thjeshte politik, ishte nje qellim human: pushtimi turk shqiptareve nuk u ndryshuar vetem fene, ai u kish mohuar shqiptareve ekzistencen si popull. Sulltani nuk u njihte shqiptareve identitetin e tyre etnik, sic ua njihte gjithe popujve te tjere ne Ballkan, ashtu sic nuk i lejoi asnjehere qe te levronin e mesonin gjuhen e tyre shqipe. Kjo eshte arsyeja qe shqipja eshte mbase gjuha qe eshte shkruajtur me vone se gjithe gjuhet e tjera ballkanike e evropiane. Dhe Sulltani nuk u mohonte shqiptareve kete identitet e keto liri kot per sport, por se donte qe ti shiste shqiptaret per turq. Donte qe vete shqiptaret ta njihnin veten per turq dhe donte qe bota t'i njihte shqiptaret si turq. Ne trojet arberore nuk banonin shqiptare sipas regjistrave te perandorise otomane, jetonin vetem "turq" dhe "greke".
Dhe dalim tani tek ceshtja qe ti ngre:
Me pak fjale ti thua: A duhet te respektoj une Gjergj Kastriotin sot kur ai i shkonte muslimanet si puna ime ne kohen e tij ne shpate? Pergjigjia eshte e thjeshte: shqiptaret autoktonte, pavaresisht nga besimi i tyre, qofshin muslimane apo te krishtere, e respektojne e kujtojne trashegimine e tyre breznore. Njeriu nuk e zgjedh dot familjen e tij ne te cilen lind apo emrin e mbiemrin qe mban. Kurse shqiptaret qe nuk jane autoktone, ata qe une i quaj "ata qe zuri nata ne Shqiperi ne 1912", nuk kane per te nderuar kujtimin e eterve te ketij populli pasi ata nuk i lidh asgje me ate popull pervec faktit qe fati deshi qe ata te jetojne mes shqiptareve. Dhe ketu nuk ka asgje per tu cuditur apo mahnitur, ky eshte realiteti ne te cilen jetojme, dhe zgjedhja qe gjithesecili prej nesh besh, flet me shume per ate qe jemi ne vete, se sa per Gjergj Kastriotin e historine e ketij populli.
Gjergj Kastrioti beri vertete nje lufte te shenjte kunder pushtuesit osman, por eshte gabim te shprehesh se e beri "kunder Islamit". Gjergji e beri luften, se bashku me gjithe popujt e shtypur orthodhokse te kohes se tij, jo kunder Islamit, por NE MBROJTJE TE FESE E TRADITES SE TRASHEGUAR NGA TE PARET E TIJ E CILA KERCENOHEJ NGA PUSHTUESI OSMAN! Dhe vete Gjergji e perjetoi kete gje vete, si peng ne oborrin e Sulltanit, ku iu desh qe te konvertohej ne fene Islame duke hequr dore nga feja e te pareve te tij. Dhe lufta e tij ishte nje forme martirizimi, per te lare me gjakun e tij mekatin e pafalshem te heqjes dore nga feja orthodhokse, feja e familjes e te pareve te tij. Ky ishte motivi i luftes dhe jo "lufta ndaj fese Islame".
Rilindasit tane ishin pjeserisht te suksesshem ne sipermarrjen e tyre. Them pjeserisht pasi fakti qe sot ne quhemi "Shqiptare" e vendi quhet "Shqiperi", ndryshe nga te paret tane te mesjetes, deshmon qe asimilimi osman i shqiptareve ishte ne ate shkalle sa nuk mund te behej me fjale per nje "kthim ne identitet". Dhe cdo pretendim se shqiptaret e shekullit te XX ishin pasardhes te denje te fisnikerise arberore te shekullit te XV, vetem sa do t'i bente te qeshnin vendet e qyteteruara te botes. Dhe "identiteti i ri shqiptar", qe ishte nje identitet i ngjizur nga nevoja, ishte ai qe une e quaj: "kompromisi i madh". Nese nuk mund te behemi dot Skenderbej, le te pretendojme se jemi shqiptare, pasardhes se epiroteve. Mos pyesni si dhe qysh u beme te tille, thjeshte na pranoni si nje identitet ndryshe nga ai i pushtuesit turk, dhe nje identitet ndryshe nga ai i fqinjeve tane ballkanike.
Njeriu e zgjedh fene te cilen beson, por nuk e zgjedh as rracen, as etnine, as familjen e tij. Nuk ka asgje te keqe qe ju sot zgjidhni te jeni muslimane ne besim, per aq kohe sa nderoni kujtimin e te pareve tuaj qe nuk ishin muslimane si ju por te krishtere. Por nese zgjidhni qe te mos nderoni kujtimin e tyre, ju nuk jeni duke bere gje tjeter, vecse duke e ndare veten nga trungu i popullit shqiptar, dhe duke iu rikthyer identitetit te asimiluar osman. Mysliman dhe Osman nuk jane epitete dhe nuk jane e njejta gje. Por ne propaganden alla-turka te tellalleve te paguar te Erdoganit mes shqiptare, si ne Shqiperi me AK edhe ne Kosove me Bashkohu, kjo eshte ajo qe u shitet shqiptareve: musliman = osman = turk.
Dhe kjo eshte arsyeja perse turqit urrehen jo vetem nga popujt e krishtere ballkanike, por edhe nga vete popujt muslimane te Lindjes se Mesme. Kjo perpjekja per te perdorur fene Islame per qellimet e tyre ekspansioniste dhe asimiluese.
Albo
Krijoni Kontakt