Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Kopjet, metodat e reja që përdorin nxënësit

    Sic duket,me kalimin e kohes,metodat e kopjeve ne provime kane ndryshuar,sot ato jane bere me te sofistikuara dhe me te veshtira per tu zbuluar.

    .............................



    TIRANE-Për breza me radhë nxënësit janë përpjekur t'u bëjnë 'hile' mësuesve për t'iu përgjigjur nëpër provime edhe pyetjeve që nuk i dinë. Ky ka qënë gjithmonë një shqetësim i mësuesve. Me kalimin e viteve ky fenomen ka pësuar rritje. Ne të suplementit "Gjimnazistët" kemi hetuar pak në lidhje me këtë çështje dhe ashtu siç pritej, kemi bërë një konstatim: sot nuk ka ndryshuar veprimi, por metoda. Kjo do të thotë se sot nuk ka ndryshuar sjellja e nxënësve, por mënyra që ata përdorin për të arritur qëllimin e tyre.
    MËSUESIT
    Mësues në prag pensioni që kanë kaluar me dhjetëra breza nxënësish tregojnë për "Gjimnazistët" se si gjithmonë kanë kapur me kopje nxënësit në mënyra nga më të larmishmet: me copa të vogla letrash, me të shkruara në dorë e në krah madje dhe në xhinse, me të shkruara në bankë, me fletë kopjeje poshtë fletës së provimit, me stilolapsa kopje të padukshëm etj. Të pyetur se sa vërehet sot tentativa e nxënësve për të bërë hile në provim, ata shprehen se situata është njësoj shqetësuese. ..."E vetmja gjë që ka ndryshuar është teknika. Sot të gjithë nxënësit kanë celularët dhe kështu çdo gjë është më e lehtë për ta dhe më e vështirë për ne".
    TEKNOLOGJIA
    Në ditët e sotme teknologjia ka avancuar me hapa gjigantë dhe vazhdon ende të avancojë. Qëllimi i saj është të lehtësojë veprimtarinë e përditshme të secilit prej nesh. Kështu nga një mjet fare i zakonshëm me opsionin e vetëm komunikimin zanor dhe të shkruar, celulari u bë shumë më tepër. U fillua futja në të e sa më shumë opsioneve. Këto telefona janë ato që sot quhen "Smartphone" (telefon i zgjuar) që kryejnë pjesën dërrmuese të funksioneve të një kompjuteri. Me to mund të flasësh në telefon, mund të dërgosh SMS, mund të bësh fotografi dhe të regjistrosh video me cilësi shumë të lartë, mund të hapësh dokumente të modifikueshme në "Word", "Excel","PDF" madje edhe "Power Point", mund të lexosh të ashtuquajturit "ebook", që janë libra elektronikë të suksesshëm në çdo kohë, mund të ruash materiale njësoj si në një USB, mund të komunikosh me miqtë me anë të metodave të avancuara të 'chat'-it, e shumë funksione të tjera. Nga ana tjetër janë aparatet që quhen "tableta" dhe që sot janë diçka që qëndron mes "Smartphoneve" dhe kompjuterave, të ideuar për të pasur zgjuarsinë e telefonave e të kompjuterit dhe përmasa në miniaturë të këtij të fundit.
    KOPJIMI
    Duke parë multifunksionalitetin e telefonave celularë sot nuk është e vështirë të kuptohet se si nxënësit kopjojnë: disa prej tyre i ruajnë materialet në memorien e celularit dhe i hapin ato gjatë provimit, të tjerë u çojnë shokëve apo të afërmve pyetjet me SMS dhe këta të fundit u vijnë në ndihmë duke u dërguar përgjigjet. Ka nga ata që fotografojnë materialet përpara provimit, por edhe nga ata që mbajnë kufje në vesh gjatë provimit dhe komunikojnë me persona të tjerë që u japin ndihmë. Për mësuesit sot është një shqetësim me të vërtetë i madh ky fenomen, për arsye se këto metoda kanë avancuar shumë dhe është gjithnjë e më e vështirë të mbahen nxënësit nën kontroll.
    MASAT
    Të pyetur se çfarë masash marrin ata për ta shmangur ose minimalisht për ta mbajtur nën kontroll këtë situatë, tregojnë se kanë bërë çdo përpjekje. Kështu, hapi klasik që të gjithë e dimë është vigjilenca në sallën e provimit, duke qënë të vëmendshëm ndaj kujtdo që është "deviant", por kjo sipas tyre nuk është shumë e efektshme, për arsye se është shumë e vështirë që një mësues të kontrollojë të gjithë klasën përnjëherë, çka përkthehet se kur mësuesi është duke kontrolluar nga njëra anë e sallës, në anën tjetër me siguri do të jetë një student që kopjon. Një tjetër masë që është marrë është mbledhja e telefonave celularë dhe shpërndarja e tyre në fund të provimit, por edhe kjo hera-herës rezulton pa sukses për faktin se nxënësit tashmë e kanë mësuar këtë hile të mësuesve dhe mbajnë me vete edhe celularë rezervë, që mund t'u vijnë në ndihmë. Metoda më e efektshme për të shmangur kopjet në orët e provimit besohet të jetë ajo e instalimit të kamerave në çdo sallë. Kështu, nxënësit do të jenë nën presionin e vëzhgimit dhe në mos do eliminohet, të paktën ky fenomen do pakësohet ndjeshëm. Megjithatë, edhe pse në shkollat tetëvjeçare dhe të mesme këto vitet e fundit janë bërë investime kolosale dhe të konsiderueshme, duke instaluar shpesh edhe sistem kamerash nëpër ambientet e shkollave si korridoret dhe banjat, akoma nuk është arritur deri aty sa të ketë kamera në çdo sallë provimi. Metoda e vetme për pakësimin e këtij fenomeni për momentin janë përpjekjet e vazhdueshme të mësuesve dhe vigjilenca e tyre. Edhe pse dihet përgjigja, pyetjes se cilët janë nxënësit që shfaqen më problematikë në këtë aspekt, mësuesit i përgjigjen se janë kryesisht ata që janë problematikë edhe në orën e mësimit, duke qënë se janë dhe më të shkathët. Por sigurisht që nuk mungojnë edhe raste kur sjellje të tilla shfaqen edhe tek nxënës jo problematikë.
    NXËNËSIT
    Nga ana tjetër e medaljes janë nxënësit, që janë subjekt kryesor i këtij shkrimi. Ishte e qartë se do të ishte e vështirë të gjendej një nxënës, i cili do të pranonte se ka kopjuar në një provim. Megjithatë, ne të suplementit "Gjimnazistët" e gjetëm një të tillë. Padyshim që kërkesa e parë e tij e parë ishte që të mbetet anonim, a thua se po kallëzon për ndonjë krim që ka kryer. Ky është treguesi i parë për të kuptuar se edhe vetë ky nxënës e di se ka vepruar gabim dhe ka bërë një faj. Megjithatë nuk duket se e ka problem të tregojë se përse e gjen më të lehtë të kopjojë në provime dhe se si e bën këtë. Ai e pranon se nuk është nxënës i dobët. Nuk kopjon për të marrë lëndën, por kur e ndjen se në njërën apo tjetrën lëndë nuk është përgatitur mjaftueshëm e bën këtë hap për të marrë një notë të mirë. "Unë jam nxënës i mirë, mesataren e kam 8.2 dhe jam krenar, sepse këtë mesatare e kam timen. E pranoj se disa herë sigurisht që më ka ndodhur të kopjoj në provime, por kjo nuk ka ndodhur sepse nuk kam ditur hiç asgjë, siç ndodh me shokët e mi. Kjo ndodh sepse disa herë ka lëndë apo tema të vështira që nuk arrij t'i përvetësoj siç duhet dhe zgjedh këtë si rrugën më të shpejtë për të marrë një notë të mirë". Duket pra, se ai e përdor kopjimin në provim njësoj si "qershia mbi tortë". Kur e pyesim se për çfarë mendon se do i duhet një notë e pamerituar, sikur të ishte një i madh, përgjigjet se sot me këto kohëra që kanë ardhur s'të pyet njeri sa di, mjafton të kesh mesataren, plus shto dhe faktin se dëshira e tij është që të studiojë jashtë shtetit dhe mesatarja i duhet. Ai vijon pastaj duke treguar se si e kryen këtë "krim": "Unë kam këtë celularin (një 'Galaxy s3') dhe këtu kam një program me anë të të cilit i dërgoj motrës sime pyetjen. Ajo ose ma çon me mesazh përgjigjen, ose kur është shumë e gjatë ma çon të fotografuar. Zakonisht në provimet e matematikës dhe të historisë më ndodh të kopjoj, sepse nuk e kam memorien e fortë". Është e qartë pra, se ai nuk e ka problem, e bën këtë gjë pa asnjë lloj droje. Të paktën kështu duket derisa i drejtohet pyetja se sa e lehtë është të kopjosh në klasën e tij. Ai shprehet se: "Nuk është aspak e lehtë, sepse mësuesit janë shumë vigjilentë, megjithatë e gjej një moment që s'e kanë mendjen". Në mbyllje mund të themi se shqetësimi i mësuesve është shumë i bazuar. Çdo ditë ata ndeshen me të tilla situata dhe skena. Sigurisht që kjo nuk është një punë e lehtë. Sot gjimnazistët janë shumë të zhvilluar dhe ndonjëherë të paedukuar. Nuk janë të rralla rastet kur mësuesve u duhet të debatojnë, pra në një farë mënyre të "luftojnë" me këta nxënës. Është e drejtë të thuhet "le të kopjojnë, për veten e tyre e kanë"? Aspak! Kjo duhet të ketë tolerancë zero. Nuk është puna tek të pasurit për veten. Puna është tek të qënët brezi i së ardhmes. Sa kohë që kjo nuk do të bëhet e qartë, në radhë të parë tek nxënësit, ky fenomen do të ketë pasojat e tij.
    Balkanweb

  2. #2

    Për: Kopjet, metodat e reja që përdorin nxënësit

    Eksperte jane! Duhet me te punu mendja keq fare per me arrit me shpik ide per te kopjuar.
    Think Different! Think Again!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •