Katedralja është ndërtuar në vitin 1994, dhe i përket besimit ortodoks. Nga përmasat e saj cilësohet si më e rëndësishmja në Korçë dhe nga më të mëdhajat në Shqipëri. Dikur aty pranë ekzistonte një tjetër katedrale e quajtur Katedralja e Shën Gjergjit, ndërtesë me rëndësi historike, e cila gjatë fushatave antifetare të vitit 1968 u shkatërrua totalisht së ekzistuari.
Katedralja “Ringjallja e Krishtit”, përbëhet nga tre kate dhe zë një sipërfaqe prej 1800 metra katrorë. Ajo simbolizon rikthimin e praktikave fetare në një vend ku të gjitha fetë ishin ndaluar që nga viti 1967 deri në 1991.
![]()
Krijoni Kontakt