Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    Gjurmė nė Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anėtarėsuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Nė luginėn e dashurisė.
    Postime
    2,622

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    Budallallėqe.
    S' kanė punė dhe luajnė derėn.
    Love has no limits

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    Rexhep Qosja: Tė mos preket gjuha, ka prapavijė politike

    Gjuha, historia, akademitė
    Profesor Qosja iu pėrgjigj pyetjeve tė gazetarėve edhe sa u takon kėrkesave pėr rishikim tė gjuhės standarde, pas mbledhjes sė dy ditėve mė parė tė Kėshillit Ndėrakademik tė Gjuhės. "Mund tė bėhen diskutime pėr pėrmirėsime aty ku ka vend e aty ku ėshtė e nevojshme pėr gjuhėn letrare kombėtare. Por, mendoj se kėto diskutime tė cilat kanė disa vjet qė kanė filluar, kanė njė frymėzim tjetėr, kryesisht politik", deklaroi atij. Profesori u shpreh se tani kanė shpallur njė luftė pa zė, qė do tė ēojė diku tjetėr, por pėr tė cilėn ai vetė beson se nuk se do tė dalė me sukses.
    "Ata duan qė pėrjashtimet qė i kanė bėrė autorėt e drejtshkrimit t'i bėjnė rregulla, por nuk bėhen pėrjashtimet rregulla. Duan tė rrėnojnė rregullat, duke i bėrė pėrjashtimet mė rregulla se rregullat. Gjuha standarde ėshtė njė prej fitoreve mė tė mėdha kulturore dhe tė themi politike e popullit shqiptar. Kjo ėshtė historike. S'duhen bėrė ndryshime", nėnvizoi ai.

    I pyetur se ku mund tė jenė pėrmirėsimet, ai tha se "ēdo gjė mund tė pėrmirėsohet, porse pėrmirėsimet nuk duhet nė asnjė mėnyrė tė rrezikojnė bazat, themelet, tėrėsinė e standardit". Sipas tij, nuk mund tė hiqet ė-ja e patheksuar, sepse kjo do tė ndryshonte kuptimin. Po cili ėshtė vendi i gegnishtes nė standard dhe si tė pasurohet standardi me fjalė tė kėtij dialekti? Ja pėrgjigja e akademikut, njėherazi njė ndėr lėvruesit mė tė mirė tė shqipes nė letėrsi: "Gjuha standarde ėshtė e hapur ndaj gegnishtes. Unė vetė jam njė ndėr ata autorė qė fus shumė fjalė nga gegnishtja nė letėrsi, sepse jam rritur atje ku pėrdoret njė ndėr tė folmet mė tė bukura tė gegnishtes". Ai shtoi se ata qė kanė bėrė gjuhėn standarde e kanė thėnė se ajo ėshtė e hapur ndaj fjalėve e leksikut tė dialekteve e tė folmeve. "Askush nuk ka vėnė pengesė pėr fjalėt e kėtij dialekti. E pėrsėris se gjuha standarde ėshtė e hapur ndaj gegnishtes dhe tė folmeve tė tjera. Po ēelen dyer qė janė tė ēelura", theksoi profesori. Nė vazhdė tė kėsaj teme, ai foli edhe pėr bashkėpunimin mes Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe asaj tė Kosovės, duke e konsideruar tepėr tė rėndėsishėm atė. "Bashkėpunimi mes dy akademive ėshtė shumė i rėndėsishėm. Do tė duhej tė ishte edhe nė fusha tė tjera e jo vetėm pėr standardin, sepse nėse ka bashkėpunim vetėm pėr gjuhėn, tregon se diēka nuk ėshtė shėndosh", tha ai. Sa i takon kryetarit tė akademisė (Gudar Beqiraj), Qosja tha se ėshtė njė drejtues i zgjedhur prej pushtetit. "Kam respekt pėr tė po do tė ishte mė mirė sikur tė ishte zgjedhur nga akademikėt e jo nga pushteti", deklaroi profesori, duke kritikuar mė tej akademinė e Prishtinės, qė sipas tij, ka njė kryetar qė pėrfaqėson nivelin mė tė ulėt tė akademisė. "Ajo drejtohet prej njė klani lokalist qė 20 vjet, e kjo ka lėnė pasoja. Ata e kanė kompromentuar akademinė. S'mund tė ketė njė akademi 12 anėtarė tė kryesisė sė njė partie. S'mund tė jetė njė akademi e udhėhequr prej 3 gjuhėtarėve nė 12 vite, qė u lėnė vendin njėri-tjetrit", theksoi ai. Nga ana tjetėr, u duk se ai doli kundėr peticionit tė intelektualėve pėr rishikimin e historisė. "Ju e keni parė nė librin tim 'Kosova nuk ėshtė mė e pushtuar prej otomanėve'. Pushtimi otoman ka qenė 500 vjet dhe ka qenė pushtim. P. Osmane ka qenė pushtuese e trojeve dhe popullit. Ministri i Jashtėm turk nė Kosovė ka thėnė se duhet tė hiqen fjalėt fyese, qė pėrbėjnė e nxisin urrejtje. S'kemi pse t'i edukojmė tė rinjtė me urrejtje. Franca e Gjermania kanė bėrė tekste nė tė cilat kanė hequr gjuhėn e urrejtjes", tha ai duke mos e justifikuar kėshtu peticionin.

    Balkanweb

  3. #23
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    Gjuha shqipe, tė gjitha fjalėt qė do tė ndryshohen

    20 Prill 2013

    Gazeta “Shqip” publikon listėn e plotė tė ndryshimeve tė miratuara nė mbledhjen e Kėshillit Ndėrakademik tė Gjuhės disa ditė mė parė.


    PĖRFUNDIMET

    NGA MBLEDHJA E KNGJSH MĖ 16 PRILL 2013

    Nė mbledhjen e datės 16. 04. 2013, tė zhvilluar nė Tiranė, u diskutuan problemet drejtshkrimore, qė mbetėn pa u diskutuar nė mbledhjen e qershorit 2012. Pas diskutimeve, u propozuan dhe u mbėshtetėn me miratim tė pėrgjithshėm, ndryshimet e mėposhtme nė rregullat ekzistuese.



    A – PĖR DREJTSHKRIMIN E ZANOREVE



    Tė ndryshojė drejtshkrimi i disa fjalėve tė formuara me prapashtesėn -m duke zhvendosur zanoren -ė*- nga pozicioni fundor nė brendėsi tė fjalės. Fjalė tė tilla janė: i prapmė tė shkruhet i prapėm ~ e prapme; i pasmė tė shkruhet i pasėm ~ e pasme; i mishmė tė shkruhet i mishėm ~ e mishme; i sontmė tė shkruhet i sontėm ~ e sontme; i parvjetmė tė shkruhet i parvjetėm ~ e parvjetme. Me kėtė ndryshim ruhet forma e prapashtesės -m, qė formon pjesore e mbiemra, dhe fjalėt integrohen nė paradigma tė njohura (khs. i sotėm ~ e sotme, i mesėm ~ e mesme, i tashėm ~ e tashme, i avashėm ~ e avashme, i ndryshėm ~ e ndryshme, i sivjetėm ~ e sivjetme).

    Tė njėsohet drejtshkrimi i fjalėve amėz “erė e lehtė qė merr njė ushqim dhe qė ndihet kur e hamė; kundėrmim” dhe amzė “regjistri themeltar i shkollės”. Tė dyja kėto fjalė, qė kanė tė njėjtin burim dhe tė njėjtėn strukturė fonoleksikore, tė shkruhen amzė.

    Fjalėt qė pėrmbajnė prapashtesėn deminutive -zė tė shkruhen sipas pėrbėrjes sė rrėnjės: kur rrėnja e fjalės mbaron me zanoren -ė, tė shkruhen me –z: shkėndijėz, vijėz, gojėz, ujėz, nyjėz; kur rrėnja mbaron pa zanoren –ė, tė shkruhen me –zė: pejzė, tejzė, fejzė. Sipas kėtij rregulli duhet tė ndryshojė drejtshkrimi i fjalės dejėz, qė mbėshtetet nė shumėsin dej, si rrjedhim duhet tė shkruhet dejzė, njėlloj si fejzė (nga shumėsi fej).

    Tė ndryshojė pozicioni i zanores -ė tek emri tavllė, qė duhet tė shkruhet tavėll ~ tavlla. Gjuha shqipe nuk ka emra me njė pėrbėrje tė tillė: njė grup bashkėtingėllor me njė lėngėzore. Me kėtė ndryshim emri integrohet nė paradigmėn e emrit krikėll ~ kriklla i sė njėjtės gjini dhe mė tej nė paradigmėn hasėll ~ haslli, hisėll ~ hislli, ēakėll ~ ēaklli tė gjinisė tjetėr.

    Mbiemri i sigurt tė shkruhet i sigurtė, me theks nė zanoren -u- dhe me zanoren -ė nė fund tė fjalės. Me kėtė mėnyrė tė shkruari fjala pėrshtatet mė mirė me burimin e saj: it. sicśro, duke ndjekur tė njėjtėn rrugė qė ka ndjekur njė mbiemėr tjetėr me kėtė burim: i sinqertė nga it. sincéro.

    Mbiemrat prejpjesorė: i shpėrbemė dhe i rremė, qė janė formuar me formantin -m tė pjesores, duhet tė shkruhen i shpėrbem dhe i rrem, duke respektuar formėn e prapashtesės, qė ėshtė -m e jo -mė, pasi me kėtė tė fundit formohen emra e jo mbiemra (khs. ndihmė, frymė, pėshtymė).

    Mbiemri i majmė, nė mbėshtetje tė shqiptimit mė tė pėrgjithshėm, duhet tė shkruhet i majm ~ e majme, pa zanoren -ė nė formėn e gjinisė mashkullore. Me kėtė paradigmė mbiemri integrohet nė paradigmėn e mbiemrave i madh ~ e madhe, i kuq ~ e kuqe, i keq ~ e keqe.

    Foljet ngadhėnjej e ngashėnjej, nė mbėshtetje tė shqiptimit mė tė pėrgjithshėm, tė shkruhen pa zanoren –ė: ngadhnjej e ngashnjej.

    Emri travaj “mall, shqetėsim, merak”, nė mbėshtetje tė shqiptimit mė tė pėrgjithshėm, tė shkruhet travajė, me zanoren -ė. Nė asnjė tė folme nuk shqiptohet si emėr i gjinisė mashkullore; si rrjedhim duhet tė korrigjohet edhe shumėsi travaje, qė duhet tė jetė travajė, njėlloj si punė, javė etj. Veē drejtshkrimit, nė veprat kodifikuese (fjalorėt) duhet tė korrigjohet edhe kuptimi leksikor i fjalės, qė nuk ėshtė “mall, shqetėsim, merak”, por “mundim, brengė”.

    Ndajfolja herėt nuk pėrligjet gramatikisht, prandaj ajo duhet tė shkruhet heret, meqenėse kėtu kemi njė emėr tė rasės rrjedhore, mbaresa e tė cilit ėshtė -et e jo -ėt. Ka edhe ndonjė fjalė tjetėr, siē ėshtė ndajfolja tejet nga njė tej e lakueshme, qė ka hyrė nė standardin e sotėm me kėtė mbaresė duke u shkruar me mbaresėn -et e jo -ėt.

    Emri thyez “copė e vogėl e thyer” tė shkruhet me zanoren -ė fundore, pra, thyezė, pasi ai nuk ndryshon nga ana strukturore me emrin thyesė.

    Nė disa fjalė trirrokėshe me dy rrokje paratheksore, tė shkruhet vetėm njė zanore -ė, ajo qė ndodhet pranė theksit, duke ruajtur zanoren e plotė nė rrokjen e ballit tė fjalės. Fjalė tė tilla janė: shėmbėllej, shėmbėllim e shėmbėllesė, qė duhet tė shkruhen shembėllej, shembėllim e shembėllesė; rrėzėllej, rrėzėllim, rrėzėllor e rrėzėllyes, qė duhet tė shkruhen rrezėllej, rrezėllim, rrezėllor e rrezėllyes; nėpėrkoj “dredhoj, gjarpėroj”, qė duhet tė shkruhet nepėrkoj. Me kėtė mėnyrė ruhet rrėnja e fjalės dhe mėnjanohet kakofonia qė krijon shqiptimi i dy zanoreve tė rrėgjuara paratheksore, duke ecur kėsisoj nė gjurmė tė njė tradite mė tė hershme tė shqipes (khs. marėtoj nga lat. maritāre, mallėkoj nga lat. maledico, ngadhėnjej nga it. guadagnare etj.).

    Nė fjalėt e pėrbėra me pėremrin vetė, tė shkruhet nė tė gjitha rastet zanorja -ė kur ėshtė nė funksion tė prefiksoidit. Prandaj, krahas vetėmbrojtje, vetėshėrbim, vetėmohim, tė shkruhet edhe vetėvetor, vetėvetiu.

    Mbiemri i gjerė ka dalė jashtė sistemit fonetik dhe shkrimi i tij ėshtė mbėshtetur nė njė shqiptim nėndialektor tė toskėrishtes. Pėr kėtė arsye tė shkruhet me zanoren -ė nė vend tė zanores -e bashkė me rrjedhojat: i gjėrė, gjėrėsi, zgjėroj etj.

    Disa emra qė vijnė nga dialekti gegė dhe i mungojnė toskėrishtes, tė shkruhen ashtu si nė gegėrishte, duke respektuar udhėzimin e Kongresit tė Drejtshkrimit qė fjalėt me burim dialektor tė shkruhen ashtu siē i ka dialekti nga i cili janė marrė. Fjalė tė tilla janė: plėng, qė duhet tė shkruhet plang, shtatzėnė qė duhet tė shkruhet shtatzanė, zhgjėndėrr, qė duhet tė shkruhet zgjandėrr.

    Fjalėt bulmet e qurra, nė mbėshtetje tė shqiptimit mė tė pėrgjithshėm, mund tė shkruhen bylmet e qyrra.

    Emrin lėkua “barishte shumėvjeēare, qė rritet nė liqene e nė ujėra tė ndenjura; lėpushė” nuk e ka asnjė e folme me kėtė formė. Ėshtė fjalė e dialektit gegė; prandaj duhet tė shkruhet lėkue. Togu zanor -ue- me tė cilin del fjala, ėshtė i pranishėm nė standardin e sotėm; khs. mėsues, i punueshėm etj.

    Disa huazime librore, ku ndeshen dy e deri nė tri zanore bashkė, tė shkruhen me njė zanore. Kėshtu, folja kontribuoj me pjesoren kontribuuar tė shkruhet kontriboj e kontribuar; emrat asociim, iniciim, negociim tė shkruhen asocim, inicim, negocim; emri vakuum tė shkruhet vakum; spontaneitet tė shkruhet spontanitet; kolokuium tė shkruhet kolokium.



    B – PĖR DREJTSHKRIMIN E BASHKĖTINGĖLLOREVE

    1) Mbiemrat e formuar nga folje qė mbarojnė me -i- tė theksuar, si: i pishėm, i dishėm, tė shkruhen pa sonanten -j-, meqenėse tema e tyre ėshtė pjesorja pi, di. Shkrimi me bashkėtingėlloren -j, qė del nė disa shkrime tė gegėrishtes (i dijshėm, i dijtun, me dijtė), ėshtė i vjetruar.

    2) Format e shumėsit ftonj, thonj, ullinj, mullinj, pėrrenj etj., me bashkėtingėlloren -nj fundore, tė shkruhen me -j, nė mbėshtetje tė evolucionit qė kanė pasur kėto trajta nė njė pjesė tė mirė tė truallit tė shqipes, duke njėsuar kėsisoj rregullėn si pėr emrat, ashtu edhe pėr foljet (khs. foljet ftoj, fshij, punoj, shkėmbej). Pra, tė shkruhen: ftoj, thoj, ullij, mullij, pėrrej. Kjo mėnyrė tė shkruari duhet tė zbatohet edhe te mbiemrat, si: i drujtė nė vend tė i drunjtė, tė mėdhej nė vend tė mėdhenj, tė rij nė vend tė tė rinj etj. Me kėtė ndryshim gjen zgjidhje kėrkesa e E. Ēabejt dhe e tė dy seksioneve tė Kongresit tė Drejtshkrimit, tė fonetikės dhe tė gramatikės, qė parashtruan nevojėn e kėtij ndryshimi.

    3) Emri shtinjak duhet tė shkruhet shtijak, meqenėse folje shtinj s’ ka asnjė e folme. Ajo e ka burimin prej foljes shtie, me prapashtesėn -ak, ku sonantja -j- ka ndėrhyrė pėr tė zhdukur hiatin.

    4) Mbiemri shtronjar pėr “zvarritės” e emri shtronjare pėr “shtrojė e butė” duhet tė shkruhen shtrojar e shtrojare, meqenėse tė dyja kanė si burim foljen shtroj.

    5) Disa fjalė qė janė shkruar me lėngėzoren -r- duhet tė shkruhen me -rr-. Tė tilla janė: folja shter, qė duhet tė shkruhet shterr nė mbėshtetje tė shqiptimit mė tė pėrgjithshėm, duke hyrė nė paradigmėn e foljeve tjerr, bjerr etj., ku -rr-ja ėshtė formuar nga bashkimi -r- + -nė nė formėn e pjesores. Duhet tė shkruhet me -rr- edhe folja micėroj “ha diēka duke e kafshuar pak e nga pak, ha maja-maja”, pra, micėrroj, ashtu siē shkruhet picėrroj, nė mbėshtetje tė materialeve dialektore nga ėshtė marrė fjala. Emri dhėndėrr gjithashtu, nė mbėshtetje tė shqiptimit mė tė pėrgjithshėm, duhet tė shkruhet me -rr, ashtu si emri vjehėrr, me tė cilin ka tė njėjtėn paraqitje fonetike.

    6) Folja mbarrs (FGS 2006, f. 602) duhet tė shkruhet mbars siē e ka FGSS f. 1078, duke u mbėshtetur nė shqiptimin mė tė pėrgjithshėm, domethėnė duke respektuar parimin fonetik.

    7) Nė disa emra qė dalin me dy lėngėzore tė njėjta, drejtshkrimi mund t’i ruajė tė dyja format, por duke u prirur drejt formave me njė lėngėzore, pėr tė shmangur kakofoninė qė krijon shqiptimi i dy lėngėzoreve brenda sė njėjtės fjalė. Kėshtu, do tė pranohen barėra (barėrat e kėqija) e barna “ilaēe”, me dallime kuptimore (khs. barnatore, barnatar). Tė parapėlqehen edhe rrjedhoja me njė lėngėzore nė vend tė dy tė tillave; si: birni e birnor nė vend tė birėri e birėror; burrni, burrnor e i zhburrnuar nė vend tė burrėri, burrėror, i zhburrėruar; derrni e derrnisht nė vend tė derrėri e derrėrisht.

    8) Emrat hemorragji e hemorriode, nė mbėshtetje tė shqiptimit mė tė pėrgjithshėm, tė shkruhen me -r-: hemoragji e hemoroide.

    9) Tė shkruhen me bashkėtingėlloren -rr- emrat karrotė e rrem, nė mbėshtetje tė shqiptimit mė tė pėrgjithshėm.

    10) Emri zhongler, nė mbėshtetje tė pėrdorimit mė tė pėrgjithshėm, tė shkruhet xhongler (nga ang. jongleur).

    11) Forma e shumėsit thelpinj i njėjėsit thelb tė shkruhet thelbinj pėr tė ruajtur tė pandryshuar temėn e fjalės.

    12) Forma e shumėsit shpesė tė shkruhet shpezė, meqenėse kėtu kemi tė bėjmė me prapashtesėn e shumėsit -zė (khs. njerėz, vėllezėr).

    13) Fjalėt transit e transistor tė shkruhen tranzit e tranzistor, ashtu siē shkruhen edhe tranzicion e tranzitor.

    14) Pėr shkronjat dyshe, duke iu pėrmbajtur zgjidhjes qė i dha Kongresi i Drejtshkrimit (djegie, meshollė, brezhumbur, lėnie), pėr raste tė veēanta, atėherė kur duhet tė shkruhet me saktėsi shqiptimi i njė fjale tė huaj, krahas shkrimit tė saj nė gjuhė tė huaj, tė pėdoret apostrofi pėr tė ndarė shkronja tė tilla; si: Bethoven (“Bet’hoven”), Mathausen (“Mat’hauzen”), sandhi (“sand’hi”). Pa apostrofin nuk do tė siguronim lexim korrekt tė fjalėve.

    15) Nė disa huazime turke, qė janė lėnė me dy forma nė veprat kodifikuese, tė pėlqehet forma mė e pėrgjithėsuar, ajo me theks parafundor, si: penxhére e jo penxheré, tenxhére e jo tenxheré (Fjalor 2006, f. 771, 1083).

    C – PĖR PĖRDORIMIN E SHKRONJAVE TĖ MĖDHA

    1) Tė shkruhen me shkronjė tė madhe emrat e pėrveēėm tė botės fetare dhe tė disa ofiqeve: Zot, Perėndi, Allah; Perandori, Sulltani, Papa; Baba Faja, Hoxha Tahsini, At Gjergj Fishta, At Shtjefėn Gjeēovi, Kont Urani, Papa Kristo Negovani, Princ Vidi etj.; Ali Pasha (Ali Pashė Tepelena), Mehmet Pasha (Mehmet Pashė Bushati), Mustafa Pasha (Mustafa Pashė Bushati) etj.

    2) Tė shkruhen me shkronjė tė madhe emrat e festave fetare: Bajrami, Pashkėt, Krishtlindjet etj.

    3) Tė shkruhen me shkronjė tė madhe tė dy pjesėt e emėrtimeve tė titujve tė nderit: Artist i Merituar, Mėsues i Merituar, Mjeshtėr i Sportit etj.



    Ē – PĖR DREJTSHKRIMIN E ANTROPONONIMEVE TĖ HUAJA

    Gjuha shqipe ėshtė gjuhė flektive, prandaj edhe emrat e huaj duhet tė hyjnė nė sistemin flektiv, duke u ndarė me njė vizė lidhėse (Jokl-i). Pėr emra shumė tė njohur, kur jepen me shkronjat e shqipes, mund tė mos pėrdoret viza lidhėse, por ėshtė i detyrueshėm pėrdorimi i mbaresave sipas sistemit lakimor tė gjuhės shqipe; p.sh.: Shekspiri, Shileri etj. Nė drejtshkrimin e kėtyre emrave tė ruhet trajta e shkruar origjinale dhe herėn e parė tė pėrmendjes nė njė punim tė jepet nė kllapa transkriptimi, p.sh.: Meyer (Majer).



    Shėnim: U lanė pėr t’u diskutuar pėr mbledhjen e qershorit problemet e mėposhtme:

    1) Emrat e tipit vishnje, dushnje, ilnje.

    2) Drejtshkrimi i toponimeve dhe etnikave.

    *Disa propozime tė tjera tė grupit pėr drejtshkrimin e drejtshqiptimin nuk u mbėshtetėn me miratim tė pėrgjithshėm nė KNGJSH.

    Nga Kryesia e Kėshillit Ndėrakademik pėr Gjuhėn Shqipe

    Gazeta Shqip

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2010
    Postime
    50

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    Citim Postuar mė parė nga BOKE Lexo Postimin
    Gjuha shqipe, tė gjitha fjalėt qė do tė ndryshohen
    ...
    14) Pėr shkronjat dyshe, duke iu pėrmbajtur zgjidhjes qė i dha Kongresi i
    Drejtshkrimit (djegie, meshollė, brezhumbur, lėnie), pėr raste tė veēanta,
    atėherė kur duhet tė shkruhet me saktėsi shqiptimi i njė fjale tė huaj,
    krahas shkrimit tė saj nė gjuhė tė huaj, tė pėdoret apostrofi pėr tė ndarė
    shkronja tė tilla; si: Bethoven (“Bet’hoven”), Mathausen (“Mat’hauzen”),
    sandhi (“sand’hi”). Pa apostrofin nuk do tė siguronim lexim korrekt tė
    fjalėve.
    ...
    Gazeta Shqip
    Fjalėt "meshollė" e "brezhumbur" me tė vėrtetė do tė duhej tė shkruheshin
    me vizė lidhėse, pra "mes-hollė" e "brez-humbur".

    Mirėpo lexoni edhe njė herė citimin e epėrm! Aty po flitet pėr shqiptimin
    e fjalėve tė huaja, dhe si shembull po merret emri Bethoven (“Bet’hoven”).
    Pra shqiptimi po jepet brenda kllapave. Po pėrsėris: shqiptimi!
    Po tė kishte qenė nevoja pėr njė shenjė tė vechantė ndarėse nė mes tė
    shkronjave dhe , atėherė do tė mund tė pėrdorej p.sh. viza lidhėse.
    Apostrofi zakonisht shenon mungesėn e ndonjė shkronje. Dhe nė kėtė rast
    nuk e kemi fjalėn pėr mungesėn e ndonjė shkronje, por pėr shqiptimin e
    drejtė. Prandaj te emri Bethoven s'kemi nevojė pėr kurrfarė shenje tė
    vechantė. Lirisht mund tė shkruhet:
    Beethoven (lexo: Betoven)
    ose
    Beethoven (Betoven),
    sepse Beethoven lexohet si Betoven (dhe jo si Bet-hoven). Tash e kam tė qartė
    pse abėcėja shqipe i pėrmban edhe dyshkronjėshat sikurse sh-ja. Po pėrzihen
    tingulli me shkronjėn, kuptimi i shqiptimi me kuptimin e shkrimit
    (sqarimet lidhur me abėcėnė gjenden nė shkrimet e mia nė kėtė forum brenda
    temės "Po gjymtohet alfabeti shqip")!

    Citim Postuar mė parė nga BOKE Lexo Postimin
    Ē – PĖR DREJTSHKRIMIN E ANTROPONONIMEVE TĖ HUAJA

    Gjuha shqipe ėshtė gjuhė flektive, prandaj edhe emrat e huaj duhet tė
    hyjnė nė sistemin flektiv, duke u ndarė me njė vizė lidhėse (Jokl-i).
    Pėr emra shumė tė njohur, kur jepen me shkronjat e shqipes, mund tė mos
    pėrdoret viza lidhėse
    , por ėshtė i detyrueshėm pėrdorimi i mbaresave
    sipas sistemit lakimor tė gjuhės shqipe; p.sh.: Shekspiri, Shileri etj. Nė
    drejtshkrimin e kėtyre emrave tė ruhet trajta e shkruar origjinale dhe
    herėn e parė tė pėrmendjes nė njė punim tė jepet nė kllapa transkriptimi,
    p.sh.: Meyer (Majer).

    Mendoj se nuk duhet tė ketė mundėsi tė shkrimit tė emrave tė huaj shumė tė
    njohur sipas shqiptimit, por gjithmonė "tė ruhet trajta e shkruar
    origjinale dhe herėn e parė tė pėrmendjes nė njė punim tė jepet nė kllapa
    transkriptimi, p.sh.: Meyer (Majer)". Ne nuk kemi kurrfarė tė drejte t'ua
    ndryshojmė emrat e tė huajve. Por edhe nėse vendoset tė lejohet kjo
    mundėsi pėr njerėz nga e kaluara historike, prapėseprapė do tė duhej tė
    jetė i detyrueshėm pėrdorimi i vizės lidhėse para mbaresave sipas sistemit
    lakimor tė gjuhės shqipe (pra: Shekspir-i, Shiler-i).
    I pėrmenda njerėzit historik sepse ky rregull
    "Pėr emra shumė tė njohur, kur jepen me shkronjat e shqipes,..."
    nuk do tė duhej tė pėrdoret kurrsesi pėr njerėz tė gjallė dhe
    shumė tė njohur. Me kėtė rregull nuk do tė pajtoheshin edhe ata vetė.
    Kėshtu veprohet nė Europėn e qytetėruar. E ne po duam tė hyjmė nė Europė
    (jo nė "Evropė").

    Mirėpo shkrimi i emrave tė huaj nė trajtėn e shkruar origjinale ėshtė i
    lidhur me njė problem tjetėr. Dhe shumica po i ikin kėtij problemi duke
    i marr si shembuj emrat e llojit Meyer (Majer), qė s'e kanė shkronjėn
    latine . Si tė shkruhet
    William Shakespeare (emri origjinal i Shekspir-it)
    ose
    Ludwig van Beethoven (emri i plotė i Betoven-it)
    pa e pėrdorė shkronjėn ?

    Duhet tė bėhet pranimi i shkronjės nė drejtshkrimin e gjuhės shqipe,
    me vėrejtjen se mund tė pėrdoret vetėm nė fjalėt (pra edhe nė emrat) e
    huaj. Nė kėtė mėnyrė do tė shmangeshin poashtu diskutimet e pafundme se
    a duhet tė shkruhet njė fjalė e huaj me apo me ! Shkronja nuk
    shqiptohet nė gjuhėn angleze as si e as si , por si njė tingull nė
    mes tė u-sė e v-sė, ose nė mes tė u-sė e ė-sė! Nė gjuhėn gjermane
    shqiptohet si shkronja . Mirėpo edhe gjermanėt e shkruajnė fjalėn
    "Windows" ashtu si shkruhet anglisht dhe e shqiptojnė si anglezėt (pra
    w-ja tingėllon ngjashėm si u-ja, por jo edhe njėsoj). Tek e fundit,
    nė citimet origjinale tė teksteve tė huaja poashtu jemi tė detyruar ta
    pėrdorim shkronjėn .
    Natyrisht ky nuk ėshtė mendimi im vetjak (sepse nuk jam njeri vetjak),
    por nėse pranohet, mund tė jetė mendimi im vetor (personal)!
    Prandaj, tash pėr tash, le tė jetė mendimi im personal!

    Citim Postuar mė parė nga arsimtari Lexo Postimin
    Mbiemri "vetjak"
    ...
    Shpresoj se kundėr qėndrimeve tė mia do tė pėrdoren argumentet. Respekti
    ndaj mendimeve tė atyre qė mendojnė ndryshe ėshtė njėra nga arritjet ma tė
    mėdha tė qytetėrimit njerėzor. Vetėm njerėzit mediokėr kalojnė nė sulme
    personale pėr shkak tė mospajtimit me qėndrimet e tė tjerėve. Natyrisht se
    nuk ėshtė lehtė t'i frenojmė emocionet dhe tėrbohemi kur t'i shohim
    propozimet e llojit: spiun - spjun, akuarium - akuarjum, vakuum - vakum,...
    Kėto mund tė jenė vetėm propozime tė disa personave, dhe nuk i sulmoj tė
    gjithė gjuhėtarėt pėr kėtė arsye. Pėrgjithėsimet janė shpeshherė gabim.
    Duhet tė merremi me ide dhe jo me persona ose grupe personash. Natyrisht
    se shtrohet pyetja: a duhet tė merren me propozimet e ndryshimeve gjuhėsore
    njerėzit qė propozojnė fjalėt "spjun", "akuarjum" dhe "vakum". Apo ndoshta
    ka qenė kjo njė dezinformatė gazetareske! Mendoj se gabimi i kėtillė mund
    tė falet vetėm nėse propozimi i kėtillė (nėse ka qenė propozim) nuk
    pranohet dhe nuk zyrtarizohet. Pranimi i propozimeve tė kėtilla do
    tė ndodhte vetėm nėse kemi mjaft gjuhėtar me vakuumet e tyre intelektuale.
    Shpresoj se kjo nuk do tė ndodh. Por, pėr tė gjitha propozimet duhet tė
    diskutohet! Vetėm ata qė nuk propozojnė edhe nuk gabojnė. Gjuha shqipe
    ruhet njėsoj sikurse nėpėr shekuj tė kaluar, mirėpo edhe duhet tė
    jemi mendjehapur sa i pėrket propozimeve tė arsyeshme pėr ndryshimet e
    standardit tė gjuhės shqipe. E kam fjalėn pėr propozimet e arsyeshme!
    Kujdesin pėr gjuhen shqipe nuk e kanė vetėm rojtarėt shterpė tė standardit
    tė sotėm tė gjuhės shqipe, por edhe ata qė mundohen ta zhvillojnė si njė
    gjuhė tė gjallė, dhe jo ta mumifikojnė si njė gjuhė tė vdekur (me tė gjitha
    gabimet qė gjenden nė kėtė standard tė pėrgatitur shpejt e shpejt pėr shkak
    tė shtypjeve politike). Natyrisht se tė gjitha ndryshimet e propozuara
    para se tė pranohen duhet tė diskutohen sa ma shumė nga ana e
    intelektualėve tė mirėfilltė nga lamitė e ndryshme dhe jo vetėm nga ana e
    gjuhėtarėve. Kurrė nuk dihet se prej nga do tė vijnė idetė e mira!
    Shumė intelektual tė mirėfilltė nuk kanė studjuar gjuhėn shqipe, por kanė
    potencial intelektual dhe dijeni tė mėdha pėr diskutimet gjuhėsore.
    Gjuha standarde shqipe duhet tė ndryshohet me shumė kujdes dhe me
    pėrkrahje tė madhe. Ështė e qartė se dialektet nuk mund tė ndryshohen
    zyrtarisht. Ato duhet tė ruhen nėpėr libra si pasuri dhe si thesar i
    popullit shqiptar. Por pėr gjuhėn standarde duhet tė diskutojmė
    (nė mėnyrė tė argumentuar).

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2010
    Postime
    50

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    Citim Postuar mė parė nga arsimtari Lexo Postimin
    ...
    Po tė kishte qenė nevoja pėr njė shenjė tė vechantė ndarėse nė mes tė
    shkronjave dhe , atėherė do tė mund tė pėrdorej p.sh. viza lidhėse.
    Apostrofi zakonisht shenon mungesėn e ndonjė shkronje. Dhe nė kėtė rast
    nuk e kemi fjalėn pėr mungesėn e ndonjė shkronje, por pėr shqiptimin e
    drejtė. ...
    Fjala "apostrof" d.m.th. shmangie, pėrjashtim, lėnie anash.
    Apostrofi shenon mungesėn e ndonjė shkronje brenda njė fjale.
    Viza lidhėse pėrdoret pėr shkrimin e fjalėve me vizė nė mes (ka rol lidhės)
    ose ndarja e njė fjale nė fund tė rreshtit (nė kėtė rast ka rol ndarės).
    Ndarja e fjalėve nė fund tė rreshtit mbėshtetet kryesisht nė ndarjen e
    fjalėve nė rrokje (rrokje - shqiptimi i njė apo i disa tingujve me njė tė
    nxjerrė tė frymės).

    Mirėpo si tė pėrshkruhen rrokjet e fjalėve tė caktuara si p.sh. tė
    fjalės "shkrimtar". Natyrisht se ne mund tė shkruajmė "shkrim-tar", mirėpo
    nė kėtė rast po e keqpėrdorim vizėn lidhėse pėr tė pėrshkruar shqiptimin.
    Nė fjalorėt e huaj profesional (nė gjuhėn angleze) pėrdoret pėr kėtė
    qėllim pika e mesme <·> (U+00B7 MIDDLE DOT, Alt+0183).
    P.sh. mund tė gjendet sqarimi nė gjuhėn angleze se fjala angleze "diction-
    aries" (shqip: fjalorėt) ndahet nė rrokjet:
    dic·tion·ar·ies.
    Prandaj ndarja e fjalės "shkrimtar" nė rrokje mund tė jepet edhe me:
    shkrim·tar.
    Pika e mesme ėshtė shenja pėr ndarjet brenda ndonjė fjale dhe mund tė
    pėrdoret nėse ka nevojė edhe pėr pėrshkrimin e shqiptimit tė drejtė tė
    fjalėve tė huaja. Nga pikėpamja e tipografisė kjo ėshtė zgjidhja ma e mirė.

    Pika e mesme pėrdoret nė matematikė edhe si shenjė e prodhimit (c = a·b).
    Unikodi i pėrfshinė kodet e tė gjitha shenjave tė mundshme nga tė gjitha
    shtetet dhe nga tė gjitha kohėrat. Aty gjenden edhe kodet
    "U+2027 HYPHENATION POINT" (pėr ndarjen e rrokjeve)dhe
    "U+22C5 DOT OPERATOR" (pėr prodhimin nė matematikė).
    Kėto dy shenja lirisht mund t'i harroni sepse janė tė tepėrta. Varėsisht
    nga llojet e shkronjave (fontet), "HYPHENATION POINT" dhe "DOT OPERATOR"
    nuk dallohen fare ose dallohen shumė pak nga pika e mesme.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    Besoj qe esht hap positiv

  7. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    Tė gjitha kėto lėvizje janė pjesė e njė programi pėr tė zdhukur gjuhėn-traditat- zakonet tona, prndaj sa mė shpejt tė zgjohemi aq mė mirė pėr ne,
    Po tė shikjomė gjėrat nė njė prizmė mė tė gjėrrė do tė kuptojmė se ėshtė shpallur njė luftė e heshtur kundėr Shqipėrisė.
    1- Rrėzohet Shtėpia e Flamurit nė Korēė, qė dihet se pėrbėn njė monument tė historisė sė Korēės dhe mbarė Shqipėrisė
    2-Lihet nė mėshirė tė fatit Shtėpia e Flamurit nė Vlorė,monument SHUMĖ I RĖNDĖSISHĖM I MBARĖ KOMBIT SHQIPTAR (Shtėpia e Shpalljes sė Pavarėsisė)
    3-Lijet nė harresė Godina e Shkollės sė Parė Shqipe, dhe jo pa qėllim, pasi ėshtė simbol i Kombit Shqiptar ashtu siē janė edhe monumentet e mėsipėrme
    4-Lihen nė Harresė qėllimisht figura tė shquara tė KOMBIT (LUIGJ GURAKUQI etj) dhe jo pa qėllim
    5-Kėrkohet me ngulm Ndėrrimi i Historisė sė KOMBIT SHQIPTAR
    6-Hidhet Baltė qėllimisht mbi figurėn mė tė shndritshme tė KOMBIT SHQIPTAR GJERGJ KASTRIOT SKĖNDERBEUTduke e quajtur herė Tradhėtar herė Luftėtar i Katolikėve dhe 1000 akuza tė tjera

    7-Po shkatėrrohen dhe po jepen me qira ose po shiten monumentet e antikitetit nė Butrint-Apolloni dhe gjetkė
    8-Po vidhen dhe po shkatėrrohen Kisha Shekullore duke u vjedhur dhe shumė herė thjesht duke u shkatėrruar Ikona me vlerė tė pallogaritshme pėr Historinė e KOMBIT TONĖ
    9-Po lihen qėllimisht struktura dhe qarqe Shoviniste Greke -Turke dhe Sėrbe tė asimilojnė popullsinė Shqiptare duke futur Pėrēarjen dhe Urrejtjen fetare
    10-Po bojkotohen qėllimisht ngjarje tė rėndėsishme pėr KOMBIN siē janė KONGRESI I MANASTIRIT ose siē quhet ndryshe KONGRESI I GĖRMAVE

    11-Nė tė gjitha postet e Rėndėsishme janė vėndosur njerėz tė pa shkollė njerėz me dijeni tė kufizuara,ose edhe thjesht tradhėtarė ose kriminelė
    12-Gjuha Shqipe po Bastardohet gjithandej, edhe nga mediat edhe nga Ministrat e pa shkollė por edhe nga vetė Presidentėt ose Kryeministrat, por jo vetėm nga kėta por edhe nga vetė Pedagogėt e pa shkollė tė Universiteteve

    Dhe kėshtu me rradhė mund tju numėroj fakte dhe tė dhėna pa fund , Kushdo nga SHQIPTARĖT MENDON SE TĖ GJITHA KĖTO NGJARJE JANĖ TĖ RASTĖSISHME ATĖHERE ĖSHTĖ OSE SHUMĖ NAIV OSE SKA TRU NĖ KOKĖ, atė qė nuk arriti ta bėnte Roma pėr 1000 vjet Turku pėr 500 vjet dhe Sėrbi dhe Greku gjithė kėto vjet, Po e bėjnė TRADHETARĖT SHQIPTARĖ BRĖNDA NJĖ KOHE REKORD
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kermilli : 02-07-2013 mė 07:52

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Aferim
    Anėtarėsuar
    11-02-2015
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    497

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    Une pajtohem me nderhyrjen nga shkrimtari yne;


    Profesor Qosja iu pėrgjigj pyetjeve tė gazetarėve edhe sa u takon kėrkesave pėr rishikim tė gjuhės standarde, pas mbledhjes sė dy ditėve mė parė tė Kėshillit Ndėrakademik tė Gjuhės. "Mund tė bėhen diskutime pėr pėrmirėsime aty ku ka vend e aty ku ėshtė e nevojshme pėr gjuhėn letrare kombėtare. Por, mendoj se kėto diskutime tė cilat kanė disa vjet qė kanė filluar, kanė njė frymėzim tjetėr, kryesisht politik", deklaroi atij. Profesori u shpreh se tani kanė shpallur njė luftė pa zė, qė do tė ēojė diku tjetėr, por pėr tė cilėn ai vetė beson se nuk se do tė dalė me sukses.
    "Ata duan qė pėrjashtimet qė i kanė bėrė autorėt e drejtshkrimit t'i bėjnė rregulla, por nuk bėhen pėrjashtimet rregulla. Duan tė rrėnojnė rregullat, duke i bėrė pėrjashtimet mė rregulla se rregullat. Gjuha standarde ėshtė njė prej fitoreve mė tė mėdha kulturore dhe tė themi politike e popullit shqiptar. Kjo ėshtė historike. S'duhen bėrė ndryshime", nėnvizoi ai.
    ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •