Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    Me sa kuptova une nga artikulli, titulli eshte gabim. Nuk ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve, por do te diskutohet drejtshkrimi i 5296 fjalėve.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    Pajtohem, pasi ne ket meny'r , njesohet e folmja me t'shkrumen!!
    Nese njehsohet keshtu si shembulli i mesiperm (mos e merr per keq) na mori lumi ne dhe shqipen.

    s'eshte tjeter perveēse shkrirja ne nje e fjaleve "anė" dhe "det", duhet te shkruhet "andčt"
    Hera e pare qe degjoj te therritet ne kete menyre bregdeti

    A nuk do te ishte me e udhes te shkruhej(ashtu siē shqiptohet ne te folur): i cče'k't, i briish't, i qeelq't, i thaat, i pąak't, i zjąaarr't, etj..!!
    Nuk e shqiptojne te gjithe ne kete menyre Jarigas,gjysma e shqiptareve e shqipton ndryshe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga freeopen : 16-04-2013 mė 12:03

  3. #13
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Domethene e ke shkruar gabim me pare, dhe do jesh perseri gabim nese vazhdon ta shkruash ashtu.

    Megjithate me pelqen me shume viza ne mes sesa apostrofa per te ndare fjalet
    Gabimi eshte relativ , i dashur Qyfyre dhe, qejfi ha kumbulla te tharta, thote populli!!

    Citim Postuar mė parė nga Korca 123 Lexo Postimin
    Ceshte kjo corbe keshtu???
    bejne femijet vite te tera shkolle te mesojne regullat e drejtshkrimit dhe tani vijne disa dhe thone beji refresh regullave se kane ndryshuar.
    Ai paragrafi i fundit me te vertete ishte skandaloz,regulla qe shkaterojne gjuhen,,,TURP per keta gjuhetare qe bie dakord per te tilla veprime....
    Nuk eshte aty problemi! Gjuha e standartizuar ka nevoje te rishihet nese don te ece perkrah me evolucionin e asaj qe flet populli, perndryshe Standarti kthehet ne zgjedhe!!
    Puna eshte qe ta bejne siē duhet dhe me shume perkushtim....jo keshtu, perciptazi!!

    Citim Postuar mė parė nga freeopen Lexo Postimin
    Nese njehsohet keshtu si shembulli i mesiperm (mos e merr per keq) na mori lumi ne dhe shqipen.
    Hera e pare qe degjoj te therritet ne kete menyre bregdeti
    Nuk e shqiptojne te gjithe ne kete menyre Jarigas,gjysma e shqiptareve e shqipton ndryshe.
    Nese nuk e ke kuptuar ironine e postimit tim, prape te dua fort!!
    "andčti" nuk eshte sinonim i "bregdetit"!!
    Shume me teper se gjysma e shqiptareve e shqiptojne si une dhe ja te te jap nje shembull tjeter, meqe s'e paskam sqaruar mire: Ti, peremrin vetor te vetes se pare qe ne standart e shkruajme "unė", e shqipton ł'n, ashtu si te gjithe geget dhe pothuajse te gjithe arbereshet, apo e shqipton un'ė, si fare pak toske??!!
    E mos ngaterrņ shqiptimin e shurdher te bashktingelloreve te alfabetit, per te shqiptuar te cilat, i bashkangjisim nje gjysme "ė" nga prapa...!!!!!!
    Jarigas

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    Citim Postuar mė parė nga BOKE Lexo Postimin
    ...Do shkruhen jo me i si deri tani, po me j, fjalėt me grupet ia, ie, io, iu, me prejardhje kryesisht nga gjuhėt neolatine, si: ia/iį, 520 fjalė, sipas modelit nga amiant, italian nė amjant, italjan; me ie/ié, 177 fjalė, sipas modelit, janė materie, stallier bėhen materje, stalljer; me io/ió, 493 fjalė, janė dioqezė, aksion bėhen djoqezė, aksjon dhe me iu/iś, 53 fjalė, nga spiunazh, akuarium bėhen spjunazh, akuarjum. Nuk do tė shkruhet ė-ja nė 3786 fjalė, pėr njė pjesė tė tė cilave ėshtė vendosur nė rregullat e miratuara nė qershor 2012 dhe njė pjesė janė propozuar pėr miratim nė mbledhjet e kėsaj jave.
    E keni vene re qe kete "J" ne vend te "I" e perdorin sllavet. Europianet e perdorin I, sllavet e perdorin "J".
    Informacion, Informacja. Pse ta shkruajme si serbet? AlbaniJa thone sllavet.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    Jani Thomai: Kėshilli Ndėrakademik i Gjuhės do diskutojė ė-nė e patheksuar

    TIRANE
    - Kėshilli Ndėrakademik i Gjuhės Shqipe mblidhet tė martėn nė Tiranė pėr tė diskutuar disa prej problematikave tė shqipes sė sotme. Profesor Jani Thomai, bashkėkryetar i kėtij organi pėr Shqipėrinė, sqaron nė njė intervistė pėr “Gazeta Shqiptare” tematikat kryesore tė mbledhjes. Ndėrsa thekson se nuk ka asgjė pėr t’u shqetėsuar, pasi nuk lėvizin themelet e shqipes, bėn me dije se do tė preken katėr ēėshtje: ajo e drejtshkrimit tė zanores ė tė patheksuar; e drejtshkrimit tė disa fjalėve me l ose me ll; e drejtshkrimit tė disa fjalėve qė kanė dyshkronjėsha dhe e disa fjalėve me togje zanoresh, ua, ue, oo si zooteknik, etj.
    Kur kanė kaluar rreth 40 vite nga Kongresi i Drejtshkrimit, kėrkesat pėr rishikim tė standardit, parė kjo nga kėndvėshtrime tė ndryshme, kanė qenė pafund. Debati mė i madh u hap tri vite mė parė, nė 2010-ėn, kur Qendra e Studimeve Albanologjike mbajti konferencė shkencore pėr kėtė ēėshtje. Prej asaj kohe, debatet kanė qenė tė pėrvitshme. Prof.Jani Thomai ka pranuar tė tregojė procedurėn qė do tė ndiqet qė nga mbledhja e sė martės e deri tek ndryshimi i mundshėm i njė numri tė caktuar fjalėsh tė shqipes. Ai, sikundėr dhe shumė gjuhėtarė tė tjerė, pjesė e kėtij kėshilli, nuk ka pranuar tė japė shembuj.

    Mblidhet tė martėn nė Tiranė, Kėshilli Ndėrakademik i Gjuhės. Ēfarė do tė diskutojė ai?

    Nė mbledhjen e qershorit tė vitit tė kaluar u diskutuan disa ēėshtje tė drejtshkrimit tė zanores ė tė patheksuar nė gjuhėn shqipe. Nė mbledhjen e sivjetshme qė do tė bėhet tė martėn, do tė vazhdojnė diskutimet rreth drejtshkrimit tė zanores ė tė theksuar si edhe pėr disa ēėshtje tė tjera si: tė drejtshkrimit tė disa fjalėve me l ose me ll - balonė apo ballonė; pėr drejtshkrimin e disa fjalėve qė kanė dyshkronjėsha si th, dh, nj, etj; e veē kėsaj edhe rreth disa fjalėve me togje zanoresh, ua, ue, oo si zooteknik, etj
    Njė pjesė tė mirė tė materialit pėr diskutim e zė drejtshkrimi i emrave tė pėrveēėm me shkronjė tė madhe tė disa etnive, ose emrave etnikė si edhe tė disa toponimeve.

    Qė tė bėhet mė e qartė, ēfarė organi ėshtė Kėshilli Ndėrakademik i Gjuhės?
    Kėshilli Ndėrakademik i Gjuhės ėshtė njė grup pune i themeluar nė vitin 2004, me njė marrėveshje mes dy Akademive tė Shkencave, asaj tė Prishtinės dhe tė Tiranės. Sipas vendimit tė themelimit ai mblidhet 3 herė nė vit, njė vit nė Tiranė e njė nė Prishtinė. Ky kėshill ėshtė njė organ me autoritet shkencor, qė merr pėrsipėr shqyrtimin e tė gjitha ēėshtjeve qė lidhen me pėrdorimin e zhvillimin e shqipes standarde. Vendimi i themelimit i cakton qartė tė drejtat e tij. Ai ėshtė nėnshkruar nga dy kryetarėt e akademive: Ylli Popa pėr palėn e Tiranės dhe Rexhep Smajli pėr Prishtinėn.

    Cilat janė propozimet qė do tė bėhen tė martėn?

    Ato nuk bėhen publike pėr shkak se duhet tė shqyrtohen pėrpara.
    Janė thjeshtė propozime pėr probleme tė caktuara. Kėshilli vetė nuk ka tagėr, nuk ka tė drejtė tė marrė vendime tė detyrueshme pėr zbatim. Ai ndjek dhe shikon kur mund tė bėhen plotėsime, tė cilat nuk janė trajtuar nė veprat kodifikuese tė Kongresit tė Drejtshkrimit.
    Kėshilli shikon rastet qė nuk i kanė qėndruar kohės, ndonėse janė trajtuar nė veprat kodifikuese dhe rastet kur ka pasur ndryshime tė drejtshkrimit, pėr shkak tė shqiptimit tė gjuhės sė gjallė. Duhet pra, njė tjetėr organ qė tė “urdhėrojė” shtetin qė tė respektojė njė vendim pėr gjuhė, e ky organ duhet tė jetė i caktuar nga shteti.
    Pra, pasi tė kenė mbaruar diskutimet nė kėtė kėshill, ku propozohen ēėshtjet qė duhen diskutuar, mund tė propozohet ngritja e njė organi tė ligjėruar zyrtarisht qė tė marrė vendimet e nevojshme pėr gjuhėn.
    Nė strukturat e veta, nė varėsi tė tij, Kėshilli Ndėrakademik i Gjuhės ka edhe 6 grupe pune pėr veprimtari tė ndryshme. Secili grup ka specialistė tė fushave pėrkatėse, gjuhėtarė qė ndahen nė grupet: pėr drejtshkrimin e drejtshqiptimin; pėr leksikun e terminologjinė; pėr morfologjinė; pėr sintaksėn; gjuha shqipe dhe shkolla; gjuha dhe publicistika. Kėto grupe pėrgatisin gjatė njė kohe tė caktuar dhe pas njė studimi tė hollėsishėm tė problemeve, njė material. Ky i fundit i dėrgohet kėshillit dhe nė mbledhjen e vet, ai e diskuton nė tavolinė me tė gjitha detajet duke i shqyrtuar argumentet me radhė.

    Nė mbledhjen e sė martės do tė diskutohet njė material i tillė, qė ka tė bėjė me drejtshkrimin e drejtshqiptimin e disa fjalėve. A ėshtė ė-ja e patheksuar njė ndėr kėto raste qė do tė diskutohet tė martėn?
    Po, ka 2 a 3 raste tė tilla. Ka raste tė ė-sė sė patheksuar qė do tė diskutohen tek disa fjalė qė mbarojnė me -njė, si pėr shembull: foshnjė, ose me tek disa emra paratheksor tė tipit opera-operė, kamera-kamerė…
    Pastaj tek disa mbiemra qė ė-ja sipas modelit nuk ėshtė nė vendin e duhur si tek fjalėt: i prapmė apo i prapėm, i sotmė apo i sotėm… Sepse ne themi i sivjetmė por themi nga ana tjetėr i sotėm.

    Ėshtė krijuar pėrshtypja se gjuha po ndryshohet, se po bie standardi. Ēfarė do tė ndodhė konkretisht?
    Ėshtė krijuar njė shqetėsim qė nga mbledhja e qershorit tė vitit tė kaluar dhe duket sikur shkohet shumė thellė me ndryshimet dhe kėshtu po rrezikohet Kongresi i Drejtshkrimit. Dua tė kujtoj qė janė diskutime shkencore e jo vendime pėr t’u zbatuar; janė propozime qė synojnė tė thjeshtojnė rregullat e drej-tshkrimit atje ku ėshtė e mundur.
    Synimet e kėshillit janė qė tė pakėsojė pėrjashtimet, sa ėshtė e mundur; tė sjellin rastet nė njė zgjidhje sa mė tė pėrgjithshme e mė pėrmbledhėse, pa prekur sistemin dhe bazėn e shqipes standarde.
    Ne pėrpiqemi tė pėrmirėsojmė e tė pėrsosim mė tej drejtshkrimin e shqipes sė sotme, pėr ta bėrė atė mė tė lehtė pėr t’u pėrvetėsuar dhe mė tė lehtė pėr t’u pėrdorur, ky ėshtė synimi ynė. Mendohet qė pasi tė kemi pėrfunduar diskutimin e ēėshtjeve tė drejtshkrimit, tė botojmė njė material pėrmbledhės qė ta lėmė tė qarkullojė, pra t’i hapim rrugė njė diskutimi mė tė gjerė.
    Ėshtė kėrkuar qė pasi tė mbarojmė takimin nė Kėshillin Ndėrakademik, njė pjesė tė diskutimeve do t’i botojmė, pėr tė lėnė tė gjithė njerėzit e interesuar tė shprehin mendimin e tyre, tė japin kėshilla, tė bėjnė vėrejtje apo tė japin dakordėsinė e tyre.

    Gjuha ėshtė njė ndėr pjesėt mė thelbėsore, nė mos kryesori i identitetit tė njė kombi. Si e tillė, ju e dini qė ēdo ndėrhyrje, qoftė edhe propozim pėr ndėrhyrje, do tė shoqėrohet me debat tė gjerė, si do t’i pėrgjigjeni?
    Po, e di qė do tė ketė debat, por duhet sqaruar se nuk ėshtė fjala pėr tė dėmtuar gjuhėn, as identitetin, duke prekur kėtė tipar themelor tė tij. Ėshtė puna pėr ta pėrmirėsuar, pėr ta pėrsosur. Standardi nuk mbrohet duke e ngurtėsuar, sepse ai vetė zhvillohet e ndryshon, nuk ėshtė i ngurtė. Ai mbrohet duke u pėrsosur, mbrohet duke e ndjekur zhvillimin e tij.
    Ndryshimet nė standard nuk nėnkuptojnė ndryshimin e standardit; e po ashtu pėrmirėsimet e tij, nuk thonė ndryshim tė tij.
    E di qė shqetėsimi dhe ndjeshmėria pėr kėtė ēėshtje janė tė natyrshme, janė tė kuptueshme, por duhet ta dini ju qė kėtė shqetėsim e kanė edhe vetė anėtarėt e kėshillit. Sigurisht qė aty do tė ketė edhe debate dhe duhet tė ndodhė kjo, sepse nė shkencė, e vėrteta del pėrmes debateve. Argumentet shkencore janė ato qė zbulojnė tė vėrtetėn dhe argumentet shkencore, qoftė pėr ndryshimin e qoftė pėr mosndryshimin e disa rasteve nė standard kanė, duhet ta dini ju, tė njėjtėn peshė. Edhe kundėrshtimet, qė tė mos bėhet kjo apo jo gjė kanė vlerė tė njėjtė me propozimet qė gjėja tė bėhet.
    Por, nė fund zgjidhen ose propozimet ose kundėrshtimet...
    Nė fund tė fundit kėto debate, kėto argumente, kėto kundėrshti tregojnė nė mbarim tė tyre se ēfarė ka vlerė, ruajnė atė qė ėshtė e mirė, atė qė s’duhet prekur, atė qė ėshtė zgjidhur dhe heqin atė qė s’duhet. Pastaj debatet varen edhe nga bindja dhe mendimi qė ka secili prej anėtarėve tė kėshillit. Dikush thotė, ‘eja t’i ndryshojmė’, dikush kėrkon tė mbeten siē janė, ne do t’i shohim tė dyja mundėsitė.
    Ka pasur debate tė kėsaj natyre edhe nė mbledhjen e qershorit dhe jo tė gjitha ato qė u diskutuan, u miratuan. Secili sjell argumentet e veta dhe shohim cili ėshtė mendimi mė i pėrgjithshėm, mė i argumentuar, mė bindės. Nė fund kėtė material e miratojmė dhe e pėrgatisim qė t’ua dorėzojmė dy akademive pėr tė ndjekur procedurėn qė thashė: e shohin akademitė rėndėsinė e propozimit tonė dhe vendosin se ēfarė forumi do jetė ai qė do ta ligjėrojė propozimin tonė, pra ēfarė instance duhet ngritur qė propozimi tė bėhet vendim, nėse rėndėsia e tij ėshtė aq e madhe sa tė shkohet deri tek krijimi i njė instance tė lartė vendimmarrėse, nga kuvendet ose qeveritė.

    Deri ku mund tė ndėrhyhet sipas jush?
    Ka njerėz me mendime kundra si kudo. Duhet tė themi se, ato qė pėrbėjnė bazėn e vėrtetė dialektore tė standardit, siē ėshtė pėr shembull rotacizmi, nuk do tė preket dhe as nuk ėshtė hedhur nė diskutim. Ato qė pėrbėjnė bazėn dhe sistemin e standardit nuk lėvizin, ashtu siē ndodh edhe me tė tjera vendime tė marra nė Kongresin e Drejtshkrimit.

    Balkanweb

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    do bejne nje lemsh kete njelloj si u be me lekun ne 64 qe ben 1 me 10, dhe ja ku jemi sot nuk e merr vesh njeri se si flitet shko e merre vesh kur thuhet 3 milion
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    jarigas;
    Nese nuk e ke kuptuar ironine e postimit tim, prape te dua fort!!
    Gjithashtu!!
    "andčti" nuk eshte sinonim i "bregdetit"!!
    E kam thene qe eshte hera e pare qe e degjoj,m.gj.th nese ke durimin dhe kohe mund te na shpjegosh me dy fjale kuptimin.
    Shume me teper se gjysma e shqiptareve e shqiptojne si une dhe ja te te jap nje shembull tjeter, meqe s'e paskam sqaruar mire: Ti, peremrin vetor te vetes se pare qe ne standart e shkruajme "unė", e shqipton ł'n, ashtu si te gjithe geget dhe pothuajse te gjithe arbereshet, apo e shqipton un'ė, si fare pak toske??!
    E shkruaj dhe e shqiptoj ''une'' ashtu si duhet,pavaresisht se cfare dialekti i perkas.
    Njehsimi

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    Ndryshon gjuha shqipe, ikin 2 zanoret e ngjitura, shkruhet: alkol, vakum, asocim

    TIRANE - Rreth 15 gjuhėtarė janė ngujuar dje nė njė hotel pranė Fakultetit tė Mjekėsisė pėr tė diskutuar nė “shtet-rrethim” disa propozime mbi rishikimin e standardit. Mbledhja e radhės e Kėshillit Ndėrakademik pėr Gjuhėn, u mbajt me dyer tė mbyllura, por burime tė “Gazeta Shqiptare” pranė kėtij organi thanė se shumė nga kėrkesat e parashtruara pėr miratim kanė rėnė poshtė. Kėshtu, ėshtė ruajtur ė-ja e patheksuar nė shumė prej fjalėve qė pritej tė binte. Kjo ka qenė dhe tema kryesore dhe mė e nxehtė e mbledhjes, dhe sigurisht qė debatet nuk kanė munguar. Nė va-zhdė tė kėsaj ideje, nuk bie kjo shkronjė tek fjalėt vetėvendosje, vetėvrasje, vetėvarje, ndėrsa ėshtė kėrkuar qė tė shtohet tek fjalėt si vet(ė)vetiu, etj. Pėrveē ė-sė, Kėshilli Ndėraka-demik (i cili merr vendime jo tė detyrueshme pėr zbatim) ėshtė marrė edhe me: drejtshkrimin e disa fjalėve me l ose me ll; drejtshkrimin e disa fjalėve qė kanė dyshkro-njėsha dhe disa fjalėve me togje zanoresh, ua, ue, oo, si zooteknik; si dhe me drejtshkrimin e shkronjės sė madhe nė disa raste.
    Mbledhja
    Ka filluar nė orėn 9 tė mėngjesit dhe ka zgjatur deri nė orėn 19:30 tė mbrėmjes. Kanė qenė tė pranishėm 15 gjuhėtarė, ndėrsa kanė munguar pėr arsye personale, Shezai Rrokaj, Besim Bokshi, Shaban Demiraj, Emil Lafe (i dorėhequr), Idriz Ajeti etj. Disa vendime kanė qenė tė njėzėshme e disa tė tjera pas shumė debatesh. Burime tė “GSH” bėnė me dije se nė pėrgjithėsi fryma ka qenė paqėsore dhe vendimet e marra nuk bien nė kundėrshtim me shtyllat e standardit, porse kanė tė bėjnė me fjalėt qė janė pėrjashtime nga rregulli. Pra, ėshtė kėrkuar qė tė ketė sa mė pak pėrjashtime e veēanti, nė mėnyrė qė t’iu jepet zgjidhje pėrmes pėrmi-rėsimit, dhe qė rregullat tė jenė sa mė tė pėrgjithshme.
    Janė diskutuar sigurisht, dy rastet e ė-sė sė patheksuar.
    E para, tek disa fjalė qė mbarojnė me -njė, si pėr shembull: foshnjė, ose tek disa emra paratheksorė tė tipit opera-operė, kamera-kamerė; nė tė dy modelet ė-ja ruhet…
    E dyta, tek disa mbiemra qė ė-ja sipas modelit nuk ėshtė nė vendin e duhur, si tek fjalėt: i prapmė, i sivjetmė. Ato bėhen: i prapėm, i sivjetėm…
    Vendimet
    Nė takimin e mbajtur dje, janė diskutuar kėto ēėshtje dhe janė marrė kėto vendime:
    -shkrimi i ė-sė fundore tek fjalėt Lushnjė, Zaloshnjė, foshnjė, nėse duhet tė mbetet ė, apo duhet tė bėhet –e. Pas diskutimeve ėshtė vendosur tė mbetet me–ė; (Kjo ėshtė shoqėruar me debate);
    - nėse disa fjalė duhen shkruar me r apo me rr, si fjalėt kitarė, e mėrkurė etj., dhe nė fund ėshtė vendosur tė ruhet r-ja, jo siē qe propozuar rr-ja;
    - ėshtė ruajtur l-ja nė fjalė qė propozohej qė tė shkruheshin me ll, si, balonė e jo ballonė;
    - fjala ngadhėnjej bėhet nga-dhėnjej (mbetet e paqartė nėse ka raste tė tjera si ky);
    - njė pjesė tė mirė tė kohės pėr diskutim e ka zėnė drejtshkrimi i emrave tė pėrveēėm;
    - kanė mbetur pa u diskutuar toponimet dhe nuk janė diskutuar fjalėt pėrrallė, kėrrabė, gėrryej, kėrrus – nėse do ta ruajnė ė-nė e rrokjes sė parė, apo do ta humbin;
    - ėshtė diskutuar nėse duhet thėnė bulmet apo bylmet (s’u mor vendim);
    - u diskutua nėse duhet shkruar mobilie apo mobilje etj.;
    - u diskutuan fjalė me shkronjat: l-ll, r-rr, z-zh, x-xh, rastet kur duhet pėrdorur njėra e tjetra.
    Kėshilli Ndėrakademik
    Kėshilli Ndėrakademik pėr Gjuhėn Shqipe u themelua mė 2004-ėn nga Akademia e Shkencave e Shqipėrisė (AShSh) dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės (AShAK), si organ me autoritet shkencor pėr shqyrtimin e tė gjitha ēėshtjeve qė lidhen me pėrdorimin dhe zhvillimin e shqipes standarde. Kėshilli drejtohet nga njė Kryesi prej pesė akademikėsh, (tre akademikė nga AShSh dhe dy nga AShAK). Kėshilli pėrbėhet nga 22 anėtarė, profesorė, akademikė e studiues tė njohur tė gjuhės shqipe.
    Nga AShSh janė anėtarė: Shaban Demiraj, Jani Thomai, Ethem Lika, Kolec Topalli, Seit Mansaku, Enver Hysa, Emil Lafe (i dorėhequr); Shezai Rrokaj, Gjovalin Shkurtaj; Tomorr Osmani dhe Mehmet Ēeliku. Nga AShAK janė anėtarė: Rexhep Ismajli, Besim Bokshi, Idriz Ajeti, Shefkije Islamaj, Bardh Rugova, Isa Bajēinca, Fadil Raka, Abdullah Zumberi, Imri Badallaj. Shqiptarėt e Maqedonisė pėrfaqėsohen nga Remzi Nesimi dhe arbėreshėt e Italisė nga Francesco Altimari.

    Balkanweb

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    ....perfundimisht ketyre u ka marre koka ere!

  10. #20

    Pėr: Gjuha, ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalėve

    fjala ngadhėnjej bėhet nga-dhėnjej
    Per cfare arsye?

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •