Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Ismail Kadare: Intrigat qė fshihen pas sulmit ndaj Gjergj Kastriotit

    Duke e sulmuar Kastriotin, mė shumė se njeriun e shpatės, ata sulmojnė vizionarin e madh, princin, qė, ndryshe nga tė tjerėt, e ktheu vėshtrimin drejt Europės. Nė kėtė mėnyrė, bashkė me doktrinėn e lirisė, ai nismėtoi programin mė europianist shqiptar, mė modernin program tė kėtij populli.

    Ėshtė e qartė tani pėrse rimohuesit shqiptarė janė kundėr testamentit tė tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenė i keq, e keqe ka qenė qėndresa, mund tė pėrkthehet fare saktė: e mirė pėr Shqipėrinė nuk ėshtė Europa, por Azia. Andej, pra, tė kthehemi!

    Rrėnimi i Skėnderbeut ėshtė i pandarė nga rrėnimi i Shqipėrisė. Gjergj Kastrioti ėshtė vėnė kėshtu nė njė rrethim tė dyfishtė: nėse pėrbaltet, siē ėndėrrojnė rimohuesit, problemi mbyllet thjesht. Nėse mbetet nė kėmbė, siē ka ndodhur e do tė ndodhė pėrsėri, tė mbetet i tillė jo si shqiptar, por me tjetėr kombėsi.

    * * *


    Qė Mithat Frashėri e hodhi pėr herė tė parė e, me sa duket, tė fundit, kėtė dėshirė tė tij teatrore, nė vitet tridhjetė, dėshmonte se dy ēėshtjet qė do tė pėrcaktonin fatin e mėtejshėm tė kombit: shkollat shqipe dhe emancipimi i gruas shqiptare (tė dyja tė zhytura nė terr prej osmanllisė) ishin ende probleme tė ditės, madje do tė vazhdonin tė ishin tė tilla nė tė ardhmen.

    Mithat Frashėri, i fajėsuar me gjithė koleksionin e akuzave, tė cilat njeriu shqiptar, pėr fat tė keq, i pėrdor aq bujarisht, i himnizuar me koleksionin tjetėr, tė kundėrtin, si “gjeni i kombit”, qė njeriu shqiptar, pėrsėri pėr fat tė keq, i pėrdor aq koprracisht kur duhet, e aq pa vend kur nuk duhet, ka shfaqur disa herė parashikime me tė vėrtetė profetike. Sikur ta ndiente nga do t‘i vinte jo vetėm fatkeqėsia e re kombit shqiptar, por atij vetė, vdekja, ishte i pari njeri nė botė qė gjeti njė fill bashkues midis ngjarjeve tė 1917-ės nė Rusi dhe rebelimit proturk tė Haxhi Qamilit nė Shqipėri, katėr vite mė parė, mė 1913!

    Si njė paralajmėrim ndėshkimi pėr atė profeci, dy vite pėrpara vrasjes nė Nju-Jork, armiku numėr njė i Frashėrit, shefi i komunistėve shqiptarė, shkroi tė vetmen sprovė historike, kushtuar Haxhi Qamilit, ku, nė kundėrshtim tė plotė me gjithė mendimin shqiptar, e himnizonte tė ēmendurin mizor nga Sharra, qė nėn zhurmėn e daulleve dhe ulėrimave “Dum Babėn!” (lexo Sulltanin) kėrkonte kthimin e Shqipėrisė nėn sundimin osman.

    Kjo kundėrvėnie e dy personazheve rrotull psikopatit turkofil ishte kuptimplotė. Ajo dėshmonte se sundimi osman nė Shqipėri ishte mė keq se njė sundim ushtarak. Ajo dėshmonte synimin osman, jo thjesht pėr ta mbajtur tė sunduar Shqipėrinė, por pėr ta zhbėrė si tė tillė.

    Turqizmi i popullit shqiptar ishte projekti mė i lemerishėm me tė cilin atij i ra fati tė ndeshet. Pėr fat tė keq, mekanizmat mbrojtės tė tij nuk u treguan tė aftė pėr tė shmangur plotėsisht tė keqen. Pėr vizionin otoman, ndėr popujt e Ballkanit, populli shqiptar ishte ai qė ndėrkaq kishte vdekur.

    Ai pėrftohej si turk, trajtohej si i tillė, me fjalė tė tjera favorizohej si turk, por, ndėrkaq, nėse kėrkonte identitetin e vet, ndėshkohej egėrsisht si turk i pabesė.

    Njė pjesė e tragjedisė shqiptare ishte pikėrisht interpretimi i keq i statusit tė tij.

    Nė vjershėn e dėgjuar “Jam turk, elham-dulila”, poeti Esad Mekuli e shpallte me dėshpėrim kėtė nyjėtim dramatik ku kishte ngecur ende si nė kurth njeriu shqiptar. Shumė njerėz bėnin pyetjet: pėrse Shqipėrisė i shkojnė punėt mbrapsht? Pėrse pėr tė tjerėt po zbardhte liria, e pėr Shqipėrinė jo?

    Rilindja shqiptare, bashkė me pararendėsit dhe pasrendėsit e saj, e kapi hijen e vdekjes qė po i vėrtitej kombit. Robėria e gjatė po pillte filozofinė e robėrisė, ngadhėnjimi i sė cilės do tė ishte shumė herė mė fatal se robėria vetė. Shkrimtarėt veriorė, Budi, Bardhi, Bogdani, mė pas arbėreshėt me De Radėn nė krye, e fill pas tyre vargu i vetė rilindėsve, tė herėt a tė vonė, si Naimi, Mjeda, Ēajupi, Fishta e deri te Noli, u ranė gjithė kambanave qė duhej tė zgjonin shqiptarėt, pėr t‘i ngritur kundėr robėrisė, por sidomos kundėr filozofisė sė saj.

    Pėr aksionin e saj, dėshpėrimisht solemn, Rilindja shqiptare solli nė Shqipėri fantazmėn e dėbuar, Gjergj Kastriotin, tė cilin Europa, pėr fatin tonė, na e ruajti, jo vetėm nė sheshet dhe rrugėt e pagėzuara me emrin e tij, por edhe nė kujtesėn e saj.

    Mithat Frashėri ishte njėri nga rilindėsit qė i jetoi tė tria kohėt, atė tė sundimit osman, tė Shqipėrisė sė pavarur dhe fillimin e komunizmit, asgjėsuesin e tij. Koha e republikės sė Nolit dhe ajo e mbretėrisė sė Zogut, e para mjaft e shkurtėr, e dyta jo aq e gjatė sa ē‘do tė duhej, ndonėse nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn nė shumė gjėra, u bashkuan nė njė pikė themelore, njėmendėsimin e ideve tė Rilindjes shqiptare, dhe testamentin e Gjergj Kastriotit, thėnė ndryshe, nxjerrjen e tyre nga statusi idealist e romantik dhe vėnien nė themel tė institucioneve, tė filozofisė, tė politikės e tė strategjisė shqiptare.

    Pėr fat tė keq, koha e pavarėsisė ishte e shkurtėr pėr t‘ia lėnė vendin periudhės groteske tė varfėrisė, terrorit dhe izolimit komunist. Pyetjet: pėrse Shqipėria vazhdon tė jetė e pafat, pėrse tė tjerėt ecin e ajo ngec, bėheshin tani, me tė njėjtin pezm fatalist, ndonėse pėr njė tjetėr fatkeqėsi.

    Ato pyetje do tė pėrsėriteshin mė pas, atėherė ku s‘do tė duhej, pas rėnies sė komunizmit. Ato vazhdojnė tė bėhen sot, jo vetėm nga mendjet elitare, por nga shumica e shqiptarėve, gjithkund ku ata ndodhen. Pėrgjigjet pėr to janė tė ndryshme dhe kjo ėshtė e kuptueshme. Pas dy robėrive, aq pranė njėra-tjetrės, vizioni shqiptar i botės mbetet ende i turbullt e kaotik.

    Midis pėrgjigjeve ėshtė njėra qė gjithmonė e mė shpesh pėrsėritet, nė mėnyrė ogurzezė: nė Shqipėri punėt do tė shkojnė gjithmonė e mė mbrapsht, pėrderisa nė qendėr tė Tiranės nuk do tė hiqet shtatorja e Skėnderbeut pėr t‘u zėvendėsuar me atė tė Sulltan Muratit.

    Ngjan e pabesueshme, por kėto fjalė tė njė rimohuesi nga Shqipėria, hulumtuesit mund t‘i gjejnė jo mė larg se tre muaj mė parė.

    Njė tjetėr rimohues, kėtė herė nga Kosova, shkruan, e zezė mbi tė bardhė, se “antishqiptari Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, ėshtė protagonist kryesor i historiografisė komuniste, i futur nė tekstet e historisė prej komunistėve”.

    Emri i kėtij rimohuesi ėshtė H. Ferraj dhe sa ē‘ėshtė e madhe habia pėr mashtrime tė tilla, po aq, nė mos mė shumė, ėshtė habia tjetėr se ky rimohues paska pėrkrahje nė rrethet universitare e gjysmėzyrtare nė Shqipėri. Ky, e tė tjerė si ky, duke abuzuar me lirinė kaotike, shpesh karikatureske shqiptare, guxojnė tė hedhin mendimin se regjimi i egėr komunist shqiptar, ishte i tillė ngaqė u projektua nė bazė tė orientimit tė rilindėsve shqiptarė!

    Pėr tė mos u zgjatur me kėtė barbari shembujsh, po e mbyllim me fjalėt e njė tjetėr rimohuesi, prapė nga Kosova, qė bėn paralajmėrimin se tė kesh qėndrim mohues ndaj Perandorisė Osmane sot ėshtė njėlloj si tė sulmosh miqtė tanė amerikanė, qė ēliruan Kosovėn!

    Ē‘tė thuash pėr kėtė nostalgji tė ringjallur befas njė shekull pas ikjes sė osmanėve?

    Ta quash groteske, tragjike, komike nuk mjafton. Tė thuash se po t‘i pėrmbahej programit tė Rilindjes, Shqipėria jo qė s‘do tė bėhej kurrė komuniste, por do tė ishte prej kohėsh njė shtet model nė Bashkimin Europian, ėshtė prapė pak.

    Tė thuash se i ashtuquajturi “mit” i Skėnderbeut, u ngjiz shekuj mė parė kur komunizmi nuk ekzistonte askund, se u sublimua prej Rilindjes dhe pastaj prej kohės sė pavarėsisė, prej Nolit dhe Zogut, se komunizmi jo vetėm ishte i huaj pėr tė, por nė vitet e flirtit me jugosllavėt 1946-1947, emri i heroit pothuajse u zhduk nga shtypi shqiptar.

    Tė vazhdosh me kronikėn e asaj qė mund tė quhet “lufta e shtatoreve”, kur mė 1968, qeveria shqiptare bėri ēmos qė pagėzimi i sheshit “Skėnderbe” nė Paris, bashkė me shtatoren midis, tė mos lejohej prej qeverisė franceze dhe bashkisė sė Parisit?

    Tė vazhdosh me ngritjen e shtatores sė shefit tė komunistėve shqiptarė, njėzet hapa pranė shtatores sė heroit, paralajmėrimi i hapur, se Kastrioti do tė zhvendosej sė shpejti dhe sheshi i parė i Shqipėrisė do t‘i pėrkiste kėndej e tutje, patronit tė ri komunist? (Brenda tre viteve, historia do tė jepte njė nga mėsimet madhėshtore tė saj, kur princi mesjetar do ta shihte rivalin jetėshkurtėr tė tij t‘i zvarritej mu pėrpara syve, krejtėsisht nė stilin e Mesjetės.)

    Shumėkujt mund t‘i duket se tė ngresh ēėshtje tė tilla, pra tė polemizosh me tė ēmendurit, ėshtė kohė e humbur. Ndėrkaq, tė ēmendurit (qė nė kėtė rast do t‘i pėrligjnim po tė ishin thjesht tė tillė), vazhdojnė veprėn shkatėrruese mu nė sytė tanė. Nė kohėn qė po shkruhen kėto radhė, metropoli shqiptar vlon nga polemika: ta ruajmė apo ta rrėzojmė Skėnderbeun!

    Vetė shtrimi i ēėshtjes ėshtė njollė e zezė pėr Shqipėrinė. Dihet se kush do ta fitojė kėtė polemikė, por vetė fakti qė ajo ndodhi, qė populli shqiptar, njė shekull pas osmanllisė, ende guxoi ta lejojė njė pyetje tė tillė, ėshtė njė turp pėr tė.

    Nėn kėtė ndriēim tė keq, do tė zbulohet ndoshta mė qartė ai cen qė e ka shtyrė disa herė nga gabimi nė gabim. Polemika vulgare dhe imorale pėr rilindėsit dhe Skėnderbeun ėshtė shenja e njė sėmundjeje mė tė thellė, prej sė cilės kombi shqiptar, nėse kėrkon njė tė ardhme nė kėtė botė, duhet tė shėrohet.

    Intelektualėt qė nismėtuan baltėn kundėr Skėnderbeut dhe Rilindjes nuk janė katundarė me shallvare qė i bien daulles e klithin “Dum Babėn!”. E ndėrkaq, mund tė thuhet se janė jo vetėm mė tė rrezikshėm, por mė vulgarė e mė pa moral se ata.

    Duket fyerje, natyrisht, tė merresh me ta. Dhe ashtu ėshtė. Por kur ujėrat e zeza vėrshojnė befas, dikush duhet tė merret me to. Tė mėsuar tė nderojmė personazhe tė shquar, artistė, politikanė e gra tė bukura, nė ēastin kur ujėrat e zeza shpėrthejnė, ne kujtohemi pėr ata qė pėrveshin mėngėt e zbresin tė punojnė mes tubave, veglave e territ, atje ku nuk guxon tė zbresė kush.

    Duke kujtuar se po ia hedhin publikut, intelektualėt gjysmakė, ata qė ushqehen kryesisht nga “Google”, merren me raportet mit-histori, pa kuptuar asgjė prej tyre. Pa e ditur se nocionet mit, histori, mitizim e ēmitizim janė shumė mė tė ndėrlikuara se ē‘i di mendja e tyre e ngushtė. Me nocione tė tilla zakonisht, e sidomos me raportet mit-histori, ėshtė e lehtė tė bėhen spekulime. Pėrpara se tė jenė kundėrthėnėse, ato janė plotėsuese, dy vizione tė botės, njėri i dendėsuar jashtė mase, e tjetri, po ashtu, jashtė mase i faktuar, qė mėtojnė tė njėjtėn gjė: tė rrėfejnė botėn dhe njerėzimin.

    Seriozė nuk janė provokatorėt e kėtij diskutimi, por serioz ėshtė, ndėrkaq, problemi. Nė kohėn kur Shqipėrisė sė sotme, familja e popujve europianė i kėrkon zbardhjen e sė vėrtetės pėr regjimin e saj tė turpshėm, prej tė cilit nuk ka as njėzet vite qė ka dalė, njė aksion thellėsisht ēoroditės kėrkon ta kthejė energjinė dhe vėmendjen gjashtė shekuj pas, nė njė hulumtim krejtėsisht tė kotė.

    A ka alibi pėr kėtė ēoroditje? A ka vėrtet diēka serioze pėr tė qortuar e ndrequr nė atė qė ėshtė quajtur “moti i madh” i shqiptarėve? Ajo epokė, si asnjė tjetėr, ėshtė zbardhur e dėshmuar nė mijėra libra e studime, nga Uashingtoni nė Tokio, nga Tirana, Venediku e Roma nė Londėr, Stokholm e Shėn Petėrburg. Nga kjo mizėri botimesh e faktesh del njė dėshmi pėrgjithėsisht unanime: njė luftė pėr jetė a vdekje e shqiptarėve dhe gjithė ballkanasve kundėr Perandorisė Osmane.

    Njė thyerje me pasoja fatale: shkatėrrim fizik, kulturor, moral. Pėr ironi tė fatit, populli shqiptar, ai qė besoi se po favorizohej, pėsoi goditjen mė tė rėndė.

    Ajo ishte nė logjikėn osmane: popullit qė iu vu shenjė pėr t‘u turqizuar, pikėrisht ai, nė rast kundėrshtimi, do tė ndėshkohej mė rėndė. U shestuan, kėshtu, dy projekte paralele: shkombėtarizimi, qė do tė ndodhte nė truallin shqiptar, shpėrngulja masive, gjenocidi i fshehtė, qė do tė pėrfundonte nė rrafshinat e Anadollit.

    Akti i fundit i kėsaj shpėrnguljeje do tė ndodhte nė shekullin XX, si rrjedhojė e pakteve tė fshehta turko-jugosllave pėr tė zbrazur njė pjesė tė Kosovės.

    Ajo qė mė sė shumti vėrteton jo favorizimin, por diskriminimin shqiptar, ėshtė ndalimi i gjuhės sė shkruar shqipe dhe ndalimi i shkollave shqiptare.

    Asnjė gjuhė tjetėr dhe asnjė shkollim nė Europė nuk kanė pasur njė martirizim tė tillė: pesė shekuj dėnim. Pėr tė mos u zgjatur, mjafton njė statistikė tmerruese nxjerrė nga “Historia e shqiptarėve”, e francezit Serge Metais, botuar nė vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit ėshtė e pabesueshme.

    Mė 1887, nė Shqipėri kishte tre mijė shkolla. Prej tė cilave njė mijė e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollė shqipe vetėm njė, me drejtor Pandeli Sotirin!

    Pra, gati ēdo gjuhė lejohej tė mėsohej nė “perandorinė tolerante”, pėrveē njėrės: gjuhės shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katėr vite mė pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo ėshtė e vėrteta, qė ende nuk ėshtė shpalosur qartė pėrpara popullit shqiptar.

    Por rimohuesit nuk e duan kėtė tė vėrtetė. Nė vend tė saj, ata duan tė vendosin njė tjetėr histori. Siē u pa mė lart, pėr ata pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenė i keq. E keqe dhe kundėrproduktive ka qenė qėndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e sulmuar Kastriotin, mė shumė se njeriun e shpatės, ata sulmojnė vizionarin e madh, princin, qė, ndryshe nga tė tjerėt, e ktheu vėshtrimin drejt Europės. Nė kėtė mėnyrė, bashkė me doktrinėn e lirisė, ai nismėtoi programin mė europianist shqiptar, mė modernin program tė kėtij populli.

    Ėshtė e qartė tani pėrse rimohuesit shqiptarė janė kundėr testamentit tė tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenė i keq, e keqe ka qenė qėndresa, mund tė pėrkthehet fare saktė: e mirė pėr Shqipėrinė nuk ėshtė Europa, por Azia. Andej, pra, tė kthehemi!

    Nga ky kėndvėshtrim, mendimi gjenial i Mithat Frashėrit kur e pėrqasi mizorinė haxhiqamiliste me atė bolshevike, e ruan ende tė plotė vlerėn e vet. Rrėnimi i Skėnderbeut, natyrshėm shfaqet kėtu si synim i pėrbashkėt i dy armiqve kryesorė tė Europės, otomanizmit dhe bolshevizmit. Rrėnimi i Skėnderbeut ėshtė i pandarė nga rrėnimi i Shqipėrisė. Gjergj Kastrioti ėshtė vėnė kėshtu nė njė rrethim tė dyfishtė: nėse pėrbaltet, siē ėndėrrojnė rimohuesit, problemi mbyllet thjesht. Nėse mbetet nė kėmbė, siē ka ndodhur e do tė ndodhė pėrsėri, tė mbetet i tillė jo si shqiptar, por me tjetėr kombėsi.

    Kjo do tė ishte nga njėra anė zbrazja mė e madhe e Shqipėrisė, e nga ana tjetėr mbyllja e njė cikli tė zi pėr Kosovėn, kur kjo e fundit, provincė e pėrjetshme serbe dhe djep i Serbisė, siē ėndėrrohet prej sllavėve, do ta kishte tė natyrshėm, sipas tyre, njė kryezot serb.

    Nostalgjia e kohėve tė fundit pėr osmanizmin, nostalgji qė vetė Turqia e sotme, moderne dhe kemaliste do ta dėnonte, ėshtė mė shumė se shqetėsuese. Ēdo vonesė nė zbehjen e pastaj shuarjen e saj e bėn mė tė zezė njollėn qė ajo po i vė kėsaj shoqėrie. Raportet e njė populli me lirinė janė shenja e parė identifikuese e tij. Ato janė karta e parė kredenciale, e fisme apo e pafisme, me tė cilėn ai shfaqet pėrpara familjes sė popujve.

    Flirtet e turbullta me robėrinė dėshmojnė, as mė pak, as mė shumė, raportet e turbullta me lirinė. Njė dėshmi e munguar pėr kėtė tė fundit, do ta vinte kombin shqiptar nė bankėn e turpit, si i vetmi popull nė kontinent, qė, duke shkelur mė tė epėrmin ligj moral tė njerėzimit, e modifikoi identitetin e vet, pėr t‘ia pėrshtatur atė robėrisė.

    Historia e kthyer nė mit (dhe jo miti nė histori) e Kastriotit ka qenė dhe mbetet njė histori fund e krye pozitive, shqiptare dhe europiane. Ėshtė pjella e parė e pėrbashkėt e Shqipėrisė me Europėn dhe, si e tillė, pėrveē qė na nderon, na jep shpresė.

    Revista Drini

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Pėr: Ismail Kadare: Intrigat qė fshihen pas sulmit ndaj Gjergj Kastriotit

    Nuk ka mundesi qe Kadareja te kete shkruar me nje stil kaq medioker sa artikulli me larte dhe mbushur me te paverteta ! Kadareja edhe kur i duhet te genjeje gjen "stilin" per ta bere ! Ka mundesi shume , qe vetem pjesa me "bold" te jete e Kadarese , ndersa patetizmi i meposhtem eshte i/e ndonje gazetaruci "te vetlevduar se gjoja di" , por qe deshmon se eshte thjesht nje patetik i pa ditur !

    Nuk po e njoh Kadarene , ate Kadare qe kam lexuar ne librat e tij ! ??? Flas per stilin e te shprehurit , sepse per pikpamjet i ka personale !???

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •