SI E NDRYSHON ZOTI TRURIN TONĖ.
Ky ėshtė titulli i njėrit prej librave mė tė fundit tė botuar nė SHBA dhe qė pėrmban fakte interesante lidhur me trurin e njeriut, sistemin e tij nervor, ndikimin e madh qė besimi tek Zoti ushtron nė trurin tonė dhe ndėrveprimi me aktivitetet me natyrė shpirtėrore tė njeriut. Mė poshtė, do tė sjellim disa nga faktet shkencore mė interesante tė cekura nė libėr.
Autorėt e librit janė dy profesorė amerikanė, AndrewNewberg nga universiteti i Pensilvanisė dhe shkencėtar i neurologjisė, si dhe profesor Mark Robert, studiues pranė qendrės spirituale dhe mendore pranė tė njėjtit universitet.
Andrew thotė se ėshtė i krishterė nė origjinė, por nuk ėshtė fetar dhe se nuk i intereson nėse Zoti ekziston apo jo. Ndėrkohė, i dyti ėshtė ateist dhe nuk beson fare tek Zoti.
Shkaku qė po pėrmendim besimin e dy autorėve tė librit, ėshtė se i gjithė libri sillet rreth besimit tė Zotit dhe ndikimin e kėtij besimi dhe aktivitetit shpirtėror mbi trurin e njeriut, sistemin nervor dhe aktivitetin e trurit. Dy autorėt kanė sjellė fakte tė pakontestueshme rreth ndikimit tė besimit.
Truri i njeriut pėrbėhet nga njėqind miliardė qeliza nervore, tė grupuara nėn kafkė. Nėse njė tru mesatar ėshtė 1200 cm/3, kjo do tė thotė se njė mlm/3 pėrmban mbi 80 mijė qeliza nervore. Secila qelizė ka degėzimet e saj nervore, tė cilat e lidhin atė me qelizat e tjera, duke formuar kėshtu kushedi sa trilionė degėzimesh mes qelizave, tė cilat krijojnė qarqe elektrike tė pafund. Janė pikėrisht kėto qarqe dhe degėzime ato tė cilat e transmetojnė sinjalin dhe komandėn mes qelizave tė trurit, e mandej tek gjymtyrėt e tjera tė trupit.
Pajisjet e pėrdorura nga dy shkencėtarėt e mėsipėrm gjatė studimit tė tyre, janė pajisje tė cilat bėjnė skanim elektrik tė trurit, gjė e cila tė ofron njė hartė elektrike tė tij, mbi tė cilėn shfaqen vatrat aktive dhe ato jo aktive, sipas veprimtarisė sė degėzimeve qelizore. Gjatė viteve tė tyre tė studimet, ata kanė bėrė shumė skanime me njerėz tė shumtė nė gjendje shpirtėrore dhe humori tė ndryshme. Pas vitesh punė kėrkimore dhe shkencore, si dhe pas eksperimente laboratorike tė shumta, ata arritėn nė rezultate shkencore tė pakontestueshme lidhur me ndikimin e sistemit nervor nga aktivitetet shpirtėrore, si lutja, adhurimi dhe meditimi.
Pėr autorėt e librit, ėshtė e qartė tashmė se sistemi nervor i njeriut ėshtė i dizenjuar tė procedojė mė mirė, mė aktiv dhe me jetėgjatėsi mė tė madhe, nėse personi beson nė njė Zot tė dashur dhe tė dhembshur, tė cilin e adhuron, i lutet, mediton nė krijesat e Tij, i mbėshtetet dhe i pėrgjėrohet. Meditimi rreth kėtij Zoti tė dashur, tė mėshirshėm dhe tė dhembshur, ul nivelin e stresit, humbjes sė shpresės dhe presionit psikologjik, duke rritur nga ana tjetėr nivelin e sigurisė dhe qetėsisė.
Si ndodh kjo?
Tė meditosh rreth Zotit nė mėnyrė tė thellė dhe tė vazhdueshme, bėn qė nė tru tė ndodhin gjėra interesante. Aktivitetet nervore ndryshojnė nė mėnyrė tė qartė. Disa qarqe nervore tė plogėshta, menjėherė fillojnė dhe aktivizohen, ndėrkohė qė qarqe tė tjera qė ishin aktive, e ndėrpresin aktivitetin e tyre. Kjo bėn qė tė lindin degėzime nervore tė reja. Truri bėhet mė ndėrveprues me mjedisin pėrreth, aftėsia gjykuese bėhet mė e mprehtė, ndėrkohė qė besimet fillojnė e ndryshojnė. Nėse Zoti do tė thotė diēka pėr tė, Ai shndėrrohet nė njė realitet tė pastėr.
Qarqet nervore tė cilat forcohet dhe aktivizohen nėpėrmjet aktivitetit shpirtėror, janė pėrgjegjėse pėr ndjesinė e qetėsisė, sigurisė, dhembshurisė dhe vetėdijes sociale. Ndėrkohė, qarqet nervore qė pėsojnė regres nė aktivitetin e tyre, janė pėrgjegjėse pėr reagimet euforike, stresin, tensionin, humbjen e shpresės, presionin psikologjik, dėshirėn pėr shkatėrrim etj Aktiviteti shpirtėror i organizuar, e zbeh nė maksimum tendencėn e trurit pėr reagime euforike.
Ndikimi i ritualeve fetare nė tru
Mė poshtė, do tė shohim se rezultatet e dy shkencėtarėve amerikanė tė lartpėrmendur, nuk janė veēse njė pėrmbledhje e ritualeve tė pėrditshme tė njė myslimani. Teksa lexon dėshmitė dhe rezultatet e tyre, tė duket sikur i kanė marrė nga literatura fetare islame.
Ndėr ushtrimet tek tė cilat janė fokusuar mė shumė dy shkencėtarėt, ishin meditimi dhe pėrmendja e Zotit. Nė librin e tyre, thuhet qartė se:Studimet e kryera mbi sistemin nervor, kanė zbuluar se pėrsėritja e fjalėve nė mėnyrė tė organizuar dhe lėvizja e gishtave gjatė njė kohe tė caktuar, redukton nė masė tė madhe tensionin, nervozizmin, demoralizimin dhe zemėratėn. Ndėrkohė, kjo rrit perceptimin e drejtė tė jetės dhe vlerave shpirtėrore.
Ky ushtrim dhe tė tjerė, bėhet akoma mė i dobishėm nėse shoqėrohet me pėrqendrim tek njė qėllim i caktuar, meditim rreth njė vlere sublime e cila e mbush njeriun me siguri dhe paqe.
A nuk ėshtė ky ushtrim njė kopje e pėrmendjes sė Zotit, dhikrit, qė myslimani bėn sidomos pas ēdo namazi?! A mund tė ekzistojė qėllim mė sublim se kėnaqėsia e Zotit? A mund tė ketė paqe dhe siguri mė tė madhe se ajo qė ndjen myslimani kur pėrkujton Zotin dhe mediton nė madhėshtinė e Tij? Nė Kuran, Zoti na motivon dhe nxit pėr ta pėrkujtuar Ata sa mė shpesh.
Kėshilla dhe ushtrimi i dytė, tė cilin libri ua kėshillon lexuesve, ėshtė namazi!! Pas studimeve tė shumta, dy shkencėtarėt arrijnė nė pėrfundimin se faktorėt themeltarė tė njė ushtrimi tė mirė, ēojnė nė njė ndryshim rrėnjėsor nė sistemin nervor. Kėto faktorė pėrmblidhen nė katėr pika:
1. Nijeti i sigurt dhe vendosmėria pėr tė ndryshuar.
2. Fokusimi i vazhdueshėm nė njė qėllim tė caktuar.
3. Kontrolli dhe disiplina e lėvizjes sė trupit dhe frymėmarrjes.
4. Pėrsėritja e procesit njė periudhė tė caktuar kohe tė gjatė.
Ushtrim
Pėr tia arritur kėsaj, dy autorėt kėshillojnė:
Ruaje gjendjen e relaksit mendor, bėje frymėmarrjen tė sistemuar, bėj lėvizje tė disiplinuara pėr ēdo pjesė tė trupit dhe gjatė kėsaj, recito, kėndo ose pėrsėrit me zė tė ulėt disa shprehje tė cilat pėr ty kanė kuptim personal. Le tė bėhet kjo pėr 12 minuta. Dije se faktori kryesor qė tė ndihmon tė pėrfitosh maksimalisht nga ky ushtrim, ėshtė qėllimi i qartė rreth tė cilit mediton.
A nuk u duken kėto fjalė sikur pėrshkruajnė hollėsisht ritualin e namazit, tė cilin besimtari mysliman e kryen pesė herė nė ditė?
Relaksi mendor dhe disiplinimi i frymėmarrjes, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse qetėsia e cila ėshtė kusht nė kryerjen e namazit. Nė njė hadith, Profeti a.s pėrshkruan ritualin e namazit dhe thotė: Bjer nė ruku dhe qėndro derisa tė qetėsohesh. Mandej, ngrihu dhe qėndro nė kėmbė derisa tė qetėsohesh. Pastaj bjerė nė sexhde dhe qėndro derisa tė qetėsohesh
Ajo qė autorėt e quajnė recitim apo kėngė, pėr myslimanit qė falet ėshtė leximi i Kuranit, gjė e cila ėshtė detyrim nė namaz. Ky lexim, herė bėhet me zė dhe herė tė tjera nė heshtje.
Njė pikė interesante e librit, ishte se lutja me zė tė ulėt, ndikon nė disa vatra tė trurit, tė ndryshme nga ato qė ndikohen nga leximi me zė tė lartė. Tė dy kėto ndikime janė tė kėrkuara pėr trurin. Kjo na kujton namazet qė falen me zė dhe ato me zė tė ulėt.
Lidhur me qėllimin e qartė dhe objektivin e ushtrimit, kjo na kujton pėrhumbjen e kėrkuar nė namaz, e cila ėshtė nga gjėrat themeltare tė namazit. Pėrhumbja nė namaz, ėshtė kur mendja dhe tė gjitha gjymtyrėt janė pėrkushtuar dhe pėrhumbur nė adhurimin e Zotit dhe nė domethėnien e ēdo fjale dhe lėvizjeje.
12 minutat qė kėrkon aplikimi i ushtrimit, ėshtė pothuaj e njėjta gjė me kohėn qė lipset pėr tė falur njė namaz me pėrhumbje dhe pėrkushtim. Sipas autorėve, ushtrimet dhe lutjet qė janė tė dobishme pėr trurin e njeriut dhe shėndetin e tij mendor, janė ato qė ushtrohen nė mėnyrė tė disiplinuar dhe pa ndėrprerje.
Nėse dy autorėt e librit do tė pranonin islamin, ndoshta, librin e tyre, do e titullonin:Me tė vėrtetė, me pėrkujtimin e Zotit qetėsohen zemrat. / Nga Eroll Vilija/
Krijoni Kontakt