TIRANE-Tenderi për Hidrocentralet e Ulzës, Shkopetit dhe Bistrica 1 e 2 kanë dështuar.
Tek Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Sokol Dervishaj konfirmoi se nuk ka pasur asnë ofertë për asnjë nga HEC-et, ndaj në bazë të rregullores, tenderi nuk mund të zhvillohet.
Dervishaj, deklaroi rreth 30 minuta pas orarit zyrtar (09.00 ) të parashikuar për hapjen e ofertave për HEC-et Bistrica 1 dhe 2, se asnjë kompani nuk ka paraqitur ofertë për privatizimin e tyre.
Dervishaj tha gjithashtu se edhe për dy HEC-et e tjera, Ulzës dhe Shkopetit, ofertat për të cilat ishin parashikuar të hapeshin në orën 14.00 nuk është paraqitur asnjë ofertë.
Dervishaj theksoi se ‘Komisioni do caktojë dhe procedurat për rihapjen e tenderit’.
"Në këto kushte do t'i njoftojmë ministrit të Ekonomisë dështimin e këtij procesi si dhe do të ndërmarrim ndryshimet e nevojshme për zhvillimin e tenderit në një tjetër afat, pasi disa nga ofertuesit kanë shprehur disa kërkesa", tha Dervishaj, ndërsa theksoi se duhen hedhur poshtë të gjitha spekulimet që bëhen rreth këtij procesi.
“Do jemi në kontakt për të parë si do procedohet më tej për këtë proces”, garantoi mediat Dervishaj.
Qeveria shqiptare ka vendosur të privatizojë katër hidrocentralet të mesme e të vogla , përkatësisht HEC-in Ulzës dhe Shkopetit në kaskadën përgjatë lumit Mat në veri të vendit, si dhe Hec-et Bistrica I dhe Bistrica II në kaskadën përgjatë lumit Bistricë në jug e vendit.
-----------------------------------------------------------------------------------------------
Asnje kompani nuk pati interes per keto 4 hidrocentrale qe per mendimin tim jane shume here me rentable sesa hidrocentralet e reja.
Arsyeja e vertete pse kompanite qe terhoqen dokumentacionin diku nga fillimi i ketij viti, nuk kane dhane oferte eshte pasi ne Shqiperi ende nuk egziston nje fryme rregullatore e mire, perkundrazi.
Shembulli me i mire eshte situata e krijuar me kompanine me te madhe energjetike ne Shqiperi, CEZ SHperndarje e cila here pas here gjobitet nga institucionet shteterore, nga ana tjeter vete institucionet shteterore nuk paguajne energjine elektrike duke qene debitori me i madh.
Me thoni ju mua, kujt ja mban te vije te investoje me kete fryme?
SHikoni cfare ndodh. Institucionet shteerore i kane borxhe kompanise se shitjes se energjise, kompania e shitjeve i ka borxh kompanise qe blen energjine nga prodhuesit, prodhuesit nuk paguajne dot kestet e kredive ndaj bankave, bankat nuk mund te japin me financim ne sektorin e energjise pasi keshtu jane shume te expozuara ndaj riskut.
Zgjidhja e vetme eshte, mbyllja e procedurave, rregullimi i klimes se biznesit dhe frymes rregullatore ne energjetike duke paguar faturat e energjise elektrike, shteti dhe institucionet ne varesi duhet te ndihmojne kompanine duke penalizuar mospaguesit dhe hajdutet e energjise elektrike. Ne kete menyre krijohet nje klime e shendetshme. Mbajtjen larg te tatimeve nga bizneset e rregulluara, pasi eshte rregullatori ai qe i kontrollon dhe rregullatori zgjidhet nga parlamenti.
Krijoni Kontakt