Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    ai qe vret nje 86-vjecar duhet te varet ne litar
    evropa e poshter na e hoqi denimin me vdekje

  2. #22
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Kurse per ''IslamoFobet '' , beni durim dhe mos u gezoni , cfare ndodhe ne Xhami ! Sepse nese me ndegjoni mua Xhamiat jane vendi ku eshte shpetimi i juaj dhe udhezimi i juaj ! Ato jane shtepit e Zotit , nese ne si dojm shtepiat e Zotit , athere cilat shtepia do ti duam ?!

    Paqe .
    Ore ti i mencur, njerezit normale nuk gezohen kur vriten njerezit. Nuk do te gezohem kur vritet nje shqiptar as ne xhami e as ne rruge e as ne kafene. Cilat shtepi, a po don me dit cilen shtepi duhet me dasht. Duhet me dasht 'shtepine' Shqiperi e jo te ushtrohet dhune ne emer te fese. Nuk duhet te monopolizohet besimi ne Zot nga nje pakice e njerezve dhe te ushtrohet dhune nga ata njerez qe mendojne se vetem ata kane te drejte per gjithcka. Ne vend qe te kontribuosh dicka ju fetarucat i keni mesuar 2-3 fjale e i manipuloni shqiptaret me to.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    cfar gjakmarrje flet dhe ti, te afermit e viktimes e thone qarte qe nuk kishin asnje problem me fshatin. Kurse vrasesi e ka thene se perse e beri. shikoe me lart
    Mos u bazo cfare ka thene vrasesi , sepse vrasesi kur eshte ne gjendje te vrase eshte ne gjendje edhe te genjej . Por me siguri ekzitojne shkaktaret e vrasjes , mua me shkoi mendja per ndonje mosmarrveshje te me hershme sic ka qene te shqiptaret ''gjakmarrja''. Sepse kur ta mendojsh 20 vjet jashte shteti , sa po u kthy ne Shqiperi menjehere ne vrasje !!! Po sidocofte vrasjen duhet denuar . E sidomos qe ka ndodhure ne shtepi te Zotit . Keta gurbetqaret duhet te jene pakez edhe nga feja , jo vetem te puna ta kene hallin !
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  4. #24
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ore ti i mencur, njerezit normale nuk gezohen kur vriten njerezit. Nuk do te gezohem kur vritet nje shqiptar as ne xhami e as ne rruge e as ne kafene. Cilat shtepi, a po don me dit cilen shtepi duhet me dasht. Duhet me dasht 'shtepine' Shqiperi e jo te ushtrohet dhune ne emer te fese. Nuk duhet te monopolizohet besimi ne Zot nga nje pakice e njerezve dhe te ushtrohet dhune nga ata njerez qe mendojne se vetem ata kane te drejte per gjithcka. Ne vend qe te kontribuosh dicka ju fetarucat i keni mesuar 2-3 fjale e i manipuloni shqiptaret me to.
    Fetaruc? Po ty cte duket vetja ateist?

    Ky kriminel paska qenderuar 20 vjet ne Greqi dhe gjeja pare qe ben sapo vjen ne Shqiperi vret ? Po c'dreq menyre te faljes thone keta te medias? Kush vret per menyren e faljes? Pastaj kush e mesoi kete te ishte kundra menyres tradicionale te faljes? Universitetet Vehabite ne Greqi? Turp per drejtesine Shqiptare qe nxjerr lajme te tilla ne qarkullim. Pse eshte gjetur i moshuari gjysem lakuriq? Bicaku i mbante lidhur pantallonat thuhet ne lajmin me siper. Kush i han keto pallavra?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #25
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    Myftiu i Lushnjes: Më vranë në xhami vjehrrin, mesazhi i vrasësit ishte për mua

    Emri:  66407_1.jpg

Shikime: 320

Madhësia:  23.6 KB

    LUSHNJE-Myftiu i Lushnjës, Tomorr Borici, 24 orë pas arrestimit të autorit të vrasjes së Shemsi Muçës në ambientet e xhamisë së Dushkut, fshat në të cilin jeton dhe myftiu, flet për News24 për të sqaruar disa nga rrethanat e ngjarjes.

    “Jemi vrarë dy herë, një herë si besimtarë dhe një here si institucion. Falenderojmë policinë për punën e bërë. Viktima ishte vjehrri im, por mesazhi ishte për mua si qytetar, si besimtar dhe si myfti. Kështu lexohet mesazhi për shkak se autori u fsheh për 24 orë dhe se autori ka ardhur nga Greqia dhe ka kryer vrasjen pak para Namazit të mesëm ndërkohë që nuk ka qenë frekuentues i xhamisë dhe të gjitha këto fakte do t’i raportoj në polici dhe prokurori. Vjehrri im ishte viktima, por mund të isha dhe unë viktima” ka thënë Borici para kamerave”.

    Dy ditë më parë Shemsi Muça 86 vjeç është gjendur i vrarë në ambientet e xhamisë se fshatit Dushk me thikë ne fyt dhe brenda 24 orësh, policia arriti të zbulojë autorin e vrasjes.

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...ua-128478.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 15-04-2013 më 08:20
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #26
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #27
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    E cili eshte motivi ? pse sna i thote myftiu ? Te gjith besimtaret e dushkut kane pasur gjithmone kercenime te renda- thote myftiu ?!?! per cfare behet fjale??

    PS " I preu koken me thike" thote gazetari ...hajde hajde
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #28
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Lushnje, një 76-vjeçar gjendet i vdekur në Xhami

    “Në xhami për t’u falur, zëri i mbinatyrshëm më tha vrite”

    Gjykata e Lushnjës la dje në burg 38-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e të moshuarit Shemsi Muça në xhaminë e fshatit Dushk. Ai ka mohuar që vrasja të ketë qenë e paramenduar dhe se gjithçka kishte ndodhur nga një zë i mbinatyrshëm. Seanca e djeshme u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, për të evituar një hakmarrje të mundshme nga të afërmit e viktimës. Organi i akuzës, përfaqësuar nga prokurorja Merita Selimi, i kërkoi trupit gjykues masën e sigurisë “burg pa afat”, ndërsa do të hetojë gjatë kësaj kohe për të mbledhur prova shtesë në ngarkim të të dyshuarit. Prokurorja deklaroi para trupit gjykues se shtetasi Arjan Alla është njohur nga dëshmitarë që e gjetën në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe vetë ai ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Ndërkohë Prokuroria ka kërkuar po dje që të kryhet një ekspertim psikik për të vërtetuar gjendjen mendore të Arjan Allës, si dhe të dhënat shtesë mbi aktivitetin jetësor e statusin shoqëror që ai ka pasur në Greqi.
    Ende nuk është i qartë për motivin e kthimin të tij një ditë para vrasjes në Shqipëri. Mbrojtja e të akuzuarit kërkoi që të merret parasysh fakti që 38- vjeçari e ka qëlluar në gjaknxehtësi e sipër viktimën dhe se nuk ka qenë vrasje e paramenduar. Sipas avokatit, klienti i tij ka probleme të theksuara mendore dhe kjo duhet të vërtetohet me një raport të ekspertëve psikiatër.
    Pasi ka dëgjuar palët, trupi gjykues i ka dhënë fjalën edhe të dyshuarit. “Shkova për t’u falur në xhami dhe nuk kam pasur si qëllim të vrisja askënd. Por në një moment ai më acaroi me pyetje të pavenda. Kjo më acaroi aq sa humba kontrollin dhe më pas e vrava me biçakun e tij. Nuk e di se si ndodhi, por ishte një zë i mbinatyrshëm që më tha ta bëja në atë moment këtë vrasje”. Kështu u shpreh dje në seancën ku do të vlerësohej masa e sigurisë ndaj të arrestuarit Alla. Në ambientet e Gjykatës së Lushnjës nuk ishte i pranishëm dje asnjë familjar i autorit të dyshuar. Edhe nga familja e viktimës nuk pati persona të pranishëm.
    panorama
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •