Une veten nuk e perkufizoj me antivlerat e enverit sepse kam individualitetin tim.
Liberalizmi dhe Indiferentizmi jane dy koncepte te ndryshme...i pari synon hapesira sa me te gjera per shoqerine dhe individin dhe si i tille mund te konsiderohet vlere...Indiferentizmi eshte nje forme pasiviteti i cili te kthen nga subjekt ne objekt...dhe ka raste kur indiferenca eshte po aq e keqe sa vete krimi. Indiferencen po ta shohesh te izoluar nga cdo faktor tjeter mund ta perkthesh si pamvaresi dhe force...por kjo eshte utopi sepse te gjithe jetojme brenda nje sistemi rregullash te cilat vendosen nga shoqeria dhe ne nje rast te tille Indiferenca mund te perkthehet vetem si kompromis pasiv sepse indiferenti nuk ka iniciative.....sidoqofte ka nje ndryshim shume te madh midis sistemit qe permend ti dhe mendimit tim. Ideja ime eshte nje koncept sigurisht jo i shpikur nga une te cilin kush deshiron e perqafon kujt nuk i pelqen e injoron pa bartur pasoja ligjore...ne sistemin qe kerkon ti ta krahasosh gjerat shkonin shume me thelle...ndryshimi i dyte eshte se komunizmi urrente indiferncen pasi ajo ishte forma me e rafinuar e oponences si dhe kerkonte nje angazhim ne parimet revolucionare....ndersa ne nje sistem te lire indiferenca te demton per shkak te ekzistences se konkurences ku iniciativa luan nje rol thelbesor.
Racionaliteti i mendimit i imponuar gjate diktatures kishte si qellim ndrydhjen e njerezve.....ndersa racionaliteti ne nje sistem te lire ndihmon njerezit ne sofistikimin e mendimeve te tyre si dhe iu rrit eficencen (gje qe pe mendimin tim ty te mungon) ne veprimet qe ata kryejne te cilat percaktojne edhe vleren e tyre.
Sic e shikon ndryshimi eshte thelbesor.....une nuk te ve faj qe ti nuk e kupton vete sepse mundohesh te peshosh cdo gje me peshoren e atij sistemi qe te ka modifikuar....po nuk te ve faj se askush nuk del dot jashte vetes.
Krijoni Kontakt