-
David L. Phillips: Sali Berisha, nga larg dhe afėr
Sali Berisha, nga larg dhe afėr
David L. Phillips
Udhėheqėsit gjykohen nga performanca, planet dhe karakteri i tyre. Ky artikull jep njė analizė tė zhvillimeve politike dhe ekonomike, bazuar nė eksperiencėn time tė punės mbi ēėshtjet e Shqipėrisė pėr mė shumė se 20 vjet. Ai vlerėson cilėsinė e udhėheqjes aktuale tė Shqipėrisė, duke u bazuar mbi pėrshtypjet e mia mbi Dr. Sali Berishėn, kryetar i Partisė Demokratike, tė cilin e kam takuar pėr herė tė parė nė vitin 1991. Gjatė shkrimit tė kėtij artikulli jam pėrpjekur tė bėj njė hap mbrapa dhe tė shoh tė gjithė pamjen, duke dhėnė kontekst historik pėr sfidat aktuale tė Shqipėrisė.
Performanca
Dr. Berisha mori pjesė nė lėvizjen demokratike qė rrėzoi Ramiz Alinė, duke i dhėnė fund njėrės prej diktaturave mė tė kėqija tė botės. Ai ndihmoi nė ēlirimin e shqiptarėve nga frika qė paralizoi shoqėrinė gjatė regjimit paranojak dhe tiranik tė Enver Hoxhės. Rrėzimi i komunizmit ishte njė ngjarje-eveniment. Megjithatė, trashėgimia e Hoxhės, e njė shteti tė mbėshtetur nė terror, ka qenė njė proces i cili kėrkonte transformimin e shoqėrisė shqiptare. Dr. Berisha ka qenė njė agjent ndryshimi pėr mė shumė se dy dekada. Ai dhe shqiptarėt festuan 20 vjet liri dhe demokraci mė 22 Mars 2013.
Dikur e izoluar nga Perėndimi, Shqipėria ėshtė integruar nė institucionet euro-atlantike. Nė prill tė vitit 2009 Shqipėria u bė anėtare e NATO-s. Ishte njė rast historik, i cili ishte kulminacioni i pėrpjekjeve tė mėdha gjatė shumė viteve. Reformat nė sektorėt e mbrojtjes dhe sigurisė, si dhe reforma institucionale dhe demokratike ishin tė nevojshme pėr Shqipėrinė qė t’i bashkohej Aleancės.
Shqipėria, gjithashtu, po lėviz drejt anėtarėsisė nė BE. Komisioni Europian rekomandoi njė plan me 12 hapa atėherė, duke vlerėsuar progresin e Shqipėrisė, Komisioni rekomandoi statusin e vendit kandidat pėr BE pėr Shqipėrinė nė tetor tė vitit 2012.
Kandidatura nuk do tė kishte ndodhur nėse Dr. Berisha nuk do tė kishte qenė i gatshėm pėr tė punuar me opozitėn. Duke treguar fleksibilitet dhe kompromis, ai bėri marrėveshje me Edi Ramėn dhe Partinė Socialiste pėr ndryshime kushtetuese. Partia Demokratike bėri gjithashtu koalicion me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim.
Rritja ekonomike dhe investimet e huaja direkte kanė vazhduar pavarėsisht krizės ekonomike globale. Pėr katėr vite rresht rritja e GDP tė Shqipėrisė ishte mė e madhe se e ēdo vendi tjetėr nė Europė. Ėshtė ndėrtuar infrastruktura, duke pėrfshirė ndėrtimin e tunelit tė Kėrrabės dhe qindra kilometra rrugė tė reja. Standardet e jetesės po rriten. Shėrbimet sociale janė zgjeruar me ndėrtimin e 1300 shkollave tė reja. Me siguri, duhet tė bėhet mė shumė pėr tė luftuar korrupsionin dhe nepotizmin.
Shqipėria festoi 100 vite pavarėsi mė 28 Nėntor 2012. Njėqindvjetori u ndoq nga shumė qytetarė dhe liderė botėrorė. Shqipėria ka fituar influencė tė rėndėsishme nė rajon. Pėr shembull, ka qenė shumė e rėndėsishme pėr administrimin e rrugės sė Kosovės drejt pavarėsisė qė kulmoi nė deklaratėn e koordinuar tė pavarėsisė nė vitin 2009.
Planet
Shqipėria ka ende punė pėr tė bėrė. Dr. Berisha ėshtė i pėrkushtuar pėr dialog politik pėr tė zgjidhur pengesat finale pėr anėtarėsim nė BE, duke pėrfshirė reformat gjyqėsore dhe tė administratės publike, si dhe rregulla dhe procedura tė rishikuara tė Parlamentit.
Zgjedhjet parlamentare do tė jenė njė test vendimtar pėr funksionimin e qetė tė institucioneve demokratike tė vendit. Qeveria, e dedikuar pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, ka ftuar vėzhgues kombėtarė dhe ndėrkombėtarė. Dr. Berisha insiston se ai do tė pranojė rezultatet e zgjedhjeve, tė cilat pasqyrojnė vullnetin e popullit.
Platforma e Partisė Demokratike pėrfshin plane pėr infrastrukturė shtesė. Ajo zotohet se do tė investojė 16 miliardė dollarė pėr tė krijuar 250 000 vende tė reja pune nė katėr vitet e ardhshme. Ajo planifikon tė rrisė pagat, pensionet, tė reformojė tregun e punės duke transformuar pėrfitimet e papunėsisė nė stimuj pėr punėsim. “Sigurim i detyrueshėm pėr kujdes mjekėsor” ėshtė planifikuar pėr tė gjithė qytetarėt.
Karakteri
E njoh Dr. Berishėn prej pėrafėrsisht 25 vjetėsh. Kėshtu qė ndihem i kualifikuar pėr tė folur rreth karakterit tė tij.
Rėnia e skemave piramidale nė vitin 1997 ndodhi kur ai ishte nė pushtet. Por Dr. Berisha nuk iu shmang pėrgjegjėsisė. Pėr mė tepėr, ai luftoi pėr tė stabilizuar Shqipėrinė gjatė krizės, mė pas negocioi, mė pas doli mėnjanė, duke organizuar transferimin paqėsor tė pushtetit te Partia Socialiste. Ai ėshtė njė nga politikanėt e paktė qė mėsuan nga gabimi i tyre dhe u shfaq si njė lider dhe qenie njerėzore mė e mirė.
Kritikėt e Dr. Berishės e akuzojnė atė se ėshtė mė i pėrkushtuar ndaj pushtetit sesa ndaj shėrbimit publik. Kundėrshtarėt thonė se ai ėshtė hakmarrės dhe se mban mėri. Burri qė njoh unė e pėrdor pushtetin me njė qėllim. Ai e do Shqipėrinė dhe ėshtė i pėrkushtuar ndaj shqiptarėve. Ai ėshtė pajtues, siē vėrtetohet nga bashkėpunimi i tij me ish-kundėrshtarė, si zoti Eduard Selami dhe zoti Dashamir Shehu.
Shqipėria ėshtė nė njė udhėkryq historik nė rrugėn e saj drejt integrimit europian. Dr. Berisha, mė shumė se njė patriot i apasionuar, ka karakterin dhe lidershipin pėr tė ndihmuar Shqipėrinė nė plotėsimin e fatit tė saj si njė partnere e respektueshme e komunitetit ndėrkombėtar.
*David Phillips ėshtė drejtor i Programit pėr Paqen dhe tė Drejtat nė Institutin e Studimit tė tė Drejtave tė Njeriut, nė Universitetin e Kolumbias – Nju-Jork. Ai ėshtė autor i librit ‘Ēlirimi i Kosovės: Diplomaci shtrėnguese dhe ndėrhyrja e ShBA’.
MAPO
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt