Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Zbulohet kompania e fshehtė e ish-deputetit socialist Andis Harasanit

    Zbulohet kompania e fshehtė e Andis Harasanit

    Investigim

    Ish-deputeti i PS dhe ish-drejtori i Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare krijoi njė kompani tė fshehtė dhe nuk e deklaroi atė siē e kėrkon ligji pėr deklarimin e pasurisė

    Altin Raxhimi dhe Besar Likmeta BIRN Paris, Tiranė

    Njė lagje e shtresės sė mesme nė ish-kryeqytetin e Gjermanisė Bon, nuk ėshtė njė vend qė duket sikur ka lidhje me Andis Harasanin nė vitin 2007 dhe i tillė ėshtė edhe shteti i Singaporit, 10 mijė kilometra mė nė lindje.

    Pėr publikun, ai qe deputet i ri i Partisė Socialiste, fitues nė zgjedhje tė ashpra nė njė pjesė tė varfėr dhe tė pisėt nė veri tė Tiranės, deri nė atė kohė, bazė e Partisė Demokratike.

    Por tė dhėnat e nxjerra nga njė mal me dokumente qė ranė nė dorė tė njė grupi gazetarėsh investigativė, tregojnė se 41 vjeēari Harasani, i cili u largua nga parlamenti njė vit para pėrfundimit tė mandatit shtatorin e kaluar, pėrdori adresė nė Bon pėr tė regjistruar njė kompani 8 mijė kilometra nė mė perėndim nė parajsėn fiskale tė Ishujve Virxhin tė Britanisė.

    Sipas dokumenteve qė zbuloi Balkan Insight, nė nėntor 2007, Harasani e regjistroi kompaninė nė Ishujt Virxhin tė Britanisė me emrin White Ebony Holdings Ltd, ku ai rezulton drejtor dhe aksioner.

    Tė dhėnat identifikojnė Singaporin, njė parajsė tjetėr fiskale, si vendi ku kompania u regjistrua fillimisht dhe pėrmend si adresė biznesi njė apartament nė Franzstrasse nė Bonn. Motra e Harasanit ėshtė njė gazetare pėr Radio Deutsche Welle nė bon dhe ajo banon nė kėtė adresė.

    I zgjedhur dy herė nė parlament mė 2005 dhe 2009, nga shtatori 2002 deri nė korrik 2005 Harasani qe drejtor i KESH, kompanisė mė tė madhe nė Shqipėri me shitje prej afro gjysmė miliardi euro.

    Nė shtator 2012, ai dha dorėheqjen si deputet dhe shkoi nė Nju Jork pėr tė drejtuar njė kompani tė quajtur Phoenix Network LLC, ku ėshtė ortak dhe drejtor i operacioneve.

    Nė njė intervistė pėr gazetėn Java nė nėntor, Harasani deklaroi se ai po punonte pėr tė krijuar njė kompani ndėrtimi nė Nju Jork, me veprimtari nė zonėn e Manhatanit.

    Ligji shqiptar detyron zyrtarėt publikė nė Shqipėri tė deklarojnė tė gjitha bizneset dhe burimet e tė ardhurave si pasojė e pėrpjekjeve pėr tė ndėrtuar transparencė nė politikė, tė reduktojė korrupsionin dhe tė shmangė konfliktin e interesit.

    Por tė dhėnat nga Inspektoriati i Lartė i Deklarimit tė Pasurive tregojnė se Harasani nuk e deklaroi kompaninė e tij tė fshehtė, White Ebony Holdings, tė cilėn e pati regjistruar gjashtė vjet mė parė.

    I kontaktuar nga Balkan Insight pėr tė dhėnė pėrgjigje mbi kėtė fakt, ai refuzoi tė flasė.

    Databaza qė lidh Harasanin me kompaninė White Ebony Holdings dhe e identifikon atė si aksioner tė kompanisė ėshtė pjesė e mė shumė se 2 milionė emaileve dhe dokumenteve pėr pėrdorim tė brendshėm qė i pėrkasin pėrgjithėsisht parajsės fiskale tė Ishujve Virxhin tė Britanisė. Kėto dokumente ranė nė dorė tė Konsorciumit Ndėrkombėtar tė Gazetarisė Investigative, ICIJ.

    Investigimi ka nxjerrė nė pah mijėra pronarė tė fshehtė kompanish nėpėr botė. ICIJ pritet tė publikojė pronėsinė e kompanive sė shpejti, por pėr shkak tė problemeve teknike, ligjore dhe etike, nuk do ta publikojė setin e tė dhėnave nė tėrėsi, tė paktėn tani pėr tani.

    Pėrveē Harasanit, dokumentet pėrmbajnė tė dhėna pėr njė kompani tė quajtur Floryien Shipping and Trading Corp, nėn pronėsinė e Gazmir Tahirit, drejtor nė Administratėn Detare Shqiptare.

    Nė njė intervistė telefonike nga zyra e tij nė Portin e Durrėsit, Tahiri tha se e ka mbyllur Floryien gjashtė vjet mė parė. “Unė kam jetuar dhe punuar nė Turqi pėr 16 vjet dhe kur u zhvendosa sėrish nė Shqipėri, e mbylla kompaninė,” tha ai.

    Tahiri shpjegoi se e kishte krijuar kompaninė nė parajsė fiskale pėrmes njė firme ligjore nė Turqi. Tė dhėnat tregojnė se ai pagoi tarifa mirėmbajtjeje deri mė 2009, para se tė punėsohej si kreu i Administratės Detare.

    Me perceptimin pėr korrupsion nga mė tė lartėt nė Europė sipas Transparency International, aludimet pėr pastrim parash dhe kompani nėpėr parajsa fiskale janė tė shpeshta nė Shqipėri.

    Deputeti socialist Tauland Balla nė vitin 2011 akuzoi Ministrin e Teknologjisė Genc Pollo se ka marrė njė ryshfet prej 1.2 milionė eurosh nga njė kompani interneti nė Qipro. Pollo i mohoi akuzat dhe e paditi Ballėn pėr shpifje nė gjykatė.

    Rreth njė vit mė vonė, Pollo e tėrhoqi padinė, e cila nė atė kohė qe nė proces nė Gjykatėn e Tiranės.

    Grupi me bazė nė Uashington Global Financial Integrity, deklaroi dhjetorin e kaluar se mė shumė se 1.3 miliardė dollarė janė nxjerrė nga Shqipėria nė drejtim tė parajsave fiskale mes viteve 2005 dhe 2010.

    Shkrimtari dhe komentatori politik Fatos Lubonja, i cili kaloi 17 vite nė burgjet kampe pune tė regjimit komunist, tha se nuk kishte shpresa se zbulimi i fundit do tė sjellė mė shumė transparencė.

    “Skandalet nuk ngrenė pluhur kėtu. Vendi nuk ka gazetari investigative dhe nuk ka as drejtėsi tė pavarur,” tha ai.

    “Shoqėria ėshtė e vetėdijshme dhe pjesėmarrėse nė njė sistem tė korruptuar nė tė njėjtėn mėnyrė siē qe e vetėdijshme dhe pjesėmarrėse nė diktaturėn Staliniste,” tha ai.

    Shqip

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Zbulohet kompania e fshehtė e ish-deputetit socialist Andis Harasanit

    Cbehet more.Rokemi kot per Zotin.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •