Rilindja bllokqene me huligane te qelbur si Bizhga e compani..
e tmerrhme..
--
Deputetėt e PS, dhunė dhe kėrcėnime Islamit nė Kuvend
Nje incident u shenua pikerisht ne momentin e votimit ne seancen e djeshme plenare, ku pritej shkarkimi i Ilirian Muhos nga KQZ. Ne largim e siper nga seanca plenare, ne shenje proteste ndaj vendimit per te shkarkuar anetarin e KQZ-se Muho, nje grup deputetesh socialiste u ndalen ne tavolinen ku ndodhej i larguari nga grupi i PS-se, Kastriot Islami por edhe me pas Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani, duke u kerkuar te coheshin dhe mos votonin per rikompozimin e KQZ-se. Ajo qe fillimisht u duk si kerkese, degradoi brenda pak sekondave ne nje perplasje te ashper, ku me duar, deputeti socialist Gazmir Bizhga tentoi te coje nga vendi dhe mos lejoje te votoje, Kastriot Islamin. Keshtu, Gazmir Bizhga, ne perpjekje per te cuar me force Islamin, terhoqi karten e tij te votimit dhe e hodhi ne menyre qe te mos votonte. Incidenti u shoqerua edhe me dhune verbale, ku Bizhga kercenoi Islamin dhe u desh nderhyrja e gardes qe perplasja te mos perfundonte ne konfrontim fizik. Largohuni nga salla, do te ndeshkoheni, largohuni. Parti e dhunes, - kerkoi Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, por pa sukses pasi socialistet levizen vetem pas nderhyrjes se gardes dhe deputeteve te tjere demokrate ne salle. Ne kushtet e tensionit Kryetarja e Kuvendit nderpreu per pak caste seancen plenare pikerisht ne momentin e votimit. Reagimi i Bizhges i rrethuar edhe nga deputete te tjere te opozites, erdhi per faktin se ish socialistet deklaruan se vota e tyre do te ishte po shkarkimit te Muhos dhe kjo do te perbente edhe mazhorancen ne Kuvend. Normaliteti u rikthye vetem pas largimit te opozites nga salla e seancave dhe rihyrja ne procesin e votimit, ne mungese te opozites ne salle.
Islami: Keqardhje per PS, mos ndeshkoni, deputetet jane ne presion
Keqardhje per te gjithe grupin parlamentar socialist. Keshtu reagoi pas kercenimit nga Bizhga dhe largimit te PS nga Kuvendi, ish deputeti socialist, Kastriot Islami. Madje ne kuader te kesaj keqardhjeje, ai i kerkoi Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, te mos ndeshkoje deputetet per veprimin e kryer, pasi ata jane ne presion te madh, tashme qe po behet lista e kandidateve per deputete ne PS. Sjellja e sotme, jane reminishenca te kesaj salle para viteve 90, qe i kane projektuar ne te njejten menyre. Ne PS nuk jane me ne pararoje intelektualet ne perpjekje per te transformuar partine por po aplikohen metodat dhe teknikat qe nuk i shkojne per shtat demokracise, - reagoi Islami. Me pas ai kerkoi Topallit, te mos ndeshkoje. Zonja Kryetare, do kerkoj dicka qe pavaresisht se me kercenoi, une e fal. Ju kerkoj qe mos e mblidhni Byrone per keto gjera, pasi ata jane ne presionin e listave, - shtoi Islami, duke shprehur serish keqardhjen per sjelljen e deputeteve socialiste, ne menyre te vecante te Bizhges.
-
KJ
.
Krijoni Kontakt