Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 119
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Pėr: A ėshtė i drejtė zėvėndėsimi i anėtarit tė LSI nė KQZ?

    Citim Postuar mė parė nga prenceedi Lexo Postimin
    Pyetja ime eshte e drejtperdrejte.....eshte e ligjshme menyra si po vepron PD apo jo??
    Dhe pyetja qe ti ben eshte natikap zoteri.Marrveshjet politike per konsensue ne ballancimin e komisionereve behen me ligje moralete pa shkruara , prandaj nuk mund te gjykohet e drejta themelore "BALLANCIMI", permes ligjit qe ka te beje me individin e zgjedhur dhe jo parimin baze sistemit te gares se ndershme zgjedhore.Kush eshte ai ligj qe zhduk preferencen politike te antarit te komisionit? Ai qe eshte komunist i tille do te jete dhe po i vure ligj.Ne kete rast depolitizohet institucioni, pra politika nuk merr pjese ne vendimet e tije dhe i pranon ato te ligjeshme.Individi eshte partiak dhe do te vdese i tille.Po perse per njeren pale qenka kapje e institucionit(qe ne fund te fundit kerkon ate qe i takon sipas marrveshjeve), ndersa per tjetren na qenka siguri se nuk do ti vidhet vota? Tallemi ne ketu.Jo kjo sjellje do te sjelle destabilitet, revolta pa fund dhe ndoshta viktima.Pyetja ime eshte Pas konsensusit qe do te vije pas destabilizimit te situiates ne vend , kush do te fitoje?OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOU, po kaq popull i pa marre vesht jeni?
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Pėr: A ėshtė i drejtė zėvėndėsimi i anėtarit tė LSI nė KQZ?

    Ja dhe nje argument profesional per c'do individ te bashkesise se ligesise.
    ARTAN HOXHA

    RAMA&META SYNOJNE KONTROLL TE PLOTE TE ADMINISTRIMIT ZGJEDHOR
    “Bashkimi ynė me LSI-nė ka ndryshuar vetėm njė gjė; sot vota e fitores sonė ėshtė mė e mbrojtur nga vjedhja….”. Kėshtu u tha Edi Rama tė vetėve nė Elbasan mė 6 prill. U duk sikur ai harroi tė vlerėsonte domosdoshmėrinė e votave tė Ilir Metės. Thėnia ishte ca e ndryshme nga ajo e katėr ditėve mė parė, kur ai e ftoi nė koalicion. Nė ftesė ai vlerėsoi domosdoshmėrinė e votave tė Ilirit, e bashkė me kėto edhe forcėn e rritur mbrojtėse tė ushtrisė sė mirushqyer tė tjetrit.
    Ilir Meta iku nga Sali Berisha dy ditė pas ftesės. Deklaroi tėrheqjen e tė vetėve nga ēdo post politik qendror, la tė hapur lojėn nė nivelin vendor. Veē pėr Bashkinė Tiranė jo. Ajo ėshtė e veēantė. Aty tė parėt janė qytetarėt. Veē aty s’luhet.
    Filloi tėrheqja. E rregullt. Pa panik. Nga kudo. Veē jo nga administrata zgjedhore. As ajo civile. “Anėtarėt e KQZ, pas emėrimit, i nėnshtrohen ligjit dhe vetėm ligjit. Nuk u takojnė mė partive propozuese. Njėsoj si edhe pėr nėpunėsit civilė qė u futėn pėrmes 20 pėrqindėshit, por s’mund tė dalin mė nga e njėjta vrimė. Nė hyrje kriter partiak, nė dalje mbrojte civile”.
    Edhe 89 KZAZ-tė tashmė janė formėsuar. Nė gjysmėn e tyre Edi&Iliri kanė shumicėn 4:3 e nė gjysmėn tjetėr kanė pėrsėri shumicėn, edhe mė tė zgjeruar prej 5:2. “Nėse Sali Berisha hesht, kėtė shumicė tė njėanshme e reflektojmė edhe nė 5 mijė komisionet e qendrave tė votimit, edhe nė 890 grupet e numėrimit”
    .
    Vėshtirė tė mos u ketė shkuar ndėr mend dy mėtonjėsve tė rinj ky kontroll absolut i administratės zgjedhore. Tundim i fortė. Kur ke mundėsinė pėr tė pasur tė tėrėn, pse duhet t’ia falėsh tjetrit?
    “Si mund tė reagojė Saliu?” – do ketė pyetur Edi. “Nuk ka ē’tė bėjė, – do i jetė pėrgjigjur Iliri, – e kam lidhur mirė me shumė fije…. E shumta, e tolerojmė pėr komisionet e poshtme, pa sa pėr KQZ, do mbajmė 4:3 pėr ne. Me KQZ-nė e kemi lojėn ne nė dorė. Lėshojmė pe sa tė duam, ku tė duam e kur tė duam, por veē pasi ta kemi lodhur mirė Saliun. A nuk jemi ne sot shumica? Ē’bėri dy muaj mė herėt a dy mė vonė?”.
    “Po gjykatėsit e Kolegjit?” – do ketė pyetur Edi. “Kėta s’janė problem, se e kthejnė velėn nga fryn era. Edhe ndėrkombėtarėt. Nėse fitojmė ne, zgjedhjet quhen automatikisht tė mira, pra edhe pėr ata sukses. Gjithsesi, nėse Saliu rimerr 4:3 KQZ-nė, tek e fundit greku do ta hajė, por le tė jetė Saliu sebepi i sherrit, e kėshtu greku mbetet te ne” – mund t’i jetė pėrgjigjur Iliri.
    SALI BERISHA U RIMERR Ē’I TAKON
    Ndėrsa e pėrcolli Ilir Metėn tek Edi Rama, Sali Berisha e bėri tė qartė qė atė ditė se ē’i takon atij nuk diskutohet. “Administrata zgjedhore ėshtė e balancuar sipas Kodit dhe ribalancohet sipas tij”, tha qė atė ditė. E parashikonte planin apo dėshirėn e dy kundėrshtarėve tė aleancuar rishtazi, por edhe shpresonte, qoftė edhe njė fije, qė partneri i tij katėrvjeēar do tė tėrhiqej nga pozicionet e fituara si maxhorancė nė administratėn zgjedhore, pėr t’i rimarrė ato si opozitė. Tek e fundit, pėr Ilirin kjo ishte pa efekt. Aq sa kishte si maxhorancė do tė kishte edhe si opozitė. Ndėrsa raportet do tė ribalancoheshin vetiu sipas mirėkuptimit tashmė 10-vjeēar pėr administrimin zgjedhor.
    Iu kujtua marrėveshja me Fatos Nanon. Ndonėse larg, ai ishte gjithnjė prezent… Herė pas here e kujtonte ish-liderin e majtė. “Fatosi i kishte bezdi detajet. Merrej veē me parimet… Pasuesi merret veē me detajet. Harron parimet. Shpirtin e ka tė vogėl e frikėn tė madhe…”.
    Shenja e tėrheqjes nuk po vinte. Ditėt kalonin. Kundėrshtarėt dukej se ndiheshin mirė me gjendjen e re. Po i gėzoheshin avantazhit administrativ tė krijuar nė rrethanat tė tjera, i favorshėm nė rrethanat e reja.
    Sali Berisha s’mund tė priste. Jeta i kishte mėsuar se lėvizja e parė ishte pėrcaktuese. Atė e akuzonin se bėn gjithēka pėr tė marrė atė qė nuk i takon. “Kaq mendjelehtė qenkan?! Nėse mendojnė se bėj kėshtu pėr ēka s’mė takon, aq mė shumė duhet tė parashikojnė se ē’jam nė gjendje tė bėj pėr tė marrė atė qė mė takon”.
    Sali Berisha bėri lėvizjen e parė. Propozon lirimin, me votė tė njėanshme tė Komisionit tė Ligjeve tė Kuvendit, anėtarin e KQZ-sė tė propozuar dikur nga Iliri. Por nuk e ekzekuton menjėherė. E shtyn votimin pėr tė hėnėn tjetėr. Tashmė ėshtė i qetė. “Po tė duash rinegociojmė” – i thotė Edit – “s’mund ta marrėsh institucionin nė shpinė” – i thotė Ilirit.
    E di mirė se Edi&Iliri kanė veē dy lėvizje tė mundshme. O njėrėn, o tjetrėn. Dy lėvizjet ndryshojnė nė natyrėn e tyre, paqe apo luftė, ndėrsa rezultati ėshtė i njėjtė. Kėdo lėvizje tė ndėrmarrin, rezultati ėshtė tashmė i paracaktuar. KQZ do jetė siē ka qenė, 4:3 pėr tė. U jep kohė tė dyve tė reflektojnė. Tė zgjedhin rrugėn e paqtė, por ėshtė i gatshėm edhe pėr pėrplasjen.
    Paskėtaj, gjithēka tjetėr mė poshtė, ēdo komision, siē ka qenė, perfekt e balancuar. “Tek e fundit, del nga skema greku dhe hyn republikani. Ushtria e Ilirit po aty, veē ndėrron flamur. S’jam unė qė po largoj grekun, por ata tė dy. Greku duhet tė vijė tek unė paskėtaj”.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  3. #23
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Pėr: A ėshtė i drejtė zėvėndėsimi i anėtarit tė LSI nė KQZ?

    kirie Anesti....
    Nuk po diskutoj ballancat politike por po kerkoj nje pergjigje shume te thjeshte...
    Perse PD duhej ta bente nje veprim te tille kundra ligjit ne nje kohe e paska pasur shume te lehte ta bente ne baze te te gjitha regullave.Kujt i intereson kjo???????

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,194
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kuvendi shtyn pėr tė hėnėn votimin e shkarkimit tė anetarit tė LSI nė KQZ

    Maxhoranca e brishtė shtyn shkarkimin nė KQZ


    Fejzi Braushi

    Shtyhet pėr tė hėnėn votimi pėr shkarkimin e anėtarit tė KQZ-sė. Nė sallė dje mazhoranca numėronte 70 vota. Pavarėsisht se Berisha mund tė vinte sapo tė kalohej nė votim, kuorumi nė limit edhe prej 71 deputetėsh, si dhe apeli i ndėrkombėtarėve, bėnė qė PD tė mos rrezikojė duke pranuar shtyrjen me 4 ditė


    E futur me shumė ngut dy ditė mė parė nė komisionin e Ligjeve, kėrkesa e PD-sė pėr tė liruar anėtarin e LSI-sė nga KQZ-ja dhe emėrimin nė vend tė tij tė njė kandidati tė PR-sė, nuk ėshtė votuar gjatė seancės sė djeshme plenare tė Kuvendit. Pas njė pritjeje tė gjatė prej mė shumė se 3 orėsh Kuvendi ka hequr nga rendi i ditės projekt-vendimin pėr balancimin politik tė KQZ-sė, tė pėrcjellė nga komisioni i Ligjeve. Kjo ēėshtje dje paradite ishte nė rendin e ditės tė shpėrndarė nga zyra e shtypit e Kuvendit, por vetė Topalli gjatė prezantimit tė ēėshtjeve qė ishin pėr t’u diskutuar nuk e pėrmendi atė. Mė vonė ishte zėdhėnėsja e Topallit, ajo qė iu konfirmoi gazetarėve se me kėrkesė tė kryetarit tė grupit tė PS-sė, Ruēi nė Konferencėn e Kryetarėve, ky projekt-vendim nuk ishte pėrfshirė nė rendin e ditės sė djeshme dhe se po me konsensus tė pėrfaqėsuesve tė opozitės ishte vendosur qė ajo tė shqyrtohet ditėn e hėnė.

    Konferenca

    Siē bėhet e ditur prej burimeve nga takimi i Konferencės sė Kryetarėve (i dyti gjatė ditės sė djeshme, pasi nė tė parin kjo ēėshtje nuk u prek fare) kreu i grupit tė PS-sė, Ruēi duke iu referuar rendit tė ditės tė shpėrndarė nga Kuvendi pėr seancėn e djeshme, ka kundėrshtuar futjen e saj pėr diskutim si nė kundėrshtim me Rregulloren. Mėsohet se Ruēi ka theksuar se rregullorja pėrcakton se njė projektvendim apo projektligj nuk mund tė futet pėr miratim nė seancė plenare pa kaluar 48 orė nga miratimi nė komision. Nė tė kundėrt, Ruēi i ka bėrė tė ditur Konferencės sė Kryetarėve se deputetėt socialistė do tė regjistrojnė emrat pėr tė folur tė gjithė pėr tė tėra ēėshtjet qė ishin pėrfshirė nė rend tė ditės, duke sjellė pėr rrjedhojė njė lloj bllokimi tė votimit. Siē mėsohet nga burime pranė kėsaj mbledhjeje, pėrfaqėsuesit e mazhorancės nuk kanė kundėrshtuar propozimin e socialistėve, duke e shtyrė kėtė ēėshtje pėr nė seancėn e sė hėnės. Por socialistėt kanė konfirmuar mė pas se ata nuk kanė shprehur konsensusin e tyre qė kjo ēėshtje tė pėrfshihet nė rendin e ditės sė seancės sė ditės sė hėnė.

    Arsyet

    Ndėrkohė qė arsyet e vėrteta tė tėrheqjes sė kėsaj nisme nga rendi i ditės sė djeshme nuk kanė pasur tė bėjnė me kėrkesėn e socialistėve. Pėrkundrazi, ajo ėshtė pėrdorur nga mazhoranca pėr tė mbuluar shkaqet e vėrteta dhe qė lidhen me dy momente: numrat e votave ishin nė limit tė kuorumit prej 71 deputetėsh, dhe presioni i ndėrkombėtarėve. Demokratėt i kanė patur numrat e votave tė limituara dje nė sallė, dhe kjo jo vetėm pėr shkak tė reduktimit tė deputetėve qė mbėshtesin qeverinė qė pas largimit tė LSI-sė, por edhe pėr shkak tė mungesave dhe votės sė pasigurt tė dy ish-deputetėve socialistė. Mazhoranca ka patur nė sallė vetėm 70 vota, ndėrkohė qė nė tė mungonte kryeministri Berisha, megjithėse ai mund tė ishte i disponueshėm nė rast se do tė hyhej nė votim, dhe Lajla Pėrnaska, e cila ndodhej jashtė shtetit. Ndaj nė kėto kushte, PD duket se nuk ka dashur tė rrezikojė me besimin tek dy deputetėt socialistė, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli. Njėri prej tyre, Gjovalin Kadeli duke iu referuar qėndrimit qė do mbante nė sallė pėr kėtė ēėshtje, u shpreh: “Do vendosim pas takimit nė grup me zotin Islami dhe zotin Dogjani”. Por veē kėsaj, siē bėhet e ditur nga tė dy krahėt e politikės, ka patur dhe njė lloj apeli nga faktori ndėrkombėtar pėr tė mos u nxituar nė miratimin e kėtij akti, pa u sqaruar mė parė situata dhe baza ligjore mbi tė cilėn ai ėshtė ndėrmarrė. Ndėrkohė qė forcat qė preken direkt nga ky zhvillim, LSI, PBDNJ dhe PR kanė mbajtur qėndrime tė ndryshme, secila duke u nisur nga interesi i vet. Meta ka thėnė se “kemi njė sjellje prej diversantėsh, jo prej ligjvėnėsish, jo prej politikanėsh, jo prej njerėzish tė pėrgjegjshėm”. Thuajse nė tė njėjtėn linjė ka qenė edhe kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, i cili do tė shprehej se “ėshtė tėrėsisht kundėr frymės sė Kushtetutės dhe legjislacionit nė fuqi”. Por nuk mendon kėshtu kreu i PR-sė, Fatmir Mediu, i cili ka theksuar se “fryma me tė cilėn janė ndėrtuar komisionet ėshtė fryma e balancimit”.



    Skenarėt e PS pėr tė bllokuar shkarkimin e anėtarit tė KQZ


    Shkarkimi i KQZ

    Fjalime dhe pėrdorim force, skenarėt e PS pėr tė bllokuar votimin



    Tėrheqja e mazhorancės nga votimi i projektvendimit pėr balancimin e KQZ-sė gjatė seancės sė djeshme i ka “djegur” opozitės skenarėt e saj pėr ndalimin e miratimit tė tij. Tė mbledhur dje para nisjes sė seancės plenare, deputetėt socialistė kanė diskutuar gjatė lidhur me situatėn e krijuar nga kjo lėvizje e mazhorancės, ku dhe kanė hedhur mendime mbi mėnyrat apo skenarėt qė do mund tė paralizonin tė paktėn pėr disa ditė finalizimin e kėsaj ēėshtjeje. Kėshtu, burime nga grupi kanė bėrė tė ditur se nė tė janė hedhur propozime nga mė tė ndryshmet, ku nuk kanė munguar as ato pėr tė ndaluar votimin edhe duke pėrdorur forcėn, apo dhe bllokimin e tre deputetėve ish–socialistė qė tė votonin gjatė seancės sė djeshme. Kėshtu, deputeti Gazmir Bizhga mėsohet se ka kėrkuar qė tė ashpėrsohet qėndrimi nė Kuvend, pasi me zhvillimet e reja nuk ka mė vend pėr njė opozitė tė qetė. Ndėrkohė qė mė i ashpėr nė qėndrimin qė duhet mbajtur ka qenė Sekretari pėr ēėshtjet zgjedhore, Damian Gjiknuri, i cili mėsohet se ka deklaruar se “pas kėsaj, Parlamenti nuk ka mė kuptim”, duke lėnė tė kuptohet se ėshtė pėr bojkotin e tij. Por nė kėtė pikė, kreu socialist ka qenė i qartė dhe nuk ka lėnė vend pėr asnjė ekuivok, duke deklaruar prerazi se bojkot nuk mund tė ketė, pasi ai nuk do t’i vlente opozitės. Kjo edhe pėr shkak se kjo nuk do ta pengonte mazhorancėn qė me votat qė ka nė dispozicion tė miratonte ēdolloj akti qė kėrkon votė absolute nė Parlament. Ndėrkohė qė deputeti Arben Malaj ka kėrkuar qė para se tė hyhej nė veprim konkret, tė pritej qėndrimi i ndėrkombėtarėve. Ndaj grupi ka kėrkuar rrugėt qė do tė bėnin qė ky projektvendim tė mos kalonte vetėm nė seancėn e djeshme, pėr t’iu dhėnė kohė dhe ndėrkombėtarėve qė tė ndėrhynin. Ndaj nė rast se mazhoranca do tė tentonte ta kalonte dje projektaktin, atėherė socialistėt kishin vendosur qė ta zvarrisnin atė me anė tė fjalimeve pa fund qė do tė mbanin nė seancėn e djeshme pėr ēėshtjet qė ishin nė rend tė ditės. Kėshtu mėsohet se grupi kishte vendosur qė pėr secilėn ēėshtje tė regjistronin emrin pėr diskutim ēdo deputet socialist. Por jo vetėm kaq, pasi grupi kishte parashikuar edhe skenarė tė tjerė qė nuk pėrjashtonin edhe bllokimin e votimit me forcė, pra duke prishur seancėn, duke patur parasysh kėtė herė atė qė ndodhi nė njė rast tė tillė nė vitin 2007. Madje njė nga rrugėt qė ėshtė propozuar nė mbledhje ka qenė edhe ajo qė t’i bėhej presion derisa tė bllokoheshin tre ish-deputetėt socialistė, Asllan Dogjani, Kastriot Islami dhe Gjovalin Kadeli.

    f.b


    BE, OSBE dhe SHBA: KQZ ėshtė apolitike

    Thuajse i gjithė faktori ndėrkombėtar i pėrfaqėsuar nė vendin tonė ka shprehur nevojėn qė politika shqiptare para se tė kalojė nė votimin e projekt-vendimit pėr balancimin e KQZ-sė, tė shqyrtojė tė gjitha mundėsitė pėr ta zgjidhur kėtė situatė nėpėrmjet kompromisit. Nė njė reagim tė orėve tė mbrėmjes, Ambasada e SHBA-sė nė Tiranė teksa ka pėrshėndetur shtyrjen e votimit tė kėtij projektvendimi nga Kuvendi ka theksuar se anėtarėt e KQZ-sė konsiderohen apolitikė. “Ne mirėpresim vendimin e sotėm pėr tė shtyrė votimin e Kuvendit mbi anėtarėsinė nė KQZ, dhe nxisim partitė politike qė ta pėrdorin kėtė kohė pėr diskutime konstruktive dhe konsultime tė gjera. “Pėr sa i pėrket pėrbėrjes sė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, ėshtė me rėndėsi tė mbahet mend qė anėtarėt e KQZ-sė – tė cilėt u pėrzgjodhėn dhe emėruan mbi bazėn e konsensusit ndėrpartiak, nė pėrputhje me Kodin Zgjedhor – konsiderohen se janė apolitikė. Me t’u emėruar, anėtarėt e KQZ-sė janė betuar, dhe janė tė detyruar qė tė kryejnė detyrat e tyre pėr tė realizuar zgjedhje tė lira, tė ndershme e demokratike nė Shqipėri. Duke pasur parasysh njė kontekst tė tillė – si dhe pėr hir tė qartėsisė morale – ne nxisim tė gjithė aktorėt politikė qė tė riafirmojnė pėrkushtimin e tyre tė shpallur ndaj integritetit dhe transparencės procedurale kur shqyrtojnė ēfarėdo veprimi tė mundshėm lidhur me pėrbėrjen e KQZ-sė”, – thuhet nė deklaratėn e SHBA. Thuajse nė tė njėjtėn linjė ka qenė dhe OSBE, e cila nėpėrmjet ambasadorit Wollfarth, ka theksuar dje se KQZ duhet parė si teknike. “Do tė jetė shumė e rėndėsishme tė kemi shpjegime tė mėtejshme lidhur me bazėn ligjore mbi tė cilėn ėshtė marrė apo duhet tė merret ēdo vendim. Disa aktorė politikė, por gjithashtu edhe ekspertė ligjorė, na kanė shprehur dyshime lidhur me bazėn ligjore. Prandaj, nga kėndvėshtrimi ynė, ne do tė ftonim qartas qė tė sqarohet baza ligjore mbi tė cilėn veprohet. Kjo kėrkon kohė dhe, pėr kėtė arsye ēdo vendim i mėtejshėm duhet tė merret me kujdes tė madh, shpresoj edhe me konsensus”, – tha Wollfarth. Nga ana tjetėr zėdhėnėsi i komisionerit Fyle, Peter Stano tha dje se “sipas Kodit Zgjedhor, administrata zgjedhore duhet tė operojė dhe duhet t’i kryejė detyrat e veta nė mėnyrė profesionale dhe tė paanshme. Ajo duhet tė funksionojnė mirė dhe nė mėnyrė transparente dhe tė pavarur. Pavarėsia e KQZ-sė, anėtarėt e tė cilit kur janė emėruar janė zotuar se do tė jenė tė paanshėm dhe se do tė ruajnė paanshmėrinė dhe pavarėsinė, duhet garantuar”.

    MAPO

  5. #25
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792

    Pėr: Kuvendi shtyn pėr tė hėnėn votimin e shkarkimit tė anetarit tė LSI nė KQZ

    pervec pikes ē te kodit zgjedhor ska asnje baze ligjore kur Pd te marr nismen ligjore per te shkarkuar ndonje anetar te komisionit !!! komisioneri ne fjale duhet te japi doreheqje vet ose te plotesoi nje nga pikat e tjera te kodit per tu shkarkuar ... te tjerat le te gri sallate sa te doje Pd per shkarkim !!! gjithsesi ne kete vend cfare nuk ndodh !!! seshte cudi qe zotrise ne fjale ti ndodhi ndonje aksident :P
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Pėr: A ėshtė i drejtė zėvėndėsimi i anėtarit tė LSI nė KQZ?

    Citim Postuar mė parė nga prenceedi Lexo Postimin
    kirie Anesti....
    Nuk po diskutoj ballancat politike por po kerkoj nje pergjigje shume te thjeshte...
    Perse PD duhej ta bente nje veprim te tille kundra ligjit ne nje kohe e paska pasur shume te lehte ta bente ne baze te te gjitha regullave.Kujt i intereson kjo???????
    Kirie nuk kam kuptuar asgje nga pyetja qe ben.Tashme ne keshillin e BE jane ngrutur partite e djathta ne mborojtje te Berishes.Por sa per dijeni, ne jemi gati dhe per revolta , greva urje deri dhenien e jetes, per te vendosur te drejten e ligjeshme.Personalisht, do te enderroja nje 97, pasi nuk dua te largohem nga kjo jete i perdhosur.Nese ne 97-ten nuk dija se cfar po ndodhte, sot jam i qarte , di mire se cfar te bej.Te jeni te sigurte qe Shqiperia ka per tu pastruar prej drakules komuniste.Kjo eshte ajo qe do te ndodhe dhe me pas le te vijne nderkombetaret per te kerkuar konsensus.Ju komunistet dhe pjella e ushtarakeve te diktatures , nuk e imagjinoni dot sherthimin e njeriut te drjete , njeriut viktime e pafaj, prandaj matuni mire kur te hidhni hapat.Nuk do te kete me fare komunisti ne kete vend.Te me falin moderatoret per gjuhen e ashper , por situata e kerkon nje gje te tille.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 12-04-2013 mė 16:41
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Kuvendi shtyn pėr tė hėnėn votimin e shkarkimit tė anetarit tė LSI nė KQZ

    Citim Postuar mė parė nga Ingenuous Lexo Postimin
    Zgjedhja e anėtarėve tė KQZ-sė
    ...

    Anetari i LSI eshte zgjedhur ne baze te ligjit qe e percakton LSI si pjese e qeverise, tani qe nuk eshte pjese e qeverise LSI, anetari i saj thjesht pushon se ekzistuari aty ligjerisht, duhet te liroje vendin.
    Me cfare te drejte qendron ai aty? Mbi c'baze ligjore?

    Nuk e kuptoj kete llogjike femijesh qe duan te bejne me hile ne loje!

    Pjese e koalicionit qeveritar ose e mazhorances parlamentare, jo pjese e qeverise...

    Sipas ligjeve ne fuqi, ne kete kontekst e vetmja baze e vlefshme per argumentim, anetaret e KQZ-se nuk jane as perfaqesues te partive politike as te qeverise apo opozites ne KQZ.
    Partite politike resp. grupet parlamentare kane te drejte te propozojne kandidate per anetare te KQZ-se. 3 kandidate ka te drejte ti propozoje koalicioni qeveritar dhe tre opozita. Grupi me i madh parlamentar brenda koalicionit qeveritar dhe grupi me i madh parlamentar brenda opzites kane te drejte te propozojne nga 2 anetare resp. 2 anetaret e propozuar nga grupi palamentar me i madh brenda koalicionit qeveritar dhe dy nga grupi me i madh palamentar duhet te votohen/zgjedhen nga Kuvendi nese i plotesojne kushtet e kerkuara formale. Kjo eshte edhe e vetekuptueshme, sepse ne te kunderten grupet do t'ia impononin njeri tjetrit kandidatet ose ne raste ekstreme nuk do te mund te zgjedhnin kurre anetaret per KQZ. Dy vendet e mbetura, per te mos i favorizuar totalisht vetem dy partite me te medha dhe diskriminuar te gjitha partite tjera me te vogla, plotesohen me nje anetare te propozuara nga grupi i dyte palamentar brenda koalicionit qeveritar dhe grupi i dyte parlamentar brenda opozites.
    Ne fund zgjedhet Kryetari/Kryetarja nga kadidatet qe kane konkuruar ne konkursin e Kuvendit per postin e Kryetarit/Kryetares.
    Kandidatet qe plotesojne kushtet formale votohen nga Kuvendi/Deputetet dhe kandidati/kandidatja qe fiton shumicen e votave zgjedhet Kryetar/Kryetare.
    Kryetari/Kryetarja nuk duhet te jete as anetare, as simpatizante dhe as i/e favorizuar e qeveris/opozites apo partive respektive. Nese p.sh. shumica e deputeteve do te votonte nje kandidat/kandidate qe me vone e kundershton kryesia e partise kryesore ne qeveri, shumica e grupit me te madh parlamentar, qeveria, kryeministri etj. ai/ajo perseri do te ishte kryetar/kryetare legjitime dhe nuk do te mund te shkarkohej duke u thirrur ne "raportin 4 me 3".

    Nga momenti i zgjedhjes anetaret e KQZ-se jane te pavaruar dhe nuk mund te shkarkohen per arsye politike apo per shkak te ndryshimit te raporteve brenda koalicionit qeveritar apo ne mes te koalicionit qeveritar dhe opozites. E njejta do te vlente nese ndonjeri nga anetaret e zgjedhur p.sh. do te votonte kunder vullnetit te atyre qe e kane propozuar. D.m.th. Fakti qe dikush eshte propozuar nga grupi parlamentar i PD-se apo grupi palamentar i PS-se nuk e obligon ate qe ne KQZ te sillet ashtu siq e deshirojne ata qe e kane propozuara. Sjellja ndryshe nga ajo e pritshmja nuk eshte arsye legjitimi per shkarkimin dhe zevendesimin e nje anetari te KQZ-se. Me fjale tjera: Menjehere pas zgjedhjes secili anetare mund ti ndryshoje pikpamjet dhe sjelljet e tij politike, ideologjike, partiake etj...pa pasur drojen se mund te shkarkohet nga detyra.

    Tani, pas largimit te LSI nga qerveria, ne fakt ka ra edhe qeveria si e tille, sepse nuk ka shumice vetanake ne Kuvend.
    LSI vazhdon edhe me tutje (indirekt) te jete pjese e koalcionit aktual qeveritar. Sepse pa LSI qeveria nuk do te mund te qendronte as si e tille, pasi qe nuk i ka numrat e nevojshem ne Kuvend. LSI per arsye politike (elektorale) vetem e ka ndryshuar formen e mbeshtetjes se koalicionit aktual, nga pjesemarrja direkte ne tolerim te qeverise permes sjelljes perkatese gjate vortimeve ne Kuvend. Ne te kunderten, do te duhej te rrezohej qeveria Berisha dhe te organizoheshin zgjedhje te parakoheshme apo te jashtezakonshme, te cilat jo domosdoshmerisht do te mund te mbaheshin me 23 Qershor. Pra, jo vetem per keto arsye qe permenda, por edhe per shkak se koalicioni aktual qeveritar nuk ka shumicen e nevojshme parlamentare per te qeverisur, kerkesa per ndryshim te perberjes aktuale te KQZ-se jo vetem qe eshte e kunderligjme por edhe ne pergjithesi e padrejte. Per dyshimet qe krijohen ne opinion lidhur me zgjedhje te ndershme etj. te mos flasim fare...

    Edhe LSI si pjese e opozites aktuale do te mund te argumentonte ngjashem si Berisha dhe PD dhe te kerkonte zevendesimin e anetarit te dyte aktual te opozites me nje anetare te LSI-se. Se paku keshtu do ta kerkonte logjika e Berishes&Co. Gjithashtu do te duhej te zgjedhej nje Kryetar/Kryetare e re, pasi qe raportet brenda koalicionit qeveritar, brenda opozites dhe ne relacionet ne mes tyre, kane ndryshuar. Kryetari/Kryetarja sipas logjikes se Berishes&Co eshte domosdoshmerisht pjese vendimtare e raporteve dhe relacioneve ekzistuese politike dhe do te duhej te zevendesohej cdo here qe ndryshojne keto raporte dhe relacione, per ta ruajtuar "balancin... 4 : 3".
    Ne fakti do te duhej te zgjedhej krejt KQZ-e e re. Dhe, ne keso rrethanash te krijuara pas largimt te LSI-se, zgjedhja e Kryetarit/Kryetares do te ishte praktikisht e pamundur. Pervec ndoshta me ndermjetesim nderkombetar. Kjo do ishte perafersisht konsekunca logjike e kerkesave te Berishes&Co...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 12-04-2013 mė 22:04

  8. #28
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624

    Pėr: A ėshtė i drejtė zėvėndėsimi i anėtarit tė LSI nė KQZ?

    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Kirie nuk kam kuptuar asgje nga pyetja qe ben.Tashme ne keshillin e BE jane ngrutur partite e djathta ne mborojtje te Berishes.Por sa per dijeni, ne jemi gati dhe per revolta , greva urje deri dhenien e jetes, per te vendosur te drejten e ligjeshme.Personalisht, do te enderroja nje 97, pasi nuk dua te largohem nga kjo jete i perdhosur.Nese ne 97-ten nuk dija se cfar po ndodhte, sot jam i qarte , di mire se cfar te bej.Te jeni te sigurte qe Shqiperia ka per tu pastruar prej drakules komuniste.Kjo eshte ajo qe do te ndodhe dhe me pas le te vijne nderkombetaret per te kerkuar konsensus.Ju komunistet dhe pjella e ushtarakeve te diktatures , nuk e imagjinoni dot sherthimin e njeriut te drjete , njeriut viktime e pafaj, prandaj matuni mire kur te hidhni hapat.Nuk do te kete me fare komunisti ne kete vend.Te me falin moderatoret per gjuhen e ashper , por situata e kerkon nje gje te tille.
    Ti je ai me logjikė tė shėndoshė??

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Pėr: Kuvendi shtyn pėr tė hėnėn votimin e shkarkimit tė anetarit tė LSI nė KQZ

    Eshte krijuar pershtypja se vetem plehrat e diktatures dine te ngrihen ne revolte, por po i beni hesapet pa hanxhine , shpirtin dot ju marrim po u prek e drejta.Lerini ligjet se nuk eshte pune ligjesh kjo, por marveshjesh.Magioranca do te hyje me raportin 4/3 sipas marrveshjes.Amorlaitetin nuk ka ligj qe ta mbroje dhe po vazhduart keshtu do te perfundoni keq.Paska shume mbeshtetes te lakuriqit te degjeneruar dhe te hadutit nga vendi Ali Tepelens ketu ne forum.Folem me urtesi per marrveshje, por ka dhe dhune.Pra kudo qe jeni, merreni ne konsiderate kete qe shpreh Anesti, se bilancin e parashikimeve e kam 100%.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Pėr: Kuvendi shtyn pėr tė hėnėn votimin e shkarkimit tė anetarit tė LSI nė KQZ

    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Eshte krijuar pershtypja se vetem plehrat e diktatures dine te ngrihen ne revolte, por po i beni hesapet pa hanxhine , shpirtin dot ju marrim po u prek e drejta.Lerini ligjet se nuk eshte pune ligjesh kjo, por marveshjesh.Magioranca do te hyje me raportin 4/3 sipas marrveshjes.Amorlaitetin nuk ka ligj qe ta mbroje dhe po vazhduart keshtu do te perfundoni keq.Paska shume mbeshtetes te lakuriqit te degjeneruar dhe te hadutit nga vendi Ali Tepelens ketu ne forum.Folem me urtesi per marrveshje, por ka dhe dhune.Pra kudo qe jeni, merreni ne konsiderate kete qe shpreh Anesti, se bilancin e parashikimeve e kam 100%.
    e thash un anesti qe po i vjen fundi vendit tend te punes, prandaj me llafe nuk ben gje po ngrihu e merr kallashin pas 23 qershorit
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •