Me rendesi per temen eshte respektimi i duhur i ligjit, jo diskutimi i bindjeve politike dhe arsyeve te njerezve pse mendojne dhe besojne ndryshe ose pse nuk mendojne si ti, si une apo si dikush tjeter...
As alibia e PD-se dhe aleateve ad hoc per ta shkarkuar anetarine KQZ-se te propozuar nga LSI, e cila behet vetem si tentim per te qene se paku formalisht konform me ligjin, pra edhe nje argument i qarte kunder interpretimeve tua dhe te disa tjereve lidhur me obligimin per perfaqesim 4:3 ne KQZ ne favor te "mazhorances", nuk ndryshon asgje ne faktin se ne Shqiperi nga institucionet me te larta, sic eshte p.sh. Kuvendi, nuk respektohen as ligjet dhe rregullat themelore te shtetit dhe demokracise.
Keto sjellje jane te patolerueshme dhe ne asnje forme nuk duhet te perkrahen ose edhe te minimizohen, pavaresisht a jane te PD apo te PS. Jane vendimtare per rrugen e shtetit dhe te shoqerise. Edhe ne shtetet me te zhvilluara demokratike shume gjera funksionojne me mire apo shume me mire se ne Shqiperi kryesisht fale besueshmerise se duhur nga shumica e qytetareve ne nje shkalle te mjaftueshme te pavaresise, panashmerise, ndershmerise, ligjshmerise dhe ne pergjithesi pergjegjshmerise dhe ndeshkueshmerise se sprovuar dhe te perseritur te institucioneve dhe organeve kryesore te shtetit dhe shoqerise...
Ne pothuajse asnje vend demokratik te Europes perendimore KQZ nuk luan rolin si ne Shqiperi, Kosove dhe vende te ngjashme. Prandaj, pothuajse kurre nuk ka diskusione per perberjen dhe perzgjedhjen e KQZ-ve. Vetem ne vende, ku KQZ-te mund te keqperdoren dhe keqperdoren si vegla te lojes politike per manipulimin ose legjitimimin/delegjitmimin e pothuajse cfardo zgjedhjeve nga partite politike, ka nje lufte te tille apo te ngjashme te ashper per perberjen e KQZ-se.
Eshte edhe karakteristike e vendeve, ku politika resp. pozitat e larta politike ne mase te madhe jane dhe shihen edhe shance dhe garance per pasurim personal ose familjar. Pra, karakteristike e vendeve me te prapambetura dhe pa perspektive te qarte ekonomike dhe zhvillimore.
Krijoni Kontakt