Kisha Ortodokse Serbe dhe roli i saj destabilizues ne rajon
Dr. Shefqet KRASNIQI
Kisha Ortodokse Serbe ėshtė e njohur pėr qėndrimet e saj tė vrazhda. Asaj i faturohet njė pjesė a madhe e fajit pėr krimet makabre tė ushtrisė, policisė dhe forcave paramilitare serbe nė Bosnjė e Hercegovinė dhe nė Kosovė.
Kisha ėshtė pikėrisht vendi ku janė bekuar kriminelėt. E, pėr ēudinė e tė gjithėve, Kisha, jo qė nuk ka kėrkuar falje kurrė, por ajo ka vazhduar me agjendėn e saj djallėzore duke i kontribuar destabilizimit tė rajonit.
Ajo, ėshtė shfaqur si protagoniste e fuqishme edhe nė bisedimet qė janė zhvilluar ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė. Vazhdimisht ka ushtrim ndikimi dhe presioni tek autoritetet serbe qė tė mos pranojnė asfarė marrėveshjeje me Kosovėn, pasi qė ajo ėshtė e tyre tėrėsisht. Kisha ende jeton me mite e pėrralla.
Kisha edhe tash, kur bisedimet janė nė fazat mė kritike, luajti njė rol vendimtar. Mediet raportonin se shkak i presionit tė saj dhe disa shkaqeve tjera, Serbia refuzoi marrėveshjen. Misioni i saj mė shumė ėshtė politik se fetar. Sikur nuk ėshtė ngopur me krimet e bėra, dhe se ende ka nevojė tė pijė gjak tė njerėzve tė pafajshėm. Madje, ata kėtė pėrpjekje tė tyre janė tė interesuar ta shndėrrojnė edhe nė projekt historik.
Vitin e kaluar, gjatė njė vizite nė Shkodėr, Mitropoliti i Kishės Ortodokse Serbe nė Mal tė Zi, Amfillohije Radoviq, ka hapur njė temė, e cila ka njė lidhje paksa me kėtė qė ėshtė hapur kėto ditė, ndryshimin e historisė. Ai thotė se shqiptarėt nuk duhet ti shohin serbėt si pushtues, por si ēlirimtarė. Nuk di nėse ky do tė jetė epilogu i nismės sė intelektualėve tanė, tė cilėt me ēdo kusht po duan ta shpallin turkun si armik.
Kemi ardhur pėr tė vizituar varrezat e ushtarėve serbė tė rėnė gjatė Luftės Ballkanike, tė cilėt luftuan kundėr pushtuesit osman. Kėta ushtarė sė bashku me tė tjerė kanė sakrifikuar veten pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Kėtu nė Bardhaj kanė rėnė mė se 10 mijė ushtarė serbė. Unė do doja tė thosha edhe diēka tjetėr, se ata kanė rėnė nė kohėn kur Shqipėria shpalli Pavarėsinė, nė atė moment vendimtar historik pėr lirinė e vendit. kishte thėnė ndėr tjera Radoviqi.[1]
Nuk mė habit aspak ky qėndrim i Kishės.
Pėr keqardhje janė qėndrimet tona karshi deklaratave tė tyre. Nuk e japin Kosovėn pse konsiderojnė se fetarisht iu takon atyre. Kjo ėshtė arsyeja kryesore. Ata, edhe pse nė emėr tė fesė kanė shkatėrruar mbi dyqind xhami nė Kosovė, nuk ndalen sė kėrkuari tė drejtat e imagjinuara tė tyre pėr Kosovėn. Mjerisht, nė anėn e tyre ka dalė edhe Vatikani. Nuk e ka pranuar Kosovėn, sepse ka vlerėsuar se Kosova ėshtė djep i Kishės Ortodokse. E, nė anėn tjetėr, autoritetet tona, lėre mė qė nuk janė kujtuar tė diskutojnė ēėshtjen e xhamive tė shkatėrruara gjatė luftės, por ata nuk janė ndalur sė favorizuari Kishėn Serbe nė Kosovė, e cila, ėshtė e vetmja me letra qė figuron nė Kosovė.
Pushteti serb vazhdon me tėrė fuqinė dhe autoritetin e tij qė ta pėrkrah Kishėn Ortodokse nė Kosovė, pėrderisa pushteti ynė jo vetėm qė injoron Bashkėsinė Islame dhe nuk interesohet fare pėr xhamitė, por ai edhe i pengon muslimanėt tė ndėrtojnė xhami. Tė gjithė e dinė sa tė zitė e ullirit e kemi hequr derisa e morėm njė truall pėr njė xhami tė madhe nė Prishtinė. Edhe kjo ka pėrgjegjėsinė e vet.
Mund tė tingėllojė paksa paradoksale, por sot kriminelėt po trajtohen sikur tė ishin viktima!
Krijoni Kontakt