Islami ndėr shqiptarė ka traditė disa shekullore, e cila ėshtė zhvilluar pa ndėrprerje qė nga shekulli XV e deri nė ditėt tona, duke ushtruar njė ndikim esencial nė mbijetesėn dhe nė formėsimin e identitetit fetar, kulturor dhe kombėtar. Duke pas parasysh faktet historike, pushtimet e njėpasnjėshme mbi trojet shqiptare, qėllimin e lig tė fqinjėve tė ardhur, pėr asimilimin e elementeve tė identitetit tonė kombėtar vunė nė sfida tė mėdha duke e rrezikuar ekzistimin tonė. Roli i islamit nė ruajtjen e identitetit kombėtar, duke mos pėrjashtuar edhe faktorėt e tjerė, ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė dhe i argumentuar me tė dhėna shkencore tė ndėrtuara mbi burime tė sakta historike dhe arkeologjike.

Ilirėt-shqiptarėt para ardhjes sė perandorisė osmane gjegjėsisht para pranimi tė Islamit ishin popull pagan. Kjo formė e besimit ėshtė njė ndėr shkallėt mė tė ulėta tė emancipimit fetar dhe si tė tillė u mungonte ēart fuqia e besimit pėr rezistimin e asimilimit dhe tėhuajsimit nga pushtuesit e ndryshėm qė bėheshin. Pėr kėtė fakt ėshtė ndryshimi i gjuhės dhe traditės nė masė tė madhe e nė tėrėsi edhe fesė nga paganizmi nė kristanizėm e mė vonė duke ndėrruar edhe vijėn kishtare nga Kisha Romake nė atė Ortodokse. Kėto ndryshime nė identitetin e vet ndodhin shumė lehtė tek populli qė nuk ka njė formėsim tė duhur dhe tė kompletuar kombėtar dhe fetar.

Mungesa e plotė e dėshmive tė shkrimeve shqipe, madje mungesa e gjurmėve kulturore nė shekujve VII- XIV, ku bie edhe sllavizimi i plotė i toponimeve nė trojet shqiptare dhe madje edhe sllavizimi i patronimeve tė vetė shqiptarėve, zbulojnė qartė atė katandisje etnike, qė vazhdonte pėrgjatė shekujve tė sundimeve bizantine e sllave, e tė cilat vetėm sa e thellonin asimilimin qė kishte pėrhapur romanizimi nga pushtimi i gjatė romak.( Roli i islamit nė trojet shqiptare, Dr. Milazim Krasniqi)

Nė burimet e shkruara nga autorė tė huaj antikė, tė cilėt kanė pasur kontakte me shqiptarėt, mė tė shumtėn dominon njė vlerėsim negativ pėr karakterin dhe pėr organizimin e tyre. Sado qė nė kėto vlerėsime ka pasur keqdashje tė autorėve, nuk mund tė pėrjashtohet plotėsisht objektiviteti i tyre, meqė organizimi dhe rrezatimi kulturor i ilirėve /shqiptarėve nė kėto periudha historike ka qenė shumė inferior nė raport me romakėt nė fillim dhe me fqinjėt grekė e sllavė mė vonė. Nuk duhet injoruar as fakti se qytetet antike me rrezatim kulturor tė ndjeshėm, si Butrinti, Apollonia, Durrėsi, nė fakt kanė qenė koloni helene e romake dhe nė to nuk ka gjurmė tė shkruara nė gjuhėn ilire-shqipe dhe as aktivitete kulturore tė dokumentuara me prejardhje ilire.



Kjo ėshtė nė pėrgjithėsi gjendja e ilirėve dhe rreziku permanent i tyre pėr asimilimin dhe zhdukjen e ilirėve/shqiptarėve. Gjallėrimi dhe ngritja e vetėdijes kombėtare dhe fetare gjatė perandorisė osmane ishte ajo e cila ruajti dhe fuqizoj identitetin tonė kombėtar pėr dallim nga periudha para islame.

Shqiptarėt gjatė periudhės tė perandorisė osmane me pėrqafimin e Besimit nė Njė Zot dėshmuan njė vlerė tė posaēme njerėzore dhe njė emancipimi tė lartė fetar. Duke besuar Zotin dhe duke zėnė vend tek ta Shpallja Hyjnore, filloi tė zė fill edhe emancipimi kulturor e intelektual, pėrparimi dhe zhvillimi i jetės familjare e sociale si dhe formėsimi kombėtar dhe fetar. Obligimet fetare gjatė zbatimit tyre edukonin kėtė popull nė durim, pėrgjegjėsi dhe pėrkushtim pėr vendin.

Ngritja e vetėdijes pėr edukimin familjar, ngritja e respektit pėr prindėrit, edukimi i fėmijėve, ngritja dhe emancipimi i femrės, rregullimi i marrėdhėnieve bashkėshortore, familjare e farefisnore krijonte kushtet pėr emancipimin e mirėfilltė kombėtar e fetar. Duhet tė ceket nė kėtė pikė se ēėshtja e ngecjes sė implementimit tė plotė tė edukimit familjar sipas dispozitave islame ka qenė edhe indoktrinimi i malėsorėve me tė drejtėn zakonore-kanunin.

Ndikimi i islamit edhe nė edukimin social dhe nė ngritjen e kapaciteteve tė formuara ishte i jashtėzakonshėm. Prova tė identitetit tė tillė do tė jipeshin mė vonė, pas disa shekujsh tė jetės nėn sundimin osman, ku ndodhi njė transformim real i jetės sociale, kulturore, fetare dhe kombėtare tė shqiptarėve. Kėta shembuj do tė vijnė pasi tė ketė kaluar gati pesė shekuj tė sundimit osman, nė tė cilin shqiptarėt njohėn njė rikonsolidim tė brendshėm demografik dhe kulturor, pas shpėrbėrjes sė gjatė nėn sundimet romake, bizantine e serbe. Janė themeluesit e Lidhjes sė Prizrenit identifikim i njė profili tė ri tė individit shqiptar, qė kėrkon realizimin e vet dhe tė fateve tė kolektivitetit, me anėn e njė angazhimi tė disiplinuar dhe tė menduar mirė nė sfondin e komplikuar tė zhvillimeve politike, diplomatike e ushtarake tė kohės. Pa njė profilizim tė tillė ka qenė e paimagjinueshme qė tė krijohet njė lėvizje indipendentiste qė synonte ruajtjen dhe afirmimin e identitetit shqiptar dhe islam tė shqiptarėve, nė rrethimin armiqėsor ballkanik, nė moskuptimet tragjike tė qeveritarėve osmanė dhe tė gjeopolitikave antishqiptare dhe antiislame tė shekullit XIX dhe tė shekullit XX nė Europė. Kur analizohen me kujdes biografitė dhe bėmat e personaliteteve tė kėsaj lėvizjeje, ėshtė e qartė se ato dėshmojnė pėr njė emancipim tė individit shqiptar nė Islam, ku kishte pėrfituar vlera tė larta organizative nga pėrvoja shtetėrore, politike dhe fetare nė Perandorinė Osmane. Falė kėtij transformimi dhe kėsaj vetėdijeje vepruese islame, edhe u kultivua toleranca e brendshme shqiptare. Kjo tolerancė e brendshme mundėsoi integrimin e shqiptarėve, tė cilėt edhe pse u pėrkisnin feve tė ndryshme, realizuan njė projekt unik politik dhe nacional. Ky projekt rezultoi me identifikimin e kėrkesave politike dhe nacionale nė vitin 1878 dhe me krijimin e shtetit shqiptar nė 1912. Nga faktet historike ėshtė krejt e qartė se barrėn kryesore tė kėtij projekti kombformues e shtetformues, pėrfshirė edhe pasojat nė formėn e gjenocidit serb nė viset veriore pas Kongresit tė Berlinit dhe ndėshkimin e pushtetit turk, qė erdhi si reaksion i detyrueshėm, pėr shkak tė imponimit tė diktatit tė Fuqive tė Mėdha tė kohės, e ka bartur mbi vete popullsia muslimane shqiptare dhe elita intelektuale e politike e dalė prej saj.

Noel Malkolmit, i cili i dallon tre grupime ose kahe politike nė periudhėn historike para Lidhjes sė Prizrenit, kryesisht ėshtė i pranueshėm:

- Grupimi i parė, sipas tij, ishte pėrpjekja e malėsorėve pėr t’i mbrojtur ose edhe pėr t’i zgjeruar tė drejtat e tyre tradicionale tė vetėqeverisjes, pėrballė programit tė reformave osmane; nė kėto reforma dėshirohej tė imponohet elementi vendas, si pėr muslimanėt ashtu edhe pėr kristianėt, si pėr malėsorėt ashtu edhe pėr rrafshin. Kėtė shtresė Christine von Kohl-i e quan “shtresa e analfabetėve, e ēifligarėve tė mesėm” ;

- Grupimi i dytė synonte krijimin e njė principate autonome katolike shqiptare, tė cilėn e pėrkrahu edhe monsinjor Prenk Bibė Doda. Ai nuk do tė zgjedhė mjete pėr ta sendėrtuar kėtė ide, madje pėr kėtė qėllim do tė bashkėpunojė edhe me Malin e Zi. Kėtė ide e ndihmoi edhe Austro-Hungaria, por edhe arbėreshėt, si politikisht ashtu edhe me armė. Mirėpo, pėr shkak tė synimeve egoiste katolike, kjo ide dėshtoi. Kėtė shtresė Von Kohl-i e quan si “shtresa e prijėsve fisnorė dhe sunduesve feudalė, tė cilėt herė janė nė hasmėri ndėrmjet veti e herė nė hasmėri me organet lokale” ;

- Grupimi i tretė, i cili kryesisht jetonte nė mėrgim, qė njihej si grupi i Stambollit, ku shquheshin vėllezėrit Frashėri, ishte mė aktivi nė mesin e tyre. Kėtė shtresė Von Kohl e quan “shtresa e intelektualėve tė arsimuar nė Evropė apo nė Turqi, qė gėzonin nam dhe autoritet nė Stamboll apo nė botėn arabe”.

Sipas shumicės sė studiuesve shqiptarė, grupimi i tretė konsiderohet flamurtar i patriotizmės shqiptare dhe ishte mė i zėshmi dhe mė aktivi. Ky grup do ta bartė barrėn kryesore nė pėrgatitjen dhe organizimin e tubimit tė njohur nė Prizren mė 1878. Po ashtu thotė: Lidhja e Prizrenit kishte njė karakter tė fortė mysliman, udhėhiqej nga myftilerėt, ulematė dhe kadinjtė.

Madje edhe vendi ku u mbajt Lidhja e Prizrenit tregon njė simbolik tjetėr tė rolit tė islamit nė ruajtjen e identetit tonė kombėtar. Shumė burime historike pohojnė me prova e fakte se Kuvendi i Lidhjes se Prizrenit ėshtė mbajtur nė xhaminė “Gazi Mehmed pasha” e njohur nė popull si Bajraklia.



Me kėto ngjarje edhe finalizohet formimi i kombit shqiptar dhe i shtetit shqiptar duke e ruajtur kėtė popull nga asimilimi dhe duke e dalluar atė edhe me kombin edhe me fenė dhe mė simbolikat e qė tė dyjave. Ndėrsa populli shqiptarė i cili jetonte nė trojet e lashta shqiptare por nuk pranuan Islamin u asimiluan disa nga ta gradualisht siq ėshtė rasti i Bitolit, Maqedoni.