Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Shkencëtarët: Vdekja nuk ekziston…

    Shkencëtarët: Vdekja nuk ekziston…
    Publikuar: 05.04.2013 - 15:39



    Të gjithë besojmë se kemi një jetë mbi tokë. Pas një periudhe kohe vdekja i vjen secilit dhe ne besojmë se do vdesim sepse ashtu na është thënë. Por askush nuk ka ngritur pyetjen çfarë ndodh me shpirtin e njeriut, ku shkon ai dhe më e rëndësishmja a vdes njeriu. Teoria e re shkencore thotë se “vdekja nuk është akti final”, shkruan në blogun e tij Robert Lanca, ekspert për teknologjinë e avancuar të qelizave,transmeton tema.

    Njëri nga aspektet e njohura të fizikës kuantike është se disa aspekte nuk mund të parashikohen në mënyrë absolute. Në vend të kësaj, ekziston një sërë observimesh të mundshme, secila me probabilitet të ndryshëm. Një shpjegim i shpeshtë, interpretimi i “shumë botëve”, thotë se çdonjëra nga këto observime të mundshme korrespondon me një universum tjetër (multiuniversum). Teoria e re shkencore e quajtur biocentrizmi shumë pak ka spastruar këto ide. Ekziston numër i pakufishëm i universumeve dhe gjithçka që do të mund të ndodhte, ndodh brenda tyre.

    Vdekja nuk ekziston në kuptimin e plotë në këta skenarë. Të gjitha universumet e mundshme ekzistojnë në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh se çka ndodhë brenda tyre. Edhe pse trupat tonë janë të përcaktuar që të asgjësohen, ndjenja e jetës – “Kush jam unë?”, është në të vërtetë një fontanë me energji prej 20 vatësh e cila e kontrollon trurin. Mirëpo kjo energji nuk zhduket pas vdekjes. Njëra nga aksiomat më te besueshme të shkencës është ajo se energjia kurrë nuk vdes, ajo nuk mund as të krijohet as të asgjësohet.

    http://www.zeri.info/artikulli/3311/...a-nuk-ekziston
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 07-04-2013 më 02:29

  2. #2
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Shkencëtarët: Vdekja nuk ekziston…

    Pordhi kali ne dere te hanit e ja ngjiten nje Shkodranit.
    Por Shkodrani zyri be: ai nuk ka pjerdh qe kur ka le !
    Cdo gje eshte relative...

  3. #3
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Shkencëtarët: Vdekja nuk ekziston…


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Shkencëtarët: Vdekja nuk ekziston…

    Nuk na paskan mbete, as shpresat me vdeke nashi.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  5. #5
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Shkencëtarët: Vdekja nuk ekziston…

    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Nuk na paskan mbete, as shpresat me vdeke nashi.
    Si mendove ti, te vdesesh e te dalesh ne pension? Jo mor jo ka pune ketu, do kete supriza te njepasnjeshme,

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Shkencëtarët: Vdekja nuk ekziston…

    Ende ma shume pune ka a?
    Una menova me thon: "Spo du mo, se boll u bo, gjejeni dike tjeter, se una shkova papa"
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Shkencëtarët: Vdekja nuk ekziston…

    Ne fakt kohet e fundit , mua me ka befasuar fenomeni NDE ( Near death experience ) , i njerezeve qe pesojne ata kardiak , por 'rikthehen' ne jete per shkak te avancimit te shkences . Statistikisht 1 / 3 deklaron se ka shkuar ne nje bote tjeter , edhe ekzistenca e tij nuk ka pushuar se qeni .

    Duhet theksuar ketu , me plot fjale . Se ata njerez , shumica absolute behen agnostik , edhe jo religjoz ndaj feve monoteistike jezuite edhe te shkretetirave me 70 virjeresha . Thjesht behen me spiritual . Biles shume persona religjoz , kethehen ne jo religjoz , per shkak sepse keto fete primitive qe jan bere per te kontoluar masat , dalin fare hapur , se nuk perputhin me realitetin .

    Gjithsesi eshte nje fenomen qe meriton te studjohet seriozisht , sepse realiteti qe deklarojne keta persona , per ata eshte me real se sa kjo bota reale qe jetojme . Nqs eshte mekanizem vdekjeje eshte e mundshme , por kam besimin se ka dicka me teper , edhe kurioziteti nga natyra ime , me ka shtyre te lexoje edhe degjoje shume nga keto eksperieca , qe perputhen plotesishte me njera tjetren .

    Shkenca duhet ta marre me seriozisht . Duhet te dime nqs eshte produkt i trurit apo dicka me teper .

    Plus qe ekziston edhe fenomeni OBE ( out of body experience ) qe eshte nje fenomen , qe kurre fle gjum , zgjohesh pa pritur , por e shikon trupin tend nga tavani , ne realitet te plot ( edhe jo ne gjendje endre ) . Njerezit qe e perjetojne kete jan proporcionalisht shume ( rreth 20-30 % ) te pakten nje here ne jete . Shumica frikesohet aq shume sa besojne qe kan vdekur apo , jan te cmendur , edhe nuk flasin me asnjerin per kete fenomen special .

    OBE-ja eshte nje gje qe mund ta besh edhe me deshire , para se te flesh . Ka njerez qe deklarojne se mund te dalin nga trupi edhe te ven te shikojne te afermit e tyre ne nje qytet tjeter .

    Jo nuk jan fantazi , jan gjera reale . Por ceshtja eshte a jane endrra apo fenomene reale . Kete une nuk e di , sepse nuk kam perjetuar kurre asnje nga keto fenomene OBE , edhe as dua se nuk ma mban .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Shkencëtarët: Vdekja nuk ekziston…

    Ne situata te tjera kjo do ishte nje teme interesante per diskutim,
    por ne baze te botekuptimin te gjithesejcilit implikimet e pohimit te shkencetareve jane te ndryshme.

    Jam kurioz prishtina75, nese marrim te mirqene ate qe thone shkencetaret atehere çfare perfundimi nxjerr ti nga kjo?

  9. #9
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: Shkencëtarët: Vdekja nuk ekziston…

    Tema eshte hapur ne forumin e gabuar.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Shkencëtarët: Vdekja nuk ekziston…

    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Tema eshte hapur ne forumin e gabuar.
    pse eshte ne forumin e gabuar vella ?! Tema e shtypit te dites , a nuk ishte ne shtype ?!

    Sepse ti mund te jesh religioz , apo jo religioz (ky do ishte rasti me i mire ) , kjo nuk domethene se eshte ne forumin e gabuar .

    Mbetet per tu theksuar edhe nje here , se NDE ne fakt hedhin posht fete ne menyre kategorimatike ....

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •