-
PS-LSI mund të jenë fituese, por me Qeverisje të ardhëshme problematike
Gadishmëria e menjëhershme e LSI për të bërë një pakt parazgjedhor më PS nuk është për tu habitur, sidomos mbas presionit të ndërkombëtarëve sidomos nga përfaqësuesi i krahut të majtë europian.
Dihet që koalicioni PD + LSI është i panatyrshëm por që rezultoi në një stabilitet qeveritar prej 4 vitesh pavarësisht nga problematikat e pazgjidhura deri më tani.
Dihet gjithashtu që nga eksperienca e koalicioneve të mëparshme në drejtim, se drejtimi me parti të vogla është shumë problematik për partinë kryesuese për disa arësye:
-sepse partitë e vogla nuk kanë burime të mjaftueshme të burimeve njerëzore në drejtim të teknokratëve dhe të meritokratëve
- sepse partitë e vogla nuk kanë demokraci sepse janë parti të njëshi,t pra të personit i cili e krijoi partinë, i cili praktkisht e ka partinë private, dhe se personi është patjetër një ish-ministër apo drejtues i lartë i nomeklaturës,
-sepse partitë e vogla nuk kanë programe të sakta dhe të detajuara për të drejtuar, por gjejnë njerëz të rastësishëm të cilët për nevoja klienteliste të njëshit (të partisë së vogël) I propozojnë për në drejtim të koalicionit duke shkaktuar kështu një dëmtim të rëndë të qeverisjes për shkak të pa-aftësisë së individit dhe për shkak të dëmtimit nga ana e këtyre individëve të administratës shtetërore dhe asaj locale,
-për shkak të mungesës së profesionalizmit , individët e emëruar nga partitë e vogla në drejtim kanë prirje për të bërë korrupsion dhe për të mos zbatuar ligjin, sepse e dinë që nuk mund t`i heqin për kollaj,
- individë të tillë në drejtim janë të rrezikshëm sepse përfitojnë nga rasti, meqënëse mbrohen nga partia e tyre e vogël e cila për nga rëndësia momentale mund të dëmtojë qeverisjen nëse largohet nga koalicioni, e për pasojë koalicioni (pra partia qeverisëse), detyohet të bëjë lëshime duke dëmtuar rëndë qeverisjen dhe duke lejuar shkejen e ligjit,
Eksperienca 16 vjecare e 2 qeverisjeve të majta dhe të djathta tregoi se gjërat janë përkeqësuar në të dy rastet në ato ministri në të cilat drejtonin individë të emëruar nga partitë e vogla p sh, në kohën e socialistëve ministritë më të korruptuara ishin : ministria e PPDNJ, Agrare, dhe e PSD, pikërisht për argumentet që thamëmë lart.
Korrupsioni u rrit sidomos në 4 vjecarin e dytë të qeverisjes, sepse nuk kishte më një program të qartë për tu zbatuar, dhe individët e caktuar nga partitë e vogla bënin sit ë donin duke shkelur ligjin por duke mos u dënuar.
Në qeverisjen 8 vjecare të PD+ koalicion, gjithashtu ndodhi i njëjti fenomen: partitë e vogla dëmtuan rëndë qeverisjen e PD sepse pavarësisht zbatimit të ligjit nga frika se mos prishej koalicioni I panatyrëshëm PD+LSI, partia qeverisëse u përpoq që të tolerojë por… në dëm të qeverisjes për disa arësye:
- Lejoj LSI-në, të vendosë në qeverisjen qëndrore individë pa integritet professional sidomos në Shëndetësi, Arësim, Ministri të jashtëme, dhe kudo ku LSI mori pjesë,
- Lejoi Partinë e Nard Nokës të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë duke dëmtuar rëndë profesionalizmin në drejtim, me një kosto të rëndë pro korrupsionit, në drejtim të shkeljes së ligjit,
- Lejoi Partinë e PPDNJ të drejtojë ministrinë e Punës, duke djegur fonde, projekte, dhe duke miratuar projekte fantazmë apo pa bereqet, duke djegur në këtë mënyrë me qindra mijra euro dëm.
- Lejoi nëpërmjet ndryshimeve të herëpashershme të Ligjit të Arsimt të Lartë por dhe nëpërmjet mos-zbatimit të tij – të emërimit të individëve në drejtim të cilët nuk kishin përvojë akademikë – me një dëm kolosal në drejtim të mësim dhënies, dhe të korrupsionit pasiv apo aktiv nga mungesa e eksperiencës akademike apo profesionale,
- Lejoi në ministritë e tjera për hir të një qeverie të stabilizuar- të futen individë jo-teknokratë dhe as meritokratë në: polici, dogana, ekonomi&financë, dhe në shumë drejtime qeverisëse të tjera duke dëmtuar me këtë rast imazhin e vetë PD e për pasojë edhe të koalicionit qeverisës.
Cdo ndodhë në rast të një fitoreje të PS me koalicionin e saj? A do të përsëriten gabimet e qeverisjes së koalicionit të PD, dhe ato të përfolura të koalicionit të kaluar të PS?
Ka shumë gjasa të përsëriten dhe aleanca me parti të vogla kryesisht me LSI do ti shkaktojë PS po ato kokecarje që i shkaktoi LSI – PD-së.
Për këtë arësye , pavarsisht programit të mirë të PS, pavarësisht impenjimit të kuadrove të rinj të PS, pavarësisht kërkesës së elektoratit, dhe popullit për rotacion, e ardhmja e koalicioni shumë të dëshëruar PS+LSI , vetëm e vetëm për të larguar Berishën, do të jetë e zymtë, duke patur parasysh kokëcarjet që I shkaktoi LSI me ndarjen e pushtetit- I cili rezultoi fatal përsa I përket rezultatit të qeverisjes: korrupsion galopant +shkelje të pashëmbellta të ligjit+fryrje e administratës me militant+papunësi; për pasojë program I rregullt I PD: bërje rrugësh+stabilizim i dritave dhe uje+ punësim+integrim në BE, është errësuar aq shumë nga paudhësitë e partive të vogla sa që tashmë PD do të përballet me largiimin e saj me rotacion, pikërisht nga ish-aleatja e saj e panatyrshme, e cila mesa duket mendon se do të përfitoje dhe do të rrijë në qeverisjen e ardhëshme duke zbatuar `programin` e saj konjuktural: ` të hamë e të pasurohemi sa të mundemi, e sa për integrimin dhe të sakrificës shtet për pushtet- le të mendojnë të tjerët`.
Kjo është LSI, dhe si kjo janë pak a shumë dhe partitë satellite- me lugë në brez dhe me njerëz pa integritet professional dhe moral.
Për të parandaluar këtë batak ku kanë rënë të dy koalicionet deri më sot për 16 vjet respektivisht duhen disa masa që mund ti quaj profilaktikë për hir të bërjes shtet duke sakrifikuar edhe pushtetin:
-vendosjen e drejtuesve teknokratë e meritokratë me integritet moral
-rivendosjen e hierarkisë profesionale dhe akonkurimit për vënd pune duke formatuar DAP,
-funksionimin e gjykatës administrative,
-ngarkimin me përgjegjësi ligjore dhe financiare të drejtuesi (dhe jo të paguajë shteti) nëse largon nga puna punonjësin por kur punonjësi fiton gjyqin,
- detyrimin dhe mbajtjen me përgjegjësi penale të drejtuesit në rast se ai shkel apo nuk i zbaton ligjet përkatëse.
-Reforme rrënjësore në Shnëdetësi dhe Arsim me një drejtim me borde dhe jo të individit
-Reforme dhe pavarësi e gjyqësorit
-Përgjegjësi penale për drejtuesit partiakë ose egzekutive të cilët kanë shkelur ligjin
-integrim ne BE dhe konsulencë për cdo Ministri nga të huajt
-Ministrat dhe Kryeministri të mbajnë këshilltarë profesionistë e meritokratë të detyruar
me ligj të cilët të mbajnë përgjeësi për cdo konsulence, numri I tyre të jetë I reduktuar
-Financimet për Projektet shkencore tu jepen Universiteteve, projektet locale dhe për punësim, të drejtohen nga një Bord i komanduar nga Kryeministri,
- duhet të nxjerrë ligje të reja për mbajtjen e statistikave dhe buxhetet ti zbatojë bazuar në statistika reale njerëzore dhe jo kuturu
Koalicioni fitues i ardhshem i majtë apo që mund të drejtojë një qeveri stabiliteti, do të duhet të mos shtojë taksat dhe peshën e ndaj popullit, por duhet të rregullojë informalitetin, papunësinë, bazuar në zbatimin e ligjit.
-
-
i/e regjistruar
Për: PS-LSI mund të jenë fituese, por me Qeverisje të ardhëshme problematike
berisha edhe 4 vjet te tjera, bashke me bamir halen, por do kene shume probleme
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt