-
i/e regjistruar
Fadil Lushi:Pronari i "mejhanes"..,
Fadil LUSHI
PRONARI I MEJHANES DHE QENGJAT E KUQ TĖ BEUT
Tė nderuar lexues, me kėtė parashtrim gazete qė do ta shkarravis nė vijim, ndoshta nuk do ngre diē tė veēantė nė kandar. Kėtė do tia dedikoj mbamendjes sime tė trazuar dhe tė rebeluar. Higjienėn e mendjes a edhe dilemėn time morale karshi njė vakie qė kishte ndodhur shumė kohė mė parė, do tė bėj pėrpjekje ta vė nė peshojė tė tyxharit. Por para se ta jetėsoj kėtė tregim, mė duhet ti referohem njė shprehje proverbiale, ku pos tė tjerash thuhet: Rruhu nga miku budalla se ta vret mizėn nė ballė!?
Unė jam paksa skeptik sa i pėrket vėrtetėsisė sė kėtij proverbi. Njė i tillė budalla para pesė dekadash rronte nė mėhallėn tonė. Pėrndryshe ishte pronar i njė mejhaneje e cila frekuentohej nga bohemėt e atėhershėm tetovarė. Kjo mejhane pas kushedi sa motesh ra nė falimentim. Bashkėmoshatarėt e mi, sot e kėsaj dite janė nostalgjikė pėr atė mejhane dhe pėr ato kohėra tė llumta. Nuk mund tė thuash se ky pronar filokomunist e filodallaverexhi, vėrtet ishte i marrė a i rrjedhur nga mendja, pėrkundrazi ishte njė njeri qė shquhej pėr zotėsi nė fushėn e zanatit tė tij..., ishte njė dhelparak i llojit tė vet. Dhe ky qė ne e konsideronim injorant, lėkurėn a mbėshtjellėsin e trupit e kishte tė regjur a tė trashė. Nėn atė lėkurė mbante sekretet dhe misteret e tij pėr tė cilat kurrėn e kurrės nuk u hetua as njė e vetme provė. Ai nuk dilte dot aq kollaj nga ajo lėkurė. Sa herė qė ia donte qejfi, ngarkonte njė maunė me njerėz tė lajthitur, tė menēur, intelektualė, tė ndershėm, tė persekutuar, shehėrlinj, katundarė, fisnikė e tė tjerė. Ky asnjėherė nuk preokupohej dhe nuk dalldisej me hallet e myshterinjve tė tij..., nuk i hynte nė punė e vėrteta se pse ata, nuk i kishin punėt nė terezi a pse atyre u mungonte mirėqenia materiale dhe rehatia familjare. Thjesht, sillte vėrdallė njė shehėr a kasaba dhe pėr kėtė nuk kishte bir nėne qė do tė guxonte tė hapte gojė e ti thoshte: ..., o ti mejhanexhi, mbylle kėtė ahur pasi qė nė tė ndėrtohet kėshtjella e thashethemeve tė kapixhikėve..., sepse aty spiunohen atdhetarėt, aty zaptohet prona e fukarenjve, aty falsifikohet trashėgimia e dishepujve tė vatanit, aty pėrflitet morali i familjeve me taban kombėtar, aty keqpėrdoren ndihmat humanitare dedikuar jetimėve tė popullit, aty sajohen vlera, aty ushqehet e frymon luksi i heshtjes dhe indiferencės sė bohemėve karshi pisllėqeve qė hetohen nė mejhanen tėnde..., aty ku bashkėqytetarėt e mi futen ashtu vullnetshėm dhe pėrtej dėshirės sė tyre nuk dalin dot kollaj prej aty...!
Njė ditė njė mik i tij i kishte parashtruar pyetjen se pse nuk e ndryshon biznesin!? Ky budalla ia kishte kthyer atė hazėrxhevap: Po ēmė duhet tjetėr biznes kur kam njė maunė me qengja tė kuq tė cilėt pėr tė zėnė rend qė tė futen nė mejhanen time, paraprakisht duhet tė thyejnė kokėn e njėri-tjetrit qė pastaj paratė e ekonomisė familjare ti bėjnė rrush e kumbulla? Kjo vaki i ngjan asaj pyetjes tė fshatarėve tė cilėt kur e kishin pyetur dashin se pse na dukesh kaq i shqetėsuar e i inatosur..., ai u kishe dhėnė pėrgjigjen: nuk mėrzitem e nuk mė vjen zor se pse punoj natė e ditė, por mė vjen inat pse qengji dhe qengjat e kuq tė qehajait tė beut hanė hazėr!?
Lexuesit e mi tė ndershėm dhe pa tarafe, me tė drejtė do tė parashtrojnė pyetjen se kujt i hyn nė punė ky parashtrim gazete qė (ri) pėrsėritet edhe pas njė gjysmė shekulli, kujt i duhet qė ta lexojė kėtė tregim a thashetheme qė ka dalė nga hapėsirat e mėhallės sė fukarenjve..., njė tregim qė nuk lexohet as ndėr dhėmbė e as ndėr buzė..., dikush tjetėr do thotė se e gjithė kjo nuk konvergjon me realitetin qė jeton gjithsecili..., nė instancė tė fundit askush nuk e ka hallin e etikės sė kėtij parashtrimi si dhe porositė qė i pėrcjell ai.
Njė mejhane politike sot funksionon nė kryeqendrėn politike tė Shqipėrisė londineze, e cila frekuentohet nga politikanė opozitarė si dhe nga ca opinionbėrės tebdil (njerėz qė fshehin veprimet e qėllimet e tyre djallėzore) qė mbajnė anėn e pushtetarėve aktualė. Kur jemi te dashi, mua do mė duhet ti referohem historisė sė batutave pėr kėtė kafshė shtėpiake. Nėse na lejohet, po e fillojmė me qengjin e njė qehaje tė beut. Thonė se qengji qė kishte braktisur kopenė, aq shumė kishte pasur uri, saqė kishte ngordhur midis dy togjeve tė barabarta me sanė, sepse nuk kishte mundur tė vendoste cilėn tė fillonte ta hante. Ky qengj nė psikologji merret si shembull i konfliktit tė dyfishtė emocional gjegjėsisht tė njė ambivalence (ndasie) qė shprehet tej mase te njerėzit me karakter tragjik. Pėr hir tė njė respekti ndaj personaliteteve qė mund tė hetohen nė vijim tė kėtij shkrimi, do tė bėj pėrpjekje maksimale qė ti shmangem paralelizmit, madje edhe nė qoftė ai paralelizėm i figurshėm, respektivisht shmangies sė identifikimit tė emrave tė tyre me qengjin nė fjalė.
Ka shumė kohė qė opozita nė krye me Edvin Kristaq Ramėn, si dhe pozita qė udhėhiqet nga kryeministri Sali Berisha (kėtu nuk do pėrfshihet kryetari i LSI, z. Ilir Meta, i cili duke u shtyrė nga interesat personale dhe duke u zaptuar nga emocione dyfish tė kundėrta, fillimisht do tė rebelohet dhe mandej do tė respektojė institucionin e braktisjes sė bashkėqeverisjes..., njė politikan qė konceptohet a krahasohet me atė fenomenin pėr pavendosmėrinė e tė qenit i mėvetėsishėm, njė figurė qė konceptua nga kundėrshtarėt e tij, si vegėl a patericė e regjimit absolut tė doktorit, njė politikan nomad, i cili pėr hir tė karrierės, hėngri zahirenė e qeverisė), do vazhdojnė tė ballafaqohen me shumė dilema, me shumė paradokse si dhe me inatet e tyre ndėrpartiake. Asnjėra palė nuk ėshtė e gatshme qė tė marrė pėrsipėr (pa) pėrgjegjėsinė morale, shtetėrore dhe politike sa i pėrket katrahurės ekonomike e sociale qė sundon Shqipėrinė..., opozita nuk merr nė konsideratė e pėrsipėr ēėshtjen e (mos) votimit tė stėrgjatė dhe tė bezdisshėm tė tre ligjeve nė kuvend, sidomos tani nė vigjilje tė zgjedhjeve parlamentare.
Disa njohės tė shkėlqyeshėm tė rrethanave politike nė Shqipėri, kėto rebelime a transfere do ti konceptojnė si politike, korruptive dhe joshėse, ca tė tjerė do ti konsiderojnė normale, disa tė tjerė kėto shkėputje politike, nė instancė tė fundit, i trajtojnė si joserioze dhe tė dėshtuara. Tė gjitha kėto shkėputje politike, partitė do ti bėjnė atėherė kur do tė hetojnė se anija e qeverisė do tė rrezikojė tė fundoset nga furtuna e krizės politike. Kjo ėshtė si ajo vakia e qengjit tė kuq tė qehajait tė beut, i cili ngordhi nga uria. Po qengji ėshtė qengj, por ama ēishte dhe ēėshtė ky rebelim politik!? A mos vallė ky rebelim bėhet pėr mirėqenien e popullit.., apo pėr interesa tė ngushta personale a edhe partiake. Ēobanėt thonė se e ha ujku qengjin qė braktis kopenė! Mjekėt qė merren me kurimin e hemorroideve thonė se njerėzit qė vuajnė nga kjo sėmundje, nuk mund tė qėndrojnė gjatė nė njė karrige. Tė gjithė kėta politikanė pėrbėjnė tipin e atyre qė pa e kafshuar buzėn e poshtme, i ngrenė vetes monumente transferesh prej qerpiēi, dhe nė fund mbeten si mbreti lakuriq, qė tė qeshin fėmijėt me tė nė sheshin publik. Nėse para njė gjysmė shekulli, mejhania e budallait ra nė falimentim, sot nuk ka njeri qė do tė mund ta paralajmėrojė a ta parashikojė shembjen e mejhanes politike tė kryeqendrės sė shqiptarėve!? Mbase nuk duhet harruar ajo shprehja proverbiale: bariu i bie fyellit, atje ku ka dele pėr tė qethur, kurse qelepirxhiu bredh me lugėn nė brez atje ku ka pėr tė ngrėnė! At Gjergj Fishta, pėrveē tė tjerash e tha edhe kėtė: Populli i fal ata qė e mundojnė, por nuk ka pėr ti falur ata qė e rrejnė, ata qė ia rrjepin lėkurėn...
-
-
Pėr: Fadil Lushi:Pronari i "mejhanes"..,
z fadil lush,
i kahit je?
ne cilin vit ke ik pi vendit tand e ki dal ne skandinavi?
a ke shku ndoj her ne shqipni?
kur?
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Fadil Lushi:Pronari i "mejhanes"..,
Pershendetje z. "Brari"! Fillimisht me duhet te te faleminderohem qe ma kishe lexuar shkrimin. Pyetjes sate se "i kahit je", do te them se jam nga Tetova, dhe njekohesisht jetoj ne te.., dhe jo ne Skandinavi! Se a kam shkuar ne Shqiperi, po te them se kam qene disa here. I nderuar "Brari", fare pak e kuptova komentin tend.., pavaresisht se e kishe ndertuar me nje "drejteshkrim te cunguar"!? Qofsh i nderuar.
-
-
Pėr: Fadil Lushi:Pronari i "mejhanes"..,
a ka ndonje lushi qe shkruan nga skandinavija?
apo e ngatrroj..
pytjet emija kan si qellim me kuptue se sa e njeh shqiperine..
e kur del se e njeh mire athere jan me vlere dhe opinionet..
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Fadil Lushi:Pronari i "mejhanes"..,
z. "Brari", se a ka ndonje Lushi qe shkruan nga Skandinavija.., as qe kam ndonje informacion, tekefundit nuk me intereson. Paj kam goxha njohuri per shtetin shqiptar. Tung "Brari".
-
-
i/e regjistruar
Fadil Lushi:Flamuri, "Shkendija" dhe "neronet" e Manastirit
Fadil LUSHI
FLAMURI, SHKĖNDIJA DHE NERONĖT E MANASTIRIT
Tė nderuar lexues. Kėtė vėshtrim po e filloj me njė mendim tė njė gjermani qė kishte jetuar nė shekullin qė lamė pas, i cili, pos tė tjerash, kishte shtruar filozofinė si vijon: HISTORIA PĖRSĖRIT VETVETEN, SĖ PARI DUKE U PARAQITUR SI TRAGJEDI, SĖ DYTI SI FARSĖ! Nėse mua nuk mė mashtron mbamendja, do ti kthehem vakisė sė 28 Nėntorit tė motit 2012, kur njėqind vjet mė parė, mendjendrituri dhe atdhetari vlonjat, Ismail bej Qemali, diku nė njė lagje tė kasabasė sė Vlorės shpalli mėvetėsinė e shtetit shqiptar. Se ajo ditė u karakterizua me eufori tė pakontrolluar e diku-diku e ngjyrosur me tallava, tė gjithė ne sot jemi tė vetėdijshėm. Se, ishte njė ditė e veēantė edhe kėtė e dimė..., se ato hapėsira u kuqėrrisėn me flamurin shqiptar, edhe kėtė e kemi nė dijeni, por ama, se atė ditė e shndėrruam nė njė tallagan tė qėndisur, sot e kėsaj dite, sė paku unė, nuk jam i ndėrgjegjshėm. Nė atė ditė gjithandej u valėvit flamuri kombėtar. Ishte kopjuar nė qindra mijėra ekzemplarė. Atė e tundėn edhe foshnjarakėt dhe sdimė kush tjetėr. Vetėm dy miqtė e mi (bashkėmoshatarė) nuk donin ta valėvitnin flamurin!? Njėri ėshtė kumarxhi (njihet si tregtar flamujsh i provuar nė vite si dhe me synimet e tij zhvatėse), ndėrkaq tjetri njihet si ikona e ndėrgjegjes kombėtare-tetovare. Qė tė dyve ua parashtrova tė njėjtėn pyetje se pse nuk po e valėvitin flamurin!
I pari, mė dha kėtė pėrgjigje: Or qerrata, ēmė duhet mua ta valėvis kur me atė unė luaj kumar, e kopjoj dhe e shes si sapunin pėr djathė!???
I dyti, sikur hazėrxhevapin e kishte nė xhepin e djathtė tė xhupit, atė xhup qė shumė kohė mė parė ia kishte dhuruar njė atdhetar nga njė qytet shqiptar rreth shtetit amė..., mė tha: Eh, ti miku im, sa (nuk) mė pėlqen kjo pyetja jote..., jo se nuk ma do xhani ta valėvis flamurin, por mė ka tradhtuar takati, si bėj dot ballė pėrgjegjėsisė morale..., nuk mund ta mbaj, ka peshė tė madhe, aq sa rėndon pesha e dheut tė vatanit!
Nė pėrgjigjen e ikonės nga Tetova nuk kishte indiferencė, nuk kishte profka, pendime, paragjykime, parafrazime politike a pseudopatriotike, pėrveē njė dozė dyshimi sa u pėrket personazheve tė tragjikomedisė shqiptare, tė cilėt frymojnė dhe veprojnė kėtejpari hapėsirave tė fushėpollogut, e tė tjera konceptime tė qarta dhe tė qėndrueshme. Pėrgjigjja e kumarxhiut ishte boshe, ai kishte mendjen te evenimentet e radhės qė do tė organizoheshin pėr kėtė qėllim, ai ka mendjen te tyxharllėku!
Unė deri para ca kohėsh nuk doja ti besoja asaj parashtresės filozofike tė gjermanit se historia pėrsėrit vetveten, sė pari duke u paraqitur si tragjedi, sė dyti si farsė (ai vėllaēkoja im mė tha: kush je ti qė tė mos besosh). A mos vallė disa ditė mė parė nuk u pėrsėrit ajo historia e klubit tė futbollit Shkėndija nga Tetova..., a mos harruam kur para shumė vitesh ne, tifozėt e saj, e ndėshkuam atė me largim nga Liga e parė..., a mos vallė kėta tė rinj, tifozė tė Shkėndijės, nuk kanė dėgjuar shpjegimet e prindėrve dhe tė gjyshėrve tė tyre sa i pėrket historisė tragjike tė klubit nė fjalė! A mos vallė nuk e mėsuan atė parathėnien e parullės: Tė jesh tetovar, e tė mos jesh me Shkėndijėn, ėshtė njėsoj sikur ta kundėrshtosh a mėnjanosh arsyen e shėndoshė..., tė mos jesh me tė, ėshtė njėsoj sikur tė tallesh me ngjyrat e saj (janė ngjyra qė karakterizojnė simbolin tonė kombėtar)..., tė mos dashurosh Shkėndijėn, ėshtė njėsoj sikur ti bėsh tifozllėk kundėrshtarit tė saj. Ne do ti kuptojmė tifozėt e Shkėndijės, aq sa ata nuk do ta ndotin fjalorin e gjuhės sonė tė bukur (hiq mėnjanė fjalorin denigrues tė palės tjetėr). Pėr kėtė dhe arsye tė tjera, ne nuk duhet tė lejojmė qė kjo histori e Shkėndijės, tė na paraqitet si tragjedi..., si farsė mashtruese. Kjo e fundit dhėntė Zoti, tu takojė historive tė tė tjerėve. Neve, nuk na duhet, po qoftė tė na e japin pa pare.
Dhe shih ti, lexuesi im i nderuari, disa ditė mė parė, si pėr inatin tonė, historia pėrsėriti vetveten!??..., kur ca milingona apo thuaj edhe vandalistė maqedonas, demoluan Shtėpinė e Kongresit tė Manastirit. Nėse Neroni dogji Romėn, atėherė ēu duhej neronėve maqedonas, qė nė vigjilje tė festės sė tyre tė arsimit, ta nėpėrkėmbin kėshtjellėn e mbamendjes sonė morale, kulturore a edhe arsimore!? Ēu duhej atyre kjo mendėsi e mbrapshtė provinciale a katundareske..., ēu duhej tė shfrynin hundėt nė themelet e tėrėsisė sė shkronjave tė gjuhės shqipe..., ēu duhej tė shfryjnė urrejtjen a dufin e tyre tė akumuluar!??..., ēu duhej ky gomarllėk dhe kjo lehje zagarėsh, a mos vallė menduan se janė zagarė tė beut!?? Tekefundit, neronizmi ėshtė njė karakteristikė thelbėsore e popujve barbarė, tė cilėt jetojnė me tė keqen dhe pėr hir tė sė keqes, me shovinizmin shtetmadh si dhe me politikėn revanshiste. Nėse vandalėt, huliganėt dhe barbarėt mendojnė se me shembjen e historisė sė Kongresit tė Manastirit tė motit 1908 do ta ushqejnė historinė e tyre tė sajuar, atėherė fund e krye e kanė gabim..., mbase nuk bėhet histori me lecka, mbase nuk mund tė lexosh njė histori tė paqenė si me qenė ajo e gjallė. Nė mungesė tė argumenteve ndonjėherė edhe gėnjeshtra a fjala e rreme bėhet fakt a provė. Dikur njė njeri me mend kishte nxjerrė kėtė proverb popullore: NĖ MUNGESĖ TĖ ZOGJVE, EDHE B...., ĖSHTĖ BILBIL!
Tė nderuar lexues, para se ti jap fund kėtij vėshtrimi, ku pėr referencė mora atė mendimin e gjermanit, do tju sjell kėtu njė tregim tė shkurtėr. Njė ditė mė parė njė oftalmolog i kishte sugjeruar mikeshės sime tė mbante syze dielli. Meqenėse unė nuk mbaj syze, ajo mikesha ime mu duk karizmatike, e pashme dhe mė serioze. Imazhi i saj lėre qė mė gėnjeu, por edhe mė tundoi qė ti dedikoj njė kompliment tė hollė. E ngazėlluar nga kjo gjysmėlėvdatė ma ktheu me njė faleminderit. Iu drejtova duke i thėnė: Pa mė thuaj, si mė sheh mua... Mė tha se tė shoh bardhė e zi! Eh, thashė me vete, sa budallaqe qė ėshtė kjo mikeshė kur mėton tė kapet pas degėve e jo pas trungut me syzet e errėta tė metalurgut. Nė fund tė bisedės iu drejtova: Ti, mikeshė e nderuar, nė do tė ma shohėsh surratin, nė do tė ma lexosh historinė time kombėtare ashtu ashiqare, do tė duhet ti heqėsh syzet, sepse atėherė me tamam dhe pa hile do mė perceptosh. Dhe ajo nuk i hoqi gjyzlykėt. Sikur ti hiqte syzet, atėherė do duhej qė edhe kryepeshkopi i saj tė hiqte litarin e kambanės sė kishės sė qytetit tė Manastirit. Ortodoksėt thonė se kambanat bien nė kohė tė caktuar dhe nė raste tė jashtėzakonshme. Kėtė mė sė miri e dinė shqiptarėt e Manastirit.
-
-
i/e regjistruar
Fadil Lushi:"Lutjet e Mengjesit" dhe..,
Fadil LUSHI
LUTJET E MĖNGJESIT DHE MYSAFIRI I PAFTUAR
Lexuesit e mi tė nderuar do tė mė ndjejnė nėse titullit tė vėshtrimit tim tė radhės do ti bėj njė retrospektivė tė shkurtėr, me qėllim qė ti ndėrtoj njė lidhje logjike me pėrditshmėrinė tonė. Unė qė kam kėtė moshė mentale e fizike, gjithsesi se kam leken qė tė respektoj institucionin mendim ndryshe dhe rrjedhimisht tė ndėrroj mendje..., por jo edhe veset, lėkurėn e huqet. Retrospektiva e shkurtėr e titullit tė kėtij opinioni a vėshtrimi gazetaresk mund tė ketė kėtė shpjegim: Thonė se nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės gjegjėsisht nė Uashington, tė martėn e parė tė muajit shkurt, nė hotelin Hilton organizohet pėr ēdo vit ceremonia a takimi tradicional Mėngjesi Kombėtar i Lutjeve-National Prayer Breakfast (qė nga viti 1980, mbėshtetur a me njė vendim tė Kongresit Amerikan nga viti 1970), ku marrin pjesė shtetas, diplomatė, kryeministra, presidentė nga mė shumė se 100 vende tė botės. Bartės i kėtij evenimenti ėshtė presidenti i shtetit
, ndonėse nė kėto aktivitete nuk pėrfshihet drejtpėrdrejt Shtėpia e Bardhė. Historia thotė se ideator i kėtij evenimenti ėshtė norvegjezi Abraham Vereide, pėrndryshe pastor i kishės protestante, i cili nė moshėn 21-vjeēare ishte shpėrngulur nė Amerikė!
Nė ceremoninė a takimin e parė tė Mėngjesit Kombėtar tė Lutjeve (tė atij moti) liderėt politikė kishin diskutuar ēėshtje tė moralit tė denigruar amerikan, papunėsinė, ndėrgjegjen nacionale, korrupsionin, si dhe ēėshtje tė tjera sociale. Nė vitet e mėvonshme, nė kėtė eveniment u nderuan me pjesėmarrjen e tyre edhe burrėshtetasit e Gadishullit Ilirik. Ndoshta pjesėmarrja e tyre ėshtė njė pėrvojė mė shumė pėr ta si dhe pėr qytetarėt qė i pėrfaqėsojnė. Nė njė pėrvojė tė tillė u pėrfshi edhe Republika e Kosovės respektivisht kryeqendra e saj. Kjo u konceptua si Lutjet e Mėngjesit (!??)..., ku morėn pjesė liderė partiakė, presidentja e Kosovės, prijėsit e komuniteteve fetare, kongresistė amerikanė, biznesmenė kosovarė dhe mysafirė tė tjerė. Nė Lutjet e Mėngjesit, mori fjalėn edhe kryetarja Atifete Jahjaga, e cila tha edhe kėto: Kosova sot ėshtė faktor paqeje dhe stabiliteti nė rajon. Ėshtė model se si funksionon njė shtet shumetnik dhe si shembull konkret se si diversiteti ėshtė vlerė e njė shoqėrie... Edhe kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, tha: Me marrėveshjen Kosovė-Serbi nuk ka humbės. Me tė fitoi paqja, fituan popujt e tė dyja vendeve, fitoi Kosova, fitoi Serbia, fitoi rajoni, fitoi BE-ja, investimi i saj... (!??)
Kėto prononcime nuk ka njeri qė do ti kontestojė. Se nė kuadėr tė evenimentit nė fjalė (nuk) u organizuan lutjet e mirėfillta, mua nuk mė jepet e drejta qė ta diskutoj a sė fundi edhe ta hetoj, aq mė tepėr kur ke parasysh se evenimenti nė fjalė ishte njė kopje tėrėsisht e zbehtė, e dalė nga Mėngjesi i Lutjeve Kombėtare (amerikane). Se nė Lutjet e Mėngjesit tė Prishtinės (dyditore), (nuk) u prek a nuk u llafos fenomeni i tolerancės ndėrfetare te shqiptarėt, edhe kjo nuk mė vė nė siklet
, se nė Lutjet e Mėngjesit nuk u prek ēėshtja e varfėrisė tej mase qė ka zaptuar gati ēdo qytetar tė Kosovės, edhe kjo nuk do tė na interesojė, por ama tė mos i kthehesh logjikės sė retorikes tė kryeministrit, do ishte vėrtet jokorrekte. Nė gjithė atė fjalim a lutje tė mos prekėsh ēėshtjen e tė humburve kosovarė, ėshtė jashtė ēdo logjike tė shėndoshė
, tė mos pėrmendėsh shpirtrat e njerėzve tė cilėt Kosovės ia sollėn lirinė e munguar, ėshtė njėsoj sikur tė bėsh namaz pa avdes
, tė mos thuash asnjė fjalė apo edhe tė mos bėsh njė lutje paksa mė tė veēantė pėr nėnat kosovare, ėshtė njėsoj sikur tė thuash se ato nėna mė kot (sot e kėsaj dite tė Perėndisė) bredhin maleve tė Kosovės, nė kėrkim tė njė guri pėr njė varr tė humbur tė birit a bijės sė saj
!? Tė mos thuash asnjė fjalė a tė mos bėsh njė dua pėr ushtarakun, i cili mundohet tė lėvizė me ndihmėn e patericave (tė dhuruara nga njė organizatė bamirėse a edhe joqeveritare), ėshtė njėsoj sikur ti thuash: ētė tė bėjmė se ke lindur i dehur dhe i marrė. (!???)
A mos vallė nė agjendėn e kėsaj Lutjeje tė Mėngjesit tė Prishtinės nuk kishte vend tė diskutohet problemi i papunėsisė, ēėshtja e ekonomisė kosovare, qė tė duket si njė i sėmurė qė nuk kurohet dot kollaj. Pse nė atė Lutje Mėngjesi nuk u tha njė llaf serioz pėr korrupsionin qė ėshtė ulur ashtu kėmbėkryq dhe rehatshėm nė ēdo cep tė Kosovės..., pse nuk u tha asnjė fjalė pėr ca politikanė tė korruptuar dhe pėr moralizimet e tyre tė mėrzitshme, tė kota dhe mbi tė gjitha tė thata! Po, tė nderuar lexues, kėto fjalė thuhen troē ēdo mot nė Mėngjesin Kombėtar tė Lutjeve tė SHBA-ve
dhe, nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė ēi duhet ky shtrembėrim Mėngjesit tė Prishtinės, aq mė tepėr nėse ke parasysh se ky ėshtė njė shembull i bartur nga kultura amerikane! (ky shembull a kjo kopje nuk tė bėn vetvetja, nuk tė bėn as amerikan e as evropian
, nuk tė bėn tė menēur, thjesht tė detyron tė ndėrrosh lėkurėn, fytyrėn, mendjen e bajrakun). Nė instancė tė fundit, a mos vallė, kėshtu siē u organizua ky Mėngjes, nuk ėshtė njė gėnjeshtėr e radhės e politikanėve, a nuk ėshtė iluzion a edhe produkt i njė zhgėnjimi pėr qytetarėt e rėndomtė tė Kosovės
pse vallė nė ditėn e Lutjeve tė Mėngjesit nuk u dėgjua sė paku njė gjysmė fjale pėr shqiptarėt e Luginės, a edhe njė ēerek fjale pėr shqiptarėt e Malit tė Zi dhe atyre tė Maqedonisė!?... Ēu duhej njerėzve tė atij evenimenti ta ēarmatosin (pa)pėrgjegjėsinė, qoftė individuale a kolektive
Ēu duhej tė ēarmatosen nga historia dhe trashėgimia e tyre... A mos vallė rendi i ditės i kėsaj ceremonie ishte shkruar nė defterin e bakallit nga Tavuk Bahēeja e Prishtinės!??... A mos vallė prezenca e politikanėve dhe biznesmenėve kosovarė duhej tė kuptohej vetėm si ēallėn, apo edhe si njė rast i veēantė nė jetėn e tyre, pėr tu takuar e pėr tu fotografuar me politikanė a edhe me kongresistė amerikanė dhe
, hiē tjetėr.
A mos vallė ky eveniment pėr ca politikanė kosovarė (hiq mėnjanė ata tė Vetėvendosjes) (nuk) ishte njė rast i veēantė qė duke tundur tespihet tė llafosin folkpatriotizmin, provincializmin dhe politikėn e tyre katundareske. Njė politikan kosovar gjegjėsisht njė opozitar i rebeluar disa kohė mė pare kishte mėtuar tė merret me teologji. Pos tė tjerash kishte parafrazuar historinė e krijimit tė natyrės si dhe historinė e Havės dhe Ademit!? Kishte parashtruar pyetjen se pse Perėndia ca njerėzve u dha varfėrinė e ca tė tjerėve pasurinė e mendjes. Miqtė e tij thonė se asnjėherė nuk mori pėrgjigje nga qė kundėrshtarėt e kishin vėnė nė gjumė..., gabimisht i kishin dhėnė ujė tė ftoftė pėr mendjen e tij tė vakėt!?
-
-
i/e regjistruar
Fadil Lushi: Patriotizmi qe vuan nga "prostata"
Fadil LUSHI
PATRIOTIZMI QĖ VUAN NGA PROSTATA
Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe pėr nocionin e patriotizmit e jep kėtė shpjegim: Dashuria pėr atdheun e pėr popullin e vet dhe gatishmėria pėr tu shėrbyer atyre me besnikėri, ndjenja e lartė e detyrės pėr tė mbrojtur me vetėmohim interesat e atdheut dhe tė popullit tė vet: atdhetari. Patriotizėm i flaktė. Patriotizmi popullor. Patriotizmi i masave. Patriotizmi i rilindėsve tanė. Ndjenja (shprehja) e patriotizmit etj.
Njohėsit e shkėlqyeshėm tė rrethanave politike do tė thonė me plot tė drejtė dhe me gojėn plot se nė Ballkan sot patriotizmi ėshtė bėrė nocioni mė i pėrfolur, mė i shtrembėruar dhe mė i konsumuar... dhe, nė instancė tė fundit, ėshtė shndėrruar ... nė patriotizėm artistik, nė patriotizėm lokal, nė patriotizėm patetik, nė folk-patriotizėm, nė pseudopatriotizėm, nė shovinizėm, nė nacionalizėm tė rrezikshėm dhe tė vrazhdė, nė stoli a salltanat, nė marrėzi, nė sulltanat, nė hipokrizi, megalomani, nė plagjiaturė politike dhe toptan nė patriomani!
Pėr tė mos i ngatėrruar e pėr tė mos i keqinterpretuar parashtesat ose edhe prapashtesat qė i ngjiten nocionit nė fjalė, do tė na duhet (nėse na lejohet) tu referohemi ca vakive qė hetohen nė pėrditshmėrinė tonė politike. Sot, me patriotizmin (me pseudo-standarde) shėrbehet gjithsecili, pa dallim nė ėshtė intelektual, mėsues, bujk, fshatar, qytetar, katundar, kurbetēi, marangoz e tė tjerė njerėz profesionesh tė ndryshme (hiq mėnjanė patriotėt e mirėfilltė). Kėtė nocion mė sė shumti do ta konsumojnė a edhe do ta kondicionojnė politikanėt dhe njerėzit qė nuk arrijnė dot kollaj tė ndėrtojnė vizione dhe vlera tė mirėfillta, qofshin ato morale dhe materiale. Dhe, kėshtu siē konceptohet a shpjegohet ky nocion, duket thjesht si njė anije tregtare qė ėshtė ankoruar nė njė port tė lanė pasdore..., perceptohet si njė grumbull hekurishtesh tė ndryshkura, si njė ashensor i prishur, a tekefundit si njė patriotizėm pa personazh.
Tani nė vigjilje a nė pritje tė 23 qershorit tė motit 2013, gjegjėsisht nė kuadėr tė fushatės zgjedhore gjithsecila parti politike qė vepron nė Republikėn e Shqipėrisė, kanė filluar tė bėjnė gjurullti tė tmerrshme dhe tė padurueshme, sidomos partitė politike qė e humbasin ekuilibrin (politik). Nė kėtė fushatė gjithsecili e pėrdor atė patriotizmin patetik a lokal, atė patriotizėm qė pėrdoret vetėm pėr konsum ditor, pėr njė racion ushqimi e tė tjera pėrdorime. Do ta pėrdorin atė nė kėrkim tė votės deliberative tė popullit, nė kėrkim tė njė vote qė do tė shkojė nė konton e kandidatit pėr deputet, nė konton e partisė politike, nė konton e pushtetit dhe pushtetmbajtėsit makiavelist, nė oborrin e korrupsionit dhe mė pak nė konton e mirėqenies sė shtetit.
Patriotėt e paktė, por tė njėmendtė, do tė thonė ndėr dhėmbė: ..., mos votoni arkaizmin dhe anarkinė e letargjinjve dhe dallkaukėve provincialė, mos votoni metodėn e blerjes sė votės, mos votoni njerėzit qė ushqejnė gjakmarrjen ata qė shtrembėrojnė dhe klandestinojnė Kanunin..., mos votoni puritanizmin dhe neveritjen, mos votoni Rrugėn e Kombit (tė papėrfunduar) qė kalon pėrreth fshatrave tė braktisura e qė janė lėnė nė mėshirė tė natyrės dhe Perėndisė.., mos votoni sloganet metaforike a parullat e zbrazėta e mashtruese, mos votoni ofendimin, arrogancėn, skenarėt e paranojave, mos votoni idenė njė pasaportė pėr gjithė shqiptarėt...!? Patriotėt e mirėfilltė do tė vazhdojnė tė thonė: votoni realitetin, votoni tė nesėrmen, votoni vlerat, votoni dijen, votoni arsyen, pėrgjegjėsinė, ndėrgjegjen kolektive, largpamėsinė, dinjitetin, votoni miletin e mėrzitur dhe tė bezdisur, votoni sfidat objektive dhe tė tjera sfida!
Politikanėt dhe patriotėt e vegjėl, sa herė qė do tė hetojnė se tė tjerėt do tu bėjnė hile, aq herė do tė aktivizojnė patriotizmin e tyre patetik, lokal, folklorik, sezonal dhe vullnetar! Edhe kėta patriotė nė vigjilje tė zgjedhjeve parlamentare do tė ulėrijnė a edhe do tė bėrtasin duke thėnė: O ju shqiptarė nihilistė, qė jeni pasardhės tė tė madhit Skenderbej, tė Abdylit, tė Naimit e Samiut, mė votoni mua, ma votoni partinė time, votoni ardhmėrinė, votoni Zhvillim-Pėrparimin, votoni alternativėn e zhvillimit tė ekonomisė, bujqėsisė, arsimit, fshatit e tė tjera alternativa..., votoni shkopin magjik, votoni idenė e bashkimit tė trojeve shqiptare, gjegjėsisht Shqipėrinė natyrale, votoni dyzimin, votoni gėnjeshtrėn, votoni premtuesin dhe premtimet, sepse ju ato i meritoni, votoni lekun pėr lekė, votoni vendin e punės, votoni varfėrinė, votoni diplomat universitare tė fabrikuara, votoni gėnjeshtrėn, votoni utopinė, votoni retorikėn tonė boshe a sė fundi edhe tė rreme..., e tė tjera votime (jo) deliberative!??
Tė nderuar lexues tė mi pa tarafe, pa mė thoni kush mund tė jetė ai fukara, student, pensionist, ish i pėrndjekur dhe i dėnuar politik a edhe i papunėsuar qė do e shes votėn pėr ato lekė, kush do tė jetė ai qė pėr njė grusht lekėsh do ta shes dinjitetin e tij. Besoj se gjithsecili do tė thotė: ...nuk i duam lekėt, pavarėsisht se tė kujt janė, nga vijnė dhe ēfarė ere kanė! Tė shpresojmė se 23 qershori i motit 2013 pėr qytetarėt e Republikės sė Shqipėrisė do tė jetė njė ditė feste, njė ditė e shprehjes sė lirė, njė ditė ku gjithsecili do tė shprehė vullnetin e tij. Dhėntė Zoti qė shqiptarėt kėtė ditė tė shenjtė tė mos e shndėrrojnė nė njė ditė nervozizmi, nė njė ditė shqetėsimi, nė njė ditė ku fjalia mė e pėrfolur do tė jetė ajo me sa vijon: O milet pa brekė (M. Kuteli), voto katrahurėn, voto papėrgjegjėsinė kolektive, voto ēallėmin dhe ēallėmxhiun, voto ēanaklėpirėsin, diletantin, hajdutin dhe hajdutėrinė!??
Winston Churchill dikur kishte thėnė: Nė kohė paqeje, patriotizmi ėshtė streha (e fundit, nėnvizim ynė) e maskarenjve.
-
-
i/e regjistruar
Fadil Lushi
Fadil LUSHI
MOS VALLĖ BALLKANIT I MUNGON NJĖ SULLTAN ALLAFRĖNGA?
Tė nderuar miq, nuk do ma zini pėr tė madhe nėse kėtė shkrim do ta ngarkoj me nocionet si: sulltani, pashai, heqimi, kumari, pjerdhėt, politika dhe Republika e Maqedonisė, njė shtet specie nė zhdukje e sipėr!
Dikur moti, gjegjėsisht nė vaktin e Perandorisė Osmane, sulltani kishte vendosur qė kėshilltarin e tij personal ta emėrojė pasha nė njė nahije tė lanė pas dore dhe tė varfėr. Fillimisht e kishte konceptuar si njeri mendjefemėr dhe me pėrvojė. Pasi pashai ishte sistemuar nė pashallėk dhe pasi kishte filluar punėn, sulltanit i kishin mbėrritur haberet pėr abuzimet qė ishin pjellė e pashait. Ai vendosi qė ta ftojė nė sarajin e tij pėr tė llafosur pėr thashethemet qė i kishin ardhur nė vesh lidhur me njė vakie qė kishte ndodhur nė hapėsirat e rezidencės sė tij. Qė pashait i mungonte hazėr-xhevapi, sulltani si sulltan, qė nė shikim tė parė dukej njeri i qetė, shpesh dhe papritmas dinte tė ta kallė tmerrin, e kishte pyetur: Pa mė thuaj tė vėrtetėn dhe mos mėto tė mė bėsh pordhė, pasi qė ajo pordha jote nuk shkon pėrtej brekėve tua pa llastik!? (Se nė vaktin e Perandorisė Osmane nuk kishte pasur brekė me llastik, njohėsit e kėsaj historie nuk japin asnjė shpjegim, por ama se kishte pasur brekė, kishte pasur!). Kishte shumė kohė, qė tek mendja dhe mentaliteti prej provinciali i kėtij me demek pashai, gjegjėsisht kėshilltari personal tė sulltanit, ishte instaluar turpi, inati prej Homeri, deliri i megalomanisė, stuhia e negativitetit, fodullėku i tij i skajshėm dhe njė botė e tėrė prej mllefesh, shpifjesh dhe thashethemesh absurde. Se, ky me demek pasha, kishte shkelur mbi tė gjitha limitet e moralit publik dhe njėkohėsisht, ashtu pahiri, kishte abuzuar toptan atė etikė edhe ashtu tė brishtė, sulltani kėtė nuk e kishte nė dijeni. Pėr kėtė arsye sulltani kishte vendosur qė kėshilltari i tij i dikurshėm doemos tė kontrollohej te heqimi. Nė fakt, ai vuante nga njė mangėsi paksa e vockėl.
Kur shkoi te heqimi, ai i parashtroi pyetjen: Ētė mundon! Pashai qė dukej si ajo pushka e jevgut qė dikur kishte marrė flakė, ia ktheu ashtu troē: Ngado shkoj i bėj tė dhjerat nė brekė dhe hiē fare nuk mė vjen turp nga vetja. Heqimi vazhdon ta pyesė si ndėr dhėmbė se nė ēvakt dhe nė ēvend i ndodh kjo vaki?
Pashai i pėrgjigjet: - Eh, kur dhe ku mė vjen!? Mė vjen nė sabah, nė aksham, nė saraj, nė bahēe, nė rrugė, nė dhomėn e xharijeve, nė vaporin e sulltanit, nė mexhlise, nė hamamxhik dhe sdi nė ēvend tjetėr!... Bobo, sa turp, kur mė shohin njerėzit! Po e gjithė kjo nuk mė sikletos kur jam vetėm, por koritem kur njerėzit qė rastisin ti kem pėr rreth mė marrin erė!?
Po mirė, ia kthen me gjysmė gojė heqimi tmerrėsisht i frikėsuar. - Do ti pish kėto ilaēe dhe do mė thėrrasėsh pas njė muaji.
Pashai nuk po e thėrriste as pas tre muajsh, heqimi vajti vetė te saraji. E, mor i uruar, i tha, - tė bėnė derman ilaēet? E bėn mė ku tė tė zėrė?
- Prapė i mbush brekėt mu para mexhlisit heqim, po nuk mė vjen mė turp. As skuqem, as zverdhem mė.
- Shumė bukur! u shpreh i kėnaqur heqimi. -Nė fillim, me kėto ilaēe qė ti dhashė, nuk ndalen dot tė dhjerat, po pėrkundrazi, ato tė heqin ndjenjėn e turpit, tė shtojnė injorancėn dhe xhahillėkun, ndjenjėn e tė qenit m. i qelbur dhe bajgė e ndyrė! -ia tha njėrėn pas tjetrės heqim efendiu.
Krahas gjithė kujdesit tė heqimit pėr kurimin e tij, pashai vazhdoi tė dhjesė e tė urinojė nė tė gjitha hapėsirat qė ishin nėn juridiksionin e sulltanit.
Meqė pashai nuk i pėrfilli kėshillat dhe urdhrat dhe atij nuk i bėnė derman ilaēet e heqimit, sulltani u detyrua ta pushonte nga vendi i punės duke e syrgjynosur diku larg nė njė cep tė perandorisė, gjegjėsisht nė nahijen e berberit, i cili shumė kohė mė parė nė vend qė tė ia hiqte kokėn kėtij me demek dhjerėsi, gabimisht e kishte bėrė vetėm synet...!?
Nėse ky pasha kishte jetuar nė vaktin e sulltanit dhe nėse e kishin paragjykuar dhe barazuar me atė batutėn e gomarit: hall ta lėsh pa ujė, se e ngordh, hall ti japėsh shumė, se e mbyt, hall ti japėsh tė ftohtė, se e ftoh, hall ti japėsh tė ngrohtė, se e... si dhe me atė meselenė e dhisė: ..., tė cilės kur i ha *****, ha bukėn e bariut, sot nė hapėsirat e Gadishullit Ilirik (Ali Podrimja), frymojnė ca pashallarė tė pasynetuar, tė padėgjueshėm, tė paragjykuar, politikanė axhami dhe me autoritet tė falimentuar, a mė mirė tė themi ca hyzmeqarė, tė cilėt lėre qė jetojnė nė kohė dhe vend tė gabuar, por edhe kanė rėnė nė (lesh) dashuri me nacionalizmin, me shovinizmin provincial si dhe me shtetin e tyre biblik, njė shtet qė i mungojnė argumentet, elokuencat si dhe trashėgimia kulturore. Kėta me demek politikanė, qė i pėrngjajnė asaj furtunės nė gotė uji, shumė kohė mė parė, ashtu pa hiri, nė lojėn e kumarit vunė (me kuti shkrepėsesh) institucionet kushtetuese, flamurin, emrin e shtetit biblik si dhe autoqefalinė e kishės, duke pėrfshirė aty edhe hisen e shqiptarėve, qoftė atė politike, kulturore, historike, ekonomike, njashtu edhe territoriale. Kėta vuajnė kėmbė e krye nga provincializmi dhe, duke mos i pėrfillur madje as sugjerimet, urdhrat (apo edhe kėshillat) e Brukselit dhe Uashingtonit, njėkohėsisht do ta cenojnė rėndė ekuilibrin dhe standardin politik, edhe ashtu tė brishtė, si dhe durimin, heshtjen dhe tolerancėn e pakuptimtė tė shqiptarėve. Duke mbyllur kufij ndėrshqiptarė, ata do ta vėnė para sprovash tė vėshtira edhe stabilitetin e shtetit,..., kohė pas kohe, pėr qejfin e tyre do tė pezullojnė qarkullimin e lirė tė mallrave dhe njerėzve. Ata me atė inatin e tyre homerik dhe tė sajuar, do tė humbasin edhe ata pak miq, fqinj, sejmenė dhe sekserė, tė cilėt sot e gjithė ditėn sillen vėrdallė kazinove tė Shkupit, Sofjes dhe Beogradit nė kėrkim tė kumarxhinjve tė rinj politikė!
Disa vite mė parė, njė politikan gjegjėsisht njė nacionalist i pėrbetuar grek pat deklaruar: Nėse doni tė mos ketė mė Maqedoni, atėherė mos humbisni kohė mė tė, gjegjėsisht mos u merrni me tė, nėse do ta bėni tė kundėrtėn, atėherė do ti mundėsoni tė frymojė nė kaosin e gjirizit tė gjeografisė politike tė Ballkanit!
Sot, gjithsecili me tė drejtė do parashtrojė pyetjen se a mos vallė Ballkanit nė veēanti Maqedonisė, qė ėshtė njė shtet specie nė zhdukje e sipėr, i duhet njė sulltan allafrėnga, a mos vallė i duhet njė berber dhe berberhane ku do tė synetoheshin paragjykimet dhe komunikimet primitive a tė egra tė pashallarėve tė padėgjueshėm dhe me komplekse? Ku ta dijė njeriu.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt