Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 71
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Maqedoni: Qytetarët bëjnë thirrje për qetësi në komunat etnikisht të përziera

    Qytetarët bëjnë thirrje për qetësi në komunat etnikisht të përziera

    01/04/2013

    Zyrtarët në komunat e përziera etnike mund të bëjnë përpjekje për të mbajtur në kontroll nacionalizimin.

    Nga Aleksandar Pavlevski për Southeast European Times në Shkup -- 01/04/13
    photo

    Maqedonasit dhe shqiptarët votuan në 24 mars në zgjedhjet lokale. [AFP]

    Pas zgjedhjeve të fundit lokale tensionet etnike u rritën në komunat e Strugës dhe Kërçovës dhe qytetarët dhe ekspertët bëjnë thirrje për qetësi dhe rikthim të bashkëjetesës midis maqedonaseve e shqiptarëve.

    Në të dy komunat, shqiptarët përbëjnë shumicën që nga viti 2004, kur ligji për organizimin territorial hartoi sërish vijat kufitare. Kryebashkiaku i ri i Kërçovës Fatmir Dehiri, bëri fushatë për zgjedhjet e 24 marsit duke postuar fotografitë e tij nga viti 2001 i veshur me kamuflazh dhe duke mbajtur në dorë një automatik AK-47.

    "Maqedonasit tremben se rezultatet [e zgjedhjeve] kërcënojnë integritetin territorial të Maqedonisë. Kryebashkiaku i ri i Kërçovës Dehari fitoi duke mbështetur në fushatë pikërisht qëllimin e krijimit të një shteti të Shqipërisë së madhe", tha për SETimes Vladimir Bozhinovski, një analist për Institutin e Demokracisë në Shkup.

    "Populli i Kërçovës pret që kryebashkiaku i ri të ketë një qasje të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve ... pavarësisht nga etnia e tyre", tha për SETimes Igor Minoski, një banor i Kërçovës.

    Fushata u krye me ndjenja të theksuara nacionaliste midis maqedonasve dhe shqiptarëve, sipas Vera Todevska, 54 vjeç, banore e Kërçovës.

    "Shumë nga ne u habitën, por edhe u inkurajuan që partitë qeverisëse e opozitare maqedonase, të cilat janë rivalë të fortë, u bashkuan për herë të parë për të arritur fitore. Por [ato] u mposhtën nga partitë shqiptare që u bënë thirrje turqve etnikë dhe romëve si dhe diasporës shqiptare", tha Todevska për SETimes.

    Deputeti i opozitës Bekim Fezliu nga Partia Demokratike e Shqiptarëve ndezi atmosferën duke dhënë një intervistë për televizionin bullgar bTV në të cilën ai mbështeti komunat etnikisht të pastra.

    "Ose ne do t'i flakim jashtë ata [maqedonasit] ose ata do të na flakin ne jashtë. Ndoshta ka vend ku jeni ju [në Bullgari]?" tha Fazliu.

    Deklarimi shkaktoi një furtunë në media, duke sjellë kërkesa për të ndalur gjuhën e urrejtjes dhe ku shumë shtetas, shoqëri civile dhe komentatorë bënë thirrje për të treguar vullnet të mirë nga të dy palët.

    "Deklarimet janë të papranueshme dhe politikanët duhet të dinë të veprojnë më mirë se të fitojnë pikë të lehta politike", tha për SETimes Jove Kekenovski, profesor në Universitetin e Bitolës.

    Por disa analistë thanë se paqja mund të arrihet.

    "Në qoftë se kushtetuta dhe ligjet respektohen, nuk do të jetë problem në Kërçovë. Gjithsesi, dega legjislative ka mjetet të sanksionojë çdo shkelje të mundshme", tha për SETimes Jove Kekenovski, profesor në Universitetin e Bitolës.

    Kekenovski tha se maqedonasit do të lehtësohen që këshillat e qyteteve si në Strugë dhe në Kërçovë janë përbërë nga më shumë përfaqësues maqedonas tani. Së bashku me kolegët e tyre shqiptarë, ata do të mbikëqyrin më mirë punën e kryebashkiakëve të rinj.

    "Ndarja etnike duhet lënë prapa dhe [qytetarët] i janë kthyer tashmë së ardhmes", tha Kekenovski.

    Euforia e fituesve në Kërçovë dhe pakënaqësia e atyre që humbën është e kuptueshme, sipas Imer Ismailit, profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Tensioni etnik është rezultat i një politike që ndau qytetarët bazuar në etninë, diçka që zyrtarët duhet ta kapërcejnë", tha ai.
    Artikuj që kanë lidhje
    Islami radikal paraqet një kërcënim rajonal

    "Por politikanët duhet të parandalojnë shkaqet për ndarje në vend që t'i ndreqin ato më vonë", tha Ismaili për SETimes.

    Sasho Klekovski, këshilltar i lartë në Qendrën Maqedonase për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, tha se po të kishte pak vullnet të mirë dhe në qoftë se faktorët e duhur politikë ndërmarrin një mënyrë mbizotëruese funksionimi, jeta në komunat e përziera do të jetë si çdo kund tjetër.

    "Në Gostivar, kryebashkiaku bëri një lëvizje të zgjuar politike duke u bashkuar me partinë e turqve dhe partinë e opozitës NSDP. Në Gostivar, maqedonasit mbetën si drejtorë të shkollave; në qoftë se rrugëve do t'u vihen emra të tjerë, emrat e rinj nuk qenë të luftëtarëve të UÇK-së, por emra të pranueshëm "Vëllazërim" apo "Gostivar", tha Klekovski për SETimes.

    Si do të ndihmojnë përpjekjet nga zyrtarët e sapozgjedhur për të rivendosur bashkëjetesën në komunat e mbizotëruara nga shqiptarët? Kontribuoni në diskutim duke lënë një koment.
    Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.Emri:  116pbw8.jpg

Shikime: 2333

Madhësia:  28.2 KB
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Maqedoni - Qytetarët bëjnë thirrje për qetësi në komunat etnikisht të përziera

    Kryebashkiaku i ri i Kërçovës Fatmir Dehiri, bëri fushatë për zgjedhjet e 24 marsit duke postuar fotografitë e tij nga viti 2001 i veshur me kamuflazh dhe duke mbajtur në dorë një automatik AK-47.
    Pra ma mire te votosh nje uk pylli, se ka per te qene me i bute se ky primitivi njeri.

    Në qoftë se kushtetuta dhe ligjet respektohen, nuk do të jetë problem në Kërçovë.
    Nuk e kuptoje se per cfar kushtetute behet fjale ketu nese flitet per shperberje te Maqedonise nga pala shqipatre!


    "Maqedonasit tremben se rezultatet [e zgjedhjeve] kërcënojnë integritetin territorial të Maqedonisë. Kryebashkiaku i ri i Kërçovës Dehari fitoi duke mbështetur në fushatë pikërisht qëllimin e krijimit të një shteti të Shqipërisë së madhe"
    Ku do te coje kercenimi integritetit, ku do te shkojne shqiptaret me separatizmin e tyre? A mundet te fitoje idea e Shqiperise se madhe ne Ballkan? Sigurishte nje dite do te kemi raprezalje te cilat nuk do te kene me mundesine per nderhyrje si ne Kosove.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Maqedoni - Qytetarët bëjnë thirrje për qetësi në komunat etnikisht të përziera

    duan shum kujdes kto gjera..

    per fat te keq.. shqiptaret ne maqedoni skan as ku te marrin keshilla me vlere per situaten qe kalojne..
    ne shqiperi ska te mencur qe e njohin mir problemin..
    ne kosov gjithashtu ska..
    mbetet qe ata vet te vrasin mendjen per te gjetur udhen qe te con perpara.. e jo ne m.ut..

    kta qe dalin me kallash harrojn nje gje..se ishte usa qe e ndali ofensiven e maqedonve kunder shqiptareve e i detyroj sllavo makedonet te ulen ne tryez e te pranojn marveshjen e ohrit..

    duhen nxjerre mesime nga cfar ndodhi ne kosove.
    te mos e harrojne se kosoven e shpetoj nga shprazja totale..nderhyrja ne koh e uollker klinton blerit..

    mirpo e harrojn..

    ka klane qe duan te betonojne nje genjeshter se kinse ata e cliruan kosoven..
    karikatura kopje te ktyre klaneve ka dhe ne maqedoni..

    populli duhet me vote tu japi vleresimin ketyre por.dhamanve..
    se nuk jan vec por.dhamane por dhe plackites mafioze e shkaterrues te ekonomive te shtetit te kosoves..

    nje shembull..

    sa vite me buke do ishin ushqyer femijet e kosoves me eurot qe jan harxhuar per te shpetuar nga haga ca mashtrues?

    sa spitale do ishin modernizuar me eurot qe u jan dhene avokatve te huaj apo vendas me nxjerr te paster ca klecka xhij e llapushnikiste e idriz togera e daut generallo-kapterra..

    ...

    sa shqipo te maQEDONIS SHKUN SI QENI NE RRUSH NGA AVENTRURIZMAT E CA HAJVANVE.. ?
    ME qindra..

    ..

    te ruhemi nga por.dhamaneria..


    --





    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 06-04-2013 më 14:04

  4. #4
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: Maqedoni - Qytetarët bëjnë thirrje për qetësi në komunat etnikisht të përziera

    Genjeshtra me bisht ... ahahaha sa kam qesh.

    Fatmir Dehari beri fushate denjesisht, dhe jo me kallashnikove sic pretendohet me lart.
    Pretendimi per fotografite eshte nje shpifje e ulet sa ska ku te shkoje me. Fotot e UCK'se jane hedhur ne internet vite me perpara, dhe dikush pretendon se gjoja i paskan hedhur me qellim per fushate. Ndryshe, kesaj i thone fiks "Te besh qimen tra".
    Pike e zeze, c'tu japesh qeneve, hane
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 06-04-2013 më 14:28
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  5. #5
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: Maqedoni - Qytetarët bëjnë thirrje për qetësi në komunat etnikisht të përziera

    Edhe dicka Anest,

    Nese dhe nje here editon shkrimin e burimit origjinal, do kerkoj te merren masa adminstrative dhe do te te veje verejtje.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Maqedoni - Qytetarët bëjnë thirrje për qetësi në komunat etnikisht të përziera

    Emri:  ALEKSANDARphoto.jpg

Shikime: 519

Madhësia:  51.8 KB
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Edhe dicka Anest,

    Nese dhe nje here editon shkrimin e burimit origjinal, do kerkoj te merren masa adminstrative dhe do te te veje verejtje.
    Puna eshte se dhe ti je nje nga ato primitivet aty dhe nuk gjen dot karar.Ku e pe ti qe kam edituar burimin? Une kam reagimin time me poshte.Ja ku e ke dhe burimin -http://www.setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/sq/features/setimes/features/2013/04/01/feature-01
    Kur ta lexosh ktheu dhe njehere dhe na kerko falje, ndryshe jam une ai qe te akuzoj per fyerje.
    Si duket dhe ty nuk te konvenon, nuk te pelqen kur shikon veten ne pasqyre.Ashtu sic jeni paraqite ne shkrim , jeni dhe ketu ne forum, asgje nuk ndryshon , jeni ne te njejtat linja.Nuk ma merr mendja qe arabet te kene harruar ty per te fute ne listen e donacioneve.Po ne Avganistan a te kane cuar?
    Po te postoj dhe foton e qytetareve qe i bashkengjiten ne origjinal ketij artikulli.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 06-04-2013 më 15:07
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  7. #7
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: Maqedoni - Qytetarët bëjnë thirrje për qetësi në komunat etnikisht të përziera

    Falje kerko ti, qe ndryshon thonjezat dhe ben bold shkrime pa patur nevoje.

    Dhe mbaje gojen kur te drejtohesh mua, ndersa per burimin "jo cdo gje qe preket me dore e shifet me sy eshte e ngrenshme".
    E fundit fare, ti me paturpesine tende me te madhe del e fyen si primitiv nje Kryetar Komune i cili nuk ka lidhje fare me jeten tende, por e ka zgjedhur populli me mbi 58% te votave.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Për: Maqedoni - Qytetarët bëjnë thirrje për qetësi në komunat etnikisht të përziera

    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Falje kerko ti, qe ndryshon thonjezat dhe ben bold shkrime pa patur nevoje.

    Dhe mbaje gojen kur te drejtohesh mua, ndersa per burimin "jo cdo gje qe preket me dore e shifet me sy eshte e ngrenshme".
    E fundit fare, ti me paturpesine tende me te madhe del e fyen si primitiv nje Kryetar Komune i cili nuk ka lidhje fare me jeten tende, por e ka zgjedhur populli me mbi 58% te votave.

    Ha, ha....Scion, me ke bere te qeshi pakez....sikur mos ta njohesh ti anestin....ky fyen nje komunitet te tere etnik-Popullin Shqiptar, ti thua nje kryetar komune....

  9. #9
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: Maqedoni - Qytetarët bëjnë thirrje për qetësi në komunat etnikisht të përziera

    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Ha, ha....Scion, me ke bere te qeshi pakez....sikur mos ta njohesh ti anestin....ky fyen nje komunitet te tere etnik-Popullin Shqiptar, ti thua nje kryetar komune....
    Ja kam terhequr verejtjen dhe per ato, por kaq kam ne dore une.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  10. #10
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Për: Maqedoni - Qytetarët bëjnë thirrje për qetësi në komunat etnikisht të përziera

    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Pra ma mire te votosh nje uk pylli, se ka per te qene me i bute se ky primitivi njeri.
    I vetmi primitiv ne kete mes je ti Vllehu yne .... Poston lajme shpifese te maqedonaseve,Dehari eshte kryetar legjitim i Kercoves Shqiptare i cili beri fushate qytetare.Fotot jane te luftes se 2001 !

    Jo vetem sllavo bullgaret por edhe vllehet e shqiperise jane shqetesuar,qe Kercova kaloi ne duart e atyre qe i takon - Shqiptareve.
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •